homoseksuale

peretz.jpg
G. P.13:22 | 15/07/2019

Sipas ministrit izraelit të Arsimit, terapia për konvertimin e homoseksualëve funksionon. Në një intervistë  televizive, ai rrëfeu se e kishte provuar këtë metodë në të kaluarën me studentët e tij. Deklaratat e tij kanë shkaktuar shumë polemika në vend.

Ministri izraelit i Arsimit, Rafi Peretz, ka shkaktuar polemika të shumta pasi deklaroi se terapia e konvertimit të homoseksualëve mund të ketë rezultate efikase. Përfaqësuesi i qeverisë në një intervistë televizive rrëfeu se në të kaluarën kishte provuar personalisht këtë metodë. Për ministrin e Arsimit, ish-rabin i ushtrisë izraelite, praktikimi i kësaj terapie është i mundshëm pasi ai në të kaluarën e ka praktikuar me studentët e tij.

Deklaratat e tij kanë shkaktuar polemika të shumta. Lideri i ri i partisë Meretz, i pari politikan në vend që ka deklaruar hapur homoseksualitetin e tij, deklaroi se Peretz nuk meriton të jetë përgjegjës i të ardhmes së fëmijëve. Ai i ka kërkuar kryeministrit Netanyahu që ta largojë nga posti.

Ditët e fundit Peretz kishte shkaktuar polemika të tjera duke deklaruar se martesat e përziera mes hebrenjve sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një holokaust i dytë./ABC News Albania 24/7

petri-bozo.jpg
G. P.18:14 | 25/05/2019

Petri Bozo është një nga regjisorët më të njohur në Shqipëri. Ai organizon tre evenimente gjigande në vit si “Miss Shqipëria”, “Netët e Klipit” dhe “Miss Globe”. Bozo ishte i ftuar këtë të shtunë në “Thumb” nga Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu.

Natyrisht gjatë emisionit nuk munguan diskutimet rreth konceptit të së bukurës dhe si ka ndryshuar ai në vite, duke pasur shtuar këtu edhe homoseksualët. Bozo u shpreh kundër tyre, ndërkohë për sa i përket transgjinorëve shpreson që të mos arrihet deri tek ata në kompeticionet e që ai drejton.

“Ishalla nuk arrijmë deri në atë pikë se pastaj është kataklizmo fare. Kur filloi historia e homoseksualizmit që duhet të martohet gruaja me grua dhe burri me burrin për mua nuk është normale. Mbaje mend pas nja 5 a 6 vite kanë për të dalë edhe për përdhunuesit e të miturive. Bota po devijon kaq shumë nga gjërat sa unë nuk e di se ku do përfundojë”, tha Bozo.

Madje për Petri Bozon nuk mund të ketë një miss lezbike.

“Shpresoj që të ma fshehin, mos ta di, se nuk do më pëlqente. Ajo ka jetën e vet personale dhe duhet respektuar, por në raportin kur kjo lidhje mund të prishë ndërkohë raportin e punës, apo të kompeticionit ku ne jemi, kjo nuk do më pëlqente”, tha ai./abcnews.al

myslim-murrizi-1.jpg
G. P.22:25 | 17/05/2019

Deputeti Myslim Murrizi i ftuar në studion e emisionit “Provokacija” nga Mustafa Nano ka sqaruar një debat që ka pasur me moderatorin në lidhje me homoseksualët dhe perëndimin.

Murrizi është shprehur se nuk është racist ose kundër këtij komuniteti. Ai nuk e konsideron as sëmundje, por nuk e sheh këtë deviacion si një ndër arsyet për të qenë perëndimor.

Nënkryetari i Kuvendit solli në vëmendjen e moderatorit Mustafa Nano me humor edhe një fjali, kur i është drejtuar Ramës dhe ka thënë që “mua më përjashtoni nga Europa nëse e kanë kusht këtë gjë”.

Mustafa Nano: Ne kemi pasur një debat pak të ashpër. Kam pas faj unë, apo ju.

Myslim Murrizi: Në koshiencën time, i pagabueshëm është vetëm Zoti. Unë nuk kam ardhur që të ndaj përqindjet e fajit me ju.

Mustafa Nano: Unë mbaj mend që debati në thelb ka qenë te qëndrimet e Perëndimit. Ti e mban veten për perëndimor?

Myslim Murrizi: Nuk mendoj që ka qenë tamam kështu.

Mustafa Nano: OK ishte për gay-t, për homoseksualët.

Myslim Murrizi: Për tipin që kam unë nga natyra dhe nuk është se më lidh gjë me të majtën, nga pjesa e djathtë siç e konceptoj unë të djathtën, Zoti, familja dhe prona, siç e konceptoj unë, nuk jam racist, por jam tradicional dhe ky është ai debati që kemi pasur sëbashku. Nuk është se jam kundër atyre. Unë nuk e quaj as arritje të tyre, as sëmundje, por nuk e shoh që kolona kryesore për të qenë në perëndim është ai deviacion. Ky ka qenë në një farë mënyre përplasja në distancë me ju.

Mustafa Nano: As unë nuk e konsideroj arritje të jesh gay. Të jesh gay është gjendje e caktuar, nuk është as meritë. Thelbi perëndimit për mua, është që njerëzit sido që të jenë pavarësisht nga orientimi i tyre janë njësoj, duhet të respektohen.

Myslim Murrizi: Shumë mirë, çdokush është në të drejtën e tij. Unë edhe në një batutë pata disa ditësh kur iu ktheva Ramës thashë që “mua më përjashtoni nga Europa nëse e kanë kusht këtë gjë, unë nuk vij në Europë”. M’u drejtua dhe më tha që flet mes marrëdhëniet intime të dy bashkëkryetarëve, bëhej fjalë për Damianin dhe Oerdin”./abcnews.al

kryebashkiakja-chicako-1280x628.jpg
ent ela12:20 | 03/04/2019

Kryebashkiakja e re e Chicagos është një afro- amerikane dhe homoseksuale e deklaruar. Lori Lajtfut ka mundur rivalen e saj, edhe ajo afro-amerikane, duke marrë 74 për qind të votave.

Chicago ka zgjedhur gruan e parë afro-amerikane dhe homoseksuale të deklaruar si Kryebashkiake. Lori Lajtfut, në balotazh, fitoi ndaj rivales Toni Prekuinkëll, edhe ajo afro-amerikane. Rezultati në çdo rast do të kishte qenë historike. Me 2/3 e votave të numëruara, Lajtfut ka marrë 74 %  të tyre.

Ajo është gruaja e parë Kryebashkiake e Chicagos që nga Xhejn Birn në vitin 1979 dhe njeriu i parë me ngjyrë që nga Harold Uashington në vitin 1983.

Kryebashkiakja e re do të marrë postin në muajin maj duke zëvendësuar Rahm Emanuel, ish kreun e kabinetit të presidentit Barak Obama, i cili në shtator të një viti më parë deklaroi se nuk do të kandidonte për një mandat të tretë për të drejtuar qytetin e erës.

Lajtfut do të marrë në dorëzim një qytet të mbytur nga një borxh pensioni prej 28 miliard dollarësh, një popullsi në rënie dhe një numër vrasjesh më të madh se ai në Nju Jork dhe Los Anxheles. 56 vjeçarja u prezantua në zgjedhje si një fytyrë e re, në gjendje për të sfiduar korrupsionin e qytetit duke i dhënë një goditje politikës vendore. Sipas saj deri tani qytetarët janë injoruar.

Me fitoren e saj Lajtfut bëhet një prej kryebashkiakëve homoseksualë të deklaruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me Pete Butigieg, kryebashkiaku i Sauth Bend, e tashmë dhe kandidat për në Shtëpinë e Bardhë./abcnews.al

 

vlcsnap-error161-1-1280x720.jpg
us er16:54 | 05/12/2017

Austria ka legalizuar martesat ndërmjet partnerëve të të njëjtit seks. Ligji do të hyjë në fuqi nga viti 2019. Më herët, këtë legalizim e kanë bërë edhe vende të tjera të BE-së si: Gjermania, Franca, Britania dhe Spanja.

Austria legalizon martesat ndërmjet partnerëve të të njejtit seks duke filluar nga vitin 2019. Kjo lëvizje e rreshton atë me disa shtete europiane si: Gjermania, Franca, Britania dhe Spanja. Vendimi u mor nga Gjykata Kushtetuese ditën e martë dhe sanksionon se partnerët e të njëjtit seks do të lejohen të martohen në Austri që nga viti 2019.
Që nga viti 2010, martesat brenda partnerëve të të njëjtit seks në Austri janë njohur zyrtarisht si bashkjetesë e regjistruar. Por nga sot, gjykata vendosi se midis martesës dhe bashkjetesës së regjstruar, kjo e fundit përbënte diskriminim për personat e njëjtit seks.

Partia Konservative dhe Partia e Ekstremit të Djathtë që janë në negociata për një koalicion qeveritar kanë qënë gjithmonë kundër martesave të të njëjtit seks, por ende nuk janë deklaruar për këtë zhvillim.
Ndërkohë, shumë shoqata dhe organizatave homoseksuale e kanë mirëpritur lajmin duke e komentuar në shumë rrjete sociale./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono