holande

Ajax.jpg
Veronik Istrefaj16:16 | 25/11/2019

Ajax është një ndër skuadrat më të mira në Europë dhe ecuria e tyre sezonin e shkuar në Champions League dhe kampionatin holandez, ishte e shkëlqyer. Kampionët e Holandës kanë ruajtur të njëjtën ecuri edhe këtë edicion të ri futbollistik, pavarësisht se humbën dy emra të rëndësishëm në verë, si De Jong dhe De Ligt.

Të besuarit e Eric Ten-Hag vazhdojnë të dhurojnë spektakël dhe një nga golat e tyre në takimin e fundjavës kundër Heracles, po bën xhiron e internetit.

Aksioni i këtij goli është i shkëlqyer, me fantazistin Donny Van de Beek në qendër të çdo prekje topi. Në fund, Ziyech kroson në mënyrë të shkëlqyer me të majtën, duke gjetur kokën e Quincy Promes, i cili nuk e ka të vështirë të shënojë./abcnews.al

van-basten.jpg
Klejdi Kaimi10:54 | 24/11/2019

Dje, në Holandë përpara sfidës mes Ajax dhe Heracles, në ‘Fox Sports’ ishte i ftuar legjenda e kombëtares holandeze, Marco Van Basten. Holandezi, i cili cilësohet si një nga sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, i habiti shikuesit sepse gjatë intervistës përdori një shprehje naziste.

‘’Jo shumë e bukur, sieg heil’’, deklaroi Van Basten. Shprehja është përdorur gjatë luftës së dytë botërore nga gjermanët dhe vjen pikërisht në ditën kundër racizmit në Holandë. Fjalët e tij shkaktuan një ‘tërmet’ në rrjetet sociale, pasi kishte reagime të shumta.

Më vonë ish-sulmuesi i Milanit kërkoi falje publikisht, por tashmë la shumë komente pas. “Qëllimi im nuk ishte t’i shokoja njërëzit, thjesht doja të shpjegoja fjalën’’, deklaroi 55-vjeçari. Fjalët e tij janë cilësuar si shaka pa vend nga mediat në Holandë, edhe pse Van Basten e theksoi se nuk kishte asnjë qëllim. /abcnews.al

Wijnaldum.png
Veronik Istrefaj23:01 | 19/11/2019

Mesfushori i Liverpool, Giorgino Wijnaldum, shënoi tre gola në takimin mes Belgjikës dhe Qipros, tripleta e parë e tij me kombëtaren dhe e dyta në karrierë. Tripleta e parë erdhi në vitin 2015, gjatë kohës kur Wijnaldum luante me Newcastle.

Megjithatë, nuk ishin golat ata që morën vëmendjen më të madhe, por mesazhi që Wijnaldum përcolli për tifozët e pranishëm në stadium dhe për ata që e ndoqën sfidën nga ekrani. Së bashku me mesfushorin e Barcelonës, Frenkie De Jong, holandezët u munduan të tregojnë se ngjyra nuk ka aspak dallim dhe të dy janë të barabartë e të njëjtë.

Ky ishte një mesazh shumë i fortë për botën e futbollit dhe me të gjitha incidentet raciste që kanë ndodhur kohët e fundit, erdhi në momentin e duhur!/abcnews.al

de-bryune-1280x815.jpg
Veronik Istrefaj22:40 | 19/11/2019

Janë mbyllur sfidat e sotme kualifikuese të vlefshme për Euro 2020. Shumë takime ishin pa objektiv, pasi shumica e skuadrave i kishin mësuar fatet e tyre. Megjithatë, Uellsi ishte skuadra që kërkonte me doemos fitoren përballë Hungarisë për t’u kualifikuar dhe britanikët ia dolën. Ishte një dopietë e Aaron Ramsey që i dha fitoren 2-0 Uellsit, duke i kualifikuar për ne Europian.

Gjermania ka shkatërruar Irlandën e Veriut me rezultat 6-1. Ylli i Bayern Munchen, Serge Gnabry, shënoi një tripletë në këtë takim, duke u shpallur dhe lojtari më i mirë i ndeshjes. Me të njëjtin rezultat, ka triumfuar edhe Belgjika. “Djajtë” belg duken një nga favoritët për t’i shkuar deri në fund Euro2020.

Letonia ishte skuadra surprizë, pasi mposhti 1-0 Austrinë, ndërsa Holanda bëri detyrën dhe fitoi thellë 5-0 kundër Estonisë. Maqedonia e Veriut ka mposhtur 1-0 Izraelin, ndërsa Polonia ia doli vetëm në fund të fitojë 3-2 përballë Sllovenisë. Më poshtë, keni dhe rezultatet e plota të sfidave të sotme./abcnews.al

Rezultatet e plota:

Belgjikë – Qipro  6-1
Gjermani – Irlandë e V.  6-1
Letoni – Austri  1-0
Holandë – Estoni  5-0
Maqedoni e V. – Izrael  1-0
Poloni – Slloveni  3-2
San Marino – Rusi  0-5
Skoci – Kazakistan  3-1
Sllovaki – Azerbajxhan  2-0
Uells – Hungari  2-0

sulmi.jpg
in a22:14 | 19/11/2019

Vetëm disa javë pas tragjedisë së Essex ku u gjetën 39 trupa njerëzish të vdekur brenda një kamioni me kontenier frigoferik është zbuluar një tjetër anije me të paktën 26 persona.

26 personat janë gjetur brenda një kontenieri frigoriferik në një anije që po udhëtonte nga Britania për në Holandë. Fatmirësisht nuk raportohet për viktima.

Shërbimet e emergjencave erdhën menjëherë në portin e Vlaardingen pasi u njoftuan për ngjarjen.

Pjesëtarët e ekuipazhit dhanë alarmin pasi i gjetën 26 personat në kontenier frigoriferik duke njoftuar autoritetet të cilët po vazhdojnë hetimet deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes./abcnews.al

 

Neuer-1-1280x744.jpg
Veronik Istrefaj22:54 | 16/11/2019

Janë mbyllur gjashtë sfidat e vlefshme për kualifikueset UEFA Euro 2020, që startuan në orën 20:45. Gjermania ka shkatërruar 4-0 ekipin e Bjellorusisë, duke marrë tri pikët e radhës.

Pas 7 ndeshjesh, gjermanët kanë 18 pikë dhe janë zyrtarisht të kualifikuar. Kroacia ka fituar me përmbysje 3-1 kundër Sllovakisë dhe, njëjtë si Gjermania, është zyrtarisht pjesë e Euro 2020.

Kroatët kanë 17 pikë pas 7 ndeshjeve të para, 5 më shumë se vendi i dytë.

Polonia ka mposhtur 1-2 Izraelin, ndërsa Austria s’e pati të thjeshtë ndaj Maqedonisë së Veriut, por fitoi 2-1 dhe u kualifikua./abcnews.al

tifozet-e-fe-1280x720.jpg
Vladimir Prenga08:51 | 08/11/2019

Epike pankarta e tifozëve të Feyenoord. Holandezët kanë ngacmuar rivalët nga Zvicra, Young Boys, duke përdorur emrin e trajnerit të skuadrës së tyre. Bëhet fjalë për të mirënjohurin Dick Advocaat.

Një lojë fjalësh, në anglisht. “Our Dick doesn’t like Young Boys”, shkruajnë tifozët e Feyenoord dhe sigurisht që nuk ka nevojë për përkthim. “Maskimi” emrit të trajnerit holandez është goditës dhe pankarta po bën xhiron e botës. /abcnews.al

Pankarta e hapur nga tifozët e Feyenoord
festim.jpg
Autor E14:47 | 17/10/2019

Mediat holandeze kanë publikuar pamjet pak para eliminimit mafioz të Festim Latos, i vetëshpallur President i Republikës së Çamërisë.

Kjo ngjarje ka ndodhur në 19 korrik 2019, ku trupi i shqiptarit u gjet i prerë copa-copa, i ndarë në thasë të ndryshëm dhe i hedhur në një kanal në Amsterdam.

Mediat holandeze kanë publikuar me foto dhe video lëvizjet e fundit të 43-vjeçarit Festim Lato, me origjinë nga Vlora, të regjistruara nga kamerat e sigurisë.

Lato është shfaqur për herë të fundit në një kafene, në Abcoude, ku është takuar me disa persona, siç shihet edhe në pamje.

Pas këtij takimi, ai shihet të hipë në një makinë luksoze, pas së cilës nuk është parë më i gjallë.

Në emisionin investigativ të holandezëve thuhet se Lato shoqërohej në makinë nga tre burra dhe një grua.

Holande-1280x720.jpg
Veronik Istrefaj20:05 | 13/10/2019

Janë luajtur katër sfidat kualifikuese të orës 18:00, të vlefshme për Euro 2020. Holanda ka marrë kreun e grupit C pas fitores 1-2 në transfertë kundër Bjellorusisë. Wijnaldum shënoi dopietë në pjesën e parë, për të mbyllur historinë e takimit.

Rusia ka shkatërruar 0-5 ekipin e Qipros. Cheryshev shënoi një dopietë, ndërsa rrjetën e gjetën edhe Golovin e Dzyuba. Me këtë triumf, Rusia i bashkohet Belgjikës si skuadër e kualifikuar në grupin I.

Skocia e pati shumë të thjeshtë përballë modestëve të San Marinos, duke triumfuar 6-0. Mesfushori i Aston Villa, McGinn, shënoi tripletë brenda pjesës së parë, ndërsa Shakland, Findlay dhe Armstrong shënuan në pjesën e dytë. Hungaria ka mposhtur 1-0 ekipin e Azerbajxhanit, falë golit të Korhut në minutën e dhjetë./abcnews.al

Kualifikuese, Euro 2020

Bjellorusi – Holandë  1-2
Dragun 54’ / Wijnaldum 32’ 41’

Qipro – Rusi  0-5
Cheryshev 9’ 90, Ozdoev 23’, Dzyuba 59’, Golovin 89’

Hungari – Azerbajxhan  1-0
Korhut 10’

Skoci – San Marino  6-0
McGinn 12’ 27’ 45’, Shakland 65’, Findlay 67’, Armstrong 87’

Belgjike.jpg
Veronik Istrefaj23:59 | 10/10/2019

Janë luajtur sot shumë sfida të vlefshme për kualifikueset e Euro2020. Ekipet e mëdha kanë arritur të fitojnë dhe nuk ka pasur asnjë hap fals. Qipro triumfoi 1-2 kundër Kazakistanit, ndërsa Bjellorusi-Estoni u nda në barazim pa gola.

Austria fitoi pastër 3-1 përballë Izraelit, ndërsa Belgjika ka tupëruar ekipin e San Marinos, duke i shënuar nëntë gola. Kroacia nuk është impenjuar shumë në takimin kundër Hungarisë, që e fitoi bindshëm 3-0, ndërsa Rusia e pati të thjeshtë ndaj Skocisë, në atë fitore 4-0. Rezultatet e plota të sfidave të mbrëmjes./abcnews.al

Euro2020, kualifikuese

Kazakistan 1 – 2 Qipro
Bjellorusi 0 – 0 Estoni   
Austri 3 – 1 Izrael
Belgjikë 9 – 0 San Marino
Kroaci 3 – 0 Hungari
Letoni 0 – 3 Poloni
Holandë 3 – 1 Irlandë e Veriut
Maqedoni e Veriut 2 – 1 Slloveni
Rusi 4 – 0 Skoci
Sllovaki 1 – 1 Uells


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono