imami

xhamii.jpg
ent ela09:34 | 12/04/2019

Imami nga Peja, Ramë Blakaj, ka ndërruar jetë pasditën e djeshme.

Klan Kosova merr vesh që shkak i vdekjes ishte një incident me rrymën elektrike në xhaminë e fshatit Novosellë të Pejës.

Këtë rast për klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Me datën 11.04.2019 është informuar Policia për një rast në Novosellë në Pejë nga dëshmitarët e ngjarjes. Patrulla ka arritur në vend dhe ka vërejtur viktimën në dysheme”.

“Në vendngjarje ka arritur emergjenca me ekipin. Hetimet për këtë rast kanë filluar, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”.

Imami me prejardhje është nga fshati Vrellë e Istogut, ndërsa detyrën e tij e kishte ushtruar në xhaminë e fshatit Novosellë.

Para dy muajsh, Ramë Blakajt i kishte vdekur edhe vëllai i tij 40 vjeçar. /klankosova

BYRO-DT-18-SHKURT.mpg_snapshot_08.20-1280x720.jpg
ent ela21:30 | 18/02/2019

“Djegia e mandateve të opozitës tregon këmbëngulje dhe vendosmëri”. Është ky qëndrimi i të ftuarve në studion e Byro Politike të Juli Xhokaxhi.

Për ish deputetin demokrat Arben Imami ky vendim kërkon një mençuri shumë të madhe, pasi mund të sjellë pasoja katastrofike për vendin, por edhe për PD-në.

Imami: “Ky është fundi, pas kësaj nuk ka. Ky vendim do një mençuri shumë të madhe që të mos sjellë pasoja katastrofike të vendit. Kostot politike mund të jenë shumë të mëdha, mund të çojnë deri në shuarjen e PD. Është një veprim që do matur mirë. Ai që do marrë vendimin e duhur dhe ta nxjerrë matanë. Zgjedhja është e vështirë. Mbështetjen e ka pasur, por përgjegjësia është e tij”.

Për Gjergji Bojaxhiun vendimi për djegien e mandateve tregon vullnet e kembëngulje, por ai thekson se nëse zëvendësohen me të njëjtat mjete qytetarët do vijojnë të përballen me të njëjtat probleme

Bojaxhi: “Mendoj që tregon një lloj vendosmërie dhe këmbënguljee të fortë për të thënë që unë nuk jam më pjesë e lojës. Nëse ne kemi të njëjtat mjete që të zëvendësojmë këtë që kemi, qytetarët do vazhdojnë të përballen me të nëjtat probleme. Buron në mënyrën si administrohet PD. Nëse ne nuk ndryshojmë modelin ne thjesht do përsërisim të njëjtën gjë”.

Nga ana tjetër Artan Hoxha u shpreh se ky vendim erdhi në momentin e duhur pas mitingut, që i bën presion mazhorancës për të reflektuar.

Hoxha: “Sot është marrë vendimi që qeverisë t’i bëhet presion përmes djegies së mandateve dhe mazhorancës i duhet dhënë kohë për të refketkuar punë ditësh a javësh. Nëse do reflektojë për të qenë dakord për marrëveshje për qeveri tranzitore, nëse nuk refkleton dhe mandatet do digjen afrimi i datës do rrisë presionin shoqëror dhe ndërkombëtar mbi këtë mazhorancë se opozita e ka ndarë menjden. Momenti i vendimit erdhi natyrshëm dhe nuk ndodh si një rrufe në qiell të pastër. Pas atij mitingu ishte momenti i duhur, para mitingut ishte mjet i parakohshëm për tu’ përdorur. Betejat e mëdha e përmirësojmë çdo organizëm”.

Për gazetarin  Bejtja ky është një vendim me shumë të panjohura, pasi një kthim prapa e varros opozitën.

Bejtja: “Vendim i fortë, me shumë të panjohura se s’di si do kalohen juridikisht. Opozita kur e ka bërë këtë akt duhet të ketë pasur parasysh do e ndjekë a jo populli, se një kthim prapa, qoftë dhe një marrëveshje si e 17 majit e varros opozitën”.

I pyetur nëse Basha hap ofertën që Imami të rikthehet në PD si kontributor, ish deputeti demokrat tha se  kjo nuk mjafton, nëse Basha nuk ndahet nga kthetrat e Ramës

Xhokaxhi: Në rast të djegies së mandateve, nëse Basha hap ofertën e madhe ju riktheheni si kontributor në PD?

Imami:Jo nuk mjafton. Nëse Basha për çfarëdo lloj arsyeje, nëse nuk denoncon traktatin e fshehtë të 17 majit, ky nuk bën dot opozitë se do t’i thotë ai artist. Ndarje e qartë e kreut të PD nga kthetrat e kreut të PS është në interesin tim si anëtar i PD dhe kjo është arsyeja themelore që unë të mbështes një akt që është më radikali dhe ekstremi. Është një vendim që do merret dhe është shumë serioz. Nuk mund të futem në lojëra politike”.

/abcnews.al

 

aktori-1280x734.jpg
ent ela21:54 | 05/02/2019

Pavarësish debatit të gjerë të bërë për shembejn e Teatrit duket se spektatroi nuk e ka braktisu atë. Aktori Artan Imami i ftuar në “Provokacija”, është shprehur se Teatri nuk është në krisë, por në krizë është spektatori.

 “Është një fjalë e zgjuar; Asnjëherë Teatri nuk është në krizë, nëse mungon spektatori në krizë është spektatori. Një qytet që nuk kujdesat saç duhet sidomos për Teatrin është një qytet i cili nuk kujdeset për gjërat kryesore, duke përjashtuar bukën dhe ujin. Ai që është i apasionuar me siguri do të gëzohet nëse do t’i dhurohet një godinë e re me kushte optimale për të shijuar një vepër teatrore. Njeriu kur niset për në Teatër nuk niset për të parë godinën, niset për të parë një ngjarje teatrore, e cila përbehet nga pjesa dhe aktorët. Dhe në momentin që bie ajo errësira, e cila është një kuti magjike që kur ndriçohet, ndroçon disa personazhe dhe në atë moment me siguri spektatori ka ardhur për atë ngjarje, nuk ka ardhur për gjëra të tjera. Kështu që po i krijove kushte më të mira për të parë një shfaqje teatrore aq më mirë është për të. Nuk ka arsye pse ta largojë”./abcnews.al

vlcsnap-error766-1280x720.jpg
us er12:03 | 04/01/2018

Autoritetet turke kanë lëshuar 70 urdhër-arreste për persona të dyshuar se mbështesin lëvizjen e imamit Fetullah Gylen, i cili akuzohet për organizmin e grushtit të dështuar të shtetit. 58 prej tyre janë ushtarë në shërbim.

Drejtësia turke lëshoi urdhër arresti për 70 persona, duke përfshirë 58 ushtarë në shërbim, të dyshuar se mbështesin imamin Fethullah Gylen, i akuzuar për nxitjen e grushtit të dështuar të korrikut 2016, njoftoi media të enjten. Këto urdhër-arresti mbërrijnë pas një operacioni policor në krahinën e Konias në qendër të vendit dhe bastisjeve të njëkohshme anembanë Turqisë, njofton agjencia e lajmeve Anadolu.

Dymbëdhjetë nga 70 të dyshuarit tashmë ishin larguar nga pozicionet e tyre në forcat e armatosura, thotë agjencia. Arrestimet e të dyshuarve si Gylenist janë pothuajse të përditshme në Turqi si pjesë e goditjes që pasoi grusht shteti i dështuar i 15 korrikut 2016. Në ekzil në Shtetet e Bashkuara, Fethullah Gylen mohon çdo përfshirje.
Më shumë se 50,000 njerëz, duke përfshirë mijëra zyrtarë qeveritarë dhe anëtarë të forcave të sigurisë, janë arrestuar dhe ndaluar në pritje të gjykimit. Ndërkohë që edhe 150.000 person të tjerë janë pushuar ose pezulluar nga detyra për shkak tëp o të njajtave dyshime për përfshirje apo mbështetje të grushtit të dështuar të shtetit./abcnews.al

vlcsnap-error138.jpg
us er10:05 | 01/11/2017

Është dëbuar nga Italia për tu rikthyer sërish në Kosovë imami Idriz Idrizovic, 39 vjecari nga Kosova i cili ndodhej në Itali që nga viti 2007. Ai konsiderohet si një subjekt i rrezikshëm për sigurinë kombëtare italiane si dhe ekstremist në predikimet e tij. Autoritetet italiane e morën nga banesa e tij ku jetonte me bashkëshorten dhe pesë vajzat të moshave nga 4 deri në 15 vjec për ta larguar nga vendi. Imami kosovar Idriz Idrizovic punonte në një kooperativë milaneze ndërsa ishte në listë pritjeje për të përfituar një banesë sociale. Autoritetet italiane kishin kohë që monitoronin veprimet e shtetasit kosovar pasi kishte lidhje me predikues ultraradikalë.

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono