inceneratore

Jorida_Tabaku23janar-1280x853.jpg
ad min16:45 | 09/03/2019

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas vizitës së kryeministrit  Edi Rama në Fier, ku foli edhe për inceneratorin. Tabaku e cilëson si projekt fantazmë, që deri tani ka marrë 16 milionë euro dhe nuk është bërë asgjë.

“Inceneratorët janë një nga aferat korruptive më të mëdha të kësaj qeverie, 178 milionë euro pa tender, me procedura antiligjore dhe tërësisht korruptive, të falura një kompanie pa eksperiencë, me aksionerë offshore, pa punonjës e lidhur me pushtetin”, nënvizon demokratja Tabaku.

Në fund të reagimit, ish-ligjvënësja Tabaku u shpreh se kur PD-ja të vijë në pushtet, kontratat e inceneratorëve do të jenë nga të parat që do i përfshijë ligji antimafia./abcnews.al

jamarber-malltezi-1280x656.jpg
ad min20:03 | 06/03/2018

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Demokratike. Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në selinë blu, Jamarbër Malltezi, deklaroi se 178 milionë euro për ndërtimin e tre inceneratorëve për djegien e mbetjeve është afera më e madhe korruptive e qeverisë Rama.

“Afera 178 milionë euroshe e inceneratorëve është një nga aferat më korruptive të qeverisë Rama. Të tre djegësit e plehrave, në Elbasan, Fier dhe Tiranë janë nën administrimin e Klodian Zotos, sekserit të Arben Ahmetajt. Partia Demokratike ka siguruar dokomentacionin e plotë se Klodian Zoto është bërë administrator edhe i kompanisë së riciklimit të mbetjeve në Tiranë. Kjo do të thotë se Edi Rama, duke përdorur kukullën e tij Veliaj, ka përqendruar në një dorë industrinë e riciklimit të mbetjeve. Sipas kontratës, Bashkia e Tiranës, pra Erion Veliaj, është e detyruar ta furnizojë Klodian Zoton me 550 tonë plehra në ditë dhe nëse nuk e arrin këtë objektiv do ta paguajë kompaninë me lekët e banorëve të Tiranës. Për pasurimin e vet nëpërmjet inceneratorëve, Edi Rama u ka hequr licensën 100 bizneseve të riciklimit dhe po lë pa punë mijëra familje. Tani është e qartë përse Edi Rama u bë flamurtar i importit të plehrave, duke mashtruar shqiptarët se ricikluesit do të falimentonin pa lëndë të parë importi.”/abcnews.al

partia-demokratike.jpg
ad min12:29 | 11/02/2018

Pas deklaratave publike, demokratët kërkojnë zhvendosjen e çështjes së inceneratorëve në Kuvend.

Përmes një kërkese drejtuar kryetarit të Kuvendit, deputetët e PD kërkojnë zhvillimin e një interpelance urgjente me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, për të raportuar në lidhje me informacionet zyrtare të koncesioneve të inceneratorëve Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Sipas ligjvënësve demokratë, mënyra se si janë zhvilluar proceset e tenderimit dhe dhënies së koncesioneve si dhe lidhjet e kompanive fituese, ngrenë hije dyshimi për ligjshmërinë dhe menaxhimin e tyre dhe lidhjen me politikën e qeverinë.

PD ngre shqetësim dhe për një tjetër moment që saktëson kontrata e bërë publike mbi këtë koncension.

“Nga të dhënat e kontratës të bëra publike rezulton se qeveria do të detyrojë OSHEE që të blejë me një çmim të përcaktuar energjinë nga ky ent. Rrjedhimisht, shoqëria koncesionare do të përfitojë edhe nga shitja e energjisë elektrike, përpos përfitimeve të tjera, duke rënduar edhe me rritjen e cmimit të energjisë për publikun”.

Në argumentet që demokratët listojnë për thirrjen e kësaj interpelance nënvizohen dhe të dhenat mbi njërën nga kompanitë fituese të koncensionit, e cila rezulton të jetë e regjistruar në Parajsat Fiskale të Vendeve të Ulëta.

Ndaj PD kërkon nga Kuvendi që të përfshijë në rend ditë këtë interpelancë, me qëllim marrjen e një informacioni të plotë mbi procedurat e koncesionit të inceneratorëve./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono