holokausti

89.jpg
in a15:56 | 08/11/2019

89-vjeçarja e mbijetuara nga Holokausti, kërcënohet sistematikisht në internet dhe offline. Liliana Segre, ishte 13-vjeç kur u internua në Aushvic, por së fundmi ka punuar për krijimin e një komiteti parlamentar kundër urrejtjes dhe racizmit, raporton CNN.

Sipas raporteve lokale e moshuara është marrë në mbrojtje nga policia pasi kërcënimet sa vinin edhe shtoheshin. “Sa herë që hebrenjtë e shquar janë në qendër të vëmendjes së mediave në Itali, ata i nënshtrohen abuzimit në internet”, ka thënë Stefano Gatti, për CNN.

Segre është bërë shenjestra e rreth 200 sulmeve “agresive” të mediave sociale, tregon për CNN. /abcnews.al

holokausti.jpg
ad min17:40 | 02/05/2019

Izraeli përkujton viktimat e Holokaustit, një moment kur kryeministri i vendit Benjamin Netanjahu është në qendër të kritikave, për atë që është cilësuar si një flirtim me nacionalistët e Bashkimit Europian.

Si çdo vit, dhe të enjten e sotme, Izraeli ka ndaluar çdo gjë për dy minuta ndërsa sirenat kërkonin heshtje në të gjithë vendin, për të kujtuar 6 milion hebrenjtë e vrarë në Holokaust.

Për 120 sekonda është përsëritur ceremonia e organizuar i një populli të tërë që ndalon me kokën ulur, në rrugë, në automjetet e tyre, në shtëpi dhe punë, në shenjë homazhi për viktimat e genocidit nazist; gjatë të cilit u shfarosën 1/3 e hebrenjve.

Ceremonia më pas vijoi me vendosjen e një kurore me lule në memorialin e Jad Vashëm, në prani të liderëve izraelitë dhe të mbijetuar. Emrat e atyre që janë vrarë në genocide lexohen me zë të lartë në parlamentin e vendit, gjatë gjithë ditës.

Bëhet fjalë për një nga ceremonitë më prekëse dhe solemne në kalendarin izraelit. Restorantet, baret dhe vendet e argëtimit janë të mbyllura. Programacioni në televizione dhe radio i dedikohet tërësisht dokumentarëve për Holokaustin me intervista të të mbijetuarve dhe muzikë klasike. Flamuri izraelit vendoset në gjysmë shtizë.

Holokausti është ende një plagë e thellë në ndërgjegjen publike izraelite. Shteti I themeluar në vitin 1948, tre vjet pas përfundimit të LLuftës së dytë botërore, u kthye në një vend strehimi për hebrenjtë nga e gjithë bota. Me qindra mijëra, të mbijetuar ndaj genocidit ku kishin humbur familjet e tyre, u mblodhën nga e gjithë bota duke e kthyer këtë rrip toke në shtëpinë e tyre.

Sipas kalendarit hebre dita e kujtesës së Holokaustit shënon përvjetorin e revoltës së Getos në Varshavë në vitin 1943: një nga aktet më domethënëse të rezistencës hebreje gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ceremonia përkujtimore nisi mbrëmjen e të mërkurës me një ceremoni shtetërore në memorialin e Holokaustit, ku liderë të vendit shprehën shqetësim për valën në rritje të anti-semitizmit në të gjithë botën.

Presidenti Reuven në fjalën e tij theksoi se antisemitizmi në Europë po ngre kokë sërish, i ushqyer nga vala e emigracionit, ekonomi në krizë dhe pakënaqësi ndaj klasës politike.

Duke kritikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë kryeministrin e vendit Netaniau, presidenti i Izraelit i kërkoi qeverisë së vendit që të rivlerësojë politikën e jashtme dhe aleancat me partitë nacionaliste europiane që kanë një të kaluar anti-semite.

Netaniau është në qendër të akuzave sepse ka krijuar marrëdhënie me një seri liderësh të europës lindore që e kanë mbështetur politikën e Izraelit por në të njëjtën kohë promovon një panoramë të shtrembëruar të Holokaustit.

Si dhe përpiqen të minimizojnë përgjegjësitë historike teksa festojnë si heronj personazhe nacionalistësh anti-sovjetikë të përfshirë nga ana tjetër në vrasjet masive të hebrenjve.

Netanyahu nga ana e tij vuri theksin tek kërcënimi i vazhdueshëm që vjen nga ekstremizmi anti-semit duke thënë se ekstremi i djathtë, ekstremi i majtë dhe Islami radikal bien dakord për diçka: urrejtjen e tyre për hebrenjtë./abcnews.al

thaci-genocidi-1280x649.jpg
ent ela16:18 | 13/04/2019

Me anë të një statusi në profilin e tij në Facebook, presidenti i Kosovës Hashim Thaci e ka krahasuar genocidin serb më Kosovë me Holokaustin e nazizmit. Sipas kreut të shtetit, i vetmi ndryshim është pandëshkueshmëria e krimeve të Serbisë.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaci krahasoi genocidin në Kosovë me Holokaustin. Sipas tij ndryshimi i vetëm është ndëshkimi. Kreu i Shtetit të Kosovës krahason krimet e Serbisë në Kosovë me Holokaustin e Hitlerit, duke shtuar se mohimi i krimeve të Serbisë kundër shqiptareve është e njësoj sikur të mohohet holokausti i nazizmit.

Dallimi, thotë Thaçi, mes holokaustit dhe genocidit në Kosovë, është se krimet e Hitlerit janë dënuar ndërsa të Serbisë ende jo.

“Krerët e Serbisë po mundohen të mohojnë krimet para botës, spastrimin etnik dhe genocidin e kryer nga ushtria e Serbisë në Kosovë. Të mohosh genocidin e Serbisë kundër shqiptarëve në Kosovë është sikur të mohosh holokaustin e nazizmit të Hitlerit. Një qasje e tillë e Serbisë nuk është aspak ndihmuese për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe pajtimin!” shkruan ndër të tjera Thaçi. /abcnews.al

edi-rama-1280x660.jpg
ad min20:39 | 06/03/2018

Një qendër për të treguar se si u shpëtuan hebrenjtë nga familjet shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndalimi i fesë gjatë viteve të komunizmit, por edhe bashkëjetesa shqiptare, do të ngrihet në Tiranë.
Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku me motivacionin “për angazhim të veçantë në ruajtjen e kujtesës së Holokaustit dhe mbrojtjen e të vërtetës historike, promovimin e ruajtjes së vlerave kulturore të trashëgimisë së popullit amerikan”, u nderua me çmimin për “Pluralizmin Kulturor”.
Ky çmim iu dorëzua Kryeministrit Rama, nga i emëruari i Presidentit Trump në krye të Komisionit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Amerikane në Botë, Paul Packer, i cili vlerësoi angazhimin e qeverisë shqiptare, për ruajtjen e kujtesës së Holokaustit, si dhe ndërtimin e muzeut të Holokaustit, që Packer tha se do të bëhet nga i njëjti arkitekt i muzeut të Izraelit./abcnews.al

vlcsnap-error956-1280x720.jpg
ent ela12:35 | 01/02/2018

Në Poloni është miratuar ligji sipas të cilit asnjë kamp përqendrimi nuk do të cilësohet si polak, madje shteti polak dhe as qytetarët nuk do të lidhen me asnjë krim të nazistëve ndaj hebrenjve. Kryeministri izraelit Netaniau reagoi ashpër duke thënë se ky ligj mohon holokaustin

Senati polak miratoi ligjin për Holokaustin i cili synon të mbrojë imazhin e vendit por që kritikohet nga Izraeli, i cili pretendon se Varshava në këtë mënyrë do të rishkruajë historinë. Ligji parashikon deri në tre vjet burg apo gjobë për këdo që quan polake kampet e përqendrimit të ndërtuara nga nazistët në Poloni gjatë luftës së dytë botërore.

Ligji u miratua me 57 vota pro dhe 23 kundër e dy abstenime. Ligji tashmë duhet firmosur dhe nga presidenti i vendit Andrzej Duda. Për konservatorët polakë, përdorimi i termit kamp përqendrimi të çon të mendosh se Polonia ka pasur përgjegjësi në holokaustin nazist. Ndërsa Izraeli nga ana e tij kundështon përpjekjen për mohimin e pjesëmarrjes së disa polakëve në shfarosjen e hebrenjve si dhe heqja e mundësisë për disa të mbijetuar që do të duan të hedhin në gjyq përgjegjës apo pjesëmarrës në krime.

Pas aprovimit të ligjit të premten e kaluar nga dhoma e ulët e parlamantit polak, kryeministri izraelit Beniamin Netaniau deklaroi se nuk do të lejohe që të shtrembërohej e vërteta dhe të rishrkuhej historia. Dhe aq më të për të ohohej holokausti. Në reagim të kësaj parlamenti izraelit miratoi një ligj sipas të cilit do të dënohet me pesë vjet burg kushdo që redukton apo mohon rolin e atyre që ndihmuan nazistët në krimet ndaj hebrenjve.

Në Varshavë ndërkohë, rreth njëqind personalitete polake si artistë, gazetarë dhe politikanë, por dhe ish presidenti Aleksandër Kasniski kanë firmosur një apel ku kërkohet një amendament për eliminin dhe kriminalizimin e shprehjeve ofenduese për Poloninë. Një grup hebrenjsh polakë kanë publikuar një letër të hapur ligjit të ri i cili sipas tyre mund të penalizojë ata që thonë të vërettën për inormatorët polakë dhe qytetarët polajë që kanë vrarë fqinjët e tyre hebrenj.

Por pavarësisht kësaj senati polak miratoi ligjin pa asnjë ndryshim. Zëvendës ministri polak i drejtësisë deklaroi se reagimi i dhunshëm i Izraelit për këtë ligj në fakt ishte pasojë e problemeve të brendshme politike që mund të ketë vendi.

Dhe shtetet e bashkuara të Amerikës kanë shprehur shqetësim për pasojat e këtij ligji duke I bërë apel Varshavës që të marë sërish në konsideratë ndryshimin e tij duke paralajmëruar se mund të ketë pasoja në interest dhe marrëdhëniet startegjike të Polonisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelin.

Gjatë luftës së dytë botërore, humbën jetën gjashtë milionë polakë, ter million nga të cilët ishin hebrenj. Në Poloninë e pushtuar gjermanët vendosën se cdo ndihmë ndaj hebrenjve do të ndëshkohej me vdekje. Por shumë polakë ndihmuan hebrenjtë, në muzeun e Jad Vashem në Jeruzalem, dedikuar Kujtimeve të Holokaustit, janë emrat e 6700 polakëve që kanë ndihmuar hebrenjtë gjatë luftës./abcnews.al

vlcsnap-error049-1-1280x720.jpg
ent ela12:41 | 29/01/2018

Parlamenti polak ka miratuar një amendament në ligjin e Holokaustit, sipas të cilit shteti polak dhe polakët nuk duhet të akuzohen më për krime ndaj hebrenjve. Kryeministri izraelit Netaniau ka reaguar ashpër duke kërkuar ndryshimin e menjëhershëm të ligjit.

Projektligji për Holokaustin i miratuar nga parlamenti polak duhet ndryhuar. Kërkesa është bërë nga kryeministri izraelit Beniamin Netaniau i cili paralajmëroi se nuk do të ketë asnjë tolerancë për falsifikimin e së vërtetës, për rishkrimin e historisë apo për mohimin e holokaustit. Por polonia ka bërë të qartë se nuk do të ndryshojë asgjë në ligjin për Institutin e memories kombëtare. Kjo u konfirmua në një mesazh në Tuiter nga zëvendës kryetarja parlamentit polak  Beata Mazurek, e cila shtoi se akuzat kundër Polonisë dhe polakëve për krimet gjermane duhet të marrin fund.

Kriza diplomatike mes Izraelit dhe Polonisë nisi të premten kur në prag të Ditës së Kujtesës, Dhoma e ulët e parlamentit të Varshavës miratoi një amendament në ligjin për aktivitetin e Institutit të kujtesës kombëtare. Amendamenti i cili do të kalojë dhe në senat si dhe në zyrën e Presidentit parashikon mundësinë për të gjobitur por dhe për të burgosur deri në tre vjet, ata që publikisht dhe në kundërshtim me provat, fajësojnë shtetin polak si bashkëpërgjegjës në krimet e kryera nga Hitleri gjatë luftës. I njëjti dënim dhe për ata që përdorin fraza të tipit: Kampe polake përqendrimi duke iu referuar Aushvitzit, ku u masakruan me mijëra hebrenj në kohën që polonia ishte e pushtuar nga gjermanët gjatë lufëts së dytë botërore.

Kryeministri izraelit Netaniau u shpreh se është kundër këtij liji të miratuar nga parlamenti polak dhe se ai duhet ndryshuar. Sipas tij shteti hebre është kundër përmbajtjes së këtij ligji dhe për më tepër moment I miratimit të tij ishte i papërshtatshëm, në prag të Ditës së kujtesës.

Ministria e jashmte izraelite këmbëngul se në një kohë që shteti polak nuk ekzistonte akoma, me mijëra polakë kanë vrarë hebrenj ose i kanë dhënë nazistëve informacione për vendndodhjen e tyre, një fenomen që është dokumentuar në mënyra të ndryshme nga historian të rëndësishëm polakë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono