i madh

562f0938-aa78-4003-81aa-31ba20a1a66b.jpg
Sej rie21:57 | 13/08/2019

Një zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të madhe kullote në mal midis Borshit edhe Piqerasit. Për shkak të terrenit të vështire është e pamundur që atje të shkojnë mjetet zjarrfikëse. Shkak për këtë zjarr është bërë djegia e kullotave nga vetë banorët e zonës. Këta të fundit kanë dalë për të shuar zjarrin./ABC News Albania 24/7

dale-schroeder-iowa-carpenter-college-765x510.png
Sej rie10:30 | 22/07/2019

Një shembull për tu ndjekur! Kjo është historia e amerikanit Dale Schroeder, i cili kishte punuar shumë gjatë gjithë jetës së tij për t’iu mundësuar studimet 33 adoleshentëve nga një vend i vogël në Iowa, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai bëri një jetë shumë modeste dhe nuk u martua. U rrit në varfëri dhe punoi për 67 vjet pa ndërprerje. Nga puna e tij, ai arriti të kursente rreth 3 milionë dollarë në një llogari të fshehtë, raportojnë mediat amerikane.

Jo shumë kohë përpara se të ndërronte jetë në vitin 2005, Schroeder i tha avokatit Steve Nielsen se donte që kursimet e tij të ndaheshin mes të varfërve. Kështu, gjatë 14 viteve të fundit falë parave që ai mblodhi, 33 adoleshentëve iu dha mundësia për të studiuar pa pagesë./abcnews.al

trafiku-1280x706.jpg
Sej rie14:50 | 08/07/2019

Një trafik i rënduar është sot në rrugën Fushë-Krujë deri në Thumanë. Vargu i mjeteve gjatë orëve të paradites dhe të mesditës ka shkuar pesë kilometra dhe mjetet lëvizin me shpejtësi të ulët. Shkak për këtë trafik janë bërë punimet në Urën e Fushë-Krujës të cilat po kryhen edhe në orët e nxehta të ditës. Patrullat e policisë dolën që në mëngjes, por ndryshimi i situatës ka qenë i pamundur. Udhëtarët me orë të tëra po përballen me të nxehtin dhe ankohen se kjo është një gjendje e papërballueshme./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono