incidenti

kavaje.jpg
Sej rie18:15 | 23/06/2019

Gjykata e Kavajës la në burg Arben Xhihanin dhe Ervin Baklli, të cilët u arrestuan nga policia pas incidentit të ndodhur në KZAZ nr.42 të qytetit bregdetar. Ndërkohë për Daut Elmazin u dha masa “Arrest shtpie” dhe detyrim paraqitjeje për Demir Bukovën.

Punonjës së bashkisë Kavajë por edhe mbështetës së shumtë të opozitës u përplasën pak ditë më parë me policinë pasi kërkonin lirimin e ambienteve të KZAZ. Gjatë përplasjeve policia hodhi gaz lotsjellës dhe spraj me qëllim që të shpërndante turmën./ABC News Albania 24/7

incidenti-omanit.jpg
nev ila23:30 | 14/06/2019

Lidhur me incidentin në Gjirin e Omanit ka reaguar të premten presidenti amerikan Donald Trump, i cili ka fajësuar Iranin. Ndërkohë, në reagimin e tij presidenti iranian i ka konsideruar Shtetet e Bashkuara rrezik për stabilitetin rajonal dhe ka kërkuar forcimin e aleancës me Rusinë.

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit pas incidentit në Gjirin e Omanit thellohen nga ora në orë. Pas sekretarit të Shtetit, lidhur me shpërthimin që përfshiu dy anije-cisternë ka reaguar vetë presidenti Donald Trump, që ka fajësuar Republikën Islamike për ngjarjen.

I pyetur nga mediat se si synon të reagojë ndaj Teheranit në mënyrë që episode të tilla të mos përsëriten, Trump është përgjigjur duke thënë: “Do të shohim ç’do të ndodhë”.

Megjithatë, Trump shtoi se është i hapur për negociata me Iranin.

“Ne duam që ata të kthehen në tryezën e bisedimeve. Unë jam gati kur të jenë gati edhe ata”, tha shefi i Shtëpisë së Bardhë, duke shtuar megjithatë se nuk ka ndërmend të ngutet.

Ndërkohë, lidhur me ngjarjen reagoi edhe presidenti iranian Hasan Ruhani, i cili tha se në kushtet e presioneve të jashtme dhe sanksioneve është e nevojshme të forcohen lidhjet mes Rusisë dhe Iranit. Këtë deklaratë Ruhani e bëri gjatë një takimi me liderin e Kremlinit, Vladimir Putin në kuadër të një samiti që po zhvillohet në Kirgizstan.

Administrata amerikane, duke përdorur instrumentet e saj ekonomike, financiare dhe ushtarake ka ndërmarrë një politikë agresive duke u kthyer në një kërcënim serioz për stabilitetin e rajonit dhe botës”, deklaroi Ruhani.

Ai shtoi se marrëveshja bërthamore e arritur me administratën amerikane parardhëse tregon se, nëse ka vullnet politik problemet mund të zgjidhen./ABC News Albania 24/7

 

incidenti-1280x725.jpg
Sej rie21:15 | 25/05/2019

Një incident i vetëm është shënuar  në protestën e opozitës, të zhvendosur nga Kryeministria tek Kuvendi. Protestuesit kanë tentuar të largojnë hekurat rrethues tek Parlamenti.

Forcat e policisë hodhën ujë për të shpërndarë protestuesit, një pjesë e të cilëve ishin futur në hyrjen kryesore të Parlamentit dhe kishin ndezur disa flakadanë.

Me anë të megafonit, një përfaqësues i Policisë së Shtetit u bëri thirrje protestuesve që të ruajnë qetësinë dhe të mos kryejnë akte dhune.

Ndërsa është dashur ndërhyrja e Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, që situata të mos agravohej.

Ky ishte i vetmi moment tensioni në protestën pa akte dhunë të opozitës këtë 25 Maj./abcnews.al

2857802e-f733-4053-bc2e-bdb5d42f6d2c.jpg
ent ela18:08 | 14/03/2019

Hetuesit në Francë kanë marrë në dorëzim kutitë e zeza të avionit etiopian që u rrëzua 4 ditë më parë në vendin afrikan. Përmes analizës së të dhënave të dy objekteve, ekspertët do të mundohen të hedhin dritë mbi shkaqet e rrëzimit të “BOINGUT 737 MAKS 8”.

Kutitë e zeza të avionit të linjës ajrore etiopiane që u rrëzua ditën e diel në Adis Ababa janë dërguar në Paris për t’u analizuar. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kompania ajrore, një ditë pas refuzimit të Gjermanisë për t’i pranuar ato. Enti federal gjerman për incidentet ajrore deklaroi se nuk mund t’i pranonte objektet për shkak të mungesës së softuerit të duhur për të bërë analizën.

Dy kutitë, që regjistrojnë aktivitetin e fluturimit të avionit, në këtë rast një “Boeing 737 Max 8”, janë dëmtuar si pasojë e rrëzimit dhe hapja e tyre rezultoi një proces kompleks për autoritetet etiopiane. Rrjedhimisht, vendi afrikan shprehu dëshirën për t’i dërguar në Europë, pasi nuk dispononte teknologjinë e duhur për leximin e të dhënave. Ndërkohë, një ditë më parë edhe Shtetet e Bashkuara vendosën të ndërpresin përdorimin e modelit “737 Max” dhe vetë “Boeing” konfirmoi se do të mbajë në tokë të gjithë flotën e avionëve.

Incidenti i së dielës ndodhi fare pak momente pasi avioni ishte ngritur në ajër nga aeroporti i kryeqytetit Adis Ababa dhe i mori jetën 157 personave të 35 kombësive të ndryshme që ndodheshin në bord. Ai ishte aksidenti i dytë brenda 5 muajsh që përfshinte një avion të modelit “737 Max” dhe disa agjenci aviacioni kanë konstatuar ngjashmëri mes dy rasteve./abcnews.al

SKENDERBEU-PARTIZANI-DHUNA.mpg_snapshot_00.08-1280x704.jpg
G. P.08:32 | 18/08/2018

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Partizanit, që po luhej mbrëmjen e së premtes në Korçë, e para për këtë sezon të Superligës, u ndërpre për pak minuta. Shkak u bë përplasja e dhunshme mes tifozerive të skuadrave.

Për incidentin ka reaguar FSHF. Sipas deklaratave kërkohet një reflektim i menjëhershëm institucional. Ata u shprehën se do të analizohet çdo gjë deri në detaj dhe më pas do të jepet një vendim.

Reagimi i plotë:

“Federata Shqiptare e Futbollit ka ndjekur me shumë vëmendje dhe shqetësim incidentin e ndodhur në Korçë gjatë ndeshjes hapëse të kampionatit. Për çdo moment aparati drejtues ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me zyrtaret e ndeshjes, për të risjellë në stabilitet situatën e agravuar mes tifozërive. Për fatin e mirë situata u rikthye në normalitetin që duhet, por karshi një episodi të tillë, FSHF nuk mund të qëndrojë kurrsesi indiferente.

Organizimi dhe mbarëvajtja e garës mbetet prioritet absolut i saj. Incidenti në stadiumin e Korçës duhet të jetë një moment emergjent reflektimi për sa i përket sigurisë në stadiume dhe prezencës së policisë së shtetit në to. Tensioni i prodhuar në Korçë nuk mund të përligjë në asnjë moment amendime ligjore të parakohshme dhe që lëkundin sigurinë publike në stadiume.

Një ngjarje e tillë dëshmoi pikërisht që për një çështje të tillë kërkohet një reflektim i menjëhershëm institucional. Nga ana tjetër, FSHF kërkon të risjellë për të disatën herë në vëmendje të klubeve, rritjen e komunikimit të tyre me tifozërite përkatëse, sensibilizimin e vazhdueshëm me grupimet e tifozërive për të garantuar më shumë stabilitet dhe për të shmangur sa më tepër momente të tilla agravuese dhe jashtë kontrollit në shkallët e stadiumit.

Pjesa komunikuese me tifozëritë e tyre është dhe duhet të mbetet një nga prioritetet e domosdoshme. Për incidentin në Korçë gjithçka do të analizohet me detaje referuar raporteve nga zyrtaret e ndeshjes për t’i kaluar më pas edhe komisioneve përkatëse për shqyrtim dhe vendimmarrje. FSHF do të qëndrojë në kontakte të vazhdueshme me autoritetet përkatëse të rendit dhe me klubet për t’i dhënë një zgjidhje garantuese këtij problemi, me gjithë barrierën ligjore që imponoi një situatë të tillë”./abcnews.al

INCIDENTI-PA-KOMENT-1280x720.jpg
ent ela15:05 | 05/05/2018

Homazhet në “Varrezat e Dëshmorëve” këtë 5 maj u shoqëruan me një incident mes simpatizantëe të Partisë Komuniste. Ata u sulmuan fizikisht nga mbështetës të Partisë Demokratike, për shkak të mbajtjes në duar të simboleve komuniste dhe një portreti të diktatorit Enver Hoxha.

Simpatizantë të Partisë Komuniste shkuan t’i bëjnë homazh të rënëve duke mbajtur në duar simbole komuniste, pankarta dhe një portret të Enver Hoxhës.

Ndonëse 33 vjet pas vdekjes së tij, shfaqja e imazhit të diktatorit shkaktoi një përplasje të dhunshme mes tyre dhe pjesëmarrësve të tjerë në varrezat e dëshmorëve të kombit.

Tensioni nisi në këtë moment.

Por nuk mbeti me kaq. Një fjalim në megafon dhe brohoritja njëzëri e emrit të diktatorit nxehu gjakrat.

Fyerjet në distancë dhe thirrjet për largimin e nostalgjikëve të komunizmit i lanë vendin shtyrjeve dhe goditjeve me shkopinj.

Situata kërkoi ndërhyrjen e policisë.

Përplasja fizike mes nostalgjikëe të diktatoriut dhe mbështetëse të Partisë Demokratike ndodhu në harkun kohor mes përfundimit të ceremonise zyrtare shtetërore dhe nisjes së asaj të opozitës. /abcnews.al

 

SERBI-KROACI-1280x720.jpg
ent ela10:43 | 25/04/2018

Djegia e flamurit kroat nga lideri i radikalëve serbë Vojisllav Sheshel në Beograd, ka bërë që delegacioni kroat, të ndërpresë menjëherë vizitën në Serbi dhe paralajmërojë për një reagim të ashpër si pasojë e këtij provokimi.

Përshkallëzohen tensionet mes Serbisë dhe Kroacisë pas incidentit që ndodhi gjatë vizitës së delegacionit kroat në Beograd. Djegia e flamurit kroat nga lideri i radikalëve serb ka shkaktuar zemërimin e Zagrebit zyrtar dhe jo vetëm. Sipas revistës serbe “Alo” Beogradi po merr në konsideratë për të ndaluar hyrjen në Serbi të kryeministrit kroat Andrej Plenkovic, ministrit të Mbrojtjes Tomo Medved dhe deputetit kroat Miro Bul.

Në fakt gjatë vizitës së delegacionit kroat në Beograd, kryeradikali serb, Voisllav Sheshel, dogji flamurin e shtetit fqinj dhe ofendoi zyrtarët nga Kroacia. Menjëherë pas këtij incidenti delegacioni kroat vendosi të ndërpresë vizitën në vend duke u kthyer në Zagreb, pas asaj që u konsiderua një provokim I qartë nga pala serbe.

Ndërkohë Zagrebi zyrtar i ka ndaluar hyrjen në Kroaci ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin, Beogradi zyrtar është duke përgatitur një listë me emrat e zyrtarëve kroatë, të cilëve do t’i ndalohet hyrja në Serbi. /abcnews.al

thediplomat_2016-05-16_00-23-50-386x257.jpg
us er13:05 | 02/11/2017

Në vigjilje të mbërritjes së presidentit amerikan, Donald Trump në Japoni, etapa e parë e një udhëtimi të gjatë që do zhvillojë në Korenë e Jugut, Kinë, Vietnam dhe Filipine, është shmangur një incident ushtarak. Ngjarja ka ndodhur në ujërat e Detit të Japonisë. Por në të nuk është përfshirë Koreja e Veriut, kërcënimi kryesor I Uashingtonit me raketat e saj balistike dhe kokat bërthamore.

Dy bombardues F-18 Hornet të mjetit lundrues që mban avionët bërthamorë, Ronald Regan kanë fluturuar për të larguar dy bombardues strategjikë rusë të tipit, Tu-95 Bear. Mjetet fluturuese të ushtrisë së Moskës ishin afruar tek flota amerikane deri në 130 kilometra. Operacioni, bën të ditur CNN, është zhvilluar me profesionalitet dhe pa krijuar ndonjë rrezik të mundshëm- siç ka ndodhur herët e tjera mes avionëve rusë dhe amerikanë.

Në këtë moment, për herë të parë, 3 avion-mbajtës të Shteteve të Bashkuara, Nimitz, Teodor Ruzvelt dhe Regan- që shoqërohen nga arsenali I tyre bërthamor e formuar nga qindra anije lufte, shkatërrues dhe nëndetëse- që gjenden njëkohësisht në hapësirën e Paqësorit lindor. Këto masa janë vendosur nga administrata amerikane duke parë rritjen e tensionit me Korenë e Veriut, që kërcënon vazhdimisht të shkatërrojë Shtetet e Bashkuara.

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono