hygeia

spitali-hygeia.jpg
nev ila15:35 | 08/11/2019

Ekipi i Kirurgjisë Urologjike në Spitalin Hygeia nën drejtimin e mjekut të mirënjohur dhe me eksperiencë mbi 30-vjeçare në fushën e diagnostikimit dhe trajtimit të patologjive urologjike, Prof. Dr. Spyridon Gouvalis (Spiridon Guvaliiiis),ofrojnë ekspertizën e plotë në diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit të prostatës.

Sipas mjekut grek, Prof. Dr. Gouvalis(Guvaliiiis) kura më e mirë për të tilla probleme shëndetësore është parandalimi dhe trajtimi i tyre në kohë i tyre.

Nëntori është muaji që në rang botëror i dedikohet rritjes së ndërgjegjësimit ndaj sëmundjeve që prekin meshkujt siç janë sëmundjet e prostatës, kanceri i prostatës, kanceri i testikujve, kanceri i vezikës urinare etj.

Edhe Spitali Hygeia nëpërmjet Drejtorit të Departamentit të Urologjisë të këtij spitali, Prof. Dr.Spyridon Gouvalis, bëjnë thirrje për të kryer kontrolle mjekësore periodike si mënyra e vetme dhe më e mirë për të parandaluar në kohë të tilla sëmundje sidomos ato me natyrë malinje.

“Duhet thënë që 1 në 7 meshkuj preken nga kanceri i prostatës përpara moshës 80 vjeç dhe si faktorë rreziku për tu prekur nga kjo sëmundje janë historia familjare dhe mosha. Meshkujt që kanë patur familjare të prekur nga kanceri i prostatës duhet që, duke filluar nga mosha 40-45 vjeç, të kryejnë check-up-in e prostatës ku përfshihen analizë urine, PSA- në si dhe një eko të prostatës. Ndërsa për kategorinë tjetër të meshkujve ne rekomandojmë se duke filluar nga mosha 50 vjeç e lart të kryejnë check-up të prostatës të paktën 1 herë në vit . Trajtimi që ne realizojmë për keto raste është trajtimi në rrugë kirurgjikale që konsiderohet si gold standart për nga rezultatet që arrihen por mund të rekomandohet edhe trajtim me Radioterapi, trajtime këto që ofrohen të dyja në Spitalin Hygeia ku ne disponojmë teknologjinë dhe aparaturat më bashkëkohore”, tha ai.

Drejtori i Departamentit të Urologjisë në Spitalin Hygeia, Prof.Dr. Gouvalis jep këshilla edhe për meshkujt në moshë të re.

“Ne si mjekë specialistë Urologë krahas patologjive të prostatës diagnoztifikojmë dhe trajtojmë edhe  patologjitë e fshikëzës së urinës, veshkave dhe testikujve. Në fund kam edhe një këshillë për meshkujt në moshë të re. Të jenë të kujdesshëm sidomos përsa i përket kancerit të testikujve, duke qenë se hasim raste të tilla dhe mënyra më e mirë për të parandaluar këtë patologji duhet që të kryejnë kontrolle te mjeku por edhe të vetëkontrollohen dhe nëse vënë re diçka të pazakontë të drejtohen për konsultë te mjeku. Kjo vlen sidomos për meshkujt të  cilët i janë nënshtruar operacionit të Kriptorkizmit, por pa përjashtuar edhe të gjithë të tjerët. Pra kujdes: Kura më e mirë është parandalimi”, theksoi Gouvalis.

Ekipi i Kirurgjisë Urologjike në Spitalin Hygeia nën drejtimin e mjekut të mirënjohur dhe me experiencë mbi 30-vjeçare në fushën e diagnostikimit dhe trajtimit te patologjive urologjike, Dr.Spyridon Gouvalis ofrojnë ekspertizën e plotë në diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit të prostatës dhe jo vetëm. /abcnews.al

hygeia-mrekullite-1280x739.jpg
nev ila14:58 | 04/11/2019

Tashmë pacientët që kanë probleme me sëmundshmërinë reumatizmale, artroskopitë e supit, të gjurit e të legenit mund t’u nënshtrohen ndërhyrjeve apo trajtimeve kirurgjikale, të cilat përmirësojnë ndjeshëm jetën e tyre të përditshme.

Teknikat moderne diagnostikuese dhe teraupetike në shërbim të këtyre ndërhyrjeve ortopedike sigurojnë një rezultat sa më të mirë të mundshëm. Këto lloj ndërhyrjesh e përmirësojnë në maksimum cilësinë e jetës së njeriut, ndërsa suksesi është i garantuar. Nuk ka arsye njerëzit të ngurojnë të bëjnë ndërhyrje në gju apo legen.

Ndërhyrjet ortopedike aplikohen kryesisht tek pacientët që kanë pësuar trauma automobilistike apo në vendin e punës dhe veçanërisht tek ata që merren me aktivitet fizik dhe janë më të ekspozuar ndaj problemeve që mund të shkaktohen në nyjet e trupit si në gju, supe, legen apo duar.

Është vërtetuar se nëse një fëmijë dhjetë vjeç, vuan nga një çarje e ligamentit në gju, nëse ai nuk bën një operacion brenda një viti, ekziston një rrezik i shtuar që të pësojë një çarje edhe në menisk. Megjithatë, jo të gjithë ata që kanë probleme duhet t’i nënshtrohen me çdo kusht një operacioni. Kjo varet nga mosha, puna dhe aktiviteti fizik i personit.

Nëse kemi të bëjmë me një sportist, është e detyruar që të kryhet ndërhyrja kirurgjikale, por nëse pacienti është një njeri normal, gjykohet rast pas rasti. Nëse kemi të bëjmë me një njeri që ka një punë zyre dhe nuk ka ndonjë aktivitet të madh fizik, mund të mos jetë i domosdoshëm operacioni. Prandaj çdo rast gjykohet ndryshe.

Tashmë në vendin tonë mund të realizohen me efikasitet te gjitha ndërhyrjet të cilat shkojnë përkrah nivelit të lartë të zhvillimit të shkencës së mjekësisë. Aplikimi i teknikave më të fundit bashkëkohore me pajisjet po të këtyre niveleve mund t’u kthejnë shqiptarëve që vuajnë nga problemet ortopedike një jetë normale.

Në Departamentin e Ortopedisë Hygeia, sajë profesionalizmit të ekipit të mjekëve kirurgë ortopedë të kualifikuar dhe me eksperiencë, nëpërmjet aplikimit të teknikave inovative si dhe sajë aparaturave bashkëkohore që ky Spital disponon, trajtohen me sukses të gjitha llojet e patologjive ortopedike, si për të rritur ashtu dhe për moshat pediatrike të tilla si:

✔ Frakturat e të gjitha llojeve:

➡Fiksime të frakturave të eshtrave të gjata nëpërmjet shtifteve intramedulare

➡Trajtime të traumave me teknologji të avancuar si psh:

➡Kirugjinë e gjurit :

➖Trajtime bashkëkohore të menisqeve nëpërmjet qepjes, apo zëvëndësime protetike të tyre (në rast se

nevojitet)

➖Trajtime bashkëkohore në dëmtimet e ligamenteve të gjurit

➖Riinserim i LCA-së, si teknika më innovative për riparimin e tij

➖Ligamentoplastika nëpërmjet teknikës Anatomical Repair

➡Për kirurgjinë e supit:

➖Riparime endoskopike të tendinave të manshetës rotatore dhe fiksime të tyre me teknika të

avancuara Double Roë (me dy rradhë)

➡Endoprotezime të këllkut (coxaefemoral) me protezat më cilësore në rang botëror (Smith & Nepheë –

R3, Zirkonium, Polarstem) si dhe ato të gjurit (Genesis 2)

✔ Tumoret muskuloskeletale

✔ Kirurgjitë korrigjuese të këmbës dhe mikrokirurgjitë e dorës.

Për më tepër informacion apo për të rezervuar takimin tuaj me mjekët ortopedë të Spitalit Hygeia Tiranë

kontaktoni: 04 23 90 000./abcnews.al

nderhyrje.jpg
ad min15:49 | 30/10/2019

Spitali Hygeia me Departamentin e Obstetri-Gjinekologjisë ofron shërbim 24 orë në 24 për shëndetin e gruas. Në këtë departament ofrohen shërbime mjekësore gjinekologjike dhe obstetrikale, me një staf mjekësor vendas dhe të huaj, të cilët kryejnë ekzaminime dhe ndërhyrje kirurgjikale me metodat më bashkëkohore.

Departamenti i Obstetri-Gjinekologjisë Hygeia është një departament ku ofrohet gjithçka në çdo orë të ditës dhe natës për shëndetin e gruas, në të gjitha etapat e jetës së saj.

Në këtë departament ofrohet e gjithë gama e shërbimeve mjekësore gjinekologjike dhe obstetrikale,ndërsa në përbërje të stafit mjekësor ka edhe mjekë të huaj, eminenca të fushës.

Kirurgët gjinekologë të këtij departamenti janë të specializuar në aplikimin e teknikave kirurgjikale mini-invazive laparoskopike dhe jo vetëm, duke i aplikuar këto teknika në pjesën më të madhe të ndërhyrjeve kirurgjikale, teknika të cilat ju ofrojnë pacienteve mundësi rikuperimi më të shpejta dhe më pak dhimbje apo shenja.

Ҫdo femër, të paktën një herë në vit, duhet të kryejë nje kontroll rutinë te mjeku specialist gjinekolog, kjo për të identifikuar në kohë çdo lloj problemi mjekësor që ka të bëjë me shëndetin e saj gjinekologjik shprehet mjekja gjinekologe, Ermira Kasa./ABC News Albania

vipat-web.jpg
nev ila14:52 | 07/10/2019

Teksa muaji Tetor i kushtohet sensibilizimit të luftës kundër kancerit të gjirit, kanë qenë të shumta platformat, nismat shtetërore dhe private për të motivuar njerëzit, që të bëjnë mamografinë.

Spitali Hygeia ka rënë në sy ndër të tjerë përmes një fushate serioze, që ka bërë bashkë personazhe të shumtë nga bota e mjekësisë, artit, gazetarisë dhe televizionit.

Personazhet publikë përmes mesazheve të tyre sensibilizuese bëjnë thirrje për të gjitha gratë, që të ndërgjegjësohen dhe të bëjnë kontrollin e gjirit, veçanërisht gjatë këtij muaji.

Kontrollet periodike përmes mamografisë janë në fakt mënyra më e mirë për të parandaluar kancerin e gjirit dhe për të shpëtuar veten.

Rezultatet e avancimit të kësaj sëmundjeje sot janë alarmante, ku një në 7 gra preket nga kanceri i gjirit. Andaj, videot mesazh që kanë filluar që prej datës 1 Tetor në rrjetet sociale të Spitalit Hygea, kanë marrë mbështetje masive, jo thjesht për emrat e personazheve, po aq edhe për qëllimin që ato kanë.

Rudina Magjistari, Amarda Toska, dr.Leonard Solis, Klajda Gjosha, Sonila Meço, Saimir Kodra, Irma Libohova, Zana Çela, Enkel Demi janë disa nga personazhet që kanë mbështetur këtë iniciativë të Spitalit Hygea, që vlen për t’u përshëndetur!

/abcnews.al/

hygeia.jpg
ad min14:30 | 02/10/2019

Klinika ANASSA është kujdesur që të gjithë të marrin trajtimin e nevojshëm për dëmtimet që ka pësuar lëkura gjatë stinës së verës. Jo vetëm kaq por ka zgjedhur ofertat në çmime ti bëjë edhe për shërbime të tjera të kujdesit personal.

Të shijosh rrezet e diellit në verë është kënaqësi më vete, Por nëse nuk je kujdesur siç duhet për lëkurën, stina që vjen pas është e duhura për trajtimet e specializuara.

Që të gjithë të kenë mundësi ti marrin këto shërbime Klinika ANASSA rekomandon me çmime ofertuese disa nga trajtimet më të domosdoshme për problemet e reja por edhe të vjetra të lëkurës.

Ka  një veçori nënvizon dermotologia në klinikës ANASSA në spitalin Hygeia, që procedura të përdoret mbi moshën 40 vjeç. Megjithatë është edhe një mundësi e mirë kurimi për adoleshentët të cilët kanë shenja shumë të thella të akneve. Procedura e trajtimit zgjat rreth 45 minuta, dermatologia kërkon vëmendje veçanërisht për kujdesin që duhet të tregohet më pas për të shmangur efektet anësore të ekspozimit të gjatë e pa masa mbrojtëse ndaj diellit. Kjo nuk do të thotë të mbylleni në shtëpi.

Trajtimi dytë është dermapen 4, një ekskluzivitet i Klinikës ANASSA. Dermapeni 4 i përket gjeneratës së fundit, ndër më të mirët.

Vepron në dy shtresa të lëkurës duke i dhënë zgjidhje problemit të akneve, shkëlqen dhe rigjeneron lëkurën, heq njollat, madje edhe hiperpigmentimet që ka krijuar dielli gjatë stinës së verës apo për njollat që krijohen pas një shtatzënie.

Çdo problem me lëkurën ka dhe zgjidhjen me trajtimin e specializuar. I tillë është edhe dermapen PRP që i referohet “plazmës së pasur me trombocite”, e cila prodhon një efekt rinues dhe elasticizues në lëkurën tuaj.

Në ofertat e vjeshtës klinika ANASSA ka përfshirë edhe dy shërbime të tjera po aq të domosdoshme.

Janë 5 oferta në tavolinën e klinikës ANASSA që falë çmimeve të arsyeshme i japin mundësinë të gjithëve të hedhin pas krahëve dëmtimet e reja e të vjetra nga dielli apo probleme të tjera të lëkurës e te mendojnë se shëndeti e bukuria dalin në pah në çdo stinë të vitit./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono