imunitet

venezuele.jpg
G. P.23:50 | 10/05/2019

Kriza në Venezuelë vijon të përshkallëzohet. Autoritetet janë vënë në ndjekje të elementëve kryesorë të opozitës, të cilët të gjendur pa imunitet po kërkojnë strehim nëpër ambasada.

Tre anëtarë të opozitës venezueliane janë strehuar në ambasadat e huaja, pasi kanë humbur imunitetin politik. Në tërësi janë 10 ligjvënësit që iu është hequr imuniteti pasi Gjykata Supreme deklaroi se duhet të hetohen për komplot, rebelim dhe tradhti.

Opozita e udhëhequr nga Huan Guaido u përpoq të nxiste javën e kaluar një rebelim ushtarak kundër presidentit Nikolas Maduro, por nuk ia arriti qëllimit. Zëvendësi i tij, Edgar Zambrano u arrestua ditën e mërkurë dhe gjykata urdhëroi menjëherë që ai të mbahet i mbyllur në një burg ushtarak në Karakas.

Zambrano e raportoi live në Twitter arrestimin e tij nga agjentët e shërbimeve sekrete, duke thënë se autoritetet rrethuan makinën e tij dhe më pas e zhvendosën me një vinç kur ai refuzoi të dilte jashtë.

Guaido, lider i opozitës që kontrollon Asamblenë Kombëtare të Venezuelës, u vetëshpall president i përkohshëm i vendit në janar. Ndërsa statusi i tij është njohur nga më shumë se 50 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe shumicën e vendeve latine, presidenti Maduro gëzon ende besnikërinë e forcave të armatosura dhe mbështetjen e vendeve si Rusia dhe Kina.

Të premten, administrata amerikane vendosi sanksione ndaj dy kompanive tregtare dhe dy anijeve çisternë të përfshira në tregti me Venezuelën./ABC News Albania 24/7

gruevski.jpg
G. P.11:56 | 27/10/2018

Gjykatësja Dobrila Kacarska, në Maqedoni, i ka dërguar njoftim kryetarit të Parlamentit, Talat Xhaferit se dënimi me 2 vjet burg i Nikolla Gruevskit është i plotfuqishëm dhe se ai duhet të vuajë dënimin. Kjo ka të bëjë me rastin “Tanku”, ku Gruevski bashkë me ish-ministren e Brendshme janë të dënuar për keqpërdorim detyre dhe ndikim antiligjor për blerjen e një makine të blinduar “Mercedes-Benz” me një vlerë prej 600 mijë euro, një rast i hetuar nga Prokuroria Speciale. Njoftimi i gjykatëses bazohet në nenin 59 të rregullores së Kuvendit dhe pasohet nga procedura për marrjen e mandatit të deputetit përmes Komisionit për Rregulloren dhe Imunitetin dhe më pas Kuvendit./abcnews.al

bakteret.jpg
G. P.21:24 | 30/03/2018

Antibiotikët mund të jenë një nga rreziqet më të mëdha që kërcënojnë njerëzit.

Ekspertët shqetësohen se antibiotikët mund të dëmtojnë sistemin imunitar të trupit pasi në momentin që shkatërrojnë bakteret që shkaktojnë infeksione bakterale në zorrë, dëmtojnë edhe ato “miqësoret”, që i shërbejnë imunitetit.

Sipas studimit më të ri, kjo çon në rritjen masive të shanseve për prekjen nga infeksione, viruse, të cilat mund të jenë edhe me pasoja fatale për jetën.

Sipas “The Sun”, studiuesit e kanë eksperimentuar këtë gjë me minjtë me disa raste të ndryshme sëmundjesh. Vetëm një e pesta e minjve që morën antibiotikë arritën të mbijetojnë.

Megjithatë, ekspertët thonë se në mënyrë që zbulimi më i ri të konfirmohet, duhet provuar tek njerëzit, për shkak se kanë një sistem të ndryshëm zorrësh me atë të minjve./abcnews.al

22834469_10212541423469537_1292001774_n.jpg
us er12:07 | 25/10/2017

Parlamenti voton dhënien e autorizimit për kontrollin personal, atë të banesës si dhe konfiskimin e pasaportës së deputetit Saimir Tahiri me 75 vota pro dhe 60 kundër. Pesë ishin deputetët të cilët nuk votuan. Raporti i miratuar ishte ai i propozuar nga mazhoranca. Edhe raporti i demokratëve, të cilët pranonin çdo kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, përfshi atë të arrestit të mundshëm, u hodh në votim. Rezultati tregoi një ngurtësi milimetrike në vendimmarrjen e deputetëve, prej të cilëve 60 votuan pro, 75 kundër dhe 5 deputetë nuk votuan, duke e rrëzuar kështu kërkesën e plotë të Prokurorisë të mbështetur nga demokratët në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit.

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono