importi

balluku-1-1280x753.jpg
ent ela15:24 | 27/02/2019

Ministrja  e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka vendosur të shtyjë deri në 31 Dhjetor hyrjen në fuqi të vendimit të qeverisë që ndalon hyrjen e makinave të prodhuara para vitit 2009. Ky ndryshim është bërë që t’i mundësojë tregëtarëve zhdoganimin e të gjitha automjeteve që hyjnë në territorin e Shqipërisë deri në fund të këtij viti.

Rreth dy javë pasi i mbajti shënim ankesat e tregtarëve të automjeteve doli me një vendim.

“Shtyrjen e afatit të hyrjes në fuqi të kësaj vendimmarrje. Nga data 28 Shkurt 2019 që ishte në VKM 633, afati shkon në datën 31 Dhjetor 2019”, deklaroi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ligji i miratuar në Tetorin e vitit të kaluar vendoste kufizime lidhur me importet e makinave të përdorura me vjetërsi mbi 10 vjet. Ky ndryshim i ri i qeverisë i jep mundësi tregtarëve të zhdoganojnë automjetet e blera deri në 31 Dhjetor të vitit të shkuar. Ministrja Balluku njoftoi dhe vendosjen e standardeve të reja për emetimin e gazrave.

“Automjetet e përdorura që do të futen në territorin e Republikës së Shqipërisë duhet të përmbushin kushtet teknike Euro 4, ndërkohë që automjetet me kilometrazh 0 duhet të përmbushin kushtet Euro 5 dhe Euro 6”, tha ajo.

Kërkesat për ndryshime në ligjin për makinat e importuara kanë ardhur fillimisht nga qytetarët përmes platformës së bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al./abcnews.al

MAKINAT-AMERIKANE-KINA-1280x575.jpg
ent ela11:17 | 03/12/2018

Pekini do të “reduktojë dhe heqë” tarifat prej 40% të venodsura ndaj importimit të automjeteve amerikane në Kinë. Kjo është bërë e ditur nga presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump. Kina nuk ka komentuar njoftimin e kreut të Shtëpisë së Bardhë, të cilin e bëri përmes tuiterit pa dhënë shumë detaje. Lëvizja, nëse do të konfirmohet, do të mirëpritet nga industria e automjeteve e dëmtuar nga përshkallëzimi i luftës tregtare SHBA-Kinë. Presidenti Trump dhe Xi Jinping u dakordësuan për një armëpushim të përkohshëm në përplasjen e tyre.

Gjatë një darke në samitin e G20, ata u pajtuan që të mos rrisin tarifat për 90 ditë për t’i hapur rrugë bisedimeve. Dështimi për të arritur një marrëveshje do të kishte parë që tarifat mbi $ 200 miliardë mallra kineze të rriten nga 10% në 25% në fillim të vitit të ardhshëm dhe do të hapnin rrugën për tarifat shtesë për mallra kinezë. Të hënën, ministria e jashtme e Kinës tha se presidentët e Kinës dhe të SHBA kishin udhëzuar ekipet e tyre ekonomike që të punonin drejt heqjes së të gjitha tarifave pas takimit të G20, raportoi Reuters.

Lufta tregtare ka bërë që SHBA dhe Kina të godasin njëri-tjetrin me tarifa përshkallëzuese në përpjekje për të bërë prodhimet vendase të tyre më konkurruese. Uashingtoni thotë se politikat tarifore janë një kundërpërgjigje ndaj praktikave të padrejta të Pekinit. Që prej korrikut SHBA ka goditur Kinën me tarifa shumë të rënda dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe vendi komunist. Ndërkohë, analistët në të dy vendeve thonë se kjo luftë tregtare dëmton rëndë xhepin e konsumatorit pasi ngre çmimet e produkteve. /abcnews.al

RRITEN-EKSPORTET.mpg_snapshot_00.05-1280x704.jpg
G. P.17:41 | 19/11/2018

Rritja e eksporteve në vendin tonë gjatë 10 muajve të fundit duket se ka pësuar një rritje të kënaqshme dhe të paparashikuar. Sipas shifrave të publikuara nga INSTAT vetëm muaji Tetor ka shënuar një rritje prej 21% të eksporteve krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Eksportet shqiptare kanë pësuar një rritje gjatë muajit Tetor, duke ndihmuar në uljen e mëtejshme të defiçitit tregtar të vendit. Sipas INSTAT, eksportet e mallrave arritën vlerën 30 miliardë lekë, duke u rritur me 21%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Gjatë 10-mujorit të fundit, vendi ynë ka  eksportuar mallra në vlerën afro 262 miliardë lekë, në rritje vjetore me 16%. Eksporti i grupit të mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë u rritën me 37% krahasuar me 10-mujorin e vitit të kaluar.

Megjithatë sipas INSTAT grupi që dominon gjithnjë e më shumë eksportet shqiptare është ai i tekstileve dhe këpucëve, duke arritur në vlerën 104 miliardë lekë ose rreth 825 milionë euro. Fasonet janë ato që sjellin mbi 40% të eksporteve totale të vendit tonë.

Ndryshe nga ritmi i eksporteve, importet kanë një ritëm më të dobët. Krahasuar me 10-mujorin e vitit të kaluar, importet janë rritur me më pak se 3%. Rënia e importeve ka ardhur edhe për shkak të forcimit të lekut kundrejt monedhave të tjera, veçanërisht kundrejt euros./abcnews.al

KE-SQARIME-NGA-KOSOVA-_ABC-M1-T1.mpg_snapshot_00.44-1280x720.jpg
G. P.19:15 | 07/11/2018

Komisioni Evropian i ka kërkuar Kosovës sqarime urgjente për vendosjen e tarifave për importin e mallrave nga Serbia dhe Bosnja. Sipas Brukselit, kjo vendoje taksash shkel marrëveshjen e tregtisë së lirë për Evropën Qëndrore.

Masat e anonçuara nga qeveria e Kosovës për rritjen me 10 % të takasave për importin e mallrave nga Serbia dhe Bosnja-Hercegovina janë dhunim i marrëveshjes së tregtisë së lirë për Europën Qëndrore, CEFTA » Ky është qëndrim i Komisioni Europian, i cili i kërkon qeverisë së Kosovës të tërhiqet nga ky hap i papritur, siç e ka artikuluar në konferencën e mesidtës së ekzekutivit europian, Maja Koçijançiç.

Maja Kocijançiç, zëdhënëse e KE-së: «Ne presim sqarime urgjente nga qeveria e Kosovës në përgjigje të anonçimit të papritur për rritje me 10% të taksave për importin e mallrave nga Serbia dhe Bosnja-Hercegovina. Këto masa janë dhunim i qartë i detyrimeve që Kosova ka në kuadrin e CEFTEs, presidencën e të cilës mban aktualisht. Ne presim që Kosova të përmbushë detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja e CEFTË-s dhe dhe i kërkojmë autoriteteve të Kosovës të tërhiqen nga ky hap. Ne besojmë, që ky vendim cënon bashkëpunimin rajonal, përfshirë këtu edhe zonën ekonomike rajonale dhe nuk është në përputhje me parimet që përmban marrëveshja e asocim-stabilizimit midfis BE-së dhe Kosovës »

Por pyetja nëse patur reagime të tilla nga Komisioni Europian kur hapa të ngjashëm janë anonçuar nga Serbia apo vende të tjera të rajonit, nuk ka gjetur përgjigje. Komisioni Europian ka lënë në pikëpyetje trajtimin e njëjtë të vendeve që kanë nënshkruar marrëveshje të CEFTW-s. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono



TE FUNDIT