idrizi

Idrizi-Rama-Flamurtari.jpg
Veronik Istrefaj23:54 | 19/01/2020

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, ka folur sot për Supersport, ku ka prekur disa tema rreth klubit të tij. Më shumë, Idrizi ndaloi te Ligji i Sportit, si dhe i bëri thirrje Edvin Libohovës që të bëjë të hapur takimin për të diskutuar rreth paketës. Gjithashtu, administratori i Flamurtarit foli edhe për merkaton, ku tha se dy lojtarë nga Milani janë duke ardhur.

“Falimenti, të paktën sa jam unë, nuk është pikë zgjidhje. Dikush më pyeti a mos është më mirë nëse shpallim falimentin. Absolutisht jo! Flamurtari nuk do të shpallë falimentin. Për ligjin e sportit, jam i sigurt që tani është i pakthyeshëm, të dyja palët nuk dinë të dialogojnë.

Dhe meqë ra fjala, me datë 24, shoku Edvin Libohova ka bërë një thirrje për aktorët e Ligës që të mblidhen bashkë të flasin për ligjin e sportit, Nuk e kuptoj se pse nuk e lënë të hapur. I bëjë një ftesë mikut tim Libohova ta bëjmë të hapur këtë, ta kuptojmë se ku kemi ngelur.

Në këto momente, nga ana tjetër e aeroportit janë duke ardhur dy lojtarë nga Milani. Po bëjmë atë që duhet të bëjmë në këto momente, jemi shumë të vonuar por po bëjmë atë që duhet të bëjmë”, përfundoi Idrizi./abcnews.al

Idrizi.jpg
Veronik Istrefaj23:24 | 13/01/2020

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, ka folur për merkaton e bllokuar të Flamurtarit, duke thënë se gjithçka është një shantazh i palo-avokati, i cili ka mbrojtur Danilo Alves. Sipas Idrizit, Flamurtari do të bëjë merkato të fortë që në këtë muaj janar.

Kam biseduar sot me Bashkinë e Vlorës dhe me Federatën Shqiptare të Futbollit. Ne do të ndërhyjmë fort në merkato. E përsëris, ne do të bëjmë merkato të fortë. Neve na ka dënuar një palo-avokat, që ka mbrojtur Danilo Alves.

Unë kam folur në telefon me këtë palo-avokat dhe më ka thënë që nëse do të ndodhë, nëse jo, e probleme tjera. E vërteta është që kjo është shantazh. Unë e përsëris këtë gjë, mos e kini merak, do të bëjmë merkato të fortë këtë muaj”,/abcnews.al

superliga.jpg
ad min22:55 | 27/07/2019

5 skuadra të kategorisë superiore kanë ndryshuar trajnerët pas përfundimit të sezonit të kaluar. Tirana, Teuta dhe Laçi nuk kanë bërë ndryshime në bankina.

Ndryshimet në klubet shqiptare nuk kanë prekur vetëm lojtarët, por edhe trajnerët. Titulli kampion me Partizanin nuk mjaftoi që trajneri Skënder Gega të vazhdonte projektin duke zgjedhur të largohej edhe pse për arsye personale.

Partizani nuk humbi aspak kohë dhe gjeti menjëherë pasuesin pasi skuadra ishte në vigjilje të aventurës europiane. Të kuqtë zyrtarizuan trajnerin italian Franko Lerda, i cili deri më tani nuk ka përmbushur pritshmëritë.

Ndryshim edhe në pankinën e skuadrës së Kukësit. Presidenti Safet Gjici shkarkoi nga posti i trajnerit Ernest Gjokën pas eliminimit në turin e parë të Europa League përballë Debrecen.

Verilindorët zyrtarizuan shumë shpejt trajnerin e ri Shpëtim Duron i cili do të drejtojë verilindorët në sezonin e ardhshëm. Edhe pse është përfshirë nga një eksod largimesh të futbollistëve skuadra e Flamurtarit është shumë pranë zyrtarizimit të trajnerit të ri pas largimit të Ilir Dajës.

Klubi vlonjat ka gjetur akordin me teknikun Julian Ahmataj, i cili drejtoi skuadrën e Luftëtarit në sezonin e kaluar. Një lëvizje e pakuptueshme në radhët e Flamurtarit ndërkohë që Idrizi ka zbuluar se skuadra do të kompletohet shumë shpejt.

Largimi i presidentit Tavo në radhët e Luftëtarit nuk e ka penguar skuadrën për të vijuar punën për trajnerin e ri. Aludohet se Klevis Dalipi do të jetë trajneri i ri i bluzinjve ndërkohë që drejtor teknik do të emërohet Klodian Duro.

Vllaznia e zgjidhi pak ditë më parë çështjen e trajnerit. Pas largimit të Canaj u zyrtarizua trajneri nga Maqedonia e Veriut, Mirsad Jonuz. Në skuadrën e Skënderbeut nuk ka asnjë lëvizje pas largimit të Orges Shehit. Ndërkohë që në skuadrën e Tiranës dhe Teutës konfirmohen Ardian Mema dhe Bledi Shkëmbi./ABC News Albania 24/7

PROVOKACIA-3-MAJ-MONOLOGUSHPETIM-IDRIZI-PJESA-1.mpg_snapshot_08.58-1280x720.jpg
ent ela21:10 | 03/05/2019

I rreshtuar fort me opozitën, Idrizi thekson se ka qenë zgjedhje e detyruar pas asaj që ndodhi me PDIU në zgjedhjet e kaluara dhe ndryshimi i kursit të Ramës për çështjen çame dhe Greqinë.

“Ka qenë zgjedhje e detyruar pasi ajo që ndodhi me PDIU erdhi për shkak të asaj që ndodhi në zgjedhjet e kaluara dhe ndryshimi me 360 gradë i Ramës për çështjen çame. Sulmi u bë me mandatin e Fierit dhe Tiranës. Ajo që ndodhi me PDIU dhe rilindjen u godit me kursin 360 gradë të çështjes çame.

Rama ndryshoi kursin me Greqinë, ndërsa ne prisnim të zgjidhimin çështjen shqiptare-greke në bllok si;  heqjen e ligjit te luftës, problemet e pleqve, jo vetëm që nuk u diskutua, por u bënë varrezat e ushatrëve grekë, iu dhanë varreza historike, ndodhi dhe ngjarja e Kacifas e paralajmëruar nga ne, pastaj u bë ligji i turpshëm për toponimet sepse 800 pleq që kanë lind në Çamëri përfshirë edhe babain tim duhet të ndryshojmë emrin. Ky ndryshim i kursit shpjegon dhe goditjen që na u bë në zgjedhje”.

I zhgënjyer nga Rama për raportet politike, Idrizi e akuzon se e ka përdorur çështjen çame për të ngritur temperaturat me Greqinë.

“Mund të them që me këtë që po shoh e kam nënvlerësuar, porsa i përket raporteve politike jam i zhgënjyer se ne e kemi mbështet reformën administrative nuk kalonte pa PDIU. E kemi mbështet se mbante artikulim të fortë për çështjen çame, por e përdori për të ngritur temperatuart me Greqinë. Mungesa e raportit me PDIU ishte e papritur për ne dhe befasi shumë e madhe. Ishte një zhgënjim i madh jo vetëm për shqiptarët e Çamërisë, por për gjithë shqiptarët.

Rilindja na sulmoi, na mori mandatet, çështjen çame na mori edhe ato pak që ishin në administratë dhe ne dolëm në opozitë. Ky kod elektoral na kondicionin ne”.

Sipas Idrizit një lloj intimidimi dhe servilizmi ndaj Greqisë, pasi thekson se qeveria shqiptare i ka bërë shumë lëshime Greqisë dhe nuk ka këmbëgulur në heqjen e ligjit të luftës, i cili pengon të dy vendet.

“Sot shoh një lloj intimidimi dhe servilizmi. Integrimi i Shqipërisë nuk varet nga çështja çame por nga kriteret që bëjmë drejt Brukselit. Përdorja e kësaj çështje nuk i bën nder dhe është e pajelueshmë.

Nuk e kuptoj dot sesi mund t’i bësh kaq shumë lëshime Greqisë dhe mos i kërosh heqjen e ligjit të luftës, qeveria shqiptare nuk ka insistuar. Nëse Greqia do raporte të mira me Shqipërinë duhet të heqë ligjin e luftës.

Shqipëria deri më sot ka marrë vetëm vulën apostile, Greqia e realizoi axhendën e vet, varrezat ishte plotësimi i pikës 7 të Micotaqit

Një zotëri në Varfaj-Çamëri ia kanë bërë Varfaj-Shqipëri. Nuk ka Varfaj në Shqipëri, por lëshime të tilla nuk janë veprime të duhura”.

Idrizi thekson se Shqipëria duhet të mbajë qëndrime të frta dhe të kërkojë në ministerialin e  NATO-s heqjen e ligjit të luftës, shtetit grek është i bazur në racizëm dhe nacionalizëm.

“Sa më qëndrime të forta aq më shumë e ndihmon dhe palën tjetër. Ligji i luftës nuk është thjesht në vullnetin e Greqisë, mjafton që qeveria shqiptare në ministerialin e parë të NATO-s të deklarojë që Greqia ka një ligj lufte. Mosheqja e ligjit të luftës është ajo që i pengon të dy vendet. Nuk e ka të lehtë Greqia ta heqë ligjin e luftës se bazafonet e shetit grek janë ndërtuar mbi racizmin e nacionalizmin”. /abcnews.al

BORXHET-E-FLAMURTARIT.mpg_snapshot_00.20-1280x720.jpg
ent ela23:12 | 29/03/2019

Debate në Këshillin Bashkiak të Vlorës për borxhet e Flamurtarit. Administratori i klubit Idrizi ka kërkuar njohjen e tyre, por nuk ka ende përgjigje nga pushteti vendor.

Kur flitet për borxhe, në listë është edhe Flamurtari. Këshilli Bashkiak në Vlorë diskutoi pikërisht këtë problem, pra detyrimet që kishte klubi përpara sesa ta merrnin kompanitë turke, dhe që u shlyen nga administratori Idrizi.

Ky i fundit ka dërguar një letër në Bashki, dhe këshilltari Kreshnik Zijaj, kritikoi institucionin. Kryetari i Bashkisë, Dritan Leli, deklaroi se ka kërkuar informacion nga Federata, dhe sqaroi.

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, foli disa javë më parë për çështjen e borxheve. Flamurtari, ndërkaq, ka edhe problemin e vonesave të pagave, që ka shkaktuar largimin e shumë futbollistëve. /abcnews.al

idrizi-1280x660.jpg
ent ela16:25 | 26/02/2019

Superliga shqiptare vendoset nga loja e presidentëve jashtë fushe. Kjo akuzë e rëndë bëhet nga administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, që flet edhe për gjyqtarët dhe kthimin e policisë në stadiume

Nuk deshi të merrej me vendimin pas dhunës.

Administratori i Flamurtarit e shikon shumë më të thellë të keqen në futboll,sesa thjesht në komisionet e Federatës Shqiptare të Futbollit, madje akuzat janë për homologët e tij.

Fjalë të ashpra nga numri 1 vlonjat për presidentët e klubeve. E keqja numër 2, që padyshim lidhet me akuzën e parë, janë gjyqtarët. Pas dhunës së tifozëve të Partizanit, që pason raste të tjera, klubet po kërkojnë rikthimin e Policisë së Shtetit në stadiume./abcnews.al

 

FLAMURTARI-DERGON-LOJTARIN-NE-FIFA.mpg_snapshot_00.20-1280x720.jpg
ent ela18:30 | 07/01/2019

Flamurtari është ankuar në FIFA për futbollistin e tij, Danilo Alvesh. Sulmuesi brazilian nuk është paraqitur në stërvitje për shkak të vonesës së rrogave, por klubi vlonjat e kërcënon me gjoba.

Pritej që të ndodhte diçka, dhe ja që ndodhi.

Flamurtari ka bërë ankesë në FIFA për futbollistin e tij, Danilo Alvesh, duke njoftuar edhe sulmuesin brazilian.

Këtë e bëri me dijë presidenti i klubit, Sinan Idrizi, duke theksuar se futbollisti duhej të ishte paraqitur në stërvitje, bashkë me shokët e tjerë të skuadrës.

Idrizi: “Kemi njoftuar dje zyrtarisht me email atë dhe FIFËN dhe për çdo ditë vonesë do ketë ndëshkime. Unë di që te klubi i Flamurtarit janë të gjithë në dispozicion të trajnerit dhe në stërvitje”.

Gjithsesi, vonesa e Alveshit për t’u kthyer nga Brazili, ka të bëjë me problemet tek Flamurtari me rrogat.

Jo vetëm kaq, por besohet se lojtarë të tjerë kanë bërë me dije se do të largohen nëse nuk paguhen.

Idrizi: “Ka vonesa por jo vonesa të këtij lloji, ka vonesa të një apo dy muaji, siç ka edhe klube që japin paradhënie pa derdhur djersë”

Idrizi ka treguar shkakun që, sipas tij, krijon problemet me pagesat.

Idrizi: “Nëse klubi do ishte privat, ne financohemi nga jashtë. Nuk kemi aktivitet ekonomik në Shqipëri. Së shpejti fillojmë aktivitet ekonomik në Shqipëri”.

Përtej pagave, nuk dihet mirë se ku do ta zhvillojë Flamurtari fazën përgatitore të dimrit.

Idrizi: “Sipas kushteve të kohës. Nuk e kuptoj nga një anë flsini për një klub që është i paaftë të organizojë, nga ana tjetër nuk keni respekt për një klub që bën 3 faza përgatitore jashtë. Këtë herë në Kurvelesh ose Ersekë”. /abcnews.al

FLAMURTARI-DEKLARATAT-PAS-NDESHJES-1280x720.jpg
ent ela14:14 | 27/08/2018

Për Flamurtarin patën më shumë rëndësi tri pikët sesa loja ndaj Kukësit. Trajneri Daja shprehet i kënaqur, ndërsa presidenti Idrizi beson se këtë sezon do të fitohet trofe.

Në Vlorë i thonë “fushë patatesh” dhe u luajt në një terren të tillë.

Gjithsesi, Flamurtari ia doli me sukses edhe mbi shëmtinë e barit në stadiumin e tij, duke mundur Kukësin pas 5 vitesh. Trajneri Ilir Daja nuk doli krejt i kënaqur, por gjithsesi, ishte optimist.

Daja: E rëndësishme është marrja e 3 pikëshit nga një kundërshtar që është pretendent për fitimin e kampionatit, na erdhi në momentin e duhur se ishte ndeshja e parë para tifozëve. Tani kemi nevojë për lojtarë se kampionati është shumë i gjatë.

Humbja nuk ishte aspak rezultat i drejtë, sipas trajnerit të Kukësit, Cungu.

Cungu: I vetmi moment që patëm pakujdesi, kundërshtari e shfrytëzoi këtë moment, kjo ishte gjithë historia e ndeshjes. Kukësi luajti më mirë se Flamurtari. Për të pretenduar i duhet shumë punë. E ka gjet me shumë ardhje e largime kjo verë Kukësin dhe do kohën e vet.

Presidenti vlonjat, Sinan Idrizi, e nisi me një batutë.

Idrizi: Fusha është shumë e mirë

Më tej, numri 1 i klubit, foli me besim të madh.

 Idrizi: “Si i thonë labce: “Shejtani theu këmbën”. Pesë vjet s’kemi fituar asnjëherë me Kukësin. Jam i sigurtë se pas kësaj fitoreje do marrim një kupë, se çfarë nuk e di”. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono