i mituri

biciklete-aksident-770x439_c-1.jpg
ent ela12:41 | 15/11/2019

Një mjet tip “Iveko” ka përplasur një të mitur i cili udhëtonte me biçikletë në Fier. Policia njofton se aksidenti ndodhi sot rreth orës 11:45, në  fshati Suk 1, Roskovec.

“Mjeti tip “Iveko”, me drejtues shtetasin A.M ,ka aksidentuar shtetasin e mitur me iniciale E.V. 11 vjeç, banues në Roskovec, i cili po udhëtonte me biçikletë dhe më pas ka goditur një automjet tip “Audi”, i cili ishte i parkuar në anë të rrugës”.

11 vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier shtetasi A.M dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /abcnews.al

aksident.jpeg
ad min09:07 | 18/07/2019

Një 18-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë këtë të enjte. Policia ka njoftuar se arrestimi është bërë pasi i riu duke drejtuar një automjet “Audi” aksidentoi një të mitur 14 vjeç në kryeqytet.

I dëmtuari nga aksidenti ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Dedë Gjo Luli”./abcnews.al

Silhouette-of-child-810x445.jpg
ent ela23:39 | 08/09/2018

Një djalë i vogël ka dhënë një deklaratë shokuese në gjyq, pasi pa të ëmën që t’i vritej përpara syve. Djali që tani është 11 vjeç, atëherë ishte 9 vjeç kur babai i tij vrau mamanë në Britani të Madhe.

I mituri ishte së bashku me vëllain e tij më të vogël kur dëgjuan të bërtiturat e nënës së tyre që vinin nga dhoma tjetër. Ata shkuan për ta ndihmuar, por i ati nuk i lejoi. Ai e kishte mbyllur mamanë e fëmijëve brenda dhomës dhe i kishte vendosur zjarrin.

11-vjeçari ka thënë në gjyq se ndjen urrejtje për babain e tij dhe nuk do që ai të dalë nga burgu.

“Ai dogji mamin përpara syve të mi dhe për pak më vrau edhe mua. Nuk dua që t’ia di për atë”, ka thënë 11-vjeçari në gjyq.

Që pas ngjarjes tragjike, ai dhe vëllai i tij më i vogël kanë jetuar vetëm dhe tani dëshirojnë të bashkohen me gjyshen. Babai i tyre 45-vjeçar është shpallur fajtor për vrasjen e gruas dhe dënimi përfundimtar ndaj tij do të jepet në Nëntor. /tvklan.al

policia_kurbin_7455.jpg
ad min13:29 | 01/01/2018

Një 16 vjeçar u gjet i pajetë në tarracën e shtëpisë në Kurbin pasi kishte hedhur fishekzjarret për ndërrimin e viteve. Policia lokale njoftoi se i riu ka një plagë në kokë. Dyshohet se dëmtimi është shkaktuar nga një plumb qorr, ose fishekzjarret.

Një 16 vjeçar u ngjit në tarracën e shtëpisë për të ndezur fishekzjarret gjatë ndërrimit të viteve, por gjeti vdekjen.

Ngjarja ndodhi në mesnatë në Sanxhak-Kurbin.

Adolesheni u gjet i pa jetë nga familjarët dhe më pas u dërgua në spitalin rajonal të Laçit.

Pas ekzaminimeve paraprake u konstatua që 16 vjeçari kishte dëmtime në kokë.

Policia dyshon se plagët i janë shkaktuar nga një plumb qorr ose fishekzjarret.

Në këtë zonë gjatë festimeve për Vitin e Ri nuk janë të pakta rastet kur edhe qëllohet me armë.

Por pritet që eksertiza mjeko-ligjore të përcaktojë se nga se është shkaktuar dëmtimi në koke i të riut.

Grupi hetimor vazhdon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Familja e 16 vjeçarit me origjinë nga Mirdita prej vitesh banon në Kurbin.

/abcnews.al

 

mbytet-ne-pus-1200x630.jpg
ad min10:01 | 30/12/2017

Një i mitur ka gjetur vdekjen pasi ka rënë në pusin e mbushur me ujë pranë banesës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Plan i Bardhë, Klos të Matit. Trupi i të miturit është konstatuar nga familjarët mbrëmjen e djeshme rreth orës 18.30, ndërsa paraprakisht dyshohet si ngjarje aksidentale.

“Me datë 29.12.2017, rreth orës 15.30, i mituri  L.K, rreth 4 vjeç, banues në fshatin Plan i Bardhë, Klos, ka dalë nga banesa dhe  duke luajtur dyshohet se ka rënë në pusin e mbushur me ujë në oborrin e shtëpisë dhe për pasojë ka humbur jetën”- thuhet në njoftimine Policisë.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin ngjarjes, për zbardhjen e plpte te rrethanave   të ngjarjes./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono