Indonezi

x.jpg
in a07:26 | 15/11/2019

Provinaca Maluku Verior në Indonezi është goditur sot nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 ballë të shkallës Rihter.

Agjencia indoneziane e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës (BMKG) njoftoi epiqendra e tërmetit ishte regjistruar 137 kilometra në veri të qytetit Jailolo në një thellësi prej 73 kilometrash. Gjithashtu autoritetet kanë dhënë alarm për cunami pas tërmetit./abcnews.al

termettt-1.jpg
ger ta18:39 | 14/11/2019

Një tërmet i fuqishëm 7.4 ballë ka goditur Indonezinë ditën e sotme. Lëkundjet e forta janë regjistruar në orën 16.17, (12.17 lokale) ndërsa kishte një thellësi 62km.

Epiqendra e tërmetit ishte 134 kilometra në veriperëndim të ishujve Malaku në Indonezi, në detin Molucca dhe 140 km nga kryeqyteti.

Lëkundjet e forta janë ndjerë në disa qytete. Ndërsa autoritetet kanë lëshuar alarmin për cunami. Sipas parashikimeve pas tërmetit një valë cunami mbi 300 km nga epiqendra do godasë brigjet indoneziane. /abcnews.al.

2dd80bf1554a61e5dfd5edc8052c623d-1280x853.jpg
nev ila10:57 | 29/04/2019

Orët e zgjatura të punës dhe mungesa e kontrolleve mjekësore, ka shkaktuar më shumë se 270 viktima në Indonezi. Të gjithë ishin numërues votash në procesin zgjehdor ku për herë të parë u bashkuan zgjedhjet parlamentare me ato rajonale dhe presidenciale.

Më shumë se 270 numërues votash kanë humbur jetën në Indonezi si pasojë e sëmundjeve që lidhen me lodhjen pas orëve të gjata të punës, ndërsa 1900 të tjerë janë sëmurë. Lajmi raportohet nga BBC e cila citon burime të komisionit për zgjedhje të përgjithshme në vend

Rreth 7 milion persona janë përfshirë në numërimin dhe monitorimin e zgjedhjeve të 17 prillit, procesi i parë i votimit në vendin aziatik me 260 milion banorë, ku janë bashkuar zgjedhjet e përgjithshme me ato rajonale dhe presidenciale.

Rreth 80 për qind e 193 milion personave me të drejtë vote, iu drejtuan më shumë se 800 mijë qendrave votimi. Pjesa më e madhe e viktimave janë personel i jashtëm dhe në ndryshim nga nëpunësit publik nuk i nënshtrohen kontrolleve mjekësore para se të nisin punën.

Zëdhënësi i komisionit zgjedhor më Indonezi konfirmoi se personat që kanë humbur jetën janë 272, ndërsa të sëmurët 1.878. Komisioni elektoral indonezian parashikon të dëmshpërblejë familjet e viktimave me 36 milion rupi – rreth 2500 dollarë për çdo person që ka ndërruar jetë./abcnews.al

 

 

47951410_303.jpg
ent ela09:08 | 18/03/2019

Ka shkuar në 70 numri i viktimave si pasojë e përmbytjeve që kanë përfshirë provincën lindore të Indonezisë, Papua. Sipas autoriteteve, 47 persona raportohen të zhdukur, ndërsa dhjetëra të tjera të plagosur. Qindra persona janë evakuuar nga banesat e tyre me qëllim për të shmangur rrezikun. Rrugët janë të bllokuara si pasojë e rrëshqitjeve të tokës dhe pemëve të rrëzuara. Vërshimi i ujërave ka dëmtuar gjithashtu dy ura dhe mbi 100 shtëpi. Mbi 4 mijë persona janë detyruar të braktisin banesat e tyre dhe disa janë strehuar në zyra qeveritare. Shirat e dendura nisën ditën e shtunë dhe vazhduan gjatë natës duke shkaktuar rrëshqitje toke dhe përmbytje. Kërkimet për viktima janë më aktive në qytetin Sentani, një nga zonat më të prekura./abcnews.al

 

106056840_mediaitem106056839.jpg
ent ela18:36 | 17/03/2019

Të paktën 58 persona kanë vdekur si pasojë e përmbytjeve që kanë përfshirë provincën lindore të Indonezisë, Papua. Ekipet e shpëtimit po përpiqen të arrijnë zonat e largëta të provincës dhe autoritetet druhen se numri i viktimave mund të rritet. Ndërkohë, rrugët janë të bllokuara si pasojë e rrëshqitjeve të tokës dhe pemëve të rrëzuara. Vërshimi i ujërave ka dëmtuar gjithashtu dy ura dhe mbi 100 shtëpi. Mbi 4 mijë persona janë detyruar të braktisin banesat e tyre dhe disa janë strehuar në zyra qeveritare. Shirat e dendura nisën ditën e shtunë dhe vazhduan gjatë natës duke shkaktuar rrëshqitje toke dhe përmbytje. Kërkimet për viktima janë më aktive në qytetin Sentani, një nga zonat më të prekura. 51 nga viktimat u regjistruan në këtë qytet, ndërsa 7 të tjerët në kryeqendrën e provincës Papua, Xhajapura. Për fat të mirë, një fëmijë 5-muajsh u shpëtua pasi kishte mbetur për disa orë i bllokuar nën rrënojat e një shtëpie. /abcnews.al

indonezi.jpg
ad min08:39 | 15/01/2019

Zyrtarët në Indonezi thonë se ekipet e kërkimit kanë gjetur kutinë e zezë me regjistrimet e zërit të avionit të linjës “Lion Air”, i cili u rrëzua tetorin e kaluar, duke vrarë të189 pasagjerët dhe ekipin në bord.

Polumbarë të marinës e zbuluan kutinë të hënën, disa ditë pasi ekipet e kërkimit kapën një sinjal të dobër nga regjistruesi, që ishte fundosur disa metra nën nivlein e detit. Sipas zyrtarëve, pranë kutisë së regjistrimit ishin gjetur edhe mbetje njerëzore.

Zbulimi i kutisë së dytë të regjistrimit të avionit mund të sjellë informacione të tjera për shkakun e rrëzimit të avionit të tipit Boeing 737 MAX 8, pak pas nisjes nga Xhakarta, për në ishullin pranë, Bangka-Belitung. Kutia e parë e regjistrimit të avionit u zbulua disa ditë pas rrëzimit të avionit.

Hetuesit e Komitetit të Sigurisë së Transportit të Indonezisë lëshuan një raport paraprak në nëntor, sipas të cilit sistemi automatik i sigurisë së avionit e ka shtyrë vazhdimisht poshtë hundën e avionit, megjithë përpjekjet e dëshpëruara të pilotit për të ruajtur kontrollin gjatë fluturimit.

Sipas zyrtarëve të avioacionit, avioni kishte patur të njëjtin problem gjatë një fluturimi nga ishulli i Balit për në Xhakartë, natën para rrëzimit fatal të avionit. Hetuesit thonë se avioni duke duhej të zhvillonte udhetime pas fluturimit të një nate më parë./VOA

181223-tsunami-indonesia-al-1256_884dfb45be48695ea4fe064757895838-1280x854.jpg
ent ela22:28 | 26/12/2018

Në një kohë që numri i viktimave dhe të zhdukurve vijon të rritet në Indonezi, e cila u godit katër ditë më parë nga një tsunam i fuqishëm, UNICEF jep alarmin për numrin e të pastrehëve të cilët janë mbi 15 mijë.

Katër ditë pas tsunamit që goditi Indonezinë, situate mbetet ende shumë e komplikuar. Deklarata u bë nga zëdhënësi i UNICEF në Itali – Andrea Jakomini – me anë të një raporti të dërguar në agjencinë e Kombeve të Bashkuara për fëmijët.

Numri i të zhdukurve vazhdon të rritet dhe viktimat janë më shumë se 430, ndërsa të plagosurit mbi 15 mijë. Por një faktor tjetër shqetësues është numri në rritje i atyre që tashmë janë të pastrehë: rreth 15 mijë e mes tyre shumë fëmijë. Shumë persona flenë në rrugë, ndërsa të tjerë nëpër miq apo të afërm në fshatrat pranë.

UNICEF thekson se situata më shqetësuese është ajo e fëmijëve që janë nevojë për çdo gjë, duke nisur nga asistenca psikologjike e deri te mjekimet. Shumë prej tyre janë ndarë nga prindërit. Orët e fundit janë shpërndarë kuti me mjekime të thjeshta, kova dhe mjete të tjera sanitare por dhe shtretër portativë. Ndërkohë autoritetet në vend po merren dhe me furnizimet ushqimore. /abcnews.al

 

cunami123.jpg
ad min23:52 | 24/12/2018

Numri i viktimave të cunamit që të shtunën përfshiu qytetet bregdetare të ishujve Sumatra dhe Java në Indonezi është ngjitur në mbi 370 dhe shifra mbetet paraprake. Të dhënat e fundit janë publikuar nga agjencia lokale për menaxhimin e emergjencave, një zëdhënës i të cilës ka deklaruar se rreth 1 mijë e 450 persona të tjerë janë plagosur dhe rreth 130 mbeten të humbur.

Ndërkohë, përpjekjet e ekipeve të shpëtimit për t’u ardhur në ndihmë të mbijetuarve po pengohen nga rrugët e bllokuara. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë larg plazheve të prekura nga cunami, pasi ka rrezik që fenomeni natyror të përsëritet për shkak të shpërthimeve vullkanike. Dallga e lartë 20 metra u përplas në Sumatra dhe Java ditën e shtunë.

Gjeologët janë të bindur se aktiviteti vullkanik shkaktoi lëkundje sizmike nënujore dhe kjo e fundit ka nxitur cunamin. Vullkani Anak Krakatau shpërtheu sërish ditën e diel, duke përhapur tym dhe hi mbi qytetet e ishujve, të populluara nga turistët. Indonezia preket shpesh nga dukuri të tilla natyrore për shkak se gjeografikisht ndodhet në Unazën e Zjarrit, siç njihet linja e tërmeteve dhe vullkaneve që rrethon virtualisht të gjithë rripin e Paqësorit.

Cunami më fatal mbetet megjithatë ai i 26 dhjetorit 2004, kur valët e shkaktuara nga lëkundjet sizmike në oqeanin Indian vranë rreth 228 mijë persona në tre vende, shumica e të cilëve në Indonezi. Ndërsa aktiviteti më i fuqishëm vullkanik në zonë daton në Gusht të vitit 1883./abcnews.al

video-concierto-indonesia-khLD-620x349@abc.jpg
ent ela09:57 | 24/12/2018

Grupi muzikor “17” është goditur nga dallga e Tsunamit në Indonezi, ndërsa po performonte në skenë. Menaxheri i grupit dhe basisti kanë humbur jetën, dy anëtarë të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Në momentin që dallga goditi, grupi muzikor kishte mbledhur qindra spektatorë në një mbrëmje që duhej të kishte qenë argëtuese. Ndërkohë këngëtari i mbijetuar i grupit u ka bërë apel fansave të tij që të luten për bashkëshorten e tij, e cila rezulton e zhdukur. /abcnews.al

181223-tsunami-indonesia-al-1256_884dfb45be48695ea4fe064757895838-1280x854.jpg
ent ela09:20 | 24/12/2018

Rreth 300 viktima është bilanci ende ipërkohshëm i tsunamit që goditi Indonezinë mbrëmjen e së shtunës. Sistemi i alarmit nuk ishte në gjendje pune që nga viti 2012 për shkak të mungesës së fondeve.

Ekipet e ndërhyrjes së shpejtë në Imdonezi janë ende duke punuar në kërkim të të mbijetuarve të Tsunamit të mbrëmjes së të shtunës, ndërsa për momentin numri i viktimave është 281. Të plagosurit janë më shumë se një mijë dhe zëdhënësi i agjencisë për tragjeditë natyrore paralajmëroi se bilanci i viktimave do të jetë dhe më i lartë.

Ushtria dhe policia po kërkojnë në gërmadha për viktimat ndërsa bëhet e ditur se ky operacion do të zgjasë një javë.

Sistemi i alarmit në zonat e shkatërruara nga tsunami nuk ishte në gjendje pune që nga viti 2012 për shkak të mungesës së fondeve, akteve vandale dhe problemeve teknike. Tsunami goditi plazhet 24 minuta pas aktivizimit të vullkanit që dhe e shkaktoi atë

Por tashmë është dhe rreziku i një tsunami të ri duke detyruar autoritetet që të paralajmërojnë banorët që të qëndorjnë larg plazheve.

Përvec tragjedisë njerëzore ku shënohen rreth 300 viktima, tsunami ka shkaktuar shumë dëme material duke shkatërruar shtëpi, hotele, varka dhe dhjetëra kioska përgjatë bregdetit.

Në vitin 1883, vullkani Krakatoa regjistroi aktivizimin më të dhunshëm në histori duke shkaktuar 30 mijë viktima

Indonezia është mes vendeve më të ekspozuara ndaj katastrofave natyrore duke u gjendur në Unazën e Zjarrit të Paqësorit ku përplasen pllakat tektonike. Bëhet fjalëpër zonën ku përqendrohet pjesa më e madhe e aktivizimit të vullkanece dhe  tërmeteve në botë. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono