icardi

icardi.png
Vladimir Prenga22:36 | 22/11/2019

PSG bën kampionat më vete. Lillë as që mundi ta rivalizonte sonte, pasi u mposht me rezultatin e pastër 2-0. Neymar u kthye në fushë për kampionët në fuqi të Francës, ndërkohë që nuk la pas edhe spektaklin.

Një takim i mbyllur që në 45 minutat e para. Festën e nisi Mauro Icardi, i cili shënoi golin numër “6” me PSG-në. Argjentinasi nuk fal në raste të tilla dhe kur kishin kaluar 17 minuta lojë, parizienët e panë veten në avantazh.

Nuk vonoi shumë dhe PSG ia doli të realizonte edhe golin e dytë, sërish përmes një argjentinasi. Pas një pasimi të Draxlet, Di Maria brenda zone nuk fali dhe e dërgoi topin në rrjetë. 2-0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë dhe i gjithë takimi.

Gjithsesi Lilla u përpoq shumë që të shënonte dhe ta hapte takimin, duke krijuar disa raste. Navas ishte në lartësinë e duhur dhe e mbajti rrjetën e paprekur. Kështu PSG mori fitoren e njëmbëdhjetë dhe kryeson me 11 pikë më shumë se Marseille, që ka një ndeshje më pak.

PSG-LILLE 2-0
Shënues:
Icardi 17′, Di Maria 32′

/abcnews.al

Icardi-Mauro.png
Vladimir Prenga08:21 | 14/11/2019

PSG është bindur përfundimisht dhe dëshiron të ushtrojë opsionin e blerjes për sulmuesin Mauro Icardi. Lajmi raportohet nga gazetari i Gazzetta dello Sport, Nicolo Schira. Në llogarinë e tij në “Twitter” ai shkruan se tashmë kanë nisur bisedimet.

“PSG po bisedojnë me Wanda Nara për të arritur në një marrëveshje të përhershme për Mauro Icradi. Leonardo, në muajt e ardhshëm, do që të përdorë opsionin për ta blerë sulmuesin nga Inter për shumën e 65 milionë eurove. Al Khelaifi po përgatit një kontratë të re, 5-vjeçare, për sulmuesin”, shkruan Schira.

Icardi po paraqitet mirë gjatë këtyre javëve. Në kampionat ai ka arritur të shënojë 5 gola në 6 ndeshje, ndërkohë që edhe në Champions ka bërë mirë. Argjentinasi ka realizuar katër gola të tjerë në këtë kompeticion më fanellën e PSG dhe francezët tashmë janë të bindur për ta blerë. Gjithsesi, sipas kontratës është lojtari ai që e thotë fjalën e fundit. /abcnews.al

Icardi-1.png
Veronik Istrefaj19:39 | 09/11/2019

Mauro Icardi është njeriu që i ka dhënë fitoren PSG-së në sfidën kundër Brest, e mbyllur me rezultatin 1-2. Kampionët e Francës shënuan të parët në minutën e 39-të, me anë të argjentinasit Di Maria. Mëngjarashi shënon një gol të shkëlqyer me parabolë, duke i çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 0-1.

Në pjesën e dytë, ishin vendasit e Brest ata që shënuan, duke barazuar shifrat. Në minutën e 72-të, Grandsir befason portierin Rico, që u aktivizua si titullar sot për shkak dëmtimi të Keylor Navas.

Ky gol dukej se do të vendoste dhe rezultatin final të sfidës në 1-1, por Icardi, i ardhur nga stoli, arrin të shënojë. Në minutën e 85-të, ylli argjentinas përfiton nga një krosim i Choupo-Moting, për të dribluar portierin dhe për të shënuar golin e fitores./abcnews.al

Ligue 1, java 13

Brest – PSG   1-2
Grandsir 72′ / Di Maria 39′, Icardi 85′

Icardi-Nara.png
Veronik Istrefaj21:21 | 04/11/2019

Mauro Icardi është rikthyer të flasë për të ardhmen e tij. Sulmuesi i PSG-së aktualisht është në huazim te kampionët e Francës, aty ku po bën paraqitje shumë të mira. Në një intervistë për RMC Sport, argjentinasi foli për të ardhmen e tij, si dhe për ecurinë që ka me fanellën e parisienëve.

Në fjalën e tij, Icardi tha: “Unë duhet të tregoj cilësinë time në fushë. Kemi pasur një muaj të mirë në tetor, por ka ende shumë për të bërë. Unë duhet ta vazhdoj këtë ritëm edhe në muajt e ardhshëm.

“E ardhmja? Do ta shohim deri në fund të sezonit. Unë dua të bëj gjëra të mëdha. Kam ardhur këtu për këtë arsye. Fakti që unë luaj për PSG-në është shumë e rëndësishme për mua, pasi është një nga klubet më të mira në botë. Do të bëj gjithçka për të qëndruar këtu”, tha mes të tjerash Icardi./abcnews.al

Icardi-Mauro.png
Vladimir Prenga19:31 | 28/10/2019

“Jam i lumtur për fitoren, ishte shumë e rëndësishme. Jam i kënaqur me dy golat, kam ardhur këtu për të shënuar dhe fituar PSG është ekipi më i fortë në të cilin kam luajtur. Ndihem shumë mirë këtu dhe jam harmonizuar me shokët e skuadrës. Është krijuar një kimi e mirë midis nesh”, tha Icardi një ditë më parë për Canal Football Club.

Mesazhi është i qartë: sulmuesi nuk dëshiron të rikthehet tek Interi. Ndërkohë edhe PSG ka nisur të lëvizë. Francezët e kanë marrë në huazim nga Interi, ndërkohë që ka një klauzolë që në fund të sezonit mund ta blejë sulmuesin argjentinas.

Mediat në Itali raportojnë se në periudhën dhjetor-janar do të bisedohet për të bindur sulmuesin. Fjalën e fundit e thotë pikërisht ai, sikurse edhe është parashikuar në kontratë. Nuk mjafton që PSG të paguajë 70 milionë eurot tek Interi dhe ta bëjë tijin Icardin. / abcnews.al

ICardi-1280x731.jpg
Veronik Istrefaj23:14 | 27/10/2019

Është luajtur sot klasikja e futbollit francez, mes PSG-së dhe Marseille, sfidë e cila është fituar nga kampionët në fuqi të Francës me rezultatin e thellë 4-0. Icardi dhe Mbappe kanë shënuar nga një dopietë që në pjesën e parë, duke mbyllur shumë shpejt historinë e takimit. Icardi hapi serinë e golave, në minutën e 10-të të takimit.

Më pas, sulmuesi argjentinas do të shënonte sërish, në minutën e 26-të. Radhën për të dhuruar spektakël, e pati talenti Kylian Mbappe. Sulmuesi francez vazhdon të impresionojë, duke shënuar dy gola të shpejtë. Fillimisht, Mbappe shënoi në minutën e 32-të, për të gjetur dhe golin e dytë personal një minutë para fundit të pjesës së parë.

Një fitore fantastike kjo e PSG-së dhe sulmi i parisienëve, duket shumë i fortë për çdo skuadër në Ligue 1./abcnews.al

Ligue 1, java 11

PSG – Marseille  4-0
Icardi 10′ 26′, Mbappe 32′ 44′

Lewa.jpg
Veronik Istrefaj22:27 | 22/10/2019

PSG ka shënuar dhe dy gola të tjerë në sfidën kundër Club Brugge. Pas golit të Icardit në minutën e shtatë, është Mbappe ai që ka gjetur rrjetën përballë ekipit belg, duke shënuar në minutën e 61-të. Ylli francez shënon me kokë pas një rrëmuje në zonë, duke dyfishuar avantazhin e kampionëve të Francës. Dy minuta më vonë, ka shënuar edhe Icardi, golin e tij të dytë personal në këtë sfidë.

Club Brugge – PSG  0-3
Icardi 7′ 63′, Mbappe 61′

Ndërsa në Greqi, Bayern Munchen ka përmbysur gjithçka. Pas golit të El Arabi në minutën e 23-të, Lewandowski mori për dore kampionët e Gjermanisë, duke shënuar dy herë. Fillimisht, bomberi polak shënoi në minutën e 34-ët, për të përmbysur më pas gjithçka në minutën e 62-të, me golin e tij të dytë personal./abcnews.al

Olympiacos – B. Munchen  1-2
El Arabi 23′ / Lewandowski 34′ 62′

PSG.jpg
Veronik Istrefaj21:19 | 22/10/2019

PSG-së i kanë mjaftuar vetëm 7 minuta që të kalojë në avantazh në takimin kundër Club Brugge. Autori i golit ka qenë sulmuesi më në formë te parisienët, Mauro Icardi. Argjentinasi shfrytëzon mjaft mirë një krosim të Di Marias dhe nga një distancë e afërt, nuk e ka të vështirë të shënojë.

Ky është goli i dytë i Icardit me fanellën e PSG-së në Champions League dhe për momentin, është ai njeriu gol i kampionëve të Francës. Meritë absolute te ky gol ka padiskutim Angel Di Maria, i cili shkëputet mirë nga mbrojtja vendase dhe jep një pasim të përkryer për Icardin, që shkundi rrjetën./abcnews.al

Champions League

Club Brugge – PSG  0-1
Icardi 7′

Icardi-1.jpg
Veronik Istrefaj13:36 | 16/10/2019

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, Mauro Icardi ka dhënë një intervistë të gjatë, ku ka prekur prapaskenat e merkatos së verës, transferimin te PSG dhe të ardhmen e tij. Mes të tjerash, sulmuesi argjentinas tha:

“Nuk e prisja këtë përkrahje të madhe nga tifozët e PSG-së. Ata më kanë mirëpritur që kur zbrita në aeroport. Më pas, kisha fatin të luaja menjëherë kundër Real Madrid. Pësova një dëmtim të vogël, por tani jam në formë ideale.

Një përballje e mundshme me Interin në Champions? Do e mirëprisja, jam futbollist profesionist. Do e respektoj në maksimum fanellën e PSG-së. E ardhmja? Këtë sezon jam futbollist i PSG-së, është ende herët për të folur për merkaton e verës. Do të shohim se çfarë do të ndodhë deri atëherë.

Lukaku? Uroj vetëm më të mirën për Interin dhe të gjithë lojtarët aty. Lukaku është një lojtar shumë i mirë, e ka treguar që kur zbarkoi në San Siro. Conte është një trajner i madh, uroj që Interi të fitojë sa më shumë këtë sezon”, përfundoi Icardi./abcnews.al

icardi-1280x720.jpg
Veronik Istrefaj22:56 | 22/09/2019

Pas një verë të komplikuar, Mauro Icari iu bashkua PSG në ditën e fundit të merkatos. Sulmuesi argjentinas dha një intervistë për Canal Football Club, ku u shpreh: “E ardhmja? Sapo kam ardhur te PSG.

Kur një lojtar huazohet te një skuadër me opsion blerje, duhet të bëjë maksimumin që ta bindë ekipin e ri që të të blejë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë verën e ardhshme”, tha Icardi.

Mauro Icardi ende nuk e ka gjetur golin e parë me fanellën e kampionëve të Francës, por minutat për të kanë qenë të limituara. Icardi pritet të luftojë me Edinson Cavanin dhe Choupo-Moting për një vend titullari në majë të sulmit./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono