Një person që po lëvizte me biçikletë nëpër qytet, u përplas për vdekje nga një motor. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 15 të Durrësit. Sipas policisë viktima është banor i Durrësit, një 59 vjeçar i identifikuar Islam Smoqi. Ai humbi jetën në vend, megjithëse drejtuesi i motorit e dërgoi vetë në spital me shpresën për ta shpëtuar. Policia ka ndaluar drejtuesin e motorit deri në sqarimin e rrethanave tëngjarjes./abcnews.al
Një 34-vjeçar humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi poshtë një urë në rrugën rurale që lidh fshatrat Kaçinar-Kaluer në Mirditë. Për pasojë ka gjetur vdekjen Tonin Ndreca. Aksidenti ndodhi në orët e vona të natës së kaluar në një terren malor. Në makinën tip Benz sipas policisë po udhëtonte vetëm viktima.
Nga kontrolli i ushtruar në mjet është gjetur edhe një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis sativa. Grupi hetimor vazhdon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /abcnews.al
Një 66 vjeçar ka humbur jetën pas përplasjes së mjetit të tij me një mjet të parkuar në Fier. 66 vjeçari me iniciale Sh.K, ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit.
Fier, Informacion paraprak
Në datën 03.11.2018, rreth orës 18:10, në vendin e quajtur “Kraps”, shtetasi Sh.K, 66 vjeç, duke drejtuar mjetin tip Reno, është përplasur me një mjet të parkuar.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar vet drejtuesi i mjetit, shtetasi Sh.K.
Shtetasi i dëmtuar ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /abcnews.al
Nje 62 vjeçar ka humbur jetën në një aksident rrugor. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në aksin Elbasan –Peqin , në fshatin Pajov.
Sipas policisë një mjet që drejtohej nga Sefedin Alla ka dalë nga rruga duke rënë nga një urë. Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i saj gjatë rrugës për në Spitalin e Peqinit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. /abcnews.al
Një person ka gjetur vdekjen dhe një tjetër ka mbetur i plagosur në një aksident rrugor në aksin Pukë-Shkodër. Një vinç mësohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Viktima është drejtuesi i mjetit Alfred Fishta , 56 vjeç dhe është plagosur pasagjeri 23 vjeçar. Nga të dhënat e policisë, dyshohet se vinçit i janë dëmtuar frenat, duke shkaktuar kështu aksidentin me një të vdekur. Ngjarja ndodhi në vendin e njohur si “Kthesa e Gomsiqes”.
Informacion Paraprak i Policisë Pukë
Me datë 11.08.208 në orën 12:30, jemi njoftuar se në vendin e quajtur fshati Gomsiqe, Pukë një mjet tip kamion Vinç, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit A. F. 56 vjeç banues në lagjen “Ndoc Mazi” Shkodër.
Gjithashtu në mjet ka qënë edhe shtetasi G. N. 23 vjeç, i cili është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin Rajonl Shkodër.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /abcnews.al
Një 54 vjeçar ka humbur jetën teksa udhëtonte me motorçikletën e tij në Shkodër. Aksidenti ndodhi në orën 15:40 në aksin rrugorë Shkodër– Baçallëk. Policia njofton se 54 vjeçari me iniciale N. B. humbi kontrollin mbi mjetin dhe u përplas me një vazo lulesh, në anë të rrugës, ku për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Grup hetimor po kryhen hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al