i riu

AKSIDENTET-ME-VDEKJE-TE-TEGU-1280x720.jpg
ent ela15:50 | 11/11/2019

Garat me makina sportive u bënë shkak për humbjen e jetës së një 17-vjeçari që ishte pasagjer te një Mercedes super të shpejtë. Mjeti humbi kontrollin dhe u përplas me një tjetër makinë sportive që ishte parkuar pranë mbikalimit të Saukut në Tiranë. Në një hark të shkurtër kohor kanë humbur jetën 4 persona nga askidentet rrugore.

Aksi Tiranë – Elbasan, mund të quhet autostrada e vdekjes. Gazetari Andi Qosja raporton se çdo fundjavë të rinj nga kryeqyteti kryejnë gara me automjetet e tyre sportive pranë mbikalimit të Saukut. Por kjo gjë ka rezultuar fatale për 17-vjeçarin Kristian Vasili.

I riu ishte pasagjer në automjetin sportiv, Mercedez-Benz AMG 6.3., i cili humbi jetën rrugës për në spital.

Në drejtim të mjetit sportiv ishte një 18-vjeçari me inicialet F.F. Adoleshenti u arrestua, pasi u përplas me makinë tjetër sportive tip Porche e parkuar në autostradë.

Shenjat e frenave vijojnë të jenë të dukshme. Automjeti u shpërbë pothuasje plotësisht dhe pjesët e tij flutuaruan rreth 100 metra larg.

Ekspertët e policisë rrugore u rikthyen edhe njëherë në vendngjarje.

Shpejtësia tejnormave e lëvizjes dyshohet se ishte shkaku i humbjes së kontrollit të mjetit super të shpejtë nga drejtuesi 18-vjeçari. Pranë vendit të ngjarjes u gjetën shishe me birrë, teksa dyshohet se drejtuesi mund të ketë qenë në gjendje të dehur. Të plagosur kanë mbetur edhe dy persona të tjerë, Alban Dervishaj që ishte në ulësen e pasme të Benzit, dhe Rei Oka. Ky i fundit ishte duke qendruar në një tjetër automjet sprotiv në shoqëri të disa miqve të tij.

Dervishaj ndohet në reanimacion në gjendje të rëndë, kurse Oka ka dëmtime të lehta.

Gjatë  24 orëve u shënuan 4 viktima nga aksidentet rrugore.  Tre 17-vjecar kanë humbur jetën në Tiranë dhe një në Gjirokastër.

Ky trend shqetësues vijon nga mujat Shtator-Tetor, ku në 60 ditë u shënuan më shumë se 40 aksidentet me vdekje, shifra këto disa herë më të lartë krahasuar me vendet e Bashkimit Europian.

 

iriu.jpg
Autor E16:07 | 25/10/2019

Është videoja që ka trazuar të gjithë opinionin publik në Shtetet e Bashkuara: ajo tregon sesi një 16 vjeçar i paarmatosur qëllohet për vdekje me plumb pas koke nga policia, ndërsa po tentonte të largohej me vrap.

Vetëm tani janë bërë publike pamjet e kamerave të sigurisë, të marra 14 prillin e vitit 2017. Ato tregojnë vdekje tragjike të Isiah Murrietta-Golding, familja e të cilit tani po kërkon drejtësi në sallën e gjyqit.

Kritikët e quajtën videon një tjetër shembull të brutalitetit të pajustifikuar policor në SHBA, i cili sipas tyre nuk do të kishte marrë sërish vëmendje, nëse avokatët e familjes së djalit nuk do të kishin publikuar videon.

Forcat e rendit pretendojnë se adoleshenti ishte i dyshuar për vrasje, por deri në momentin kur dolën pamjet filmike, pretendonin se vrasja e Isiah ishte e justifikuar.

pajete.jpg
Autor E16:58 | 09/10/2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë.

Mësohet se një i ri është gjetur pa jetë në makinën e tij në rrugën “Mustafa Matohiti” në kryeqytet.

Policia bën me dije se viktima është identifikuar si R.B, 38 vjeç.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 16:00 në rrugën “Mustafa Matohiti” u gjet pa shenja jete, në automjetin e ndezur tip “BMW”, shtetasi R. B.,38 vjeç.

Nga kqyrja paraprake nuk u konstatuan shenja dhune,apo dëmtime të tjera.

Praprakisht dyshohet, të ketë humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

ZHDUKJA-NE-FIER-_ABC-M4-T2.mpg_snapshot_00.24-1280x720.jpg
ent ela19:18 | 23/09/2019

Kanë kaluar disa ditë nga zhdukja e një të riu në Fier dhe nuk dihet fati i tij. Për këtë ngjarje policia ka arrestuar dy kushërinj, ndërkohë familjarët tregojnë detaje çfarë ndodhi mes kushërinjve.

Një 29 vjeçar nga Kreshpani i Fierit rezulton i zhdukur prej 10 ditësh. Ngjarja që dyshohet të jetë një rrëmbim i mundshëm. Ndodhi 10 ditë më parë ku sipas familjarëve ai udhëtoi bashkë me kushëririn e tij drejt Vlorës.

Rrethanat e ngjarjes dhe fati i të riut mbeten të paqarta, por policia ka arrestuar dy personat që kontaktuan të fundit me të Perlat dhe Lajdon Myrtaj. Shkak i zhdukjes së të riut sipas familjarëve  është një konflikt me kushërinjtë e tij. Dy muaj më parë Fatjoni i ka marrë bashkëshortes së njërit prej kushërinjve, 500 mijë lekë borxh, shumë që më vonë familjarët e të zhdukurit  thonë se e kanë shlyer.

Fatjon Myrtaj punonte në ndërtim në Kosovë bashkë me kushëririn e tij Lajdon Myrtaj. Ditën e zhdukjes 29 vjeçari mendohet të ketë udhëtuar drejt Fierit bashkë të. Rasti po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të rënda. /ABC News Albania 24/7

444-1280x721.jpg
ad min10:00 | 11/08/2019

Një 51 -vjeçare humbi jetën mbrëmë në Lushnje pasi u godit për vdekje nga një minibus që drejtohej nga një i ri. Viktima Teuta Aliçkolli ka qenë duke pirë kafe së bashku me djalin dhe bashkëshortin në lokalin e tyre në rrugën kryesore të qytetit, pranë shkollës Skënder Libohova. Drejtuesi 22 vjeçar i një mjeti minibusi ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga e më pas ka përfunduar ne lulishten e qytetit.  Në këtë aksident kanë mbetur të plagosur dhe bashkëshorti e djali i viktimës. Policia e Lushnjës ka ndaluar të riun. Nga hetimet e para mësohet se shkak i aksidentit ka qenë dhe shpejtësia e larte me të cilën po udhëtonte 22 -vjeçari si dhe konsumimi i alkoolit në doza të larta./ABC News Albania 24/7

258036304-tatortks2-4MnRbHSua7.jpg
ad min22:15 | 01/08/2019

Një 21-vjeçar shqiptar është qëlluar për vdekje në Gjermani. Nga raportimet e para bëhet me dije se ka qenë shoku i tij që e ka qëlluar me 5 plumba. Ngjarja ka ndodhur në Kassel të Gjermanisë, pranë një “Fast Food-i”. Policia ka arrestuar në shtëpinë e tij 26-vjeçarin e dyshuar si autor të krimit, por ky i fundit nuk e ka pranuar fajin.

Ai kishte ikur nga vendngjarja, por me ndihmën e dëshmitarëve është bërë i mundur identifikimi i tij dhe më pas është arrestuar nga autoritetet gjermane. Autori është një gjerman i lindur në Kassel, kurse viktima është nga Kosova.

Sikundër raportojnë mediat e huaja, dy të rinjtë njiheshin me njëri-tjetrin. Besohet se mes tyre ka pasur një grindje por ende nuk janë bërë të ditura motivet. Policia gjermane ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë./abcnews.al

unnamed.jpg
ad min08:15 | 24/07/2019

Një 28-vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi qarkullonte me armë zjarri në brez. Policia ka sekuestruar armën e zjarrit tip pistoletë dhe municion luftarak.

“Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si edhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas qarkullonte me armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, kanë lokalizuar në lagjen nr.17, shtetasin I.Q, 28 vjeç, me automjetin tip “Mercedes Benz”, të cilin e kanë ndaluar për të ushtruar kontroll ndaj tij dhe mjetit që ky shtetas drejtonte. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj 28-vjeçarit, policia i gjeti në brez, një armë zjarri pistoletë me fishekë, të cilat i posedonte pa lejen e organeve përkatëse. Shtetasi I.Q, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e municionit” dhe materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë”, thuhet në njoftim./abcnews.al


 

rryma-1.jpg
ad min08:44 | 04/07/2019

Një 17-vjeçar shqiptar ka humbur tragjikisht jetën në Itali pasi u mbyt në lumë. Sipas asaj që shkruajnë mediat, i riu quhet G. Muca. Paraprakisht dyshohet se të riun e mori rrjedha e lumit dhe ngeci mes shkëmbinjve, pa pasur mundësi që të shpëtonte.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së mërkurës në Valchiusella. Adoleshenti ishte sëbashku me dy miq dhe kishin menduar që t’u shpëtonin temperaturave të larta duke u larë në lumë në një zonë mjaft të preferuar për turistët.

Megjithatë diçka shkoi keq. “U hodh nga një shkëmb, por nuk u shfaq më. Fillimisht menduar se po bënte vete. Pas disa momentesh, e kuptuam se çfarë ndodhi”, mësohet të jenë shprehur dy shokët e Mucës për karabinierët.

Autoritetet dyshojnë se i riu është hedhur shumë thellë dhe për shkak të rrjedhës ka ngecur mes shkëmbinjve. Polumbarët bënë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë të tij, që u dërgua në institucionin e mjekësisë ligjore në Strambino.

Fillimisht edhe dy shokët e 17-vjeçarit tentuan ta shpëtonin, por nuk mundën ta nxirrnin jashtë për shkak të rrymës. Do të jetë autopsia ajo që do të hedhë dritë se çfarë ndodhi mbi Mucën.

Ai nuk kishte plagë në trup, çka përjashton mundësinë se mund të ketë humbur vetëdijen në ujë për shkak të përplasjes me shkëmbinjtë./abcnews.al

LUSHNJE-1-1280x714.jpg
ad min08:15 | 26/06/2019

Një 18-vjeçar humbi jetën në orët e para të mëngjesit në një aksident tragjik në autostradën Lushnje- Fier. Viktima është Klodian Sharka, nga Hyzgjokaj i Lushnjes.

Ai ishte pasagjer në një mjet tip Benz që humbi kontrollin dhe u përplas me 2  mjete të tjera në seri, tek vendi i quajtur Pushimi i Shoferit.

18-vjeçari Sharka humbi jetën në vend pas kësaj përplasjeje, pasi ka qenë pa rrip sigurimi dhe nga goditja e fortë ka dalë jashtë automjetit.

Ndërsa  drejtuesit e dy mjeteve, një 22 vjeçar nga Hysgjokaj dhe një 33 vjeçar nga Kopliku,  kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në spitalin e Lushnjes, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e lëvizjes. Por grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit./ABC News Albania 24/7

thike-vrasje.jpg
nev ila23:06 | 24/06/2019

Një person është plagosur me thikë në qytetin e Korçës. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti të çastit.

Mësohet se i plagosuri Armando Trimi është transportuar në spitalin e Korçes dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të plagosjes./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono