igumenice

kanabis-igumenice.jpg
nev ila18:31 | 25/04/2019

Tre shtetas shqiptarë të moshës 29, 26 dhe 29 vjeç janë arrestuar në Greqi, ndërsa po transportonin një sasi të konsiderueshme lënde narkotike.

 

Policia i ndaloi në vendin e quajtur Kriovrisi, në afërsi të Igumenicës.  Ata po ecnin me këmbë duke mbartur çanta udhëtimi, brenda të cilave ndodheshin 122,7 kg drogë.

Bashkë me tre të arrestuarit ishin dhe persona të tjerë që mundën të largoheshin por që janë shpallur në kërkim.

Gjatë verifikimeve rezultoi se njeri prej të arrestuarve ishte dënuar me 6 muaj burg, si dhe një gjobë prej 6.000 eurosh nga gjykatat e Follorinës dhe Janicasit, ndërsa i ishte ndaluar edhe hyrja në zonën Shengen./abcnews.al

abc-news.jpg
G. P.10:48 | 05/02/2019

113 kilogramë marijuanë u kapën në kufirin greko-shqiptar, ndërsa tre shqiptarë ranë në pranga. Droga u kap në zonën pyjore të Leptokarias në Igumenice dhe të arrestuarit shqiptarë janë të moshës 23, 24 dhe 31 vjeç.

Ata u kapën duke transportuar në këmbë çanta me 99 pako që përmbanin 113 kilogramë marijuanë. Bashkë me ta kanë qenë edhe 2 persona të tjerë po shqiptarë, të cilët janë larguar me vrap duke u kthyer në tokë shqiptare./abcnews.al

DROGE-NE-IGUMENICE-_ABC-1280x720.jpg
ent ela11:16 | 06/10/2018

Mbi 76 kg marijuanë ëhstë sekuestruar pas mensnatës së sotme gjatë një opzeracioni në Ampelia të Igumenicës, ndërsa në pranga kanë rënë 4 shqiptarë. Katër shqiptarët e arretsuar janë të moshes 20, 22, 30 dhe 41-vjeç.

Ata u kapën duket kaluar kufirin në këmbë e duke transportuar 4 çanta që përmbanin 47 pako me 76 kg 570 gramë marijuanë.

Gjatë operacionit u sekuestruan dhe 4 celularë.

Nga kontrolli në sistem, rezulton se dy prej të arrestuarve kanë masë ndalimi hyrje në Greqi dhe në zonën Shengen./abcnews.al

droga-ne-igumenice.jpg
ent ela13:37 | 14/09/2018

Sekuestrohen mbi 128 kg marijuaneë në dy operacione të ndryshme në kufirin greko-shqiptar pranë Igumenicës. Në orëet e para të mëngjesit u ndalua një automjet që vinte nga kufiri i gjelbër në të cilin u gjetën dhe u sekuestruan 41 pako me mbi 77 kg drogë. Në pranga përfundoi shoferi, një shqiptar, 30 vjeç. Ndërsa një tjetër sasi droge është sekuestruar po në Igumenicë. Dy të rinj shqiptar që po transportonin në këmbë çanta me mbi 50 kg marijuanë u arrestuan nga policia. Të ndaluarve policia u bllokoi edhe para, 3 telefona dhe një automjet. /abcnews.al

droga-ne-igumenice.jpg
ent ela13:55 | 26/08/2018

125 kg marijuanë janë kapur në orët e para të së dielës në kufirin greko-shqiptar. Burime konfidenciale nga policia e Igumenices, e cila ende nuk ka dalë në deklaratë zyrtare për shtyp, bëjnë me dije se janë arrestuar Andrea Aliaj, 24-vjeç, lindur në Vlorë dhe Bledar Zotaj, 34-vjeç, lindur në Greshkë. Operacioni u zhvillua në një zonë pyjore në Leptokaria të Thesprotisë. Dy të arrestuarit e kishin fshehur drogën në 77 pako në çanta udhëtimi.

34 vjeçari Zotaj ishte në kërkim nga policia greke, pasi ishte arratisur në vitin 2013 nga burgu i Patrës. /abcnews.al

iroini-opio.jpg
ent ela09:15 | 22/05/2018

Policia kufitare greke në Portin e Igumenicës ka goditur sërish një rast të trafikut të lëndëve narkotike. Autoritetet sekuestruan 2.3 kg opium. Lënda narkotike ishte fshehur në një makinë me targa gjermane që drejtohej nga një shtetas iranian.

Bëhet me dije se opiumi ishte futur në Greqi nga Turqia. Në automjetin me targa gjermane ishte krijuar një vend i posaçëm për të fshehur lëndën narkotike, por u zbulua me ndihmën e qenit antidrogë.

Tri ditë më parë, autoritetet kufitare greke të Portit të Igumenicës arrestuan një shtetas shqiptar që tentoi të trafikonte 6 kg heroinë me një automjet luksoz “Mercedes-Benz S-Class”.

Droga ishte fshehur në një pjesë fundore të automjetit të krijuar enkas. Makina kishte hyrë në Greqi nga Shqipëria. Policia greke zbulon gjithashtu se shqiptari i arrestuar është gjithashtu edhe me kombësi spanjolle. /tvklan.al

droga.jpg
G. P.11:42 | 11/02/2018

Policia greke ka zhvilluar një operacion në kufirin me Shqipërinë.
Mësohet se janë arrestuar 5 persona, të gjithë me kombësi shqiptare. Gjithashtu agjentët kanë zbuluar dhe sekuestruar 96 kilogramë marijuanë, e cila po trafikohej për në Greqi.
Operacioni është zhvilluar në Laka të Igumenicës. 5 shtetasit shqiptarë janë arrestuar ndërsa po kalonin kufirin në këmbë të ngarkuar me 4 çanta që përmbanin sasinë e drogës. Shqiptarët e arrestuar janë të moshës nga 26 deri në 50 vjeç. Gjithashtu atyre iu sekuestruan dhe 5 celularë./abcnews.al

droge-2-720x445.jpg
ent ela14:43 | 30/01/2018

Tre shqiptare u kapën në kufirin greko-shqiptar gjatë një operacioni të policisë greke në bashkëpunim me policinë shqiptare. Në një zonë pyjore Dhrimitsa në Igumenicë, u ndaluan tre shqiptarë që pa kalonin kufirin në këmbë, ndërsa ishin të ngarkuar me çanta me drogë. Në to rezultoi se ishin 81 pako me rreth 88 kg kanabis. Policia nuk ka dhënë identitetin e tyre, por vetem moshën, një 23 vjeçar, kurse dy të tjerët 26 vjeçarë./abcnews.al

vlcsnap-error951-1280x720.jpg
G. P.12:58 | 28/01/2018

Policia greke ka arrestuar 3 shqiptarë për trafikim lëndësh narkotike.

Në operacionin e zhvilluar në Igumenicë, autoritetet kanë arritur të sekuestrojnë mbi 124 kilogramë marjuanë të futur në 5 çanta që po transportoheshin me makinë në kufirin Shqipëri-Greqi. Të arrestuarit janë të moshës nga 44 deri në 46 vjeç.

Njëri prej tyre rezulton i kërkuar në vendin fqinj, pasi ishte larguar me leje nga burgu i Trikallas në Shkurt të 2016 dhe nuk ishte kthyer. Aty vuante dënim për trafik droge. Gjithashtu edhe 46-vjeçari shqiptar rezulton i kërkuar, pasi është i dënuar nga Gjykata e Thesprotise me 2 vjet e 3 muaj burg për trafik klandestinësh.

Nga hetimi rezulton se mjeti ishte marrë me qera në Athinë nga një grek 37 vjeç, i cili është arrestuar në Athinë./abcnews.al

22855399_10212564768173140_1913018244_n.jpg
us er16:37 | 28/10/2017
Nje automjet me targa shqiptare eshte kapur me 6 kg heroine ne Igumenice. Operacioni mesohet se eshte zhvilluar ne portin e Igumenices.Sipas policise kane perfunduar ne pranga shoferi rreth 53-vjec dhe pasagjerja 50 vjece. Droga ishte fshehur ne mjetin tip BMË ne nje vend te krijuar enkas ne bagazh qe hapej me nje porte te vecante. Heroina dyshohet se kishte si destinacion Italine.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono