ikardi

PARIS-SG-IKARDI-KEJLOR-NAVAS.mpg_snapshot_00.25-1280x720.jpg
ent ela13:41 | 03/09/2019

Paris Sen Zhermeni ishte fituesi i madh i ditës së fundit të transferimeve në futbollin europian. Kampionët e Francës morën Ikardin dhe portierin Navas, ndërsa nuk lejuan largimin e Nejmarit.

Ishte kritikuar shpesh për dështimet, por këtë herë u tregua më i forti.

Paris SG ua mori në kthesë të tjerëve në ditën e fundit të transferimeve në futboll, duke marrë ata që deshi, dhe duke mbajtur yllin kryesor që donte të largohej.

Mauro Ikardi bëri kalimin e madh nga Interi në kryeqytetin e Francës, një sukses ky edhe I klubit italian, pasi rinovoi fillimisht kontratën me zikaltërit, e duke u huazuar më pas tek PSG-ja.

Kampionët e Francës kanë të drejtë t’ia blejnë kartonin vitin tjetër për 70 milionë euro, nëse do të bien dakord.

Komentet janë që sulmuesi argjentinas është një zëvendësim për Edinson Kavanin, I cili po me shumë gjasë po i afrohet fundit të karrierës në Paris.

“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu, – u shpreh Ikardi në prezantim, – kalimi tek Paris SG është një hap I madh përpara në karrierën time. Është një mundësi e madhe për mua për të treguar veten. Shpresoj të arrijmë gjëra të mëdha së bashku”.

Ikardi, më së shumti dëshironte të shkonte tek Juventusi, por u detyrua të pranonte këtë zgjidhje, ndërsa besohet se e ka mbyllur gjyqin ne Interin.

Blerja tjetër e rëndësishme e kampionëve të Francës është ajo e portierit të Realit, Kejlor Navas, njërit prej gardianëve më të vlerësuar në botë.

Konkretisht, ishte një shkëmbim pasi në Madrid shkoi ish-portieri i PSG-së, Areola.

Arritje e madhe e klubit parizien ishte edhe mbajtja e Nejmarit.

Braziliani dëshironte me çdo kusht largimin, për tek Barcelona, ose edhe tek Reali I Madridit, por nuk ia doli.

Katalanasit nuk kishin financat e duhura për të përballuar çmimin e kërkuar nga presidenti Al Helaifi, ndërsa madrilenët besohet se dyshonin tek brishtësia fizike e Nejmarit, që dëmtohet shpesh.

Po ashtu, hamendësimet janë që Reali do të synojë Kilian Mbapenë verën e ardhshme. /abcnews.al

ikardi-1280x689.jpg
nev ila16:45 | 14/08/2019

Sulmuesi argjentinas, Mauro Ikardi është pranë transferimit te Roma. Verdh e kuqtë i kanë ofruar ish kapitenit të Interit një pagë prej 7.5 mln euro në sezon.

Mauro Ikardi i ka lënë afat skuadrës së Juventus edhe një javë për të vendosur rreth një transferimi të argjentinasit në Torino.

Mediat italiane raportojnë se ish kapiteni zi kaltër ka gjetur akordin me Romen por është në pritje të një oferte të Juventusit pasi synon kalimin tek kampionet e Italisë.

Bardh e zinjtë janë tërhequr disi nga gara për Ikardin pasi nuk po largojnë dot yjet e tjerë në sulm, një problem që është pranuar edhe nga trajneri Sarri.

Inter nuk e ka në planet Ikardin dhe nëse nuk largohet nga “San Siro” do të qëndrojë në stol. Roma i ka premtuar Ikardit një page prej 7.5 mln euro në sezon dhe është pranuar nga futbollisti. Edhe Napoli është në garë për Ikardin dhe janë të gatshëm të paguajnë 60 mln euro.

Një shifër e ulët nga ajo që pretendon skuadra e Interit.

Dëshira e drejtuesve të skuadrës së Interit është që Ikardi të vijojë karrierën tek Roma pasi në bisedime mund të përfshihej Edin Xheko si dhe diferenca nga skuadra romake.

Zi kaltërit pretendojnë të përfitojnë 40 mln euro dhe kartonin e sulmuesit ballkanas për të lënë të lirë argjentinasin./ABC News Albania 24/7

INTERI-LUKAKU-XHEKO.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ent ela13:40 | 28/07/2019

Kaos për transferimet e sulmuesve në Itali dhe Angli. Interi dhe Juventusi ende të paqartë për yjet që do të marrin.

Përgatitjet vazhdojnë, por trajnerët nuk janë aspak të qetë. Edhe pse Interi, Juventusi e Mançester Junajtidi po luajnë miqësoret e verës, dhe po përcaktojnë skemat me të cilat do të luajnë sezonin, shumëçka mund të ndryshojë.

Trajneri zikaltër, Antonio Konte, po e sheh të vështirë të realizohet dëshira e tij për të marrë Romelu Lukakun, pasi klubi vështirë se mund të shpenzojë 85 apo 90 milionë euro për kartonin e belgut, pavarësisht dëshirës së teknikut.

Me shpejtësi, Konte dhe drejtori sportiv Marota po kthehen tek objektivi tjetër, Edin Xheko.

Kartoni i sulmuesit të Romës nuk shkon më shumë se 20 milionë euro, ndërsa përvoja e tij I bën punë trajnerit interist.

Kryeqytetasit nuk kanë dëshirë të mbeten pa sulmuesin boshnjak, por Xhekos I përfundon kontrata në 2020, pra është thuajse e pamundur që të mbahet.

Konte po mendon edhe për një alternativë tjetër, dhe ky është Edinson Kavani i Paris SG.

Francezët duan 50 milionë euro për kartonin e uruguajanit, dhe Interi duhet të zgjedhë.

Përsa i përket Lukakut, për momentin duket se avantazhin e ka Juventusit.

Kampionët e Italisë kanë ofruar Paulo Dibalën si shkëmbim, ndërsa dy lojtarët kanë vlerë kartoni të përafërt.

Vështirësia kryesore për marrëveshjen është kërkesa e Dibalës për rrogën, që arrin në 9 deri në 10 milionë euro në sezon.

Interi, ndërkaq, ka edhe problemin tjetër që duhet Mauro Ikardi.

Sulmuesi duhet larguar me patjetër, veçse jo kushdo mund ta përballojë, apo ta dëshirojë, dhe një nga destinacionet e mundshme është Juventusi.

Nëse juventinët marrin Lukakun, atëherë Ikardi nuk u hyn në punë, dhe Kontes mund t’i mbetet në skuadër një lojtar problematik. /ABC news Albania 24/7

ROMA-KERKON-IKARDIN-ABCM5T1.mpg_snapshot_00.12-1280x720.jpg
ent ela15:40 | 26/07/2019

Sulmuesi i Interit, Mauro Ikardi ka përfunduar në objektin e skuadrës së Romës. Verdhekuqtë janë të gatshëm të ofrojnë 30 mln euro dhe shërbimet e ballkanasit Edin Xheko për të arritur te argjentinasi.

Mauro Ikardi është kryefjala e merkatos së kësaj vere në kampionatin Italian. Sulmuesi argjentinas është në një luftë të hapur me drejtuesit e klubit zikaltër, të cilët e kanë informuar se nuk është në planet e skuadrës për sezonin e ri. Jo vetëm kaq, por edhe tekniku i ri Antonio Konte nuk e grumbulloi në fazën përgatitore në Azi ku Interi po zhvillon ndeshjet miqësore. Megjithatë Ikardi ka theksuar në vazhdimësi se e mendon të ardhmen vetëm tek skuadra e Interit dhe jo diku tjetër. Qëndrimi i argjentinasit në San Siro po mban pezull merkaton e Interit sa i përket përforcimeve në fazen ofensive. Zikaltërit kanë një buxhet të kufizuar në merkato dhe shitja e Ikardit do të financonte blerjet e reja përfshi këtu Romelu Lukakun apo Edin Xheko.

Interesimi i Juventusit për Ikardin është zbehur disi, ndërkohe që Napoli insiston për shërbimet e 26 vjeçarit. Së fundmi në skenë është shfaqur edhe skuadra e Romës. Verdhekuqtë kërkojnë të transferojnë Ikardin duke përdorur në tratativa sulmuesin e kërkuar nga Interi, Edin Xheko. Sipas mediave italiane, Roma ofron kartonin e futbollistit boshnjak dhe 30 mln euro për argjentinasin. Një ofertë që ende nuk ka marrë një përgjigje nga drejtuesit e klubit zikaltër. Shifra totale është 50 mln euro, ndërkohë që Inter kërkon jo më pak se 60 mln për Ikardin. Gjithsesi Roma ofron futbollistin e shumë dëshiruar nga trajneri Antonio Konte dhe mes palëve mund të gjendet akordi.

Verdhekuqtë janë të gatshëm t’i ofrojnë bomberit një kontrate 5 vjeçare page prej 5 mln euro neto në sezon pa përfshirë bonuset. Ikardi preferon Juventusin, por kalimi në Torino duket shumë i vështirë, ndërkohë që Roma dhe Napoli janë dy pistat më të lehta për problematikin e Interit. /ABC News Albania 24/7

Ikardi-1.jpg
ad min21:15 | 17/07/2019

Sulmuesi i Interit Mauro Ikardi është gjithnjë e me larg zikaltërve. Argjentinasi nuk udhëtoi me skuadrën në Singapor dhe e ardhmja e tij është mes Juventusit dhe Napolit.

Në listën me 27 futbolliste tek skuadra e Interit që kanë udhëtuar në Singapor mungon Mauro Ikardi. Ashtu siç edhe pritej, ish kapiteni i zikaltërve Mauro Ikardi nuk është ftuar nga trajneri Antonio Konte. E njëjta gjë nuk ka ndodhur me Raxha Naingolan, i cili është ftuar pavarësisht se nuk është në planet e skuadrës.

Largimi i argjentinasit nga San Siro është i pashmangshëm. Menaxherja e Ikardit që njëkohësisht është edhe bashkëshortja, Vanda Nara po punon për të konkretizuar destinacionin e ardhshëm me 26 -vjeçarin. Napoli dhe Juventus janë dy alternativat e vetme pasi Atletiko Madrid është tërhequr nga gara pas nënshkrimit me talentin premtues Zhoa Feliks.

Skuadra e Juventus kërkon të përfitojë nga situatë ku ndodhet Ikardi dhe fakti që nuk është në planet e Interit pasi është e gatshme të ofrojë jo më shumë se 40 mln euro ndërkohe që zikalterit pretendojnë 60 mln euro. Gjithsesi Juventus duhet që fillimisht të heqë dorë nga Higuain dhe Mandzukicc duke krijuar hapësirat për të ofruar në skuadër argjentinasin.

Sa i përket Napolit, bardhekaltërit janë të gatshëm të paguajnë 60 mln por dëshira e Ikardit është të luajë vetëm për Juventusin./ABC News Albania 24/7

MORATI-PER-ICARDIN.mpg_snapshot_00.14-1280x720.jpg
ent ela23:30 | 06/07/2019

Ish-presidenti i skuadrës së Interit Masimo Morati kërkon te Mauro Ikardi të qëndrojë tek Inter, ndërkohë që drejtori sportiv i zikaltërve Bepe Marota thekson se argjentinasi nuk është në planet e skuadrës.

Skuadra e Interit do të fillojë fazën përgatitore në Lugano në prag të sezonit të ri. Zikaltërit  janë përforcuar me elementë cilësorë, por mbetet ende një çështje e pazgjidhur e ardhmja e sulmuesit Ikardi. Situata është shumeë e komplikuar aq sa për argjentinasin është prononcuar edhe ish Presidenti i skuadrës italiane Masimo Morati.

“Situata që është krijuar me Ikardin është më i vështiri nga ata me të cilët unë jam përballuar gjatë drejtimit të Interit. Unë e cilësoj Ikardin më të forte se dy sulmuesit e tjerë që janë objektivat e Interit, Xheko dhe Lukaku.

Nëse ikardi zgjedh të transferohet te Juventusit do të ishte një blerje e zgjuar për bardhezinjtë. Mua nuk më intereson sjellja e Ikardit në rrjetet sociale, pasi unë e vlerësoj impenjimin e lojtarit në fushën e lojës”.

Në lidhje me merkaton e deritanishme të Interit, Marati thekson: “Diego Godin është transferimi që më pëlqen më shumë, bashkë me Handanoviç, Skriniar dhe De Fraj do të formohet një mbrojtje solide. Barela dhe sensi janë dy futbollistë të talentuar dhe kanë grintë dhe impenjim maksimal, por duhet të përshtaten shpejt”, tha Morati.

Nuk kishte si të mungonte edhe komenti i drejtorit të deleguar të Interit, Bepe Marota në lidhje me të ardhmen e Ikardit i cili aktualisht është problem kryesor tek zikaltërit.

“Ne e kemi zbuluar se cili është pozicioni i kompanisë për Ikardin dhe Naingolan. Janë lojtarë të shkëlqyer me talent të jashtëzakonshëm, por nuk bëjnë pjesë në projektin tonë dhe këtë e them me transparencë”– deklaroi Bepe Marota.

 

SERIA-A-INTERI-FITON-1280x720.jpg
ent ela20:00 | 10/03/2019

Interi arriti një fitore të vështirë në Serinë A, duke ndjerë mungesën e ish-kapitenit Mauro Ikardi. Skuadra milaneze mbetet në zonën Champions, edhe pse konkurrenca është shumë e fortë.

Në fushë po hyn pa pasur lojtarët që garanton golat. Shumë e vështirë këto kohë për Interin e trajnerit Luçiano Spaleti, I cili gjithsesi po përpiqet edhe në mungesë të ish-kapitenit Mauro Ikardi.

Një provë me vuajtje ndaj Spalit në ndeshjen e radhës në Serinë A, ndërsa golat erdhën vetëm në 25 minutat e fundit.

Zikaltërit sërish u dukën të goditur pa sulmuesin e tyre kryesor, duke bërë gabime të shumta, e duke qenë tepër të dobët në pjesën e parë.

Spaleti, edhe pse mendohet se nuk po e përballon dot presionin, i foli skuadrës në pushim dhe të paktën fitorja u arrit me rrjetat e shënuara nga Politano në minutën e 67-të dhe Galiardini në të 77-ën.

Kjo do të thotë mbajtje të paktën të vendit të katërt, që të kualifikon për në Champions, duke pasur 50 pikë, vetëm 1 më pak se Milani i vendit të tretë.

Gjithsesi, konkurrenca për Ligën e Kampionëve pritet të jetë e ashpër deri në fund, pasi edhe skuadrat e tjera nuk kanë hequr dorë.

Atalanta dhe Torino fituan që të dyja, duke pasur 44 pikë, vetëm 6 pikë më pak se milanezët.

Atalanta ia doli 2-1 në fushën e Sampdorias, një sukses i rëndësishëm, në një ndeshje ku portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, ishte në stol.

Po 2-1 ishte edhe fitorja e Torinos, arritur në stadiumin e Frozinones.

Edhe pse vendasit kaluan të parët në avantazh, sulmuesi kryesor i miqve, Andrea Beloti, realizoi dy gola për përmbysjen. /abcnews.al

INTER-IKARDI-HISTORI-TENSIONI.mpg_snapshot_00.09-1280x720.jpg
ent ela20:12 | 14/02/2019

Historia mes Mauro Ikardit dhe Interit ka qenë gjithnjë me tension dhe polemika. Sulmuesi nuk ka pasur kurrë një raport të mirë me drejtuesit dhe me tifozët.

Nuk është se habitet kush me këtë që po ndodh. Madje, habia është shumë më e vogël kur kujton historinë e Mauro Ikardit tek Interi, një periudhë e mbushur me polemika dhe krisje.

Vetëm një ditë pasi klubi vendosi t’i hiqte shiritin e kapitenit, ia vlen të kujtohet sesa i tensionuar dhe i paqendrueshëm ka qenë raporti I tifozëve dhe drejtuesve me sulmuesin argjentinas. Gjithçka fillon në 1 shkurt 2015, kur Ikardi u përplas me tifozët e pakënaqur pas humbjes 1-3 në fushën e Sasuolos.

Ata i flakën mbrapsht fanelën që ai ua kishte hedhur në tribunë, dhe pas kësaj, futbollisti i ofendoi rëndë. Më pas kërkoi falje, por e keqja ishte bërë. Në tetor 2016, tifozët në “San Siro” i kërkuan që të hiqte shiritin e kapitenit, pasi lexuan autobiografinë e tij.

“Je gënjeshtar, – ishin thirrjet, në lidhje me ngjarjen e 2015-ës, – hiqe shiritin, palaço”.

Ikardi u përpoq të vendoste paqen në rrjetet sociale.

Ngjarjet e tjera janë të kohëve të fundit.

Sulmuesi zemëroi klubin duke udhëtuar për në Madrid, në ndeshjen River-Boka, 48 orë para sfidës vendimtare ndaj PSV Ajndhovenit në Champions. Në dhjetor, Uanda Nara, gruaja dhe agjentja e tij, shkaktoi polemika kur shkroi në rrjetet sociale për “rinovim kontrate”, ndërsa ishte fjala për një sponsor, jo për kontratën me Interin.

Vazhdoi, po ato ditë, me pretendimin e Uandës se Interi dëshironte t’ia jepte Ikardin Juventusit, ndërsa drejtuesi Auzilio u përgjigj: “Le të mos bëjmë estradë, Uanda e di se ku jam nëse kërkon të më takojë, ofertën ia kemi bërë, por nuk kemi marrë përgjigje”.

Konflikti vazhdoi në pushimet e janarit, kur kapiten Ikardi u kthye në grumbullim një ditë pas shokëve, dhe mori një gjobë prej 100 000 eurosh.

Uanda e mohoi, por pati takim me Marotën për kontratën e re.

Gjithsesi, çdo gjë doli jashtë kontrollit me fjalët e saj në televizion për Perishiçin se “ndoshta, kroati dëshiron të largohet për motive personale”.

E fundit, sërish nga Uanda, kur u shpreh po në TV se “Mauro mbrohet pak nga Interi, ka shumë keqësi ndaj tij, dhe nuk e kuptoj nëse dalin nga skuadra apo jo”.

Sulmi i fundit i saj ishte kur kërkoi që drejtuesit interistë të forconin ekipin për ta mbështetur më shumë burrin e saj që të shënonte golat. /abcnews.al

icardi.inter_.esulta.orecchie.2017.20181.356x237.jpg
ad min10:20 | 26/09/2018

Kapiteni Mauro Ikardi shpëtoi Interin nga një tjetër e papritur në Serinë A. Sulmuesi argjentinas shënoi një gol dhe ndihmoi në fitoren ndaj Fiorentinës në “San Siro”.

Një përqafim dhe buzëqeshje për të mos treguar stresin. Trajnerët Spaleti dhe Pioli hynë kështu në “San Siro” për sfidën mes Interit dhe Fiorentinës, duel i Serisë A, që u vendos nga ai prej të cilit pritej më shumë. Kapiteni i Interit shënoi një gol dhe shërbeu pasimin për rrjetën e fitores 2-1. Argjentinasi, gjithsesi, u desh të ndihmohej nga shpikja më e fundit e futbollit, teknologjia VAR, që i dha të drejtën e një penalltie në fund të pjesës së parë. Në një ndeshje tepër të vështirë, Interi pati edhe fat, por edhe e ndjeu mungesën e destinit.

Nëse Fiorentina nuk arriti të shënonte në pjesën e parë, edhe pse i pati mundësitë, u ndihmua nga një interist për ta bërë në të dytën. Mbrojtësi Shkriniar devijoi gjuajtjen e Federiko Kiezës për në portën e tij. Ashtu si gjatë gjithë këtij sezoni, formacioni i trajnerit Spaleti e ndjeu goditjen, dhe rrezikoi madje edhe të humbiste. Shumëkush pyet se përse ndodh kështu me këtë skuadër?

Duket se presioni është tepër i madh dhe dështimet për vite me radhë, e kanë rënduar situatën. Sidoqoftë, këtë herë fundi ishte i lumtur.
Zikaltërit arritën fitoren e tretë radhazi, të dytën në Serinë A, dhe sërish me një gol pranë limitit kohor, ashtu si ndaj Totenhemit e Sampdorias. Ikardi shërbeu për D’Ambrozion që shënoi golin vendimtar në minutën e 77-të, dhe Interi ka tani 10 pikë, duke qenë pranë vendeve të larta të renditjes./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono