humb jeten

vlcsnap-error021-1-1280x720.jpg
ent ela13:04 | 13/01/2018

Një fëmijë ka humbur jetën tragjikisht në Shkodër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë drekës në kohën që 5 vjeçari ishte duke luajtur pranë lumit Kir.

I mituri është nxjerrë nga familjarët e tij nga lumi dhe është transportuar në spitalin e Shkodrës. Por nuk ka patur mundësi shpëtimi për 5 vjeçarin i cili ka mbërritur pa shenja jete në spital./abcnews.al

vlcsnap-error539-1280x720.jpg
ent ela10:20 | 12/01/2018

Një këmbësor ka humbur jetën në segmentin rrugor  Shkozet- Plepa, pranë mbikalimit. Viktima ende i paidentifikuar ka ndërruar jetë në vend, kurse drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.  Policia po punohet për  identifikimin e viktimës,  gjetjen e mjetit dhe identifikimin e autorit të ngjarjes së mësipërme./abcnews.al

vlcsnap-error367-1-1280x721.jpg
us er11:09 | 11/01/2018

Një shtetas shqiptar ka mbetur i vdekur ndërsa tre të tjerë, nga të cilët një grek dhe dy shqitarë, mbetën të plagosur, kur kamioni me të cilin udhëtonte u përplas pas ndekjes nga policia kufitare greke. Kamioni u sinjalizua nga patrulla e policisë në fushën e Polykastro Kilkis, por shoferi, një shtetas grek, nuk ndaloi pas urdhërit të agjentëve. Ndjekja e kamiont nga patrulla e policisë kufitare zgjati deri në Selanik. Si pasojë e shpejtësisë së madhe kamioni u përmbys duke shkaktuar një viktimë dhe tre të plagosur. Këta të fundit janë shtruar në spital dhe mbahen nën vëzhgim nga policia./abcnews.al

makinaaa.jpg
us er10:57 | 11/01/2018

Një aksident i rëndë automobilistik ndodhi mëngjesin e së mërkurës në Pieve San Giacomo, në provincën e Cremona të Italisë. Nga përplasje e dy automjeteve ka gjetur vdekjen një shqiptare, ndërsa bashkëshorti i saj, komandant i njësisë investigative të karabinierëve të Cremona-s, Claudio de Leporini ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Sipas mediave italiane, aksidenti ndodhi rreth orës 10 e gjysmë të mëngjesit. Makina me të cilën udhëtonte çifti u përplas me një kamion Scania, e për pasojë automjeti i tyre doli nga rruga dhe përfundoi në kanal.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e emergjencës së Brescia dhe ato zjarrfikëse. Fatkeqësisht për shqiptaren 35 – vjeçare, të identifikuar nga mediat fqinje si Amantia Sula, nuk mund të bëhej asgjë. Gruaja mësohet se humbi jetën në vendin e ngjarjes. Ndërsa bashkëshorti i saj, gjithashtu 35-vjeç u transportua me urgjencë në spital, ku po lufton për jetën.

De Leporini kishte mbajtur për 6 vjet pozicionin e kapitenit të karabinierëve në Sondrio dhe më pas ishte rritur në detyre me gradën major dhe ishte transferuar në Cremona, në Shtator të 2016-s. Çifti mësohet se ka edhe një vajzë 7 -vjeçe./tvklan.al

aksidentttt.jpg
us er16:45 | 06/01/2018

Një çift shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike pas një aksidenti automobilistik në Serres të Greqisë. Sipas të dhënave të para të policisë greke aksidenti ndodhi pasi 35 vjecari humbi kontrollin e automjetit teksa udhëtonte me bashkëshorten 25 vjecare dhe vajzën e vogël 2 vjec. Për fat të mirë vogëlushja ka shpëtuar duke marrë plagë të lehta, ndersa ka humbur në këtë fatkeqësi dy prindërit e saj. Mediat greke nuk kanë bërë ende publike identitetin e familjes shqiptare./abcnews.al

99475470_hi043848720.jpg
us er13:08 | 05/01/2018

Një balonë turistike me ajër është rrëzuar në afërsi të Luksor, në jug të Egjiptit. Nga kjo ngjarje një person ka humbur jetën, ndërsa 12 janë plagosur, mes të cilëve janë dhe 4 spanjollë të konfirmuar. Ministria e brendshme thekson se personi që humbi jetën është afrikanojugor. Duke folur për “stuhi të papritur”, një burim I këtij institucioni bën me dije se incidenti ka ndodhur ndërsa balona me ajër po tentonte një ulje emergjence.

Në bordin e mjetit fluturues gjendeshin 20 persona, shumica prej tyre turistë të huaj. Të plagosurit janë dërguar menjëherë për në spitalin shtetëror të Luksor dhe 2 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Balona me ajër po fluturonte sipër qytetit të lashtë ndërsa është shtyrë në një zonë malorë nga erërat e forta sipas raportimeve zyrtare. Ndërkohë, aksidentet në zonën turistike të qytetit Luksor nuk janë të pazakonta. 19 turistë u vranë në 2013 ndërsa balona e tyre me ajër mori flakë. Kurse në 2016, fluturimet u pezulluan përkohësisht pas lëndimit të 22 turistëve kinezë, që po shijonin peisazhin me anë të një balone me ajër. Që prej asaj kohë, fluturimet monitorohen me kamër dhe nuk e kalojnë lartësinë prej 2 mijë metrash./abcnews.al

vlcsnap-error264-2-1280x720.jpg
us er13:30 | 15/11/2017

Një 20 vjeçar humbi jetën në një galeri të Bulqizes. Nuk dihen saktësisht rrethanat, por sipas njoftimeve të para 20 vjeçari Eduart Dama është zënë poshtë nga një masiv i madh shkëmbor. Minatori ka humbur jetën në një galeri private në zonën D, në të njëjtën zonë kur një javë më parë humbi jetën një tjetër minator i moshës 38-vjeçare./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono