horoskopi

horoskopi-1-3.jpg
ger ta07:05 | 29/02/2020

Horoskopi, 29 shkurt 2020

Dashi

Marsi dhe Mërkuri do të ndikojnë negativisht në humorin tuaj. Momentet më tensionuese do të jenë në pjesën e parët të ditës. Kujdes në marrëdhëniet me të tjerët. Mbrëmja më e qetë.

Demi

Atmosfera e përgjithshme nuk pëson ndryshime të mëdha. Disonancat planetare në këtë periudhë mund t’ju krijojnë shqetësime të vogla në punë. Jeta sociale paraqitet e mirë.

Binjakët

Qielli për ju sot është i mbushur me surpriza. Do të dalloheni për një mprehtësi dhe diplomaci në lidhjen e kontratave dhe marrjen e iniciativave të reja. Fati ju ndihmon edhe në dashuri.

Gaforrja

Marsi dhe Mërkuri në kundërshtim me shenjën tuaj, ju bëjnë të ndiheni të pakënaqur në punë. Mos u dekurajoni pasi frytet e punës do të duken vetëm në fund të muajit. Kujdes shëndetin.

Luani

Dita e sotme karakterizohet nga një pozitivitet i dukshëm, falë Marsit dhe Jupiterit. Në punë, transferime,ndryshime dhe kontakte fatsjellëse. Ekonomia ju favorizon në udhëtimet tuaja. Jeta sociale është më se e kënaqshme.

Virgjëresha

Impenjimet e mëdha si në punë ashtu edhe në familje do t’ju bëjnë të ndiheni të lodhur dhe jo në një formë fizike të mirë. Megjithatë dashuria do t’ju shpërblejë me mbrëmje pasionale.

Peshorja

Disa nga projektet tuaja mund të jenë drejt realizimit. Gjithashtu nuk do mungojnë as lajmet pozitive që i prisnit prej kohësh. Një mbrëmje mes miqsh do të konkludojë një ditë pozitive për ju.

Akrepi

Afërdita do të jetë protagoniste në qiellin tuaj sot. Çështjet në dashuri dhe në punë shkojnë më se mirë edhe pse Jupiteri ju këshillon të  bëni kujdes në çështjet financiare dhe të mbroni interesat tuaja.

Shigjetari

Duke pasur shumë aleatë planetarë, puna dhe jeta juaj private do të sjellin avantazhe që deri sot nuk i shpresonit. Ju që jeni single përgatituni për një “boom” të vërtetë në jetën tuaj sentimentale.

Bricjapi

Ndikimi negativ i Marsit  në shenjë do t’ju dekurajojë në çështjet tuaja financiare dhe private. Në mbrëmje bëheni tepër melankolikë por miqtë tuaj më të mirë do t’ju ndryshojnë humorin.

Ujori

Sot pikëpamjet tuaja profesionale do të kenë shumë vlerë dhe do të sjellin edhe avantazhe në takimet tuaja. Problemi juaj i vetëm është sfera sentimentale e cila lë për të dëshiruar.

Peshqit

Hëna në shenjë mund të ndërlikojë pak punën tuaj. Ankthe të ndryshme të t’ju shoqërojnë në vendimet dhe objektivat që keni caktuar. Kujdes në raportet tuaja me familjen. Evitoni grindjet. /abcnews.al

horoskopi-1.jpg
in a07:08 | 28/02/2020

Dashi
Buzëqeshja është kundërpërgjigjja më e mirë për të gjitha problemet tuaja. Do të keni fitime mjaft të mira nga një burim. Mendoni pozitivisht teksa ndërmerrni një vendim. Beqarët e kësaj shenje këshillohen të bëjnë kujdes me veshjen, pasi mund të kenë një takim tepër të rëndësishëm gjatë ditës së sotme.

Demi
Përpiquni të përfundoni herët punën sot dhe të kryeni aktivitetet që ju dëshironi. Është koha e duhur për investime në pasuri të patundshme. Sharmi dhe personaliteti do t’ju ndihmojë të bëni miq të rinj. Partneri/partnerja juaj mund t’ju kërkojë diçka sot, të cilën nuk do të mund ta përmbushni.

Binjakët
Presioni nga shefat në punë dhe mosmarrëveshjet në shtëpi mund t’ju sjellin stres. Kjo do të shkaktojë edhe shpërqendrim për ju lidhur me çështje të rëndësishme. Bëni kujdes, pasi mund të bëni shpenzime të kota gjatë ditës së sotme.

Gaforrja
Performanca e fëmijës suaj sot t’ju lumturojë pamasë. Disa persona të rëndësishëm do të jenë të gatshëm të financojnë një projekt, pjesë e së cilës do të jeni edhe ju. Ekziston mundësia që beqarët e kësaj shenje të marrin një propozim.

Luani
Personat e kësaj shenje që vuajnë nga problemet me zemrën duhet të lënë menjëherë kafenë. Përdorimi i mëtejshëm pritet që të shkaktojë probleme. Beqarët e kësaj shenje do të bëhen konfuzë nga një moment i papritur romantik.

Virgjëresha
Besimi në vetvete dhe një axhendë jo e ngarkuar në punë do t’ju japë mjaft kohë për t’u relaksuar. Tregohuni sot të matur në dashuri. Është dita e duhur për të kontaktuar sërish me disa miq të vjetër.

Peshorja

Merrni pak kohë nga axhenda juaj e ngarkuar për t’ua përkushtuar aktiviteteve shoqërore. Kjo do t’ju ndihmojë që të çliroheni nga stresi i përditshëm. Bëni kujdes me fjalët gjatë një bisede me partnerin/partneren tuaj.

Akrepi
Ekziston mundësia që të debatoni me partnerin/partneren tuaj, vetëm për të dalë fjala juaj. Partneri/partnerja do të përpiqet maksimalisht që ju ta kuptoni. Për disa persona të kësaj shenje, sporti zë një pjesë të rëndësishme në jetën tuaj, por mos e teproni duke neglizhuar gjëra të tjera më të rëndësishme.

Shigjetari
Përkushtimi juaj në punë do të vlerësohet sot. Kjo mund të shpërblehet edhe financiarisht. Dikush prej jush mund të marrë një dhuratë të çmuar sot.

Bricjapi
Një letër mund t’ju sjellë një lajm mjaft të mirë, duke bërë që jeta juaj të marrë një tjetër kurs. Jeta në çift do të jetë e mbushur plot dashuri. Bëni kujdes me xhelozitë e panevojshme.

Ujori
Mos hezitoni të shprehni pikëpamjet tuaja. Përpiquni të rrisni besimin në vete, pasi në të kundërt, problemet tuaja mund të komplikohen. Sa i përket aspektit profesional, rekomandohet të zgjidhni projekte që duket se sjellin prosperitet për të gjithë familjen.

Peshqit
Nuk përjashtohet mundësia që sot të shihni një anë të panjohur të partnerit/partneres suaj, çfarë do t’ju vërë tepër në siklet. Sot kolegët do të vlerësojnë punën tuaj. Nuk parashikohet ditë me fat për beqarët e kësaj shenje.

HOROSKOPI.jpeg
in a07:02 | 27/02/2020

Dashi

Një e papritur mund të komplikojë ditën tuaj sot, veçanërisht në nivelin financiar.  Sidoqoftë, këto do të jenë pengesa shumë të vogla; mos u shqetëso! Mos jini sipërfaqësor dhe shihini më me thellësi çështjet. Do keni luhatje në dashuri, por nga nesër atmosfera ndryshon.

Demi

Një rënie e vogël e energjisë mund të shkaktohet nga mungesa e gjumit ose duke mos pasur një pushim të mirë. Nëse mundeni, ngadalësoni ritmin, fshini disa angazhime nga rendi i ditës. Një ilaç i përditshëm ‘përforcues’ me përbërje mjalti mund të jetë gjithashtu një ide e mirë. Do keni biseda dhe kuriozitete që lidhen me Astronominë dhe Astrologjinë.

Binjakët

Për të bërë një ndryshim, organizoni një program të këndshëm për ju dhe të dashurin tuaj, por kësaj radhe shtoni edhe një majë të paparashikueshmërisë. Do të jetë një mënyrë për të kthyer faqen dhe përuruar një fazë të re, shumë më të favorshme se ajo e mëparshme. Një deklaratë dashurie do ta bëjë mbrëmjen mjaft të ëmbël dhe të gjallë.

Gaforrja

Diçka po ngatërroni! Menduat se i kishit kapërcyer të gjitha pengesat, por sot do të duhet të ziheni dhe të nxirrni më të mirën tuaj. Një çështje, mbase financiare, do t’ju mbajë të zënë për shumicën e ditës; në fund do ta kuptoni që ia vlente të merreshit vërtet me të. Përpiquni të zhdukni mendimet negative dhe krijojini vetes mundësinë për të ndërtuar diçka për të ardhmen tuaj.

Luani

Partneri për ju është një shok udhëtimi me të cilin ndani gjithçka: aktivitete, miqësi, përvoja etj. Fjalë të ëmbla dhe të sinqerta për të ripohuar dashurinë ose për të deklaruar hapur një ndjenjë që po lind! Një moment me të vërtetë i dobishëm për të zgjeruar sferën tuaj të veprimit në vendin e punës, për të ndërmarrë udhëtime dhe aktivitete të reja.

Virgjëresha

Edhe nëse ndiheni të mbërthyer në situata që nuk janë për ju, mos u shqetësoni, i keni të gjitha mjetet për të dalë prej saj. Ju keni qëndrueshmëri, karizëm dhe fat: cilësi që do t’ju lejojnë të magjepsni njerëzit që keni afër! Nëse keni një veprimtari të vetëpunësuar, mos mbani një profil të ulët, jini më ambiciozë.

Peshorja

Të gjithë herët a vonë kanë një zhgënjim të dashurisë. Një krizë martesore, keqkuptime, shpërthime zemërimi etj. Kjo, të paktën, tregon kalimin e Hënës në shenjën disonante të Dashi. Do përjetoni një moment konfuzioni më shumë se i justifikuar: miqtë gjithmonë do të dinë të ju këshillojnë mirë! Të nesërmen në mëngjes situata do ndryshojë për mirë.

Akrepi

Ju keni atë që duhet, për të shfrytëzuar mundësi të mira në të gjitha sektorët! Rinisni veprimin, mos qëndroni duarlidhut: jini protagonistët e vërtetë, në çdo mjedis, në çdo rrethanë. Duke pasur parasysh kureshtjen tuaj natyrore, perspektiva për të mësuar diçka të re ju tërheq. Do përjetoni pak lodhje dhe nervozizëm gjatë mbrëmjes.

Shigjetari

Do jeni në super humor ditën e sotme. Qielli i jep një nxitje të mirë të energjisë dhe ambicies tuaj që do ndikojnë në sukses. Përvishni mëngët dhe futjuni punës. Do keni suksesi edhe në shoqëri. Tregohuni  të gatshëm në çdo situatë dhe do jeni në qendër të vëmendjes.

Bricjapi

Do të anashkaloni me vendosmëri dyshimet dhe paqartësitë që do keni sot, duke frenuar pak entuziazmin dhe duke i zbrazur xhepat tuaj: Kini kujdes! Ndiqni rrugën e asaj që ju mendoni se është e drejtë dhe çojeni deri në fund. Meditoni pak për atë që nuk funksionon në familje ose me partnerin tuaj dhe përpiquni të rregulloni gabime tuaja.

Ujori

Do keni një ditë të bukur sot falë Hënës në Dash. Ideale për të udhëtuar, për të përfunduar një bisedim, për të vendosur kontakte të reja apo për të krijuar një projekt! Në shoqëri do kaloni moment të bukura dhe do argëtoheni pafund. Në sektorin e dashurisë duhet të bëni kujdes, mund të jetë një aventurë e gabuar ajo që mund të zgjidhni për të përjetuar me dikë që e ke njohur shumë rastësisht.

Peshqit

Shpenzimet nuk mbarojnë kurrë për ju, ajo që shkon nuk vjen më kurrë. Megjithatë është e vërtetë që ju keni krijuar tashmë një ambient të këndshëm, si në shtëpi ashtu edhe në punë, nëse keni një aktivitet të pavarur. Keni një qasje shumë të veçantë në dashuri, nuk je i dyti për asnjë!

horoskopi-1.jpg
in a07:05 | 26/02/2020

Dashi

Do të ndiheni të mbushur plot energji, por presioni në punë mund t’ju irritojë. Është dita e duhur për transaksione financiare. Rekomandohet të kaloni disa momente relaksuese me anëtarët e familjes. Ata që merren me biznes nuk duhet të ndajnë detaje me të tjerët.

Demi

Sot mund të ndiheni plot shpresë. Persona e kësaj shenje që merren me biznes rekomandohen të marrin parasysh këshillat e të afërmve të tyre. Dashuria do të jetë prioritetet për ju dhe do të përpiqeni pafund të surprizoni partnerin/partneren tuaj.

Binjakët

Do të keni njerëz përreth jush shumë kërkues. Mos bëni premtime, të cilat nuk do të mund t’i realizoni. Gjithashtu, rekomandohet të mos e ekzagjeroni me shpenzimet vetëm për t’i bërë përshtypje të tjerëve.

Gaforrja

Ekziston mundësia të përfshiheni në një debat gjatë ditës së sotme. Mbani veten nën kontroll dhe mos humbisni energji duke u marrë me çështje që nuk përbëjnë interes të madh për ju. Nuk përjashtohet mundësia e një hapi të rëndësishëm në lidhjen tuaj të dashurisë.

Luani

Përpiquni të largoni mendimet që ju bëjnë të ndiheni pesimist. Ngërçi financiar mund t’ju lehtësohet me ndihmën e të afërmve tuaj. Aftësia juaj kreative dhe artistike do të sjellë vetëm vlerësime ndaj jush.

Virgjëresha

Do të jetë një ditë mjaft e mirë, e mbushur me lumturi. Rekomandohet të bëni kujdes për paratë. Mos bëni shpenzime, të cilat shumë shpejt do t’ju dalin të panevojshme. Mos lejoni krenarinë të ndikojë në vendimmarrjen tuaj.

Peshorja

Do të jetë një ditë e mirë, veçanërisht në aspektin financiar. Në familje mund të përjetoni një situatë krejtësisht të papritur. Të afërmit mund të bëhesh shkak i një debati me partnerin/partneren tuaj.

Akrepi
Ekziston mundësia të ndiheni të tensionuar gjatë kësaj të mërkure. Aktiviteti fizik do t’ju mundësojë ta lehtësoni një gjendje të tillë. Një miqësi e re do të ndikojë mjaft mirë në jetën tuaj personale. Besnikëria dhe aftësia juaj për t’i bërë gjërat me përsosmëri do të vlerësohet maksimalisht në punën tuaj.

Shigjetari

Shmangni ushqimet e tepërta dhe bëjuni rregullisht pjesë e aktiviteteve fizike. Ata që po kalojnë një krizë financiare, ka gjasa që shumë shpejt ta kalojnë atë. Disa persona të kësaj shenje mund të bëjnë disa ndryshime të mëdha në arredimin e shtëpisë.

Bricjapi
Aktivitetet e jashtme mund t’ju lodhin dhe stresojnë. Sot mund të gjendeni në një situatë tejet emocionuese. Tregohuni më të vëmendshëm ndaj shëndetit të prindërve tuaj.

Ujori
Do të keni kohë mjaftueshëm për t’iu përkushtuar vetes suaj. Disa fatura të papritura do të ndikojnë negativisht në buxhetin tuaj. Përpiquni maksimalisht të shmangni debatet si në familje ashtu edhe në punë.

Peshqit
Beqarët e kësaj shenje do të jenë me fat sot. Ka gjasa të jenë pranë personit që mund të dashuroheni. Është koha e duhur për projekte të reja.

horoskopi-1-1.jpg
in a07:01 | 24/02/2020

Dashi

Komunikimi është shumë i rëndësishëm në këto ditë. Jo vetëm në marrëdhëniet profesionale, por edhe martesa kërkon gjithashtu një dialog të hapur dhe të sinqertë. Aty ku fjalët nuk shkojnë, aroma e zemrës, e shqisave mund të shkojnë! Sinqeriteti është një virtyt gjithmonë i rekomandueshëm, aq më tepër në këtë periudhë.

Demi

Hëna paraqet një kontribut të shkëlqyeshëm si për gjendjen shpirtërore ashtu edhe për ngjarjet që mund të karakterizojnë ditën. Do keni befasi shumë të bukura dhe pozitive. Marrëdhënia në çift dhe shoqëri do karakterizohet nga gjëra shumë të veçanta.

Binjakët

Mos hiqni dorë përpara një situate në të cilën është mirë të luftoni e ta zgjidhni atë. Tregoni vendosmërinë që nuk ju mungon: do të merrni mundësi të arta si në punë private ashtu edhe në punë! Do të duhet të bini dakord që ekziston një anë pozitive edhe në të papriturat.  Mos e lini pas dore dashurinë, nëse jeni në një lidhje dashurie.

Gaforrja

Le të fillojmë nga pasioni i dashurisë: Takimet e papritura mund të bashkojnë dy njerëz shumë të ndryshëm së bashku. Ditën e sotme do keni shumë sukses në çdo fushë dhe do përforconi personalitetin tuaj. Do keni shumë fat në çështjet ekonimike.

Luani

Nëse ndiheni pak të lodhur ose nervoz, mos veproni direkt për të nisur ndonjë iniciativë apo për të marrë ndonjë vendim. Mundohuni të mos përfshiheni shumë tek dikush që është në vështirësi: ai mund të ketë përgjegjësitë e tij dhe nuk ju takon juve të zgjidhni problemet e botës! Familja mund t’ju mbështesë. Dashuria po shkon mirë, shumë më mirë sesa pritej.

Virgjëresha

Një ditë tjetër gri për Virgjëreshën, sigurisht e kërkuar; marrëdhëniet, si martesore ashtu edhe shoqërore, janë në shënjestër. Do keni shqetësime në marrëdhëniet profesionale dhe në negociatat e biznesit. Përpiquni të tregoheni të qetë, të duruar dhe të matur deri nesër në mbrëmje.

Peshorja

Lajme të mira në fushën e punës. Do krijoni kontaktet dhe do shpërbleheni me rezultate të mira si personalisht ashtu edhe financiarisht. Do karakterizoheni nga imagjinata, saktësia, vëmendja, besueshmëria dhe ekzekutimi i përsosur në çdo detaj! Energjitë do të jenë diskrete, thjesht duhet të keni kujdes nëse luani sport, duhet të shmangni tendosjet e muskujve ose aksidentet e vogla.

Akrepi

Sidomos në punë, mbani sytë tuaj të mprehtë, jini në vëzhgim. Kjo ditë mund t’ju ofrojë marrëveshje shumë interesante. Ky është një moment shumë me fat për ju. Do jetë një periudhë e lumtur për afeksione, marrëdhënie dhe ndjenja.

Shigjetari

Disa re kalojnë në qiellin tuaj. Gjatë kësaj dite është e përshtatshme të qëndroni të qetë dhe të mos pretendoni të zgjidhni gjithçka brenda një momenti. Në dashuri, është më mirë të frenoni impulsivitetin dhe nëse është e mundur, të mos merrni vendime të nxituara. Mos thoni gjëra për të cilat mund të pendoheni dhe nëse ndiheni të shqetësuar për këtë, mos insistoni: përgatitni një çaj kamomili dhe flini në të qetë.

Bricjapi

Plot mundësi do ju ofrojnë atë që dëshironi në pjatë argjendi. Do të keni mundësi të ktheni një situatë, financiare ose sentimentale në avantazhin tuaj, ku deri dje ishtë në disavantazh, kështu që ju mund të përballoni disa çmenduri dhe disa shpenzime shtesë. Humori dhe mirëkuptimi me të dashurin tuaj gjithashtu po përmirësohen ndjeshëm pas ditëve të vështira.

Ujori

Ndiheni sikur keni fjetur një gjumë të gjatë dhe papritmas zgjoheni me shumë dëshira për t’i përmbushur? Në fakt, me Diellin dhe Hënën në Kampin e dytë, ju merrni një injeksion të dobishëm besimi dhe entuziazmi! Në punë do të keni mundësi të përdorni çdo mundësi për të nënshkruar kontrata të favorshme. Në dashuri, mos kultivoni dyshime, hapuni me ata që ju duan.

Peshqit

Ditë e favorshme, ku do të keni mundësi të përfitoni nga aftësia juaj për të komunikuar dhe bindur të tjerët. E hënë e shkëlqyeshme për të gjithë ata që kryejnë një aktivitet që kërkon komunikim dhe shoqërueshmëri: do të keni reflekse të gatshme, aftësi dialektike, do të keni mundësi të ngjallni simpati kudo dhe me këdo. Në dashuri, do të jeni romantik, ëndërrimtar, të etur për të provuar emocione përrallash.

horoskopi-1-2.jpg
in a07:08 | 22/02/2020

Dashi
Gjithmonë keni kohë për të mësuar gjëra të reja, kështu që edhe nëse dita juaj është e mbushur me pengesa, duhet të rezervoni të paktën një minutë ose dy për të eksploruar diçka të re. Në aspektin sentimental, do të merrni reagime pozitive.

Demi
Nëse do të ndodheni në një udhëkryq në jetën tuaj, duhet të merrni rrugën që mendja dhe jo emocionet, ju thotë se është e duhura. Tani për tani, ndjenjat i keni pak konfuze për të qenë tregues të mirë.

Binjakët
Partnerët tuaj të zakonshëm mund të mos jenë aq të gatshëm për të kaluar në një fazë tjetër, ose për të përfunduar një punë. Por, cilat janë opsionet tuaja? Kjo mund të jetë një kohë e mirë për të provuar t’i bëni gjërat vetë për një kohë të shkurtër. Kujdes me shpenzimet e pakontrolluara!

 

Gaforrja

E shtuna do të jetë mjaft pozitive, ndaj nëse duhet të përballoni disa situata të rëndësishme, bëni mirë që të flisni tani. Në punë mundohuni që ti bëni gjërat me qetësi.

Luani
Zhurma në jetën tuaj romantike do të amplifikohet sot, që do të thotë se ka shumë argëtim në pritje për ju! Koincidencat e lezetshme mund t’ju bëjnë të ndiheni më të gjallë se kurrë më parë. Një dhuratë mund të merrni sot, por jo domosdoshmërish mund të jetë materiale.

Virgjëresha

Rruga përpara jush është pak e trazuar tani. Nëse nxitoni, përpara mund të shtoni më shumë kaos në jetën tuaj sesa është e nevojshme. Prisni derisa pasiguria të zbehet dhe të keni një pamje më të qartë se ku duhet të shkoni.

Peshorja
Suksesi i përpjekjes suaj të fundit varet nga njerëzit e tjerë po aq sa varet nga ju, kështu që duhet të prisni që ata të jenë në një nivel me ju. Gjysma e situatës është jashtë kontrollit tuaj, kështu që mos merrni gjithë barrën.

Akrepi
Sot kushtet janë absolutisht të përsosura për ju që të bëni një veprim të guximshëm romantik, të merrni një hap të rrezikshëm biznesi ose t’i tregoni atij personi të caktuar atë që keni dashur t’i tregoni për një kohë shumë të gjatë. Hezitimi dhe frika janë gjëra të së kaluarës.

Shigjetari
Ka trazira në një nga miqësitë tuaja, por mos u shqetësoni shumë për këtë. Ky person po kalon shumë pasiguri në jetën e tij dhe nuk ka asgjë që mund të bëni për të ndihmuar. Fakti që problemet e tij po ndikojnë në marrëdhënien tuaj është diçka që duhet t’i bëni të qartë.

Bricjapi
Dy njerëz në jetën tuaj duhet të bashkohen dhe ju mund të jeni personi që do të ndihmoni për ta bërë realitet. Shikoni se çfarë mund të bëni për të qenë ndërmjetësi midis tyre.

Ujori
Gjërat që nuk i keni parë kurrë më parë papritmas po shfaqen para jush, duke kapur imagjinatën tuaj dhe duke ju dhënë disa ide se si të bëni disa ndryshime në jetën tuaj. Kjo është një ditë e shkëlqyeshme për të filluar para. Entuziazmi juaj do të jetë ngjitës.

Peshqit
Mundohuni të adoptoni një qëndrim të tipit opinionin tuaj mbajeni për vete. Bëj një lojë të sigurt. Ekziston mundësia që shefi juaj, ose një figurë tjetër e autoritetit do të shfaqë mendimin e tij për ju në një grup shoqëror.

hororskop.jpg
ger ta07:05 | 21/02/2020

Horoskopi, 21 janar 2020

Dashi

Planet tuaja po ecin ngadalë, por kjo nuk duhet të jetë problem për ju. Kur dëshironi diçka shumë, ju e bëni atë falë aftësive dhe kokëfortësisë suaj.

Demi

Sot, do të doni të ndryshoni shumë gjëra që nuk shkojnë ashtu siç doni. Mos u tërhiqni dhe më e rëndësishmja mos e humbni optimizmin tuaj. Gjithçka mund të ndodhë nëse vërtet bëni përpjekje.

Binjakët

Sot do të bëni hapa të rëndësishëm në çështjet e kaluara që janë vonuar dhe nuk keni gjetur zgjidhje. Nëse shqetësoheni për çështjet familjare, ju jeni plotësisht në favor, sepse sot dita është e duhura për ju që t’i trajtoni ato. Thjesht shmangni përfshirjen në çështje që janë përgjegjësia juaj personale.

Gaforrja

Dita do të jetë e mirë që ju të rivendosni disa nga marrëdhëniet tuaja që po kalojnë shumë vështirësi kohët e fundit. Mund të flisni hapur për gjithçka që ju ka shqetësuar dhe të arrini të zgjidhni shumë nga keqkuptimet që ju kanë shqetësuar.

Luani

Sot, do të ndjeni se po humbni durimin me disa çështje që mbeten në të njëjtën pikë. Mos u shqetësoni, sepse së shpejti do të shihni se gjithçka po shkon mirë në favorin tuaj. Në fund të fundit, caktimi planetar i ditës është veçanërisht i dobishëm për të arritur atë që keni në mendje.

Virgjëresha

Dita e sotme do të jetë plot me kreativitet dhe, mbi të gjitha. Kushtet janë shumë të favorshme për propozime të reja.

Peshorja

E dashur Peshore, ju jeni në një trazirë sepse po kërkoni të bashkoni një sërë çështjesh që ju shqetësojnë. Zemërimi dhe tensioni do të jenë karakteristikat e ditës, me të cilat do të duhet të merreni me trajtimin racional dhe të kujdesshëm, në mënyrë që të shmangni pasojat e pakëndshme. Por në mbrëmje, disa ngjarje të këndshme do t’ju bëjnë mjaft të lumtur dhe do t’ju bëjnë të ndjeheni më mirë.

Akrepi

Energjia që ndjeni sot është jashtëzakonisht e madhe dhe kjo ju ndihmon të zgjidhni çdo problem që është prezent. Do të ndiheni gjithashtu të pavarur dhe kjo do të rivendosë marrëdhënien tuaj me disa njerëz.

Shigjetari

Këtë herë ju keni provuar të balanconi disa situata që prej kohësh ju shqetësojnë dhe nuk e detyroni veten të bëni gjëra që janë përtej mundësisë suaj. Vetëm kujdesuni që të merreni me ndonjë çështje familjare që mund t’ju shqetësojë.

Bricjapi

Ju duhet të përqendroheni në qëllimet tuaja dhe të mos shpërqendroheni nga idetë, pa marrë parasysh sa njerëz përpiqen të ndryshojnë mendimin tuaj.

Ujori

Sot do t’ju jepen mundësi për të realizuar shumë nga planet tuaja. Mos bëni ndonjë lëvizje të pamatur. Do të ketë disa ngjarje të këndshme që do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë. Të dashurit do ju ndihmojnë të shpëtoni nga stresi që keni.

Peshqit

Sot, Të dashur Peshq, gabimet do të bëhen nga palët e treta dhe madje edhe aty ku nuk i prisni. Këshillohet që të jeni vazhdimisht vigjilent për të shmangur problemet që mund të shfaqen.

/abcnews.al

Horoskopi-OK-933x445.jpg
ger ta07:05 | 20/02/2020

Horoskopi, 20 janar 2020

Dashi

Marrëdhënia juaj me atë qe keni ne krah do filloje te përmirësohet gjate kësaj dite. Do jepni shume nga vetja vetëm qe partneri te ndihet sa me mire. Beqaret do kenë takime te rëndësishme te cilat mund t’ia ndryshojnë edhe jetën. Ne planin financiar Urani do ju këshillojë te tregoheni sa me te matur me shpenzimet. Po ja dolët sot gjendja do përmirësohet.

Demi

Do jeni me shprehës se kurrë sot ne jetën tuaj ne çift dhe partneri do ndihet me mire ne krahët tuaj. Ai do ketë vërtet nevoje për fjale te ëmbla dhe për gjeste te ngrohta. Beqaret do bëjnë mire mos thurin projekte pa gjetur me pare personin e duhur. Për financat do jete një dite përgjithësisht e qëndrueshme. Yjet do i keni gjithmonë pas vetes.

Binjakët

Nëse jeni ne një lidhje duhet me patjetër te ruani vetëkontrollin, ne te kundërt do lindin edhe debate. Ju qe jeni ne kërkim te shpirtit binjak duhet te bëni zgjedhje te kujdesshme. Disa mund t’iu afrohen edhe për interes. Financat nuk do jene shume te stabilizuara kështu qe ju duhet te tregoheni shume te matur me shpenzimet e tepruara.

Gaforrja

Ne jetën ne çift do keni debate dhe zënka. Situata do jete mjaft delikate dhe ju duhet te keni kujdes me ato qe do thoni. Një fjale e gabuar mund t’iu çoje edhe ne një ndarje. Nëse jeni vetëm do takoni personin e ëndrrave. Me ne fund! Financat do kenë nevoje për me shume kujdes dhe një menaxhon me te mire. Nëse shpenzoni pa menduar do shkoni drejt katastrofës

Luani

Jeta ne çift nuk do jete ajo qe keni pritur. Puna do iu haje shume kohe dhe nuk do i kushtoni vëmendjen e duhur partnerit. Beni kujdes sepse ai nuk mund te duroje shume. Beqaret nuk do kenë fat ne dashuri, por kjo nuk do te thotë qe do mërziten. Financat duhet te mësoni t’i menaxhoni me kujdes ne mënyrë qe te mos keni asnjë problem me vone.

Virgjëresha

Beni kujdes me jetën sentimentale gjate kësaj dite. Do ankoheni aq shume tek partneri juaj saqë ne një moment ai mund te mërzitet dhe mund te zhduket nga jeta juaj. Beqaret do kenë shume mundësi për te takuar dashurinë, por duhet te tregohen te kujdesshëm. Me paratë do keni shume fat, por nga ana tjetër do keni edhe një dëshirë te shfrenuar për te shpenzuar.

Peshorja

Jeta sentimentale do jete e qete. Nuk do keni as probleme te mëdha, por as pasion nuk do ketë. Lërjani çdo gjë kohës. Po ta mendoni me kujdes është me mire kështu! Beqaret do kenë takime me persona te ndryshëm, por nuk do vendosin asgjë. Financat duhen pasur ne vëmendje gjate gjithë kohës. Çdo shpenzim duhet te kryet i mirë menduar.

Akrepi

Marrëdhënia juaj me partnerin do jete e mbushur me mirëkuptim dhe bashkëpunim gjate kësaj dite. Priten edhe surpriza nga te dyja palët. Nga ana tjetër ata qe janë vetëm do i japin fund beqarisë. Ai qe do takoni do e përmirësoje jashtëzakonisht te përditshmen tuaj. Nuk do e kufizoni dot veten për shpenzime dhe kjo do beje qe financat te marrin tatëpjetën.

Shigjetari

Klima për jetën tuaj ne çift do jete mjafte kontrastuar sot. Beni shume kujdes me çdo gjë qe do thoni nëse nuk doni te keni probleme te mëdha me partnerin. Beqaret do kenë takime pa fund, por do jene shume dyshues me te gjithë personat. Ne planin financiar mos prisni ndihme nga askush, por merrni sa me shpejt masa qe ta stabilizoni situatën.

Bricjapi

Ne jetën sentimentale te çifteve do mbizotërojë qetësia gjate gjithë ditës. Ne këtë mënyrë do e keni me te lehte te komunikoni me te. Beqaret nuk duhet ta harxhojnë energjinë e tyre duke kërkuar me kot personin e ëndrrave, por duhet t’iu kushtojnë me shume kohe miqve. Financat do i menaxhoni me shume kujdes e maturi. Nuk pritet as problemi me i vogël ne këtë plan.

Ujori

Ne jetën ne çift do keni shume zënka gjate kësaj dite dhe here herë situata do behet e padurueshme. Vetëm duke folur me partnerin mund te zgjidhni gjithçka. Për beqaret nuk do jete një dite shume pozitive. Mundohuni ta hiqni pak mendjen nga dashuria. Me financat do keni fat dhe do arrini ta përmirësoni jashtë mase gjendjen ne te cilën ndodheshit.

Peshqit

Dite e bukur dhe e mbushur me momente entuziazmuese kjo e sotmja. Do kaloni çaste te paharruara te cilat për shume kohe do ju mbeten ne mendje. Beqaret do kenë vetëm dëshirë te joshin dhe te flirtojnë. Ne planin financiar do jeni shume me fat dhe jo vetëm qe do shpenzoni aq sa doni, por do hiqni edhe disa para mënjanë.

/abcnews.al

horoskopi.jpg
ger ta07:05 | 18/02/2020

Horoskopi, 18 janar 2020

Dashi
Sot pritet një ditë e mirë për ju, pasi yjet me Marsin në krye janë shumë pozitivë. Ke shumë ide dhe ndoshta jeni të pavendosur në zgjedhje, por ju vjen në ndihmë Merkuri që sjell kthjelltësi.

Demi
Situata e disi e paqartë yjore reflektohet edhe te ju sot, duke rritur konfuzionin e në ndonjë rast edhe një farë padurimi që mund të kthehet në nervozizëm. Më të hapur me partnerin tuaj.

Binjakët
Ndoshta ngaqë nuk keni mbaruar akoma një punë të nisur sot do ta keni disi të vështirë që të ingranoheni, por fundjava pritet të sjellë qetësinë që ju ka munguar. Mirë dashuria.

Gaforrja
Qielli juaj sot duket se është qartësuar dhe Hëna në një orbitë mjaft aktive do të jete shumë pozitive. Një udhëtim i shkurtër do ta bënte këtë fundjavë mjaft interesante. Mirë erosi.

Luani
Nëse keni ndërmend të ndërmerrni një iniciative apo të ndryshoni diçka është më mirë të pritni, pasi nuk është momenti i përshtatshëm. Mendoni më mirë për raportet me njerëzit e të afërmit.

Virgjëresha
Parashikohet një ditë nën ndikimin mjaft pozitiv të Hënës dhe Jupiterit që stimulojnë ndjenjat dhe fushën sentimentale në përgjithësi. Një takim i papritur mund të jetë mjaft impresionues.

Peshorja
Është një fundjavë që vjen pikërisht pas një periudhe plot stres e lodhje prandaj do të keni mundësi të rikuperoheni nga pikëpamja psikofizike. Kujdes sektorin e financës pasi shpenzoni shumë.

Akrepi
Pritet një fundjavë mjaft aktive për ju, që jeni disi autoritarë e imponues, por ama dini edhe të jeni tolerantë në raportet me partnerin. Kujdes sepse Marsi stimulon ndjenjën e protagonizmit.

Shigjetari
Pritet përgjithësisht një fundjavë disi e turbullt për ju. Jeni të pavendosur e në ndonjë rast preferoni të hiqeni mënjanë e të mos përfshiheni. Sidoqoftë mbrëmja ju risjell freskinë e munguar.

Bricjapi
Jeni të vetëdijshëm për mundësitë dhe potencialet tuaja prandaj edhe ndodh jo rrallë të tërhiqni para diçkaje që s’jua ha syri. Sidoqoftë të guxoni të hidhni një hap më tutje nuk është gabim.

Ujori
Edhe pse si Hëna ashtu edhe Urani kanë përgjithësisht një ndikim negativ, janë yjet e tjerë që ju favorizojnë së tepërmi. Nuk është momenti për të diskutuar çështje që kanë të bëjnë më fushën sentimentale.

Peshqit
Fundjava është mëse e favorshme për t’i lënë mënjanë zënkat e mosmarrëveshjet me partnerin ose me miqtë dhe t’u përkushtoheni më shumë atyre. Nuk përjashtohet një udhëtim i shkurtër.

/abcnews.al

horoskopi-1-2.jpg
ger ta07:05 | 17/02/2020

Horoskopi, 17 janar 2020

Dashi

Dita ka për të qenë shumë emocionuese. Do të sillni pasion të madh në gjërat që bëni. Në këtë mënyrë, rezultati do të jetë i pashmangshëm. Keni qenë duke shmangur një çështje që qëndron pranë jush, por sot është dita më e mirë për t’u përballur me të dhe për ta përfunduar.

Demi

Do ta shikoni se pavarësisht sa praktike dhe ndihmuese janë sugjerimet që jepni, njerëzit vazhdojnë t’i hedhin poshtë. Kjo do t’iu bëjë të ndiheni pak të irrituar. Duhet ta kuptoni se pavarësisht se këshillat janë të duhurat, qëndrimi juaj është shumë kontrollues dhe kjo është arsyeja pse njerëzit këmbëngulin që të bëjnë të kundërtën. Mundohuni të ndryshoni mënyrën se si prezantoni idetë dhe do të shikoni rezultate më të mira.

Binjakët

Ka për të qenë një ditë shumë e mirë. Do të ketë njerëz që do t’iu ofrojnë ndihmën që të kaloni situatën ku keni ngecur aktualisht. Jeni aty për shkak të një personi tjetër, prandaj bëni kujdes herë tjetër. Është koha e duhur për të planifikuar ndryshime pozitive në marrëdhënie. Jeni gati që ta çoni lidhjen në një shkallë tjetër, por duhet ta bëni ju lëvizjen e parë.

Gaforrja

Kohët dhe ngjarjet do të ndryshojnë rreth jush dhe për këtë arsye duhet të ndryshoni mënyrë e të menduarit. Duhet të reagoni me më shumë përgjegjësi ndaj çfarëdo lloj gjëje që jeta hedh mbi ju. Nuk do të jeni në gjendje të ndiqni axhendën që patët planifikuar për shkak të një ndodhie të papritur.

Luani

Humorin do ta keni edhe të gëzuar edhe dramatik sot. Megjithatë gjërat e bukur do të vazhdojnë t’iu tërheqin. Jeni zog i lirë dhe angazhimet nuk janë gjëja që iu përshtatet. Kështu që mos i hyni një lidhje nëse më përpara nuk mësoni si të jeni pozitivë me partnerin.

Virgjëresha

Është dita perfekte për të treguar aftësitë. Mund të tregoheni më shumë agresivë dhe kjo gjë ka për t’i habitur njerëzit rreth jush. Ata do të ndryshojnë mendim rreth jush.

Peshorja

Keni nevojë që të ndryshoni dietën. Është shumë e rëndësishme që të mos nxitoni në konkluzione që çojnë në lindjen e keqkuptimeve në marrëdhënie. Mundohuni që të jeni të hapur dhe të ndershëm me personin e zemrës këtë periudhë.

Akrepi

Sot duhet të dilni nga zona e rehatisë. Kujdes, pasi qëndrimi në një vend të vetëm kthehet në monotoni. Të bërit ndryshe do t’iu japë një ndjenjë sikur po jetoni me të vërtetë jetën. Hapi i parë mund t’iu duket i vështirë, por nëse bëhet do të jetë pikë kthese për jetën tuaj.

Shigjetari

Yjet parashikojnë një punë shumë të rëndësishme sot. Duke u sjellë në mënyrë të arsyeshme me personin e ditës mund të jetë nisja e tatëpjetës me personin e duhur, por nëse veproni ndryshe do të sjellë një ditë të mrekullueshme. Zbuloni sensualitetin brenda vetes, por edhe të partnerit.

Bricjapi

Dita do të jetë e mirë në fillim, por nga fundi do të bëhet plot tension. Një familjar është sëmurë dhe do t’iu duhet të kujdeseni për të. Lumturinë do të merrni nga shokët dhe kolegët. Prisni që të shijoni edhe një gjest romantik këtë të premte.

Ujori

Do të takoni në person nga e kaluara që do të ketë një rol shumë të rëndësishëm për ju në të ardhmen. Do të merrni vëmendje më shumë se herët e tjera. Për habinë tuaj, njerëzit që mendonit më pak, do të jenë ata që do t’iu afrohen më shumë. Mos e kufizoni veten për shkak të një përvoje të hidhur në të shkuarën.

Peshqit

Ka shumë mundësi që një person pranë jush të vjedhë idetë tuaja dhe të ecë përpara në karrierë. Kujdes kur u tregoni mendimet njerëzve. Duhet të mbani një sy të mprehtë edhe në interesin tuaj.

/abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono