indi

auto_ndd-600x3601572738933.jpg
nev ila10:51 | 03/11/2019

Për shkak të ajrit të ndotur mbi pesë milionë maska u shpërndanë në shkollat e kryeqytetit të Indisë, Nju Delhi.

Autoritetet u detyruan të shpallin gjendjen e emergjencës. Një panel, i mandatuar nga Gjykata Supreme, vendosi disa kufizime në qytet dhe dy shtete fqinje, pasi cilësia e ajrit u përkeqësua, duke arritur në nivele të rënda.

Nivelet e grimcave të rrezikshme në ajër thuhet të jenë 20 herë më të larta se maksimumi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Shkollat e Nju Delhit janë mbyllur dhe do të qendrojnë ashtu të paktën deri deri të martën, ku pritet një urdhër i dytë.

Të gjitha ndërtimet u ndërprenë për një javë. Nga e hëna u tha se qyteti do të prezantojë një skemë të përkohshme edhe për kufizimin e qarkullimit të makinave.

Kryeministri i Nju Delhit, Arvind Kejriwal, tha se qyteti është shndërruar në një “dhomë gazi”.

Një nga arsyet kryesore për cilësinë e dobët të ajrit çdo vit në nëntor dhe dhjetor është se fermerët në shtetet fqinje, Punxhab dhe Harjana, djegin të korra për të pastruar fushat e tyre.

Kjo situata përfshiu më herët edhe Malajzinë, ku kryeqyteti Kuala Lampur u pushtua nga smogu./abcnews.al

109021453_67447c68-688a-4197-8626-4a1c2ccac9e5.jpg
ent ela09:30 | 30/09/2019

Më shumë se 100 persona  kanë vdekur për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e dendur në shtetet indiane të Uttar Pradesh dhe Bihar.

BBC raporton se lajmi bëhet i ditur nga zyrtarët, ndërkohë që pamje dramatike nga përmbytja në jetën urbane kanë dalë nga zonat e prekura.

Trafiku hekurudhor, lëvizja e automjeteve, shërbimet e kujdesit shëndetësor, shkollat dhe furnizimi me energji elektrike janë ndërprerë në të dy shtetet.

Një raport i qeverisë Uttar Pradesh tha se 93 njerëz kanë vdekur që nga e enjtja. Numri i të vdekurve në Bihar është 29, sipas autoritetit shtetëror të menaxhimit të katastrofave.

Njerëzit janë duke lundruar me varka në rrugët kryesore, të cilat janë të vendosura me automjete të braktisura dhe pjesërisht të zhytura.

Qyteti është zhytur nga shiu që nga e Premtja, duke përmbytur shumë zona banimi.

Qeveria shtetërore u ka kërkuar forcave ajrore indiane që ta largojnë ujin përmes helikoptëreve dhe pompave. /abcnews.al

indi-debimet-1280x713.jpg
nev ila14:37 | 31/08/2019

 

Rreth dy milion persona janë përjashtuar nga e drejta e nënshtetësisë indiane në shtetin e Asam në lindje të vendit, i njohur dhe si regjistri kombëtar i qytetarëve.

Ky regjistër synon të identifikojë banorët e ligjshëm dhe të dëbojë emigrantët e paligjshëm.

Masa mbështetet nga qeveria nacionaliste indu e kryeministrit Narendra Modi, ndërsa kritikët e shohin si një përpjekje për të dëbuar miliona persona të minoritetit musliman, shumë prej të cilëve kanë ardhur nga Bangladeshi./ABC News Albania 24/7

donald-trump-1280x785.jpg
ad min23:38 | 19/08/2019

Presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin e Indisë, Narendra Modi, gjatë të cilës diskutuan për forcimin e lidhjeve ekonomike mes dy vendeve.

Sipas një njoftimi të Shtëpisë së Bardhë, gjatë telefonatës Trump e vuri theksin edhe tek nevoja që India të ulë tensionet me Pakistanin, të ngritura pas heqjes së statusit të Kashmirit.

Nga ana e tij, kryeministri Modi shprehu dëshirën që përfaqësuesit e dy vendeve të takohen së shpejti për të diskutuar pikërisht për marrëdhëniet tregtare dypalëshe.

Telefonata mes dy liderëve vjen pak kohë pasi Trump kishte kërcënuar me vendosjen e tarifave shtesë për produktet e importuara nga India, projekt nga i cili duket se ka hequr dorë./ABC News Albania 24/7

modi.jpg
ad min16:15 | 15/08/2019

Heqja e statusit të posaçëm për Kashmirin është kthyer në një çështje serioze mes Indisë dhe Pakistanit. Ndërsa kryeministri indian Modi premtoi se në këtë mënyrë do t’i kthejë rajonit lavdinë e dikurshme, ai i Pakistanit deklaroi se lëvizja përbën rrezik për sigurinë.

Kryeministri indian Narendra Modi ka deklaruar se vendimi i tij për t’i hequr Kashmirit indian statusin e posaçëm do t’i rikthejë rajonit lavdinë e dikurshme. Modi tha se Kashmiri do të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e Indisë, gjatë një fjalimi të mbajtur me rastin e ditës së Pavarësisë.

Sipas tij, ai nen i Kushtetutës që i garantonte rajonit statusin special vetëm sa ka nxitur korrupsionin dhe asgjë tjetër. Gjithësesi, Modi nuk përmendi bllokimin e komunikimit dhe ndërprerjen e energjisë që ka përfshirë Kashmirin që prej vendimit të tij të javës së kaluar.

Ai i bëri deklaratat e tij gjatë një fajlimi të mbajtur në kryeqytetin Nju Delhi ditën e enjte. India feston ditën e Pavarësisë një ditë pas Pakistanit, që është ndarë nga India në vitin 1947.

Në një fjalim të mbajtur të mërkurën, kryeministri pakistanez Imran Khan kritikoi Indinë për lëvizjen e saj mbi Kashmirin. “Sytë e gjithë botës janë mbi Kashmirin dhe Pakistanin.

Çfarëdo që të jetë bërë gjatë armëpushimit nga India, ne do t’i themi komunitetit ndërkombëtar se ju jeni përgjegjës. Në çdo forum që do të marrim pjesë, unë do të jem ambasadori i çështjes së Kashmirit”, deklaroi Khan.

Por kryeministri Modi nuk iu përgjigj direkt fjalëve të Khan. Ai zgjodhi të kritikonte në vija të përgjithshme njerëzit që kundërshtojnë heqjen e statusit të posaçëm, duke i akuzuar ata për lojëra politike./ABC News Albania 24/7

indi-viktimat-1280x698.jpg
nev ila14:16 | 12/08/2019

Sezoni i shirave në Indi u ka marrë jetën mbi 150 personave në shtete të ndryshme të vendit. Shkak për humbjen e jetëve janë bërë rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjet, që kanë shkatërruar qindra shtëpi.

Sezoni i shirave në Indi ka shkaktuar rrëshqitje toke dhe përmbytje që u kanë marrë jetën rreth 150 personave. Të dhënat janë bërë publike nga autoritetet lokale, sipas të cilave persona të tjerë të shumtë konsiderohen të humbur në 4 shtete të vendit.

Ndërkohë, mbi 165 mijë persona të tjerë janë detyruar të braktisin shtëpitë dhe janë strehuar në rreth 1.300 kampe të ngritura në shtetin jugor të Keralasë, ku janë regjistruar 60 viktima.

Në shtetin në fjalë, sipas të dhënave të autoriteteve, janë shkatërruar rreth 200 shtëpi. N

dërkohë, në shtetin fqinj Karnatak 30 persona humbën jetën dhe 14 të tjerë konsiderohen të humbur për shkak të përmbytjeve.

Këtu, administrata shtetërore ka evakuuar mbi 30 mijë persona, të cilët i ka vendosur në rreth 920 kampe shpëtimi. Në shtetin perëndimor Maharashtra, 40 persona humbën jetën; ndërsa në Gujarat, 22, pa llogaritur personat e humbur.

Në total, 44 ekipe nga emergjencat civile, ushtria, roja bregdetare, marina dhe forcat ajrore po marrin pjesë në operacionet e shpëtimit.

Ndërkohë, sezoni i shirave vijon edhe në Mianmar, ku llogariten të paktën 53 të vdekur dhe disa mijëra të evakuuar për shkak të rrëshqitjeve të tokës.

Në disa pjesë të vendit niveli i shirave ka arritur në 500 milimetra, nivel që sipas meteorologëve do të rritet me 250 milimetra të tjerë në 5 ditët e ardhshme.

Muajin e kaluar sezoni i shirave la të paktën 227 të vdekur në Indi, Nepal, Pakistan dhe Bangladesh./ABC News Albania 24/7

india-usa.jpg
nev ila11:31 | 16/06/2019

Pas thellimit të konfliktit tregtar me Kinën, Shtetet e Bashkuara janë përfshirë në një betejë tjetër tarifash, këtë herë me Indinë. Vetë Nju Delhi zyrtar ka reaguar duke paralajmëruar rritjen e tarifave për 28 produkte amerikane.

India ka deklaruar se duke filluar nga e diela do të vendosë tarifa mbi 28 produkte amerikane, përfshirë bajamet dhe mollët. Tarifat e reja, disa prej të cilave arrijnë në 70 për qind, janë një përgjigje ndaj refuzimit të Shteteve të Bashkuara për të përjashtuar Nju Delhin nga taksat e larta për çelikun dhe aluminin e importuar.

Më herët gjatë muajit, presidenti Donald Trump njoftoi gjithashtu se Uashingtoni do të anulonte statusin e partnerit të veçantë tregtar për Indinë. Vetë vendi aziatik vendosi tarifa deri në 120 për qind vitin e kaluar, por bisedimet tregtare bënë që të shtyhej hyrja e tyre në fuqi.

Në një njoftim për shtyp, Ministria e Financave në Indi deklaroi se vendimi ishte në interes të vendit. Marrëdhëniet tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Indisë arritën vlerën e 142 miliardë dollarëve në vitin 2018, shtatëfish më shumë se në vitin 2001.

Por 5.6 miliardë produkte indiane eksporti, më parë të çliruara nga taksat, tani do të preken prej tyre për shkak të anulimit të trajtimit preferencial nga sistemi amerikan. Lëvizja është akti i fundit i Uashingtonit për të riparuar atë që e quan tregti të padrejtë me vendet e tjera.

Presidenti Trump ka kërcënuar gjithashtu me vendosjen e sanksioneve nëse India vazhdon të blejë naftë nga Irani dhe nëse vijon me planet për të blerë sistemet raketore ruse S-400./ABC News Albania 24/7

indi-1280x679.jpg
ad min23:10 | 23/05/2019

Kryeministri indian Narendra Modi ka fituar me shumicë dërrmuese zgjedhjet e përgjithshme në Indi. Partia e tij nacionaliste ka siguruar mazhorancën absolute në Parlament, duke përforcuar tendencën e avancimit global të radikalëve të ekstremit të djathtë.

Kryeministri indian Narendra Modi arriti një fitore të pabesueshme në zgjedhjet e mbajtura ditët e fundit në Indi, duke e nxjerrë partinë e tij nacionaliste më të fortë. Kjo e fundit njihet për qasjen e saj miqësore me biznesin dhe e sertë sa u takon çështjeve që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare.

Të dhënat zyrtare të Komisionit Elektoral treguan se partia e Modit ka fituar 302 nga 542 ulëse që ka Parlamenti indian, me tepër nga 282 që kishte kur fitoi në vitin 2014 dhe më shumë se 272 që duhen për të patur një mazhorancë absolute në dhomën e ulët të Parlamentit.

Kuotat bëjnë që për herë të parë që prej vitit 1984 një parti të ketë mazhorancën absolute. Vetë Modi u prit me një shi petalesh trëndafili kur doli për të përshëndetur mijëra mbështetësit e tij që prisnin prej disa orësh nën shi ardhjen e tij në selinë e partisë.

“Ajo që ndodhi në këto zgjedhje i përket së shkuarës, tani duhet të shohim drejt asaj që kemi përpara. Duhet të ecim të gjithë përpara, bashkë me kundërshtarët tanë politikë”, tha ai në një fjalim televiziv. Rizgjedhja e tij përforcon tendencën e avancimit të nacionalistëve të krahut të djathtë në mbarë botën, të njohur për politikat proteksioniste dhe ato anti-emigracion./ABC News Albania 24/7

avioni.jpg
ad min08:36 | 01/03/2019

Shtohen tensionet në rajonin e Kashmirit mes Indisë dhe Pakistanit. Në një kohë që Pakistani ka ofruar dialog, kryeministri i Indisë ndodhet nën presionin e opinionit në vend për t’u hakmarrë.

Në rrugët e Delhit njerëzit qëndrojnë pranë kioskave të gazetave dhe diskutojnë për atë, se si do të duhet vazhdojnë zhvillimet. “Pakistanezët kanë bërë një gabim të madh, këtë nuk duhet ta kishin bërë, sepse fuqia  e tyre ushtarake nuk është asgë para tonës. Këtë duhet ta kishin marrë parasysh, para se të ndërmerrnin hapa që të çojnë drejt luftës”, thotë një qytetar nga India, Vinod Kumar Singh.

Në një kafene në rrugë atmosfera është ndezur dhe shumica mendojnë, se India duhet të reagojë me forcë kundër goditjes së avionëve. “Qeveria e Indisë duhet t’i japë një përgjigje të fortë dhe të t’i detyrojë që të lirojnë pilotët tanë”, thotë Sannay Singh.

Disa media ndezin situatën

Edhe në mediat sociale atmosfera është mjaft e ndezur. Shtypi në Indi, por edhe në Pakistan po ashtu jep kontributin e vet në ashpërsimin e gjendjes, është i mendimit publicisti Hartosh Singh, nga revista e Indisë, Kultur Caravan. “Gjithçka ndodh transportohet në media. Por mediat tek ne nuk punojnë në bazë të parimeve gazetareske, që t’i marrin në shqyrtim të dhënat. Ato veprojnë si instrument propagande i qeverisë përkatëse. Kjo bën që të krijohet një atmosferë e rrezikshme në popullsi dhe të humbë arsyeja e shëndoshë nga të dyja anët. Por këtu qëndrojnë balë njëra-tjetrës dy fuqi atomike dhe një konfrontim ushtarak mund të shkallëzohet shpejt.”

Situata në Kashmir

Edhe të enjten ka pasur shkëmbime zjarri në rajonin e Kashmirit. Sipas të dhënave të forcave të sigurisë nga India të shtënta zgjatën afër 1 orë. Por ka qenë më të dobta, se goditjet me artileri një ditë më parë. Edhe një përfaqësues nga qeveria pakistaneze ka bërë fjalë për shkëmbime të vogla zjarri.

Ndërkohë banorët e fshatrave përgjatë “line of control” – vijës së kontrollit në Kashmir janë larguar nga shtëpitë e tyre. I gjithë rajoni nga ana pakistaneze është vendosur në gjendje gatishmërie. Pritet një kundërpërgjigje e Indisë pas goditjes së dy avionëve ushtarakë indianë nga aviacioni luftarak pakistanez. Për shkak të mbylljes së hapësirës ajrore në Pakistan dhe Indinë e Veriut janë prekur edhe fluturimet ndërkombëtare. Disa shoqëri fluturimi i kanë ndërprerë fluturimet në rajon ose kanë ndërruar drejtim./DW

INDI-PAKISTAN-ABCM5T2.mpg_snapshot_00.02-1280x604.jpg
ent ela23:30 | 27/02/2019

Rrezikojnë të përshkallëzohen tensionet mes Pakistanit dhe Indisë për kontrollin e Kashmirit. Rrëzimi i dy avionëve luftarakë ka acaruar marrëdhëniet mes 2 fuqive bërthamore dhe situata rrezikon të dalë jashtë kontrollit.

Rrëzimi i dy avionëve ushtarakë dhe kapja e një prej pilotëve ka shënuar përshkallëzimin e situatës së tensionuar mes Pakistanit dhe Indisë. Avionët u rrëzuan nga ushtria pakistaneze, ndërkohë që pala indiane pretendon se ka humbur vetëm një “MiG-21” dhe ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të pilotit të saj. India dhe Pakistani, dy shtete të pajisura me arsenal bërthamor, pretendojnë secila kontrollin e Kashmirit, por kontrollojnë të dyja vetëm disa pjesë të këtij rajoni.

Dy vendet kanë zhvilluar tre luftëra që nga pavarësia nga Britania dhe ndarja në vitin 1947 dhe vetëm njëra prej tyre ka qenë për Kashmirin. Sulmet ajrore përtej Linjës së Kontrollit, siç njihet vija që ndan territorin indian nga ai pakistanez janë të parat që prej konfliktit të vitit 1971. Ato pasojnë një sulm militant në Kashmir, ku humbën jetën 40 trupa ushtarake indiane. Bëhet fjalë për sulmin më fatal të ndodhur në tre dekada rebelim kundër sundimit indian në Kashmir, që u mor përsipër nga një grup pakistanez.

Korrespondenti i BBC në Nju Delhi raporton se sfida reale për Indinë dhe Pakistanin tani është vetëpërmbajtja ndaj përshkallëzimit, përpara se gjërat të dalin jashtë kontrollit. Si nga Shtetet e Bashkuara ashtu edhe nga Rusia ka patur apele drejtuar dy palëve që të tregohen të moderuara dhe të zgjidhin problemin përmes dialogut. Duke reaguar kryeministri pakistanez u shpreh i hapur për dialog me Indinë në lidhje me terrorizmin dhe paralajmëroi rrezikun që vjen nga përshkallëzimi.

“Nëse e lejojmë të ndodhë, atëherë konflikti nuk do të jetë më në duart tona”, tha Imran Khan. Ndërkohë, ministrja e Jashtme e Indisë, Sushma Suaraj deklaroi se, as India nuk dëshiron një degradim të mëtejshëm të situatës. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono