identifikohen autoret

32191196_605439583156186_5590948938556375040_n-1280x720.jpg
ent ela15:33 | 12/05/2018

Tre vëllezër plagosën me armë një ditë më parë biznesmenin Ermir Simoni në Vaun e Dejës. Policia  është vënë në kërkim të tyre pas ngjarjes që ndodhi të premten në lagjen “Ahmet Haxhija”.

Pronari i servisit të makinave në Laç të Vaut të Dejës u qëllua me armë zjarri, pasi një sherri mes autorëve dhe punëtorëve të tij.

42 vjeçari po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Shkodrës. Sipas policisë disa persona kanë hyrë në servis dhe i kërkuan punëtorëve t’u rregullonin makinën me urgjencë.

Pas debatit mes palëve në servis ka shkuar pronari i cili tentoi të shuante konfliktin, por njëri nga agresorët e qëllon me pistoletë. /abcnews.al

vlcsnap-error889-1280x720.jpg
ent ela14:14 | 13/02/2018

Policia e Vlorës ka identifikuar autorët e drogës që u gjet në gomonen e braktisur tek Petrolifera në Vlorë. Sipas burimeve për ABC News, mjeti dyshohet se ka hyrë klandestin në vendin tonë.

Ata kishin braktisur në det gomonen jo shqiptare bashkë me drogën.

Por burime të policisë së Vlorës thonë se janë identifikuar dhe po kërkohen.

Në gomonen me mbishkrimin grek që u kap të hënën tek Petrolifera, u gjetën 630 kg kanabis, jo 500 siç edhe u fol në fillim.

Kurse tre të shoqëruarit pasi u morën në pyetje u lanë të lirë.

Hetuesit kanë gjetur prova që lidhin gomonen me drogë, me makinën tip xhip e ngecur në det tek Plazhi i Vjetër.

Burimet thonë se makina futi në det gomonen, por në tentative për t’u kthyer mbrapsht mbeti në ujë. Ajo u gjet një km larg vendit ku ishte mjeti lundrues.

Nga ana tjetër po verifikohet nga  hyri gomonja me mbishkrimin grek, dhe pse dyshohet që ajo ka ardhur klandestin./abcnews.al

vlcsnap-error286-3.jpg
us er11:57 | 13/12/2017

Policia e Vlorës ka identifikuar dy autorët e sulmit me armë ndaj të riut në Orikum. Ata janë  G.Ç., 23 vjeç, dhe G.B., 33 vjeç, që për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri drejtim shtetasit Denis Brahimit i cili mori një plumb në trup, por pa rrrezik për jetën. Sipas policisë autoret ishin prej vendit të ngjarjes me mjetin tip Volksvagen, i cili u gjet i braktisur në vendin e quajtur ”Çipaj” në rrugën Orikum-Llogara. Gjithashtu Policia ka arrestuar Geraldo Hasanaj, 20 vjeç, nga Orikumi i cili është shok me Barhimin. Në makinën e tij është gjetur 500 gram Cannabis Sativa. Policia njoftoi se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: dy automjete, një mjet Volksëagen i përdorur prej autorëve dhe mjeti tip Ford Fiesta e shtetasit të arrestuar, lënda narkotike, një aparat celular si edhe gëzhoja e kalibrit 7.62 mm e gjetur në vendngjarje./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono