holanda

ambasada-1280x853.jpeg
G. P.22:59 | 12/06/2019

Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Tiranë ka konfirmuar votimin e mbajtur pasditen e së mërkurës në Parlamentin holandez, që i kërkonte qeverisë të mos pranonte hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Megjithatë, përmes një njoftimi për shtyp, selia diplomatike i bën thirrje qeverisë shqiptare që të vazhdojë rrugën e saj.

“Ne jemi të vetëdijshëm se sa sfidues është procesi i anëtarësimit dhe do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë në realizimin e reformave, sidomos në ato që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit”, thuhet në deklaratën për shtyp.

Në të bëhet me dije se shteti holandez vlerëson hapat e ndërmarra nga vendi ynë, sidomos në lidhje me reformën në drejtësi dhe procesin e Vettingut, të cilin e cilëson të një rëndësie të veçantë dhe unik në rajon. Gjithashtu, ambasada konfirmon angazhimin e Holandës për perspektivën europiane të të gjitha vendeve të Ballkanit.

“Politika e zgjerimit të BE-së bazohet në kushte të drejta dhe të serta për t’u siguruar që reformat në vendet aspirante për t’u bashkuar me Unionin të jenë të qëndrueshme dhe të pakthyeshme”, vijon deklarata.

Në votimin e tij Parlamenti holandez i rekomandoi qeverisë se një vendim për hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë më 18 Qershor do të ishte i parakohshëm./ABC News Albania 24/7

parlameni-holandez.jpg
G. P.22:14 | 12/06/2019

Parlamenti holandez ka votuar pasditen e së mërkurës kundër hapjes së negociatave të anëtarësimit mes BE-së dhe Shqipërisë. Mocioni i propozuar nga tre ligjvënës ka kaluar me 105 vota kundër nga 150 mandate që ka Parlamenti holandez. Kundër hapjes së negociatave dolën 3 parti të mazhorancës, përfshirë atë të kryeministrit Mark Rute, si dhe 6 parti të opozitës.

Në seancën e zhvilluar u tha se Shqipëria nuk ka arritur rezultate të mjaftueshme e të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Duke cituar edhe konstatimet në raportin e progresit, Parlamenti vendosi se Shqipëria nuk plotëson kushtet e duhura. Rrjedhimisht, ligjvënësit i bënë thirrje qeverisë holandeze që të mos bjerë dakord me propozimin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave.

Një mocion i ngjashëm kundër hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut nuk mori numrin e nevojshëm të votave PRO, duke bërë që fqinjit tonë t’i hapet drita jeshile e negociatave./ABC News Albania 24/7

medium_2019-06-08-883540c1d4.jpg
ent ela16:46 | 09/06/2019

Portugalia dhe Holanda ndeshen sonte në finalen e Ligës së Kombeve. Kristiano Ronaldo dhe shokët e tij jepen favoritë për suksesin në duelin që nis në orën 20:45.

Është një hero, dhe dëshiron ta provojë veten sërish.

Kristiano Ronaldo për momentin jep autografe dhe përgatitet, ndërsa në orën 20:45 do të zbresë në fushën e “Estadio do Dragaos” në Porto për të synuar një tjetër trofe të madh në karrierë.

Luhet finalja e Ligës së Kombeve, një titull më pak prestigjioz se Europiani apo Botërori, por sërish I rëndësishëm, ndaj edhe dueli ndaj Holandës pritet i fortë.

Problemi i vetëm për vendasit është dëmtimi i mbrojtësit të qendrës, Pepe, i cili mendohet të zëvendësohet nga Hoze Fonte.

Ronaldo është në formë të madhe, siç e tregoi me 3 golat e shënuar ndaj Zvicrës në gjysmëfinalen e luajtur po në Porto, ndërsa rikthimi në kombëtare për herë të parë pas Botërorit, është një shtysë e madhe për “luzitanët”.

“Mendoj se Kristiano mund të luajë edhe 3-4 vjet në nivelet më të larta, – tha trajneri portugez, Fernando Santos, – ai është në formë fizike të shkëlqyer, dhe stërvitet në skaj si gjithnjë. Ai është kapiteni ynë dhe një shpresë e madhe për fitoren, ndonëse për të mundur Holandën, do të duhet që gjithë ekipi të japë maksimumin”.

Holanda gjithashtu ka shpresë të madhe për fitoren.

Suksesi në gjysmëfinale ndaj Anglisë ishte prova se “tulipanët” po arrijnë pjekurinë e duhur, ndërsa yjet në skuadër janë të shumtë.

Me Van Dajkun, De Ligtin, De Jongun apo Van de Bekun, trajneri Ronald Kuman ka mjaft alternativa në sulm e në mbrojtje.

Holandezët nuk kanë shqetësime me dëmtimet, ndaj do të jenë në fushë me formacion të plotë.

“Ne duam kupën, – ishin fjalët e Kumanit, – e dimë se do të jetë e vështirë, pasi Portugalia është skuadër shumë e mirë dhe luan në fushën e saj. Po ashtu, përballë do të kemi Kristiano Ronaldon, por kundërshtari është më shumë se një lojtar i vetëm. Mendoj se ne jemi ekip i së ardhmes, por kjo nuk do të thotë se nuk do të luftojmë për trofeun”.

Dy skuadrat janë ndeshur 13 herë më parë, dhe Portugalia ka bilanc pozitiv me 7 fitore, 4 barazime e vetëm 2 humbje.

Edhe parashikimet japin portugezët si favoritë për të fituar ndeshjen dhe trofeun e Ligës së Kombeve. /ABC News Albania 24/7

final.jpg
G. P.13:59 | 07/06/2019

Kombëtarja e Holandës siguroi kualifikimin në finalen e Ligës së Kombeve pas fitores ndaj Anglisë. Në finale do të përballet ndaj Portugalisë në fushën e këtyre të fundit.

Portugali-Holandë është finalja e Ligës së Kombeve që do të zhvillohet ditën e dielë. Tulipanët ia dolën të fitonin në gjysmëfinale ndaj kombëtares së Anglisë vetëm falë kohës shtesë pasi 90 minutat përfunduan në barazim 1-1.

Në 30 minutat shtesë, Holanda e dominoi takimin duke realizuar dy gola dhe vulosur shifrat përfundimtare në 3-1. Fillimisht ishte Rashford për Anglinë që zhbllokoi shifrat nga pika e bardhë e 11 metërshit në minutën e 31.

Goli i dha qetësinë skuadrës britanike që gjithsesi e pati të pamundur për të ruajtur avantazhin edhe pse rastet për gol nuk munguan. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të kombëtares së tre luanëve.

Në fraksionin e dytë, Holanda barazon me mbrojtësin De Ligt që fiton duelin ajror me prapavijën angleze.  Në minutën e 85, Lingard realizon për anglinë, por gjyqtari e anulon për pozicion të parregullt.

Koha e rregullt përfundon në barazim ndërkohë që në 30 minutat e shtesës, Holanda realizon edhe dy gola të tjerë. Gabimi i mbrojtësit Stons i kushton rëndë skuadrës pasi vendasit kalojnë në avantazh falë autogolit të Walker.

Edhe goli i tretë i Holandës erdhi pas një gabimi në mbrojtje të kombetarës së Anglisë që ishte në një natë të errët. Holanda kalon në finale ku do të ndeshet me Portugalinë në stadiumin Dragao./ABC News Albania 24/7

OK-HOLANDA-MBYLL-DEREN-M1T1.mpg_snapshot_00.03-1280x720.jpg
ent ela21:45 | 06/06/2019

Shqipëria nuk është ende gati për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Gjatë debateve në parlamentin holandez për sa i përket hapjes ose jo të negociatave, ministri i jashtëm Stef Blok u tregua i prerë duke thënë se vendi ynë është ende larg. Ndërkohë që për Maqedoninë e Veriut ai është shprehur më pozitiv.

Qeveria holandeze nuk është e interesuar për hapjen e negociatave ndërmjet Bashkimit Europian dhe Shqipërisë. Ndërsa për Maqedoninë e veriut ka ende shpresë. Deklarata e prerë dhe e qartë u bë nga ministri i jashtëm Stef Blok në parlamentin e vendit ku pritej dhe votimi për hapjen ose jo të negociatave.

“Shqipëria ka ende një rrugë të gjatë për të bërë,” u shpreh Blok, i cili është treguar më optimist për sa i përket Maqedonisë së Veriut, duke shtuar se atje janë ndërmarrë hapa të mira.

“Por nuk janë ende aty ku duhet. Duhet bërë ende diçka në zonën e rendit dhe ligjit si dhe në luftën kundër korrupsionit,” u shpreh Blok ndër të tjera.

Komisioni Evropian beson se BE duhet të fillojë bisedimet e pranimit me këto vende. Sipas komisionerit për zgjerim Johannes Hahn reformat që janë zbatuar në vendet e Ballkanit perëndimor duhet të shpërblehen.

Deputetët holandezë kërkuan një përgjigje të qartë mga ministri i tyre për hapjen ose jo të negociatave me shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Blok mendon se ishte mjaft i qartë. Sipas tij, asnjë vendim nuk mund të merret në BE nëse të gjitha shtetet anëtare marrin një pozitë të paracaktuar paraprakisht.

Parlamenti holandez është i ndarë për sa i përket zgjerimit të Bashkimit Europian me vendet eballkanit perëndimor. D66, PvdA dhe GroenLinks duan që BE të fillojë bisedimet e pranimit me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë. PS dhe PVV janë kundër. CDA beson se Shqipëria nuk është e gatshme. Partia është më pozitive për Maqedoninë Veriore, por ende nuk ka marrë një qëndrim përfundimtar për këtë. VVD nuk ka folur akoma. /ABC News Albania 24/7

cakaj-1-1280x714.jpg
Sej rie19:45 | 06/06/2019

Pavarësisht këtij qëndrimi, gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, ministri i Jashtëm i Holandës Stef Blok ka vlerësuar arritjet e reformave të Shqipërisë veçanërisht në fushën e drejtësisë. Në një njoftim zyrtar të Ministrisë sonë të Jashtme, thuhet se në takimin mes Cakajt dhe homologut të tij holandez, është vlerësuar se progresi i Shqipërisë është i padiskutueshëm.

Po ashtu, u vlerësua bashkëpunimi bilateral midis mekanizmave të rendit dhe sigurisë, në mënyrë që të adresohen shqetësimet e ndërsjella, përfshirë edhe ato në fushën e migracionit të parregullt.

Ministri Cakaj theksoi nevojën për një vendim pozitiv të Këshillit për hapjen e negociatave të anëtarësimit, i cili do të ishte një mesazh inkurajues për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor./ABC News Albania 24/7

dutch-1280x549.jpg
G. P.14:39 | 06/06/2019

Shqipëria nuk është ende gati për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Gjatë debateve në parlamentin holandez për sa i përket hapjes ose jo të negociatave, ministri i jashtëm Stef Blok u tregua i prerë duke thënë se vendi ynë është ende larg. Ndërkohë që për Maqedoninë e Veriut ai është shprehur më pozitiv.

Qeveria holandeze nuk është e interesuar për hapjen e negociatave ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë. Ndërsa për Maqedoninë e veriut ka ende shpresë. Deklarata e prerë dhe e qartë u bë nga ministri i jashtëm Stef Blok në parlamentin e vendit ku pritej dhe votimi për hapjen ose jo të negociatave.

Shqipëria ka ende një rrugë të gjatë për të bërë,” u shpreh Blok, i cili është treguar më optimist për sa i përket Maqedonisë së Veriut, duke shtuar se atje janë ndërmarrë hapa të mira.

Por nuk janë ende aty ku duhet. Duhet bërë ende dicka në zonën e rendit dhe ligjit si dhe në luftën kundër korrupsionit,” u shpreh Blok ndër të tjera.

Komisioni Evropian beson se BE duhet të fillojë bisedimet e pranimit me këto vende. Sipas komisionerit për zgjerim Johannes Hahn reformat që janë zbatuar në vendet e Ballkanit perëndimor duhet të shpërblehen.

Deputetët holandezë kërkuan një përgjigje të qartë mga ministri i tyre për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Blok mendon se ishte mjaft i qartë. Sipas tij, asnjë vendim nuk mund të merret në BE nëse të gjitha shtetet anëtare marrin një pozitë të paracaktuar paraprakisht.

Parlamenti holandez është i ndarë për sa i përket zgjerimit të Bashkimit evropian me vendet e Ballkanit perëndimor. D66, PvdA dhe GroenLinks duan që BE të fillojë bisedimet e pranimit me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë. PS dhe PVV janë kundër. CDA beson se Shqipëria nuk është e gatshme. Partia është më pozitive për Maqedoninë Veriore, por ende nuk ka marrë një qëndrim përfundimtar për këtë. VVD nuk ka folur akoma./ABC News Albania 24/7

anglia.jpg
G. P.14:20 | 06/06/2019

Holanda dhe Anglia do të luajnë sonte gjysmëfinalen e dytë të Ligës së Kombeve, me nisje në orën 20:45. Dy skuadrat pretendojnë suksesin, por anglezët pritet të kenë më shumë mungesa.

Detyrat me klubet përfunduan, por pushimet duhet të presin. Luhet gjysmëfinalja e Ligës së Kombeve dhe futbollistët e përzgjedhur të Anglisë e të Holandës, u paraqitën në bazat e tyre të grumbullimit, pak ditë më parë.

Nëse tek anglezët u takuan kundërshtarët e Liverpool-it e Tottenham-it, tek Holanda u pritën me brohoritje dy kampionët e rinj të Europës, Virgil Van Dijk dhe Georgino Wijnaldum. Tashmë, dy skuadrat janë në Portugali, ku do të luajnë gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, në orën 20:45 në stadiumin e Gimareshit.

A mund të ketë favoritë kjo përballje?

Vështirë të thuhet, ndërsa të dyja skuadrat janë në formë të mirë. Holanda shkaktoi të papritur në Ligën e Kombeve duke dalë e para në një grup të jashtëzakonshëm, bashkë me Francën dhe Gjermaninë.

Pavarësisht humbjes së fundit me gjermanët, në eleminatoret e Europianit, të mbiquajtur “tulipanët” janë tepër të fortë, me lojtarë të tillë si Van Dijk, De Ligt, Van De Beck apo De Jong.

“Ne jemi kthyer, – u shpreh trajneri Ronald Kuman, – vitet e krizës kanë kaluar dhe ne kemi sot lojtarë të shkëlqyer. Gjithsesi, dueli me Anglinë do të jetë I vështirë, pasi kundërshtari është I fortë, me potencial të madh. Mendoj se Anglia është pretendent i madh për Euro 2020-ën. Ne synojmë të fitojmë Ligën e Kombeve, por kjo nuk mund të krahasohet me Europianin apo Botërorin”.

Po Anglia, si duket në prag të sfidës?

Kapiteni Harry Kane ndoshta mund të mos luajë, po ashtu mund të jenë në stol edhe shumica e lojtarëve që ishin në finalen e Championsit.

Flitet për emra të njohur si Henderson, Dele Ali, Tripier apo Alexandre Arnold.

Gjithsesi, besimi është i madh se mund t’i dilet edhe me mungesa, ndonëse trajneri Gareth Southgate, vlerëson rivalin.

“Holanda ka ecur shumë përpara që nga ndeshja që luajtën ndaj nesh, – tha Southgate, – të dyja skuadrat kanë mjaft ngjashmëri, pasi kanë lojtarë të rinj dhe shumë të talentuar. Gjithnjë e kam admiruar Holandën e Gulitit, Van Bastenit e Rajkardit. Ne, gjithashtu, duam të krijojmë një skuadër spektakolare që të kënaqë tifozët, por po ashtu ne duam që të fitojmë”.

Tek Anglia pati një kaos lidhur me kapitenin për këtë ndeshje, pasi u publikua një deklaratë, sipas së cilës shiritin do ta mbante Rahim Sterling, dhe jo Kane apo Henderson.

Southgate nuk deshi ta komentonte këtë çështje, ashtu siç nuk dha asnjë informacion për lojtarët që do të hedhë në fushë si titullarë. Gjithçka duket gati dhe mirë për duelin e madh, por lajmet negative nuk munguan. Tre tifozë anglezë u ndaluan nga policia portugeze, që ndërhyri pasi plasën konflikte mes 20 000 tifozëve që kishin udhëtuar në Gimaresh për ndeshjen./ABC News Albania 24/7

bee.jpg
G. P.15:17 | 03/06/2019

Është konfirmuar zyrtarisht nga Komisioni Evropian kërkesa që i ka drejtuar Holanda për pezullimin e vizave me Shqipërinë. Kjo është hera e parë që Komisioni Evropian merr njoftim nga një shtet anëtar i Bashkimit Evropian lidhur me nevojën e aktivizimit të këtij mekanizmi.

Komisioni Evropian konfirmon marrjen e njoftimit zyrtar nga Holanda lidhur me kërkesën për të aktivizuar pezullimin e lëvizjes së lirë afatshkurtër për qytetarët shqiptarë në zonën Shengen, i njohur ndryshe si mekanizmi pezullues i vizave. Kjo është konfirmuar në konferencën e përditshme për shtyp të Komisionit Evropian në përgjigje të pyetjes së ABC News.

“Ne konfirmojmë që kemi marrë njoftimin e Holandës për Shqipërinë lidhur me aktivizimin e mekanizmit të pezullimit së vizave. Komisioni tani do të shqyrtojë me kujdes brendësinë e njoftimit bazuar në të dhënat e paraqitura dhe rrethanat specifike. Hapi i ardhshëm i yni është të informojë Parlamentin Europian dhe Këshillin Evropian për këtë njoftim dhe të shqyrtojmë njoftimin. Sigurisht që vendimi për pezullimin e lëvizjes së lirë nuk mund të merret lehtësisht dhe çdo hap drejt aktivizimit të këtij mekanizmi do t’i nënshtrohet një analize dhe shqyrtimi shumë të kujdesshëm, kryesisht lidhur me marrjen në konsideratë të kritereve të përfshira në këtë procedurë”, tha Natasha Bertaud, zëdhënëse e KE-së.

Komisioni Evropian ka një muaj për shqyrtimin e njoftimit dhe pastaj do të njoftojë Parlamentin Evropian dhe Këshillin e Ministrave, nëse do të ketë aksione specifike që duhet të ndërmerren nga autoritetet shqiptare,

“Sipas procedurës dhe rregullave, nëse rrethanat kërkojë marrjen e masave specifike dhe pa paragjykuar nëse do të ketë të tilla, Komisioni duhet tê adoptojë një akt zbatimi brenda një muaji dhe ky akt zbatimi duhet tê aprovohet nga Këshilli i Ministrave të BE-së”, tha Bertaud.

Kjo është hera e parë që Komisioni Evropian merr njoftim nga një shtet anëtar i Bashkimit Europian lidhur me nevojën e aktivizimit të mekanizmit të pezullimit të lëvizjes së lirë afatshkurtër. /ABC News Albania 24/7

holanda-1280x759.jpg
Sej rie14:00 | 31/05/2019

Holanda i kërkon Komisionerit për Emigracionin dhe Çështjet e Brendshme që të shqyrtojë kërkesën për rikthimin e vizave për shqiptarët. Përfaqësuesi i Holandës në Bashkimin Evropian Robert de Grot e argumenton kërkesën e tij me shtimin e krimeve nga shtetasit shqiptarë.

Avramopulos: “Komisioni nuk ka marrë asnjë njoftim që kërkon pezullimin e vizave. Për asnjë vend në Evropë që përfiton. Nëse mund të ndodhë në të ardhmen, më besoni se do të bëjmë një analizë të kujdesshme nëse një veprim i tillë do të duhet të merret apo jo në përputhje me procedurat dhe informacionin që ka të bëjë me rrethanat specifike të një vendi të BE”.

Njoftimi erdhi.

Përmes një letre drejtuar pikërisht komisionerit Avramopulos, përfaqësuesi i Holandës në Bashkimin Evropian Robert de Groot, i kërkon Komisionit të shqyrtojë informacionin mbi të cilin parlamenti i Holandës bëri mocion që qeveria të heqë vizat për Shqipërinë. Më pas në konsultim me vendet anëtare ky Komision të vendosë mbi nevojën apo jo të ndërmarrjes së aksionit për të luftuar problemet që lidhen me shtetasit shqiptarë.

Shtimi substancial i shkelësve serioz të ligjit që lidhen me shtetas shqiptare apo banda kriminale shqiptare të përfshira në trafikimin e drogës, qenieve njerëzore dhe pastrimin e parave;

Rritja e vazhdueshme e numrit të emigrantëve ilegalë, si dhe shtimi i numrit të azilkërkuesve, janë argumentet e Holandës për kërkesën e zyrtarizuar më 31 Maj.

Ajo që bie në sy në shifrat referuar në letrën drejtuar Komisionit Evropian është një shtim me 200% të shtetasve shqiptarë që rrinin ilegalisht në Holandë, nga viti 2017 në 2018-ën. Rritje ka shënuar edhe numri i azilkërkuesve, sipas tabelës drejtuar KE-së.

Ndërkohë në një reagim për mediat shqiptare, ambasada holandeze në vendin tonë ka deklaruar se “tashmë i takon Komisionit Evropian që të vlerësojë nëse do të ketë nevojë për të ndërmarrë veprim, e të informojë Parlamentin Evropian dhe Këshillin Evropian mbi rezultatet e këtij vlerësimi”.

Ajo gjithashtu qartëson edhe se deri në një vendim të dytë, politika e vizave për shtetasit shqiptarë do të mbetet e njëjtë: “Qytetarët shqiptarë mbajtës të një pasaportë biometrike nuk kanë nevojë për viza për të udhëtuar në zonën Shengen për maksimumi 90 ditë brenda një periudhe prej 180 ditësh”./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono