i dyshuari

meksike-1280x660.jpg
gra moz21:21 | 13/03/2018

Zhdukja e 43 studentëve në Meksikë 4 vjet më parë është rikthyer në qendër të vëmendjes. Policia meksikane ka arrestuar një të dyshuar që mund të hedhë dritë mbi ngjarjen.

Policia federale në Meksikë ka arrestuar një person që konsiderohet i dyshuari kyç për zhdukjen e 43 studentëve nga qyteti i Igualasë, në vitin 2014. Erick Uriel Sandoval akuzohet se ka formuar bandën që dyshohet se ka vrarë studentët dhe më pas ka djegur trupat e tyre.

Ai u arrestua në Kokula, qyteti pranë pikës së grumbullimit të mbetjeve ku u gjet trupi i pajetë i njërit prej studentëve të zhdukur. Zhdukja e 43 studentëve shkaktoi një reagim masiv, kombëtar dhe ndërkombëtar. Një burim pranë zyrës së prokurorit që po drejton hetimet mbi ngjarjen ka deklaruar se Sandoval ka luajtur një rol të rëndësishëm në krimin e shumëfishtë ndaj studentëve.

Mediat lokale aludojnë se ai ishte një ndër anëtarët e bandës që kishte për detyrë të ekzekutonte studentët para se të digjnin trupat e tyre. 43 të rinjtë ishin pjesë e një grupi të madh që po trajnoheshin për t’u bërë mësues dhe kishin udhëtuar nga kolegji i tyre në qytetin e Igualasë për të protestuar kundër praktikave diskriminuese për zgjedhjen e mësuesve.

Në kthim, autobusi i tyre fillimisht u qëllua me armë dhe u ndalua nga policia, e cila më pas ua dorëzoi të rinjtë anëtarëve të bandës së zonës, Luftëtarët e Bashkuar. Këta të fundit i çuan studentët në një pikë të mbledhjes së mbeturinave dhe pasi i vranë dogjën trupat e tyre./abcnews.al

dsadasd-933x445.jpg
ent ela13:08 | 02/02/2018

Tvklan.al ka zbuluar identitetin e personit të arrestuar nga Policia e Tiranës në lidhje me magazinën e drogës, armëve dhe municioneve.

I arshpalluri në kërkim është Aurel Hoxhallari 41 vjeç, i cili u arrestua në banesën e tij në periferi të Tiranës. Aurel Hoxhallarit po hetohet edhe si i dyshuar për përfshirjen në vrasjen e Dëfrim Kasmit, por sipas burimeve nga policia është herët për të dalë në një konkluzion të tillë. Armët e sekuestruara janë dërguar me shpejtësi drejt laboratorit të Policisë Shkencore për t’u ekzaminuar nëse janë përdorur në vrasjen e Dëfrim Kasmit.

Dëfrim Kasmi, i cili kishte ndryshuar emrin në Devi Kasmi, u ekzekutua me armë mbrëmjen e së hënës më 29 Janar poshtë pallatit ku banonte në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë. Kanë qenë dy persona me motor të maskuar me skafandër, të cilët qëlluan për vdekje Dëfrim Kasmin. Vrasja mendohet se ka ndodhur për hakmarrje apo për prishje të pazareve të drogës. Devi Kasmi ka qenë i përfshirë në trafik kokaine në Spanjë dhe Francë.

Aurel Hoxhallari është një emër i njohur për policinë, pasi është arrestuar edhe më 10 Janar të vitit 2015 së bashku me kushëririn e tij Amarildo Hoxhallari, si porositës të dyshuar për atentatin ndaj Pajtim Serjanit, ngjarje e ndodhur më 5 Janar 2015 në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë. Por, më 1 Shkurt 2015 Gjykata e Krimeve të Rënda i la ata të lirë për mungesë provash.

Njoftimi i Policisë

Policia e Tiranës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizuan me sukses goditjen e grupit të strukturuar kriminal “Enigma”, ku u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. Elton Halipaj, 36 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë;
  2. Efthymiou Efthymious, 41 vjeç, lindur e banues Arta Greqi;
  3. Malvin Dinellari, 30 vjeç, lindur në Korçë e banues në Tiranë;
  4. Elton Hoxhallari, 36 vjeç, lindur e banues në Tiranë.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi (Altin) Aurel Hoxhallari, 41 vjeç, lindur e banues Tiranë.

Ky operacion është rezultat i një pune profesionale të pandërprerë duke vlerësuar maksimalisht informacionet e grumbulluara, si dhe provat e administruara nga grupi hetimor në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 29 Janar 2018, ku në rrugën “Petro Çani” u vra me armë zjarri shtetasi Defrim Kasmi

Shtetasi i shpallur në kërkim (Altin) Aurel Hoxhallari, dyshohet si organizatori i këtij grupi të strukturuar kriminal.

Shtetasi Elton Halipaj ka siguruar mjetet e nevojshme për kryerjen e krimit.

Shtetasi grek Efthymiou Efthymious, dyshohet në rolin e ekzekutorit të shtetasit D.K. si vrasës me pagesë.

 Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën me vete një sasi e konsiderueshme eurosh dhe parash shqiptare, që dyshohet se i ka përfituar si shpërblim për vrasjen.

Shtetasi Malvin Dinellari ka siguruar mjetet dhe përgatitur infrastrukturën për realizimin e vrasjes.

Shtetasi Elton Hoxhallari dyshohet si bashkëpuntor në sigurimin e mjeteve dhe përgatitjen e infrastukturës për realizimin e vrasjes.

Gjatë këtij operacioni të mirë-organizuar janë ushtruar kontrolle në disa banesa të autorëve të dyshuar si dhe në një vilë të ndodhur në periferi të Tiranës, në pronësi të organizatorit të këtij grupi, e cila shërbente si bazë e grupit.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në këtë vilë është gjetur një arsenal armësh, municionesh, eksplozivësh, raketa hedhës, armë të precizionit të lartë, minë me telekomandë, dylbi, radio ndërlidhje (si ato të policisë), të cilat funksiononin në grup, maska, veshje kamoflazhi, etj.

Gjatë operacionit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjeti, i cili dyshohet se është përdorur në kryerjen e vrasjes.

Në videon që shikoni më poshtë, janë pikërisht kushërinjtë Aurel dhe Amarildo Hoxhallari kur u arrestuan në Janar të 2015-s. Dy kushërinjtë Hoxhallari kishin porosituar Artur Bazen për të eliminuar Pajtim Serjanin. Baze u vra më pas nga miku i Serjanit, efektivi Roland Meta.

Burime konfidenciale nga policia thonë për tvklan.al se në shtëpinë që përdorej si magazinë u sekuestrua rreth 300 kg kanabis sativa, arsenal armësh dhe minash të telekomanduara.
05.01.2015 – Atentati te Rruga e Kavajës.

Policia e Tiranës ka bërë me dije zyrtarisht se atentati në Rrugën e Kavajës në Tiranë ka ndodhur rreth orës 19:40 të së hënës, ku ka mbetur i vrarë si pasojë e shkëmbimit të zjarrit shtetasi Arjanit Sterio, si dhe kanë mbetur të plagosur dy të tjerë Pajtim Serjani dhe Roland Meta, ky i fundit me detyrë punonjës policie pranë Njësisë së Operacioneve Speciale. Sipas policisë, fillimisht mësohet se është plagosur në pjesën e këmbës Pajtim Serjani, ndërsa gjatë këtij shkëmbimi zjarri ka ndërhyrë punonjësi i policisë Roland Meta, ku më pas sulmi ka vijuar duke mbetur i vrarë Arjanit Sterio dhe është plagosur rëndë punonjësi i policisë.

Sipas policisë, Meta do të akuzohej për vrasje në kapërcim të kushteve të vetëmbrojtjes, por prokuroria doli zyrtarisht me një tjetër version, duke ngritur akuzën e vrasjes me dashje. Burime zyrtare nga Prokuroria e Tiranës kanë bërë me dije se ngjarja polici Roland Meta dhe disa persona të tjerë janë gjendur nën goditjen me armë zjarri të qëlluara nga viktima Artur Baze ose i njohur ndryshe si Arianit Sterjo. Sipas prokurorisë, në reagim të sulmit nga ana e viktimës Sterjo, ku fillimisht ka mbetur i plagosur 32-vjeçari Pajtim Serjani, personi i dyshuar Roland Meta i cili rezulton të mos ketë qenë në shërbim në atë moment i ka bërë thirrje agresorit “Ndal policia” dhe “Hidhe armën në tokë”.

Por, atentatori nuk i është bindur Metës dhe ka tentuar të largohet me vrap në Rrugën “Islam Alla” duke u ndjekur më pas nga polici Roland Meta. Gjatë ndjekjes së tij, ndërmjet këtyre dy personave mësohet se ka pasur shkëmbim zjarri nga i cili ka mbetur i plagosur punonjësi i policisë Meta, i cili menjëherë është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Ndërsa, pas mbërritjes së forcave të policisë në vendin e ngjarjes është gjetur i vdekur Arianit Sterjo. Në bazë të provave të grumbulluara gjatë hetimeve paraprake të kësaj ngjarje, prokuroria ka bërë me dije se policia ka arrestuar në flagrancë Roland Metën, pasi ka rezultuar se ai me armë zjarri ka qëlluar dhe ka vrarë viktimën Arjanit Sterjo. /tvklan.al

vlcsnap-error677-1280x720.jpg
gra moz18:02 | 15/01/2018

Një filial i Postës Shqiptare brenda ndërtesës së Hipotekës në Tiranë ra pre e një grabitje me armë mesditën e sotme.
Dy autorët e dyshuar të këtij krimi janë ende të lirë.

Me planin e qartë të grabitjes dy auorët kanë mbërritur pranë ndërtesës së Hipotekës, por vetëm njëri prej tyre është futur brenda për të grabitur. Kjo është skema e krijuar deri tani për këtë ngjarje të ndodhur në Tiranë rreth orës 14:05. Grabitësi i maskuar, ka terrorizuar punonjësit e një banke të nivelit të dytë dhe në kërcënimin e armës ka marrë një sasi parash që mendohet të jenë rreth 5 milionë lekë të vjetra.
ABC News ka siguruar një foto të marrë nga kamerat e sigurisë së zonës ku duket një nga autorët e dyshuar të grabitjes pasi ka dalë jashtë ndërtesës. Nga foto nuk duket qartë fytyra e grabitesit, një djalë i veshur me të zeza dhe me kapuç në kokë.
Por ekspertët e policisë dhe hetuesit po punojnë për të zbuluar identitetin e tij.
Policia thekson se pas ngjarjes, njëri prej autorëve që priste jashtë ishte larguar me një automjet tip ‘BMW’ ngjyrë gri, i cili dyshohet të ketë qenë i vjedhur, ndërsa grabitësi tjetër ka ikur në këmbë. Ky u fundit, duke u larguar nëpër disa rrugica, ishte pikasur nga policia në zonën e ‘Don Boskos’. Ai është përballur me patrullën e uniformave blu, duke iu drejtuar atyre armën, po pa qëlluar në drejtim të tyre. Dyshohet se autori i larguar me automjet ka marrë me vete dhe shumën e parave të grabitura. Policia vijon kontrollet dhe hetimin për zbulimin e autorëve të kësaj grabitjeje./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono