Ina Zhupa

MBULIM-PD-PER-IRANIANIN-ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ad min16:27 | 27/12/2018

PD deklaron se Bashkia e Tiranës po mashtron qytetarët për të mbuluar të vërtetën e projektit 60 milionë euro të Edmond Begos. Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, deklaroi sot se sipas Bashkisë,  projekti që zhvendos shtratin e lumit Lanë nuk do të nisë tani.

Por ky pohim, u shpreh zëdhënësja, kundërshton deklaratën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj një vit më parë, sipas të cilit puna për Lanën do të niste shumë shpejt. Sipas PD,  Bashkia ka dy alternative, ose të pranojë se kryetari Veliaj gënjeu dje kur tha se nuk ka emergjencë ose të pranojë se Erion Veliaj ka gënjyer qytetarët një vit më parë. /abcnews.al

PD-PER-VELIAJ-1280x720.jpg
ent ela15:47 | 22/12/2018

Bashkia e Tiranës sipas Partisë Demokratike ka ndryshuar planin urbanistik me qëllim favorizimin e projektit  60 milionë euro për ndërtimin e pallateve të trafikantit ndërkombëtar të drogës, Edmond Bego. Përmes zëdhënëses Zhupa dhe Këshilltarit Ligjor, Bardhi opozita thotë se Bashkia e Tiranës ka miratuar fazën e parë të pajisjes me leje për këtë projekt.

Kanë dalë t’i kundërpërgjigjen me dokumeta kryetarit të Bashkisë Erjon Veliaj.

“Do t’ju provojmë me dokumenta zyrtarë se Erion Veliaj ka mashtruar dhe se bashkia e tij e ka miratuar fazën e parë të pajisjes me leje ndërtimi për këtë projekt”. 

Partia Demokratike publikon një material video i cili është autentik sipas tyre i marrë nga sistemi elektronik i Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, ku tregohet se prona që detyroi ndryshimin e palnit urbanistik të Tiranës dhe projektin për lumin e lanës ndodhet pranë unazës së re.

“Sistemi nxjerr zbuluar mashtrimin e Erion Veliajt se gjoja në atë truall nuk ka asnjë projekt për ndërtim pallatesh.  Kjo është arsyeja e vërtetë pse ai hesht dhe nuk u shpjegon qytetarëve të Tiranës pse ai ndryshoi Planin Urbanistik të Tiranës dhe rrjedhën e Lumit Lana”.

Ndryshimi i Lumit të Lanës për të favorizuar një projekt rezidencial luksoz 60 milionë euro, nuk është afera e vetme e Erion Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës thotë këshilltari ligjor i Partisë Demokratike.

Bardhi: “Në 3 vjet, lavatriçja e pastrimit të parave ka punuar me lejet e ndërtimit të firmosur nga Erion Veliaj për të zhdukur trashëgiminë e qytetit dhe për ta zëvendësuar atë me kulla”.

Gjithçka kërkojnë tani për tani demokratët janë përgjigjet e disa pyetjeve. /abcnews.al

Ina-Zhupa-1280x853.jpg
ad min14:39 | 30/11/2018

Një kompani e vendosur nën sekuestro nga Përmbarimi është përzgjedhur nga qeveria për të prishur objektet në Unazën e re në Tiranë. Denoncimi vjen nga selia e Partisë Demokratike. Zëdhënësja Ina Zhupa publikon një dokument që mban datën 14 Nëntor në të cilin tregohet se Zyra e Përmbarimit ka vendosur në sekuestro me ekzekutim të detyrueshëm të gjitha asetet e kompanisë Biba X; konkretisht në kuotat ligjore të kompanisë, pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme, kantiere aktive të ndërtimit, llogari bankare. Sipas Partisë Demokratike kompania ishte nën sekuestro edhe në kohën e pjesëmarrjes në tenderin për ndërtimin e 2.2 kilometrave të Unazës së Re. Demokratët i kërkojnë prokurorisë të dëgjojë zërin e banorëve dhe të marrë menjëherë në shqyrtim kallëzimin e tyre penal./abcnews.al

INA-ZHUPA-foto-1280x853.jpg
ent ela15:44 | 07/11/2018

Partia Demokratike ka denoncuar bashkimin e kompanive, fituese të tenderit për rindërtimin e tre segemnteve të Unazës së Re të Tiranës. Zëdhënësja Ina Zhupa ka akuzuar Kryeministrin dhe kryebashkiakun Veliaj, për atë që selia blu e konsideron aferë korruptive.

Partia Demokratike ka denoncuar bashkimin e kompanive, fituese të tenderit për rindërtimin e tre segemnteve të Unazës së Re të Tiranës. Zëdhënësja Ina Zhupa ka akuzuar kryeministrin dhe kryebashkiakun Veliaj, për atë që selia blu e konsideron aferë korruptive.

Partia Demokratike ka denoncuar favorizimin e një bashkimi kompanishë guackë, klientë të kryeministrit dhe kryebashkiakut sipas selisë blu, për rindërtimin e 3 segmenteve të Unazës së Re të Tiranës, që sipas zëdhënëses Ina Zhupa, është shpallur fituese vetëm sepse kompania e dytë pjesmarrëse në tender nuk ka dhënë asnjë ofertë.

“Kompania “Vëllezërit Hysa” është përdorur për të nxjerrë fituese kompanitë e paracaktuara nga Edi Rama dhe Erion Veliaj… nga shpallja fituese e bashkimit të një kompanie guaskë, DH Albania, pronarët e së cilës janë të panjohur, me një kompani shqiptare, BIba X, që vazhdimisht ka qenë nën sekuestro për mos shlyerje borxhesh”.

E para, kompania DH Albania, është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve, në korrik 2018, vetëm dy muaj përpara hapjes së tenderit më shtator 2018.

“Kompania mëmë e saj është kompani e regjistruar në parajsë fiskale, me pronarë të panjohur”.

E dyta, kompania Biba X sipas informacioneve të publikuara në media, thekson Partia Demokratike, ka qënë nën sekuestro gjatë periudhës kur ka amrrë pjesë në tenderin e Unazës së Re, në shkelje të nenit 45 të Ligjit për prokuroimet publike.

“ Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet t’u thonë sot shqiptarëve kush është pronari i vërtetë që fshihet pas kompanisë guaskë, duke grabitur me maskën e parajsës fiskale, 18 milionë euro të taksave të shqiptarëve”.

Përmes Ligjit antimafia Partia Demokratike do t’i kthejë pasuritë e grabitura tek shqiptarët, vijoi ajo, dhe askush nuk do të gëzojë pasurinë e grabitur duke u fshehur në guaskën e parajsave fiskale, përfundon selia blu. /abcnews.al

INA-ZHUPA-1280x853.jpg
ent ela14:37 | 22/10/2018

Kompanitë e bixhozit sipas Partisë Demokratike po investojnë paratë në fushën e ndërtimit. Zëdhënësja e selisë blu Ina Zhupa denoncoi me emra personat e përfshirë në këtë biznes sipas saj me dijeninë e Kryeministrit.

Deklarata e plotë e Ina Zhupës

Kompanitë e bixhozit, klientë të Edi Ramës, po i investojnë paratë e bixhozit në fushën  endërtimit me lejen e Edi Ramës.

Rasti më flagrant është ai i kompanisë APEX, kompania më e madhe e bixhozit në Shqipëri. Një nga aksionerët e kësaj kompanie, DajlanAvdia, ka shitur aksionet e tij pak kohë përpara se Rama të deklaronte mbylljen për disa kategori tëlojrave e fatit.

Partia Demokratike po publikon sot për herë të parë kontratën e shitjes së 16 % të aksioneve prej rreth 500 mijë euro nga klienti iEdi Ramës tek partneri i tij austriak i APEX-it.

Me tërheqjen nga biznesi ilojërave të fatit, aktiviteti i Dajlan Avdisë do tëpërqëndrohet tek ndërtimi, një fushë tjetër që nga Departamenti Amerikan I Shtetit konsiderohetsi mjet kryesor për pastrimin e parave të pista të krimit dhe korrupsionit.

Dajlan Avdia ka në pronësi dy kompani të mëdha ndërtimi, “TechnoAlb” dhe “InvestSociety”. Në emër tëkëtyre dy kompanive, Edi Rama dhe ErionVeliaj kanë dhënë disa leje ndërtimi në dy nga zonat më të shtrenjta të kryeqytetit- në qendër të Tiranësdhe në zonën e ish bllokut.

Me firmën e Edi Ramës dhe tëErionVeliajt, biznesmeni I bixhozit Dajlan Avdia brenda 7 muajsh ka marrë leje për tre kulla gjigande:

  • Njëra në nëntor 2017 në zemër të Bllokut,
  • Një tjetër në shkurt të këtij viti tek Kulla e Sahatit.
  • Për kullën e tretë leja u dha në muajin qershor, pak pasi klienti i Edi Ramës shiti aksionet e bixhozit. Kjo kullë do të ndërtohet mbrapa presidencës.

Lejet e ndërtimit për biznesmenin e madh të bixhozit janë një provë flagrante të mbështetjes së Edi Ramës për transferimin e veprimtarisë së pastrimit të parave nga bixhozi tek ndërtimi.

ina-zhupa.png
ad min19:55 | 27/09/2018

Zëdhënësja e partisë Demokratike Ina Zhupa ka akuzuar kryebashkiakun Veliaj se mashtroi shqiptarët kur gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak deklaroi se kur Lulzim Basha ishte ministër Transportesh bëri ligj që fëmijët të paguanin biletë autobusi.

Ligji, thekson Zhupa, respekton autonominë e bashkive për t’u siguruar banorëve transport brenda qyteteve dhe fëmijëve transportin falas dhe se bashkia Tiranë në kohën kur e drejtonte Lulzim Basha, jo vetëm pa një rritje të numrit të linjave urbane, por fëmijët nuk paguanin dhe bileta e autobusit për qytetarët e tjerë nuk u rrit.

Kjo ndryshoi kur kryebashkiak u bë Erjon Veliaj, thekson selia blu, i cili jo vetëm rriti çmimin e biletës së autobusit, por tashmë po mbështet fushatën që kërkon vendosjen e biletave të autobusit për fëmijët.

Erjon Veliaj gënjeu gjithashtu sipas demokratëve, kur deklaroi se Lulzim Basha ka dhënë leje ndërtimi për komplekse pallatesh tek stacioni Multimodal. Projekti i Bashës jo vetëm nuk parashikonte asnjë metër katror ndërtim pallatesh, por ndryshe nga Veliaj, thekson Zhupa, kryedemokrati Basha i merrte koncesionarit 15% taksë për buxhetin e bashkisë, ndryshe nga 5% që sot i merr Erion Veliaj./abcnews.al

ina-zhupaa.jpg
ad min13:24 | 05/09/2018

Partia Demokratike ka akuzuar përsëri kryebashkiakun Erion Veliaj se ka gati planin për betonizimin e Parkut  të Liqenit Artificial të Tiranës. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, zëdhënësja e selisë blu Ina Zhupa i kërkoi kreut të bashkisë që të mos heshtë, por të dalë para shqiptarëve dhe të japë llogari për këtë plan që zhduk hapësirat e gjelbëra sipas demokratëve.

“Pasi mashtroi qytetarët se te parku i liqenti nuk do të ndërtohet, Erion Veliaj po hesht prej 3 ditësh për planin e publikuar nga PD, i cili provon se  te parku i liqenit do të ndërtohet. Ne e sfiduam Erion Veliajn t’u tregojë qytetarëve të vërtetën e planit të tij për parkun e liqenit, por Erioni betoni hesht. Para tre ditësh i vumë në dispozicion publikut videon nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të territorit dhe dokumente zyrtarë që vërtetonin planin e betonizimit të parkut, i cili ishte miratuar me detaje, me kulla mbi 29 metra dhe me 9 kate lartësi, ndërkohë aty parashikoheshin shërbime, banim, parkingje, ambiente zyrash. Erioni betoni që del çdo ditë në televizor çdo ditë për çdo tematikë nuk del të japë përgjigje për betonizimin e parkut. Sfida ishte publike, por mesa duket e ka të pamundur të mbulojë me gënjeshtra faktet dhe dokumentet për planin e pasurimit të tij dhe të mafias së ndërtimit dhe planin për shkatërrimin e Tiranës”, tha Zhupa.

PD-AKUZA-VELIAJT-PER-BETONIZIMIN-E-LIQENIT.mpg_snapshot_00.35-1280x720.jpg
ad min15:41 | 01/09/2018

Partia Demokratike përserit akuzat drejtuar kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për betonizimin e parkut të liqenit artificial. Zëdhënësja Ina Zhupa, publikoi një video të realizuar nga punonjës të Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit dhe sfidoi kryebashkiakun të ballafaqohet me fakte.

Kjo video e publikuar nga Partia Demokratike, sipas zëdhënëses Ina Zhupa, është realizuar nga një punonjës i Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit për të treguar planin për betonizimin e liqenit artificial në Tiranë. Bëhet fjalë për zonën e emërtuar “Tr 169” ku Zhupa tregon se është planifikuar ndërtimi i kullave mbi nëntë kate, të cilat do të përdoren për banim, mjedise zyrash e shërbimi.

Ina Zhupa, zëdhënëse e PD:“Video ishte shumë e qartë. Kemi të bëjmë me një plan të qartë në shërbim të mafias së ndërtimit dhe pastrimit te parave që përgatiten ti kryejnë një krim mjedisor Tiranës dhe shëndetit të qytetarëve dhe një vjedhje të pashembullt të tokës publike. E sfidoj publikisht Erion Veliajn që të ballafaqohemi me fakte për këtë plan betonizimi dhe të mos fshihet pas propagandës sepse qytetarët nuk i besojnë më mashtrimet e tij.”

Në këtë zonë aktualisht ndodhet Garda e Republikës, oborri i saj dhe pjesa e gjelbër e qytetit./abcnews.al

INA-ZHUPA-1-1280x853.jpg
ent ela15:34 | 27/08/2018

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa përmes një deklarate për shtyp tha se Rama dhe Veliaj kanë përgatitur fillimin e një krimi tjetër mjedisor dhe grabitje të pronës publike për planin e tyre të pasurimit dhe pastrimit të parave nëpërmjet kullave. Sipas Zhupës, destinacioni i radhës është Liqeni Artificial i Tiranës.

Deklaratë e zëdhëneses Ina Zhupa

Rama dhe Veliaj kanë përgatitur fillimin e një krimi tjetër mjedisor dhe grabitje të pronës publike  për planin e tyre të pasurimit dhe pastrimit të parave nëpërmjet kullave. Pasi kanë ngritur kullën e stadiumit dhe po tentojnë të bëjnë kullat të teatri, destinacioni i radhës janë pikërisht mushkëritë e vetme të qytetit, Liqeni Artificial i Tiranës.

Betonizimi i Liqenit të Tiranës është afera e radhës kriminalo-korruptive e Ramës dhe Veliajt.

Sipas dokumentave zyrtare që disponojmë është planifikuar në Planin e Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Tiranë që është miratuar me vendimin nr.1 datë 14.4. 2017  nga Këshilli Kombëtar i Territorit, zona e Gardës së Republikës prej 25 004 m2 , është emërtuar TR169 dhe plani zhvillimor i ka dhënë destinacion zonë për ndërtime të larta.

Në kriteret e vendosura të tipologjisë së ndërtimit për këtë zonë TR169 ku shtrihet oborri i Gardës së Republikës , zona është miratuar me destinacion që do të ndërtohen struktura lineare të gjata që quhen kullë, ku do të ofrojnë shërbime biznesi, banimi, parkingje etj.

Për ta bërë planin efektiv Këshilli i Ministrave me vendimin  Nr. 406, datë 4.7.2018 ka miratuar kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë hapësirën prej 25 004  m2 që ishte pjesë e Gardës së Republikës.

Tani Veliaj e ka rrugën e hapur që mbas fasadës së personit që do bëj Hyrje për Parkun siç e ka quajtur projektin e kullave, të ndërtojë për interesa të mafias së ndërtimit dhe të drogës kulla në tokën publike, në një nga zonat që duhet të ishin të mbrojtura me ligj.

Partia Demokratike është dhe do jetë gjithmonë kundër këtij plani të Veliajt dhe Ramës. Qytetaret e Tiranës duhet te reagojnë sa nuk është vone pasi Tirana po shkatërrohet çdo dite dhe po behet e pajetueshme nga masakra urbane e babëzisë së Veliajt.

Tirana është për Ramën dhe Veliaj thjesht një mundësi për të pastruar paratë e krimit dhe për përfitim personal.

Shëndeti i qytetarëve të Tiranës nuk është i sigurt me një kryebashkiak që betonizon me kulla qytetin. Erion Veliaj nuk është kryebashkiaku që meritojmë. /abcnews.al

 

 

 

Ina-Zhupa-1280x853.jpg
ent ela12:59 | 22/08/2018

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa përmes një deklarate për media ka akuzuar kryebashkiakun Veliaj se nuk jep llogari për rastet skandaloze të rënies së zjarrit në çerdhet e Tiranës. Demokratët kërkojnë me urgjencë nisjen e kontrollit të standardeve të sigurisë si dhe reagimin e prokurorisë.

Deklaratë e zëdhënëses së PD Ina Zhupa

Në Tiranë mbrëmë një tjetër çerdhe, në mes të bllokut, u përfshi nga flakët. Fati deshi që të mos kishte fëmijë dhe punonjës të lënduar. Për fat, edhe shpërthimi i tmerrshëm i pak ditëve më parë ndodhi, kur në çerdhen 14 nuk kishte fëmijë apo kujdestarë. Çerdhet, kopshtet, shkollat ne Tiranë nuk duhet të jenë në dorë të fatit, por të kenë standarte që garantojne sigurinë e fëmijëve.

3 vjet më parë, Erion Veliaj, doli 31 ditë rresht në ekrane, duke inauguruar te ashtuquajturin rikonstruksion falas të 31 çerdheve të Tiranës. Por përveç propagandës me ngjyra, Erion Veliaj nuk përmendi asnjëherë masat e marra për sigurinë në kopshte dhe çerdhe, për të cilat bashkia që ai drejton është përgjegjese direkte.

Qytetarët duan të dijnë pse nuk reagon Erion Veliaj për dy rastet skandaloze të rënies së zjarrit në çerdhet e Tiranës, por vazhdon me propagandën bajate, sikur të mos ketë ndodhur asgjë.

Në vend që të japë llogari për shqetësimin e prindërve dhe në vend që të nisë me urgjencë kontrollin e sigurisë dhe të standardeve në çerdhe dhe kopshte, Erion Veliaj fshihet pas përhapjes së lajmeve për zjarrvënie të qëllimshme.

Nëse është kështu, Policia duhet të sqarojë urgjentisht këtë situatë, e cila, po të verifikohet si e vërtetë, përbën një akt terrorist, që duhet të kishte ngritur shtetin në këmbë. Por, nëse rezulton se Veliaj po përpiqet të viktimizohet, ai dhe kushdo tjetër duhet të merret në përgjegjësi penale për pengimin e drejtësisë për përhapjen e lajmeve të rreme.

Partia Demokratike kërkon që të nisë me urgjencë kontrolli për sigurinë dhe standartet në të gjitha çerdhet, kopshtet dhe shkollat publike dhe private.

Qytetarët presin që, të paktën në rastin e sigurisë së fëmijëve, prokuroria të mos veprojë si një shërbëtore e verbër e pushtetit, kryebashkiakut dhe mafias së ndërtimit në Tiranë.

Fëmijët në Tiranës nuk janë të sigurt me një kryebashkiak që i përdor për fasadë. Erion Veliaj nuk është kryebashkiaku që meritojmë. /abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono