Ilir Meta

74573205_2560735930639331_5169638442392354816_o.jpg
G. P.17:53 | 22/10/2019

Fotoja që postoi Presidenti Ilir Meta këtë të martë me lideren e Mijanmarit, Aung San Suu Kyi, është “bombarduar” me komente negative. Persona të ndryshëm kanë shkruar në foton e Presidentit, duke i kujtuar se Aung San Suu Kyi është një kriminele pasi ka kryer masakër ndaj popullsisë myslimane.

 “Kjo është më e zezë se Rama, e mbyti popullin e vet”, shkruan një komentues.

“Për çfarë paqeje po flet President. Po kjo kriminele është. Po a nuk e sheh se çdo kush po marrin Çmime Nobel krejt kriminelat dhe përkrahësit e tyre”, shkruan një tjetër.

“Kjo ka kry gjenocid. S’ka lidhje me demokraci”, thotë një person tjetër.

“Nobelin e mban, se nuk ka rregull për t’ja hequr. Ajo tashmë është e kundërta e asaj që ishte, në kohën që fitoj Nobelin.
Megjithatë takimet e bisedimet, janë gjithmonë të mira”,
shkruan një komentues.

“Turp, kjo i vret për çdo ditë popullsinë e saj me përkatësi islame”, thotë një tjetër.

“Turp President me kë jeni takuar. E dini çfarë masakre ka kryer në Birmani ndaj grave e fëmijëve??? Turp, turp”, shkruan një tjetër.

“Zoti President, informohu mirë se duhet të kenë gënjyer. Nuk është aq zonjë e mirë kjo”, thotë një komentues.

Presidenti Ilir Meta publikoi në profilin e tij në Facebook një foto me lideren e Mijanmarit  duke theksuar se ajo është një shembull për demokracinë në të gjithë botën.

“Ishte kënaqësi të takoja sot Nobelisten e Paqes të mirënjohur, Aung San Suu Kyi, zonjë e jashtëzakonshme dhe shembull frymëzimi për demokraci në mbarë botën!”, shkruante Meta në Facebook.

Aung San Suu Kyi akuzohet për spastrik etnik dhe genocid ndaj minoritetit Rohingya në Mijanmar. Amnesty International raporton se në vitin 2017 janë përndjekur dhe shpërngulur prej kërcënimit të vrasjeve, përdhunimeve dhe shfarosjes plot 700 mijë banorë Rohingya të Mijanmarit duke gjetur strehim në Bangladesh dhe shtetet e tjera përreth.

Eksodi i Rohingya-ve nga Mijanmari ka qenë edhe është kryetemë në mediat botërore.

Në verën e këtij viti OKB publikoi një raport mbi krizën e këtij minoriteti të Mijanmar duke i gjetur të mbështetura një pjesë të akuzave për spastrim etnik, ndërsa e cilëson një dështim të vërtetë performancën e përfaqësuesve të tij gjatë viteve të shkuara në këtë vend.

Ndërkohë, raporti nuk gjeti një lidhje direkte mes Aung San Suu Kyi dhe krimeve ndaj këtij minoriteti duke ia hedhur përgjegjësinë ushtrisë./abcnews.al

gjykata-kushtetuese-1280x703.jpg
G. P.17:09 | 22/10/2019

Pasi dekretoi Besnik Muçin si anëtar të Gjykatës Kushtetuese, Presidenti rihapi garën për “Vakancën e parakohshme” e krijuar dorëheqja e ish-gjyqtarit Besnik Imeraj. Ky është vendi i dytë vakant nga 3 që duhet të plotësohen nga Institucioni i Presidencës.

Edhe dy emra i kanë mbetur presidentit Ilir Meta për të propozuar si anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Të parin e dekretoi,ndonëse nuk ka kaluar ende procesin e rivlerësimit në të tri shkallët e Vettingut.

Pas Besnik Mucit, kreu i shtetit ka rishpallur listën për plotësimin e Vakancës së Përkohshme që ka krijuar dorëheqja e ish gjyqtarit Besnik Imeraj. 6 janë gjyqtarët që kërkojnë vendin e ish kolegut të tyre: Dedë Kasneci, Envi Hicka, Prelë Martini, Shaqir Hasanaj,Vasil Bendo,Vjosa Bodo Mujo.

“Lista e aplikantëve të mësipërm, së bashku me dokumentacionin e dorëzuar prej tyre do t’i përcillet menjëherë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me qëllim që ky organ të revokojë/shfuqizojë Vendimin nr.137, datë 21.09.2019 të pezullimit të procedurës së verifikimit, si dhe vijimin e procesit për verifikimin dhe vlerësimin e të gjitha kandidaturave për plotësimin e këtij vendi vakant, sipas ligjit.”

Procedura e verifikimit të kandidatëve u pezullua nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi pas skualifikimit nga gara të Zhaklina Peto duke mbetur në garë vetëm dy kandidatë nga tre që ishte minimumi i lejuar.

Gjykata Kushtetuese ka pushuar së funksionuar prej afro dy vitesh pas dorëheqjeve dhe shkarkimeve të gjyqtarëve nga procesi i Vettingut. Aktualisht nga 9 anëtarë vetëm dy janë në Gjykatën Kushtetuese, Vitore Tusha me mandat të përfunduar dhe Besnik Muçi që vazhdon ende betejën e Vettingut./ABC News Albania 

74573205_2560735930639331_5169638442392354816_o.jpg
Autor E16:42 | 22/10/2019

Presidenti Ilir Meta ka publikuar në profilin e tij në Facebook një foto me lideren e Mijanmarit, Aung San Suu Kyi duke theksuar se ajo është një shembull për demokracinë në të gjithë botën.

“Ishte kënaqësi të takoja sot Nobelisten e Paqes të mirënjohur, Aung San Suu Kyi, zonjë e jashtëzakonshme dhe shembull frymëzimi për demokraci në mbarë botën!”, shkruan Meta në Facebook, ndërkohë që ka marrë një numër të madh reagimesh negative pasi Aung San Suu Kyi akuzohet për spastrik etnik dhe genocid ndaj minoritetit Rohingya në Mijanmar.

Amnesty International raporton se në vitin 2017 janë përndjekur dhe shpërngulur prej kërcënimit të vrasjeve, përdhunimeve dhe shfarosjes plot 700 mijë banorë Rohingya të Mijanmarit duke gjetur strehim në Bangladesh dhe shtetet e tjera përreth.

Eksodi i Rohingya-ve nga Mijanmari ka qenë edhe është kryetemë në mediat botërore.

Në verën e këtij viti OKB publikoi një raport mbi krizën e këtij minoriteti të Mijanmar duke i gjetur të mbështetura një pjesë të akuzave për spastrim etnik, ndërsa e cilëson një dështim të vërtetë performancën e përfaqësuesve të tij gjatë viteve të shkuara në këtë vend.

Ndërkohë, raporti nuk gjeti një lidhje direkte mes Aung San Suu Kyi dhe krimeve ndaj këtij minoriteti duke ia hedhur përgjegjësinë ushtrisë. /abcnews.al

ulsi-manja-per-meten.jpg
G. P.14:26 | 19/10/2019

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit do të mbyllë punën përpara 8 dhjetorit. Kryesuesi i hetimit, Ulsi Manja thotë për ABC Neës se mazhoranca do të japë një votë politike për shkarkimin e Ilir Metës, ndërsa vlerësimin kushtetues do ta bëjë vetëm Gjykata Kushtetuese kur të jetë funksionale.

Opinioni përfundimtar i Komisionit të Venecias nuk i ka bindur socialistët të pushojnë hetimin parlamentar për shkarkimin e presidentit. Përkundrazi.

“Brenda afatit të ri që morëm nga Kuvendi, komisioni hetimor do ta përfundojë punën e vetë. Do të zbatojmë planin përfundimtar të hetimit të miratuar nga Komisioni”.

Ulsi Manja që drejton komisionin hetimor, shpjegon për ABC News se çfarë ka ngelur ende për t’u bërë nga hetimi.

“Do të administrohen provat shkresore, dhe këtu e kam fjalën për opinionin paraprak dhe final të Komisionit të Venecias, do të administrohet dhe shkresa e ardhur nga Presidenti i Republikës lidhur me arsyet që e shtynë të anulojë 30 qershorin, duke respektuar tërësisht klauzolat ligjore për informacionin e klasifikuar “sekret shtetëror””.

Komisionit i përfundon mandati hetimor në 8 Dhjetor.

“Komisioni është i detyruar të mbyllë punë që i ka ngarkuar Kuvendi me vendimin nr 84 të vitit 2019. Është një komision që i kërkohet  një vlerësim në aspektin ligjor nëse Presidenti e ka shkelur ose jo Kushtetutën, dhe raporti i këtij komisioni hetimor i tillë do të jetë. Më pas seanca plenare vendos politikisht për shkarkimin e Presidentit të Republikës”.

Dhe pse janë të bindur që Meta e ka shkelur Kushtetutën duke çdekretuar 30 qershorin si datë zgjedhjesh, Ulsi Manja nuk është gati të pohojë votën e tij pro shkarkimit.

“Nuk kam asnjë arsye të paragjykoj votën time e as qëndrimin tim. Unë qëndrimin tim do ta shpreh në komisionin hetimor që unë drejtoj dhe votën time do ta shpreh në seancë plenare së bashku me gjithë kolegët e mi të mazhorancës”.

Socialistët do të votojnë shkarkimin, por topi do të ngelet në derën e Gjykatës Kushtetuese.

“Votimi në parlament është votim politik, ndërsa Gjykata Kushtetuese është institucioni i vetëm kushtetues që do të japë një vlerësim në aspektin kushtetues dhe ligjor për këtë procedurë shkarkimi”.

Teksa kjo gjykatë nuk është ende funksionale e plotësimi duket i largët, Ilir Meta do të vazhdojë të jetë në krye të shtetit./ABC News Albania

download-1.jpg
G. P.12:58 | 18/10/2019

Asambleja e Akademisë së Shkencave i jep të drejtën që të ushtrojë detyrën kryetarit Skënder Gjinushi. Vendimi u mor sot në një mbledhje me dyer të mbyllura të Asamblesë së Akademisë së Shkencave.

“E papranueshme që tentuan të rrëzojnë mandatet e fituara, pasi ligji nuk e cenon. Presidenti ka për detyrë vetëm të emërojë. Ligji i ri nuk ndryshon kriteret e zgjedhjes, vetëm është më i qartë. Kjo është përpjekja e dëshpëruar e Presidentit për të gjetur ndonjë lajthitje. Dorëheqja është shumë e qartë. Pa lindur ju unë kam qenë anëtar në Akademinë e Shkencave. Dorëheqja është 15.5.2019. Dorëheqja është vendim personal. Vetëm këtu në Shqipëri ndodh që dorëheqja hyn në fuqi kur një tjetër do”, tha Skënder Gjinushi në përfundim të mbledhjes së Asamblesë.

Në mbledhjen e asamblesë ishte i pranishëm dhe akademiku Artan Fuga, i cili ka kundërshtuar zgjedhjet në ASH dhe ligjin e saj. Ai ka kundërshtuar edhe vendimin e Asamblesë që u mor sot.

Të drejtën e Gjinushit për të ushtruar detyrën e kryetarit të ASH-së, Artan Fuga e konsideron si uzurpim.

“Çështja do të shkojë deri në Gjykatën Kushtetuese”, mësohet të jetë shprehur Fuga.

Skënder Gjinushi, u shpall kreu i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë më 24 Maj të këtij viti. Ai nuk kishte përballë askënd në garë, por mori 35 vota pro 6 kundër.

Për herë të parë pas ndryshimeve ligjore të 2008 votoi edhe shkrimtari i njohur Ismail Kadare përmes postës elektronike. Ndërsa akademiku Artan Fuga nuk ishte i pranishëm, pasi sipas tij këto zgjedhje janë në kundërshtim të plotë me rregulloren që parashikon Akademia.

Zgjedhjet u mbajtën me ligjin që ishte në fuqi, pasi projektligji ishte duke u shqyrtuar në komision. Më herët presidenti Meta nuk dekretoi Skënder Gjinushin në krye të e Akademisë së Shkencave./abcnews.al

BESNIK-MUCI-NE-KPA-ABCM1T2.mpg_snapshot_00.04-1280x720.jpg
G. P.10:33 | 16/10/2019

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar emërimin e Besnik Muçit si gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese. Emri i Besnik Muçit u përzgjodh nga lista me katër anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ku bënin pjesë Arta Vorpsi, Elsa Toska, Besnik Muçi dhe Regleta Panajoti.

Kreu i Shtetit në arsyetimin e tij thotë se Besnik Muçi gëzon integritet të lartë moral, etik dhe cilësi të larta profesionale, të cilat janë kërkesa të domosdoshme dhe në koherencë me besimin që kërkon publiku për të qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Presidentit të Republikës Muçi, përgjatë karrierës së tij ka reflektuar aftësi vendimmarrëse dhe bashkëpunimi. Ndërsa nga karriera e tij si prokuror ka perfeksionuar aftësitë e tij profesionale në fushën e drejtësisë penale.

Aktualisht pjesë e trupës së Kushtetueses është vetëm gjyqtarja Viktore Tusha të cilës i ka përfunduar mandati./abcnews.al

konrad.jpg
G. P.23:33 | 15/10/2019

Presidenti Ilir Meta i ka bërë edhe njëherë thirrje klasës politike të reflektojë dhe të ulet në dialog për zgjidhjen e krizës. Në 10-vjetorin e fondacionit gjerman, “Konrad Adenauer” edhe kryedemokrati Basha foli për një program që do të vihet në funksion të zgjidhjes së krizës, ndërsa shprehu mirënjohje për rolin që Gjermania po luan për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Mbështetja e pakushtëzuar që Gjermania po jep në këto ditë vendimtare për Shqipërinë në lidhje me çeljen e negociatave zbut edhe mëritë personale edhe luftën politike.

Në 10 vjetorin e fondacionit gjerman “Konrad Adenauer”, ish-deputetja Topalli dhe kryedemokrati Basha shkëmbyen shikimet por jo duart, ndërkohë që ambasadori Borchardt qëndroi i heshtur pasgj ofendues që bëri ndaj protestuesve të Unazës pak ditë më parë.

Në emër të kësaj mbështetje të fortë që Gjermania ka dhënë për Shqipërinë, Presidenti Ilir Meta ripërsëriti apelin e tij për dialog politik mes palëve.

Mirënjohjen ndaj rezolutës së Bundestagut Gjerman nuk e fshehu as kreu i demokratëve, Lulzim Basha. Përmes një plani që po bëhet edhe nën asistencën e gjermanëve kreu i opozitës shprehu bindjen se vullneti i tij është të zgjidh krizën politike.

Në përvjetorin e 10-të të fondacionit “Konrad Adenauer” nuk mungoi edhe Sali Berisha edhe përse përgjatë gjithë ditës kishte marrë dhe shkëmbyer mesazhe në përvjetorin e 75-të të jetës së tij.  /ABC News Albania

conte-3.jpg
G. P.22:36 | 15/10/2019

Kryeministri Italian, Xhuzepe Konte u angazhua në Tiranë se do të bëjë gjithçka që në fund të kësaj jave BE të hapë negociatat për Shqipërinë, por i kërkoi Edi Ramës që të zgjidhë krizën politike, duke i ofruar opozitës një paketë kompromisi.

Pas takimit dy palësh, në Konferencën e shtypit, të dy kryeministrat ishin në një linjë për negociatat.

“Italia e mbështet integrimin evropian të Shqipërisë, dhe ditën e enjte dhe të premte do ta mbështes në mbledhje këtë pozicion me shumë bindje dhe forcë. Populli është shprehur pro anëtarësimit, dhe insstitucionet duhet të ecin më tej që të mos i zhgënjejnë ata. Nëse shtyhet, do të kemi një zbehje të kësaj dëshire”, tha Conte.

Por, ndryshe nga kryeministri shqiptar që u përqendrua tek Ekonomia, kryeministri italian i la një detyrë konkrete Edi Ramës.

“Vëmendja jonë është e fokusuar edhe tek aftësia e Shqipërisë për të zgjidhur krizën e saj politike. Mazhoranca dhe opozita kanë të dyja interes ta zgjidhin këtë krizë në bazë të burimeve të tyre, pra, ta zgjidhin vetë. Është e rëndësishme që mazhoranca ti propozojë opozitës një platformë për të zgjidhur krizën përmes një dialogu konstruktiv, pa parakushte”.

Xhuzepe Konte i kërkoi kryeministrit Rama edhe më shumë bashkëpunim për të luftuar krimin e organizuar dhe trafiqet.  Kryeministri Italian, gjatë vizitës disa orëshe në Tiranë, u takua me kryeopozitarin Lulzim Basha dhe me Presidentin Ilir Meta./ABC News Albania

conte-2-1280x853.jpg
G. P.18:18 | 15/10/2019

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, priti sot në një takim Kryeministrin e Republikës së Italisë, Giuseppe Conte. Kreu i Shtetit Shqiptar vlerësoi partneritetin strategjik me Italinë dhe falenderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë Shqipërisë ndër vite në proceset e integrimit euro-atlantik të vendit.

Duke falenderuar për angazhimin konstant të Italisë në mbështetje të hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, Presidenti Meta tha se “ndjekim me shumë vëmendje të gjithë debatin mbi vendimin që do të merret në Samitin e 17-18 tetorit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shpresojmë që qasja realiste e çeljes në parim të negociatave, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të mbështetet nga të gjitha vendet anëtare”.

Presidenti i Republikës vlerësoi faktin se Italia mbetet një nga partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë. Gjithsesi, vijoi Presidenti, ne konsiderojmë që ka ende shumë mundësi për t’u përdorur në intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare. Në veçanti, presim një prani më të madhe të investitorëve italianë në Shqipëri, tha ai.

Një urë e fuqishme bashkëpunimi ndërmjet vendeve tona, tha Presidenti Meta janë edhe komuniteti arbëresh dhe emigracioni shqiptar në Itali. Presidenti inkurajoi që të rrisim bashkarisht përpjekjet për mbajtjen gjallë të gjuhës, kulturës e traditave të pasura shqiptare në vendin fqinj./abcnews.al

ilir-meta-2.jpg
nev ila13:27 | 14/10/2019

Ilir Meta e kishte gati reagimin për opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias. Menjëherë pas publikimit të dokumentit zyrtar në faqen e Komisionit, kreu i Shtetit rikonfirmoi se pretendimet e tij se nuk ka shkelur Kushtetutën me vendimin për të shtyrë zgjedhjet e 30 Qershorit u konfirmuan.

“Si asnjëherë tjetër, Opinioni përfundimtar pësoi ndryshime thelbësore nga projekti paraprak. Ndër konkluzionet kryesore u evidentua se:Presidenti i Republikës nuk ka shkelur Kushtetutën dhe nuk ka tejkaluar kompetencat e veta kushtetuese. Presidenti i Republikës pati qëllim legjitim, që synonte shmangien e gjakderdhjes, mbrojtjen e pluralizmit politik, ruajtjen e stabilitetit dhe të kredencialeve demokratike të vendit. Kompetencat kushtetuese të Presidentit nuk janë formale.  Dekretet e Presidentit janë në fuqi dhe nuk u sfiduan përpara asnjë gjykate. Zgjedhjet parlamentare kanë status më të lartë kushtetues se zgjedhjet vendore”.

Por ndryshe nga kreu i shtetit mendon kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka bindjen se Ilir Meta ka shkelur kushtetutën. Por pavarësisht kësaj vendimmarrjen ja lë në dorë Komisionit Hetimor.

Në mbledhjen e radhës së Komisionit Hetimor do të diskutohet edhe opinion përfundimtar i Komisionit të Venecias, për të vendosur nëse do të vijohet procedura për shkarkimin e kreut të shtetit apo jo./ABC News Albania


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono