hungari

Untitled-14-2-640x400.jpg
ad min11:46 | 14/10/2019

Partia konservatore e Viktor Orban ka humbur përballë opozitës së qendrës së  majtë në zgjedhjet lokale në Budapest.

Me 81% të votave të numëruara, sfiduesi i qendrës së majtë ka marrë 50.6% të votave ndërsa Tarlos, kryebashkiak i qytetit që nga viti 2010 dhe i mbështetur nga kryeministri hungarez Orban, është ndalur në 44.2% të votave.

Tarlos telefonoi rivalin e tij duke i uruar fitoren./ABC News Albania

Holande-1280x720.jpg
Veronik Istrefaj20:05 | 13/10/2019

Janë luajtur katër sfidat kualifikuese të orës 18:00, të vlefshme për Euro 2020. Holanda ka marrë kreun e grupit C pas fitores 1-2 në transfertë kundër Bjellorusisë. Wijnaldum shënoi dopietë në pjesën e parë, për të mbyllur historinë e takimit.

Rusia ka shkatërruar 0-5 ekipin e Qipros. Cheryshev shënoi një dopietë, ndërsa rrjetën e gjetën edhe Golovin e Dzyuba. Me këtë triumf, Rusia i bashkohet Belgjikës si skuadër e kualifikuar në grupin I.

Skocia e pati shumë të thjeshtë përballë modestëve të San Marinos, duke triumfuar 6-0. Mesfushori i Aston Villa, McGinn, shënoi tripletë brenda pjesës së parë, ndërsa Shakland, Findlay dhe Armstrong shënuan në pjesën e dytë. Hungaria ka mposhtur 1-0 ekipin e Azerbajxhanit, falë golit të Korhut në minutën e dhjetë./abcnews.al

Kualifikuese, Euro 2020

Bjellorusi – Holandë  1-2
Dragun 54’ / Wijnaldum 32’ 41’

Qipro – Rusi  0-5
Cheryshev 9’ 90, Ozdoev 23’, Dzyuba 59’, Golovin 89’

Hungari – Azerbajxhan  1-0
Korhut 10’

Skoci – San Marino  6-0
McGinn 12’ 27’ 45’, Shakland 65’, Findlay 67’, Armstrong 87’

Modric.jpg
Veronik Istrefaj21:54 | 10/10/2019

Fituesi i “Topit të Artë”, Luka Modric, është padiskutim një nga lojtarët më të mirë të gjeneratës së tij. Kroati është titullar i padiskutueshëm si te Real Madrid, ashtu dhe te kombëtarja e Kroacisë. Sot, në takimin kundër Hungarisë, Modric shënoi një supergol, duke kaluar në avantazh ballkanasit.

Kapitenit kroat i mjaftuan vetëm 5 minuta për të gjetur rrugën e golit. Me zgjuarsinë e tij, Modric vjedh një top në mesfushë dhe nis slalomin e tij. Edhe pse në një moshë të madhe, shtatshkurtri vrapon më shpejt se të gjithë dhe e sheh veten përballë portierit. Me një qetësi të jashtëzakonshme, Modric arrin të shënojë, për t’i hapur udhë suksesit të kroatëve./abcnews.al

kryebashkiaku.jpg
Autor E15:50 | 09/10/2019

Pak ditë para zgjedhjeve lokale, një skandal seksual ka shpëthyer në Hungari pak ditë para zgjedhjeve lokale.

Në mediat e vendit janë publikuar pamje të kryebashkiakut të qytetit Gyor, Zolt Borkai, i cili është filmuar në praninë e prostitutave si edhe duke kryer marrëdhënie seksuale më njerën prej tyre, raporton abcnews.al.

Pamjet fillimisht dolën në një blog anonim dhe më pas u shpërndanë në rrjetet sociale.

Më parë Borkai ka qenë kreu i Komitetit Olimpik të Hungarisë. Gazetarët hungarezë e akuzojnë atë për korrupsion, ndikim të paligjshëm, raporte me drogën dhe si prostitucion. /abcnews.al/

kukesi-1-1280x723.jpg
ad min11:30 | 10/07/2019

Kukësi do të kërkojë rezultat të mirë në Hungari, në ndeshjen e parë të Ligës së Evropës ndaj Debrecenit vendas. Trajneri Ernest Gjoka ka besim, ndonëse ekipi i tij nuk quhet favorit.

Udhëtimet janë po aq të lodhshëm sa stërvitjet, por s’ka rrugë tjetër.

Kukësi bëri një tjetër zhvendosje, pas asaj për në Ohër, këtë herë duke shkuar në Hungari, ku do të ndeshet me Debrecenin vendas për Ligën e Europës.

Luhet sfida e parë e turit të parë, dhe skuadra shqiptare u nis që mbrëmjen e së martës, për shkak se udhëtoi edhe me avion deri në Budapest, edhe me autobus.

Pas seancave rraskapitëse stërvitore në Maqedoni, në breg të Liqenit të Ohrit, e pas atyre në Shqipëri, kuksianët ndihen gati, ndonëse trajneri Ernest Gjoka do të ketë një mungesë të madhe, kapitenin Ylli Shameti.

Mbrojtësi I qendrës vërtet e kaloi dëmtimin, por jo sëmundjen, dhe u detyrua të mbetej në Tiranë, për shkak të temperaturës së lartë.

Kjo do të thotë se në qendër të mbrojtjes pritet të jenë Cuculi dhe Teqja.

Kukësi nuk cilësohet favorit, por gjithsesi trajneri Gjoka mbetet me besim, siç u shpreh pak ditë më parë për Abc News-in./ABC News Albania 24/7

gruevski.png
ad min14:00 | 09/06/2019

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka dështuar të mbajë sekret një takim me disa zyrtarë hungarezë. Mediat vendase e kanë zbuluar takimin dhe kanë saktësuar se ai kishte qëllime biznesi.

Takimi i së premtes mes ish-Kryeministrit në arrati Nikola Gruevskit dhe Zëvendës Sekretarit në Ministrinë e Jashtme të Hungarisë duhej që të mbahej larg syve të opinionit. Por, gjërat kanë shkuar keq. Prej se Gruevski refuzoi tu përgjigjet pyetjeve të gazetarit hungarez të portalit 444.hu – kjo media ka publikuar një analizë më të detajuar për ngjarjen. Sipas këtij portali, takimi është zhvilluar në ndërtesën e njëjtë ku ka selinë redaksia e medias 444.hu.

Kjo media ka njoftuar se pas përpjekjeve të pasuksesshme për të intervistuar ish-Kryeministrin Gruevski, janë kthyer sërish në ndërtesë dhe kanë takuar Zv/Sekretarin në Ministrinë e jashtme hungareze Ishtvan Jo. Menjëherë është kontaktuar Ministria e Jashtme e Hungarisë për qëllimin e takimit me Gruevskin, por nga atje kanë marrë përgjigje se nuk ka asgjë të pazakontë nëse ndonjë i punësuar në Ministrinë e jashtme të jetë në kontakt me një person i cili ka qenë kryeministër shumëvjecar në vendin e tij.

Ish-Kryeministri Gruevski të premten ka marrë pjesë në një ngjarje të biznesit në Budapest, dhe redaksia e portalit supozon se ndoshta kjo ka qenë arsyeja e takimit. Sipas medias hungareze, banesa që gjendet në afërsi të redaksisë së tyre, në të kaluarën është shfrytëzuar nga turistët. Sipas të dhënave nga Regjistri për pronësi, banesa u takon dy kinezëve. Redaksia hungareze dyshon se banesa është shfrytëzuar nga shërbimet e sigurisë për realizimin e takimeve larg syv të opinionit. Portali hungarez ka vërrejtur se automjeti që kishte pritur Gruevskin jashtë ndërtesës, ka pasur etiketë se po ndiqet përmes satelitit./ABC News Albania 24/7

BABALE-1280x720.jpg
ent ela18:44 | 10/01/2019

Albert Veliu, i njohur si “Babalja”, është arratisur nga Kosova. I dyshuari për “kallëzim të rremë” në lidhje me fabrikimin e një audio-përgjimi të vëllait të ish-ministrit të brendshëm, ka ikur në Hungari. Por avokati i tij në Kosovë, Tom Gashi, tha për ABC News se Babalja i është bashkuar familjes së tij në Belgjikë, ku ka kërkuar azil politik.

Albert Veliu, i njohur si “Babalja”, personazhi që trazoi politikën majin e vitit 2018 përmes audio-përgjimit ku pretendonte të fliste me vëllanë e ish-ministrit të Brendshëm për çështje droge, është arratisur nga Kosova. Teksa po hetohet nga Prokuroria e Tiranës për akuzën e “kallëzimit të rremë”, Veliu, i ndaluar më herët në Kosovë ku edhe kërkoi azil politik, është larguar drejt Hungarisë.

Burime pranë prokurorisë së Tiranës konfirmuan se në fund të Dhjetorit 2018 janë informuar në rrugë zyrtare nga drejtësia e Hungarisë për arrestimin e Albert Veliut në territorin e tyre. Veliu është prangosur për llogari të masës së sigurisë “arrest në burg” dhënë në mungesë nga drejtësia në Shqipëri. Për këtë shkak, drejt Hungarisë ëshë dërguar një kërkesë për esktradimin e tij në vendin tonë për t’u vënë në dispozicion të drejtësisë.

Por situata duhet se do të jetë edhe më e komplikuar. Në një komunikim telefonik me avokatin e tij në Kosovë, Tom Gashi, ABC News mësoi se Albert Veliu nuk ndodhet në Hungari, por në Belgjikë.

“Unë jam informuar se Albert Veliu është arrestuar në 25 Dhjetor 2018 në Hungari. Ai është liruar dy ditë më vonë, në 27 dhjetor, pasi është provuar se anëtarët e tjerë të familjes së tij kishin statusin e azilkërkuesit në Bruksel”, tha avokati. Sipas Gashit, më tej Veliu është liruar dhe lejuar të shkojë në Bruksel tek familjarët e tij, ku edhe ka kërkuar azil politik.

Marrja e deklarimeve të Albert Veliut është një nga veprimet e fundit hetimore të kësaj çështjeje, për të cilën janë nën hetim edhe Fredi Alizoti, i dyshuar si aktruesi i zërit të vëllait të ish-ministrit, gazetari Jetmir Olldashi dhe deputeti Ervin Salianji. Hetimi i kësaj çështje nisi nga Prokuroria për Krimet e Rënda por pas disa muajsh i kaloi për kompetencë Prokurorisë së Tiranës./abcnews.al

HUNGARI-PROTESTA-MBULIM_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ent ela12:13 | 06/01/2019

Budapesti u përfshi sërish nga protesta antiqeveritare. Mijëra vetë marshuan kundër politikave të qeverisë së Viktor Orban, por sidomos kundër reformës së kontestuar të punës.

Sindikalistët thonë se kjo protestë është e nevojshme, ndërsa pjesëmarrja e madhe e njerëzve në të flet për rëndësinë e kundërshtimit të ligjeve të reja të punës.

Shumë nga demonstruesit kanë flakur flamujt e Bashkimit Europian. Nga sheshi i heronjve ata marshuan drejt parlamentit. Organizatorët e protestës kërkuan një manifestim paqësor.

Bashkimi i Sindikatave i ka dhënë 5 ditë afat qeverisë së kryeministrit Orban për të ndryshuar legjislacionin skllavërues të punës. Në të kundërt sindikalistët paralajmërojnë grevë të Përgjithshme kombëtare. Edhe opozita vendase ka paralajmëruar se do t’i bashkohet kësaj greve. /abcnews.al

PRESIDENTI-HUNGAREZ.mpg_snapshot_00.15-1280x698.jpg
ad min14:22 | 21/12/2018

Pavarësisht protestave që vazhdojnë jo vetëm në Budapest por dhe në qytete të tjera të Hungarisë, presidenti i vendit ka firmosur ligjin shumë të kundërshtuar të skllavërisë. Presidenti i Hungarisë, Janos Ader, ka firmosur ligjin e punës, arsye e protestave masive kundër qeverisë dhe i pagëzuar si ligji i skllavërisë nga sindikatat dhe punëtorët.

Ligji i ri vendos 400 orë pune jashtë orarit që punëdhënësit mund tu kërkojnë punëtorëve çdo vit, por që mund ti paguajnë për një periudhë vjetore prej tre vjetësh.
Presidenti, një aleat politik i kryeministrit nacionalist Viktor Orban, deklaroi se ligji nuk redakton aspak të drejtat e punëtorëve. Një protestë e re e lajmëruar nga sindikatat pritet të zhvillohet mbrëmjen e së premtes./abcnews.al

PROTESTA-HUNGARI.mpg_snapshot_00.11-1280x720.jpg
ad min21:54 | 18/12/2018

Me mijëra persona në Budapest vazhdojnë të protestojnë kundër kryeministrit Viktor Orban. Mbrëmjen e së hënës u dhunuan dy deputetë të opozitës, të cilët u përpoqën të lexonin në television kërkesat e protestuesve.

Nuk ndalojnë protestat kundër Viktor Orban në Budapest, ku mbrëmjen e së hënës u dhunuan dhe dy deputetë të opozitës. Këta të fundit u përpoqën të lexonin disa kërkesa të protestuesve para telekamerave të televizioneve. Por ata u rrahën dhe u nxorën jashtë nga ambientet e televizionit. Kryeministri Orban reagoi për këtë ngjarje duke thënë se deputetët e opozitës kishin abuzuar me mandatin e tyre dhe kishin nxitur dhunën. Ngjarja ndodhi në ditën e gjashtë të mobilizimit popullor: mijëra persona protestuan dhe pasditen e të hënës tetë deputetë të opozitës hynë sërish në një studio televizive në shenjë proteste. Ata kërkuan të flisnin me drejtuesit e televizionit, por dhe këtë herë u ndaluan.

Manifestimet kundër kryeministrit Viktor Orban nisën për shkak të miratimit të ligjit për orët e punës jashtë orarit dhe që kritikët e cilësojnë si ligji i skllavërisë. Qeveria aktuale e cila prej vitesh i ka shpallur luftë emigrantëve, miratoi një ligj që parashikon deri në 400 orë pune jashtë orarit për të plotësuar mungesën e krahut të punës për të cilën ankohen sipërmarrjet vendase. Po të hënën, komisioni i Venecias, orgam këshillues i Këshillit të Europës, rrëzoi një tjetër ligj hungarez atë të ‘Stop Soros’, me të cilin sanksionohet ndihma humanitare që u jepet emigrantëve nga organizatat jo qeveritare. Por zyra e kryeministrisë hungareze reagoi duke thënë se do të protestohet në çdo seli ligjjore pasi ky vendim ishte politik dhe jo juridik.

Shumë hungarezë, sidomos të rinjtë, shfaqen të pakënaqur nga kthesa që la marrë vendi, dhe prej ditësh shprehin zemërimin e tyre ndaj qeverisë me protesta. Mbrëmjen e së hënës një grup protestuesish u mblodhën para selisë së televizionit publik “Mtva” me një peticion ku ishin kistuar kërkesat e tyre kryesore: tërheqja e ligjit të skllavërisë, anulimi i gjykatave special të kontrolluar nga qeveria, anëtarësimi i Hungarisë në prokurorinë europiane, dhe pavarësinë e mediave publike tashmë të kontrolluara nga qeveria./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono