identifikim

policia123.jpg
ad min10:39 | 09/02/2019

Vrasja në Pukë dyshohet të ketë ndodhur nga një pakujdesi e momentit. Viktima dhe autori ka qenë duke luajtur me një pistoletë, kur arma është shkrehur dhe ka mbetur i vrarë 30-vjeçari Petrit Biba, me banim në Rubik.

Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes së mbrëmshme, por ende nuk është vënë në pranga. Ai është 25-vjeçari, Enderis Dodaj. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes në fshatin Vrithë të Pukës./abcnews.al

sala.jpg
ad min08:49 | 08/02/2019

Autoritetet britanike kanë njotuar se trupi që u gjet nga mbetjet e avionit të rrëzuar në det është i Emiliano Sala-s. Mesfushori argjentinas po shkonte drejt Cardiff në një avion që pilotohej nga David Ibbotson, kur doli nga radarët në Kanalin Britanik më 21 Janar. Trupi i 28-vjeçarit u zbulua të mërkurën. Policia e Dorset konfirmoi se trupi ishte i Sala-s mbrëmjen e të enjtes.

“Trupi që u soll në Portin e Portland sot, E enjte 7 Shkurt 2019, është identifikuar si i Emiliano Sala-s nga mjeku ligjor”, thuhej në një njoftim të tyre.

Trupi i pajetë i futbollistit u pikas pranë mbetjeve të avionit ditën e hënë, por autoritetet mundën ta marrin vetëm dy ditë më vonë. “Piper Malibu N264DB” ishte rrugës nga Franca për në Cardiff.

Mesfushori Emiliano Sala ishte kthyer në Nantes për të përshëndetur shokët e ish-skuadrës së tij pasi kishte nënshkruar kontratë të re me Cardiff. Por kthimi për në Uells u kthye në një tragjedi. Ndërkohë trupi i pilotit të avionit nuk është gjetur ende./abcnews.al

KASHOGI-AGJENTI-ABCM5T2.mpg_snapshot_00.03-1280x707.jpg
ad min23:07 | 06/12/2018

Autoritetet turke kanë identifikuar personin që konsiderohet si çelësi i misterit të vrasjes së gazetarit Xhamal Kashogi. Sipas Ankarasë zyrtare, bëhet fjalë për një agjent sekret saudit që koordinoi planin e ekzekutimit në bashkëpunim me zyrtarë të Riadit.

Hetuesit turq kanë identifikuar një agjent ndërlidhës të shërbimeve sekrete saudite si personin që ka luajtur rolin kyç në planifikimin dhe vrasjen e gazetarit Xhamal Kashogi. Sipas hetuesve, agjenti në fjalë ka shërbyer si korrier për llogari të inteligjencës së Riadit. Gazeta “Hurriet” e ka identifikuar atë si Ahmed Abdullah al Muzaini, shef i agjentëve pranë konsullatës saudite në Stamboll, përpara vrasjes së reporterit. Sipas burimeve, oficeri ka shkuar në Arabinë Saudite 29 shtatorin e kaluar, një ditë pas vizitës së parë të Kashogit në selinë diplomatike, për t’u takuar me gjeneralin Ahmet al Asiri.

Së bashku ata kanë përcaktuar detajet, kanë formuar grupin e vrasësve dhe më pas Al Muzaini është kthyer në Stamboll, në vigjilje të vrasjes. Ndërsa një ditë më pas, ai është larguar përfundimisht nga Turqia. Më herët, prokuroria e Stambollit shpalli dy urdhër-arreste për ekzekutimin e Kashogit, konkretisht për Saud al Katani, bashkëpunëtor i afërt i princit saudit Mohamed bin Salman dhe ndaj gjeneralit Ahmed al Asiri, ish-numri dy i shërbimeve sekrete. Të dy zyrtarët u shkarkuan nga detyra menjëherë pas vrasjes. Aktualisht ata ndodhen në Arabinë Saudite dhe mbretëria ka refuzuar kërkesën turke për ekstradim./abcnews.al

100701285_skripal_comp-1.jpg
ad min13:15 | 09/10/2018

Një media britanike ka zbuluar idenditetin e vërtetë të personit të dytë, të akuzuar se ka kryer sulmin me agjent nervor, ndaj ish spiunit rus Sergej Skripal. Ai është një doktor, i cili punon për inteligjencën ushtarake të Kremlinit.

Emri I të dyshuarit të dytë të rastit në Salisbury ku ish spiuni rus Sergej Skripal dhe e bija Julia u helmuan me agjent nervor Novichok, është Aleksandër Mishkin. Kjo bëhet e ditur nga BBC që citon uebsajtin investigativ “Bellingcat”.

Raportohet se personi në fjalë ka udhëtuar me emrin e rremë Aleksandër Petrov dhe në të vërtetë është një doctor ushtarak, i cili punon për Inteligjencën Ushtarake Ruse, GRU. Muajin e kaluar, “Bellingcat” zbuloi idenditetin e vërtetë të dyshuarit të parë Anatolju Çepiga. Megjithatë këto pretendime janë mohuar nga Rusia.

Ish spiuni Skripal dhe e bija u helmuan në muajin mars të këtij viti. Uebsajti investigativ britanik ka idendifikuar dy autorët e dyshuar duke përdorur dëshmi nga të njohurit e tyre dhe ka skanuar kopje të letrave të identifikimit.

Thuhet se pasaporta e vërtetë dhe ajo false, me të cilën udhëtoi për në Mbretërinë e Bashkuar me emrin Aleksandër Petrov, mbanin të njëjtën datë lindjeje.

“Bellingcat” pretendon se ai është rekrutuar nga inteligjenca ruse ndërsa po përfundonte studimet për mjekësi. Ai ka zhvilluar udhëtime të ndryshme në Ukrainë, përfshirë periudhën e trazirave në 2013. Autoritetet britanike nuk kanë komentuar zbulimin e agjencisë investigative.

Sergej Skripal, i cili i ka shitur sekrete inteligjencës britanike, dhe e bija e tij i mbijetuan helmimit me noviçok me 4 Mars. Vetë, personat e akuzuar zyrtarisht nga shteti britanik, në një intervistë për Russia Today konfirmuan vizitën në Salisbury në datën e sulmit, por mohuan çdo përfshirje./abcnews.al

mario-majallari-1.jpg
ad min21:12 | 10/04/2018

Një person është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Kinostudios në Tiranë.

Ngjarja ndodhi pak minuta më parë, në rrethana ende të paqarta.

Viktima është një 28-vjeçar i identifikuar si Mario Majollari, ndërsa autorët e kësaj ngjarjeje nuk dihen ende.

Forca të shumta policia kanë rrethuar zonën, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./tvklan.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono