Historia

15634214-7213669-image-a-10_1562253544018.jpg
ad min19:15 | 04/07/2019

Shoqe prej 20 vitesh, por kaq nuk mjafton që 7 shoqe të tregojnë se sa të lidhura janë më njëra-tjetrën. 7 gra nga Kina kanë vendosur ta “kurorëzojnë” shoqërinë e tyre të mirë me një shtëpi të përbashkët.

Ideja kishte filluar me një shaka në vitin 2008, por fantazia u bë realitet pas 10 vitesh pra në vitin 2018, kur 7 gratë blerë dhe restauruan një shtëpi sipas shijeve të tyre.

Ato me pak fjalë e shndërruan ndërtesën në shtëpinë e tyre të ëndrrave, në të cilën kanë plan të qëndrojnë për pushime por jo vetëm. Nga foto ndërtesa ngjan më shumë si një rezidencë sesa shtëpi, pasi ka hapësirë të bollshme për shoqet e ngushta. Gratë kanë dëshirë të qëndrojnë bashkë në atë shtëpi madhështore kur të jenë në moshë të thyer. “Epo shoqëri e mirë në ditë të vështira”, thotë një shprehje popullore./abcnews.al

daruma.jpg
ent ela23:15 | 03/07/2019

Ne jemi mësuar me brirë, patkonj kali dhe tërfil, por reliket dhe talismanët më të përhapur në pjesë të tjera të botës ose kulturave janë po aq kuriozë. Gjithmonë nëse besoni.

1/Daruma, Japoni. Kjo është një kukull tradicionale, simbol i këmbënguljes dhe fatit të mirë. Qëndrueshmëria përfaqësohet nga forma e rrumbullakosur, pa krahë dhe këmbë dhe me një qendër të ulët të gravitetit: kur kapet, ka tendencë të drejtohet menjëherë. Është një talisman, sepse ka të dy sytë e bardhë dhe zakoni është që duhet të ngjyroset duke shprehur një dëshirë. Nëse kjo ndodh, syri i dytë duhet të jetë me ngjyrë.

Darumas mund të jetë frymëzuar nga Bodhidharma (Daruma-Daishi në Japoni), një murg që jetonte në shekullin e 5-të, i cili thuhet se ishte në gjendje të meditonte edhe 9 vjet i fiksuar në një mur të bardhë: gjithashtu për këtë arsye ato konsiderohen simbol i këmbënguljes.

2/ Monedha e argjendtë, Mbretëria ë Bashkuar. Kjo është një traditë e Krishtlindjeve që konsiston në fshehjen e një monedhe argjendi në ëmbëlsirën e Krishtlindjeve. Ata që e gjejnë atë në pjatën e tyre, përveç se nëse humbin dhëmbët, do të marrin pasuri dhe para në vitin e ri.

3/Jin Chan, Kina. I njohur edhe si rrufeja e parave është një thithlopë me sy të kuq dhe tre këmbë, zakonisht të përshkruara në një grumbull monedhe: mbajtja në shtëpi është një shenjë e mirë, për sa kohë që ka një monedhë në gojën e saj. Historia e saj duket se daton në një legjendë të lashtë kineze: Jin Chan ishte gruaja lakmitare e një prej Tetë të Pavdekshmëve, figurave mitike të traditës taoiste. Ajo u shndërrua në një thithlopë si një ndëshkim për vjedhjen e Pjeshkëve të të Pavdekshmëve. Është thënë se krijesa e saj mitike shfaqet në netët e hënës së plotë, pranë shtëpive të familjeve që do të marrin një thesar të papritur.

4/Bubuzheli, Egjipt. Si mund të përfundojë një insekt që jeton në fekale në peizazhin e kafshëve të shenjta të Egjiptit të lashtë? Mbetja e plehut në të vërtetë vë vezën e vet në top plehu, të cilat pastaj i rrotullon. Priftërinjtë egjiptianë e krahasuan atë me Osiridin, i cili rrotullon botën. Por analogjia nuk varet vetëm nga gjesti. Me aftësinë e saj për të përdorur atë që tretet dhe eliminohet nga kafshët e tjera, për antikët  bubuzheli luajti një rol të rëndësishëm ekologjik, atë të përdoruesit të mbeturinave.

5/Lende, Norvegji. Në vendin skandinav, ishte përhapur ideja që vendosja e disa lendeve në dritare do ta mbronte shtëpinë nga rrufeja dhe goditjet. Një supersticion në mitologji: Vikingët i lidhnin lisat me Thorin, perëndinë që krijoi bubullimat dhe vetëtimat me çekiçin e tij. Për shkak se lisi tërhoqi vetëtimat, ishte i shenjtë për Thorin dhe Vikingët besonin se frutat e lisit, lendet, u kursyen qëllimisht nga zemërimi hyjnor dhe mund t’ia dorëzonin këtë pushtet shtëpive.

6/Vezët e zbukuruara të Pashkëve (Pisanky)- Evropa Lindore. Ato janë vezë të Pashkëve, të përhapura nga Polonia në Ukrainë, lëvorja e të cilëve është e pikturuar me dyll të nxehtë duke përdorur një gjilpërë ose një majë të veçantë të quajtur pysachok (kali) ose kistka (кістка). Fjala që përdoret për të përshkruar vezën në të vërtetë vjen nga ndalimi i foljes ukrainase, që do të thotë “të shkruash”. Sipas  motiveve të dizajnuara, Pisankys do të sillte një lloj pasurie për ata që i zotëronin ato.

7/Gris-Gris, Afrika. Është një relike që besohet të mbrojë atë që e mban nga djalli. Përbëhet nga një kuletë e vogël, në të cilën mund të shkruhen disa vargje të Kuranit dhe brenda të cilave mund të gjenden bimë, vajra, gurë etj. Të gjitha të përziera me fragmente thonjsh ose fije flokësh të personit që do ta përdorë atë, një mënyrë për të forcuar lidhjen ndërmjet Gris-Gris dhe pronarit të saj.

8/Nazari, Turqi. I njohur gjithashtu si syri i Allahut, Nazar Bonjuk është talismani më i famshëm turk kundër “Syrit të Keq” dhe kush e mban atë e bën për të mbrojtur veten nga zilia. Fjala nazar vjen nga arabishtja dhe fjalë për fjalë do të thotë “sy”. Të gjitha kulturat ia atribuojnë fuqinë e madhe syrit. Dhe frika se syri mund të përcjellë ndikime negative – syri i keq – është shoqëruar herë pas here gjatë shekujve me sy të kryqëzuar, ciganë, njerëz me flokë të kuq, burra që mbanin syza të errëta. Nazari, i cili ka formën e një syri, bazohet në parimin e similia similibus curantur) (të ngjashmit trajtohen me të ngjashmit): një simbol me të njëjtën formë si një forcë e keqe largon të keqen.

9/Putër Lepuri, Amerika e Veriut. Superstizioni që këmbët e një lepuri sjellin pasuri të mirë vjen nga Hoodoo, magjia popullore e zhvilluar në mesin e popullsisë afrikano-amerikane në Jug të Shteteve të Bashkuara.

Duke parë dhe konsideruar aftësitë e rëndësishme riprodhuese të lepujve, putra do t’u jepte atyre që e kanë atë një ndihmë … në fertilitet. Në hoodie, këmbët e lepujve u përdorën në rite të ndryshme magjike. Ndoshta për këtë arsye, në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë, filloi të lidhej me fatin.

10/Tumi, Peru. Është një thikë gjysmë hënë e përdorur në ceremonitë tradicionale në Peru, një trashëgimi e qytetërimeve para-kolumbiane të atij rajoni, që e përdornin atë për të përmbushur sakrificat e gijotinës, për të falënderuar zotin Inti. Në Perunë moderne, ajo e ka humbur këtë funksion duke marrë detyrën më pak makabre të fatsjellësit: Tumi mund të njihet nga doreza metalike e zbukuruar me shifra shtazore ose njerëzore. /abcnews.al

 

edi-rama-vlore-1280x709.jpg
nev ila21:18 | 28/06/2019

Kryeministri Edi Rama mban mitingun përmbyllës të fushatës elektorale në Bashkinë e Vlorës.

“Shumë faleminderit. Kjo është një pamje e Vlorës që meriton fjalët e përjetshme ‘Vlorën edhe Vlorën, thelp e kam në zëmër, ditën e kam dritë, natën e kam ëndërr. Po këtu kemi bërë takimin përmbyllës të fushatës së dy viteve më parë dhe e mbaj mend atë takim duke e kujtuar se i kisha parë të gjitha por me ç’po shoh s’kam parë gjë akoma. Kjo prani e jashtëzakonshme këtu nuk është thjesht mbështetja që ju i jepni Pëllumbit, Dritanit, mua, PS por është mesazhi që i jepni gjithë Shqipërisë për ditën e diel. Çdo shqiptar nga Tropoja në Konispol, nga Shkodra në Gjirokastër, nga Kukësi në Fier duhet ta dëgjojë mesazhin e kryeqytetit të historisë së shqiptarëve. Çdo burrë e çdo grua. Çdo vajzë e çdo djalë që fjalën e parë e ka pasur nënë duhet sot ta harrojë nëse është socialist apo demokrat dhe duhet të dëgjojë zërin e historisë që kërkon historinë. Zërin e qytetit të pavarësisë që kërkon lirinë dhe demokracinë , zërin e Vlorës së shpresës dhe ëndrrave që kërkon që çdo kush qytetar i këtij vendi të mundi dhe të fundosë njëherë e mirë Shqipërinë e vjetër të frikës dhe kërcënimeve. Ju jeni populli që i jepni mesazhin të gjithë Shqipërisë për 30 qershorin. Kurrë më parë nuk kemi parë një opozitë si kjo. Nuk kishim parë që në parplament që të gjuhej me vezë dhe çizme. Nuk kishim parë që institucionet të sulmoheshim me flakë. Në vitin e 2019 u përsërit historia e Haxhi Qamilit. Po të ishte Saliu sot në Vlorë do të thoshte se kishin ardhur 2 milion veta. Ata janë gati ta djegin edhe njëherë Shqipërinë“, tha Rama.

“Kërkesa e fjalës së fundit është që fjalën e fundit, meqë e tërë Shqipëria tani na sheh e dëgjon, ta themi së bashku me një buçitje vlonjate, Shqipëri-Shqipëri. Shqipëri…

Rroftë Vlora!

Rroftë Shqipëria!

Rroftë Partia Socialiste e Shqipërisë!”

Me këto fjalë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka përmbyllur fushatën elektorale të zgjedhjeve vendore. Ai ka zgjedhur Vlorën për mbylljen e kësaj fushate, në qytetin ku është zgjedhur dhe deputet në zgjedhjet e fundit parlamentare. /abcnews.al

spiropali-1280x712.jpg
ad min09:45 | 25/06/2019

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar pas deklaratës së Presidentit Ilir Meta.

 Me anë të një status në Twitter Spiropali shkruan se “Ilir Meta që pa gdhirë tha se nuk ka anulluar zgjedhjet në SHBA, Itali apo Kinë, kështu që bota duhet ta mbyllë gojën se në Shqipëri vendos Ai se kur voton Populli!”.

Ministrja Spiropali në Twitter:

Ilir Meta që pa gdhirë tha se nuk ka anulluar zgjedhjet në SHBA, Itali apo Kinë, kështu që bota duhet ta mbyllë gojën se në Shqipëri vendos Ai se kur voton Populli! Dmth sa të kem Lulin&Monën me vete s’pyes për Amerikën&Europën – historia që përsëritet si komedi me Haxhiun e ri!/abcnews.al

image-1.jpg
ad min21:15 | 20/06/2019

Pothuajse çdo ditë mediat franceze publikojë histori rrëqethëse të shqiptarëve që kërkojnë azil në Francë. Në shumicën e raste ata dëshmojnë se jeta e tyre është në rrezik në Shqipëri, ndaj largohen. I tillë është edhe rasti i një nëne të re se cila ka rrëfyer historinë e saj për mediat franceze.

 “Ajo është e re e bukur”, kështu e nis shkrimin media e huaj për nënën shqiptare identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur. Ajo ka treguar historinë e saj prekëse në kushte anonimati.

“Ajo buzëqesh, por sytë e saj janë të shqetësuar. Duart e saj dridheshin sipër çantës. Përpiqej të gjente fjalët, por emocionet ishin më të forta se dëshira e saj për t’u shprehur. Por gjen forcën brenda vetes dhe fillon. “Është historia ime. Ajo është e vërtetë”, -kështu shprehet shqiptarja”, raporton ladepeche.fr.

Ajo la vendin, familjen,  miqtë dhe gjuhën e saj. E shoqëruar nga bashkëshorti dhe dy fëmijët, ajo iku nga Shqipëria.

“Ne u nisëm për të shpëtuar jetën. Të ikësh nga vendi yt është një gjë shumë e vështirë. E kam të vështirë të nis dhe të flas për historinë time dhe të gjithë duhet të më kuptojnë”.

Por ajo dhe familja e saj i thanë lamtumirë Shqipërisë.

“Burri im ishte elektricist.  Unë kam studiuar për parukueri. Kur lindën fëmijët unë iu kushtova atyre”, shprehet shqiptarja.

Ajo fillon të tregojë dhe nganjëherë heziton. “Më vjen keq, por nuk di të flas mirë frëngjisht”, thotë ajo ndërsa buzëqesh, por në sytë e saj dallohet lehtësisht trishtimi.

“Vëllai im ishte bixhozxhi. Mori shumë para borxh. Huadhënësit e detyruan që të punonte për ata pasi ai nuk kishte para për të shlyer borxhet. Ai u detyroj shumë të mëdha parash atyre dhe ata e detyruan vëllai tim që të kultivonte drogë. Por më pas polica e zbuloi, e arrestuan dhe tani është në burg. Pas kësaj huadhënësit nuk na lanë të qetë ne si familje”.

Filluan kërcënimet me vdekje. Ajo tregon gënjeshtrat e kunatit të saj, i cili donte  t’i “shpëtonte” nga kjo histori.

“Ai u tha atyre se do të shiste tokë në Shqipëri për t’i paguar paratë. Ishte toka në të cilën prindërit e mi kishin një fermë shumë të vogël dhe ajo tokë i përkiste shtetit “.

Ajo tregon se si personat të cilëve vëllai i saj u detyrohej shkonin në shtëpinë e prindërve të saj.

“Ata ishin shumë të varfër për të paguar të gjitha paratë”, ndërsa më tej shprehet se familja e saj ishte përgjegjëse për borxhet që u kishte marrë vëllai.

“Pak ditë më vonë, këta njerëz sulmuan burrin tim me një pistoletë. Ata i thanë se do e vrisnin nëse nuk do të paguante borxhin e vëllait tim. Ne nuk kishim para të mjaftueshme për të shlyer borxhin”. 

Ajo rrëfen kërcënimet e palodhura të këtyre njerëzve.

“Ata më sulmuan edhe djalin tim. Ata më kërcënuan se do të më rrëmbenin vajzën. Ne u detyruam që të qëndronim të mbyllur në Shqipëri”.

Por përndjekja e këtyre njerëzve nuk kishte fund. Një ditë kishte qenë vetëm në shtëpi dhe disa persona kishin trokitur në derë. Ajo kishte menduar se ishin elektricistët që kishin shkuar për të parë matësin e energjisë elektrike. Por kur hap derën kupton se ishin ata.

“U përpoqa të mbyllja derën, por ata ishin më të fortë se unë. Ata më vendosën thikën në fyt. U futën brenda dhe më përdhunuan” tregon ajo mes lotësh.

“Isha si e vdekur. Më vinte turp! Në Shqipëri, gratë e përdhunuara akuzohen. Mendimet negative po më shtynin drejt vetëvrasjes. U ngjita lart në ndërtesës për t’u vetëvrarë. Doja të vdisja”.

Ajo kujton se dëgjoi zërin e vajzës së saj. “Hoqa dorë. Unë nuk mund t’i lija fëmijët e mi pa nënë”.

Por gjithë këtë traumë ajo ka vendosur ta kalojë në heshtje.

“Nuk i thashë asgjë burrit tim. Kam frikë se do ta humbas. Kam frikë nga reagimi i familjes sime. Unë nuk shkova as tek mjeku. Doja që përdhunimi të mbetej sekret”.

Burri i saj nuk di ende asgjë. Ajo ka frikë. Ajo nuk dëshiron të thyejë dashurinë që i bashkon.

“Kam këmbëngulur shumë për të ikur jashtë vendit. Isha e frikësuar për fëmijët e mi. E dija se këta njerëz do të ktheheshin dhe do na vrisnin”.

Ajo kujton fluturimin drejt Italisë dhe udhëtimi me autobus që i çon në Francë një ditë në Maj, në vitin 2018. “Ky ishte vendimi më i mirë që kam marrë në jetë’.

Ajo thotë se tre netët e para kanë qëndruar në një rrugë Montalban pasi qendrat e azilit nuk kishin vend për t’i strehuar. Ajo është mirënjohëse për mikpritjen që i është bërë në Montalban, por kërkesa e tyre për azil është refuzuar dy herë dhe ajo ka shumë frikë.

“Ne nuk duam të kthehemi në Shqipëri. Vdekja është duke na pritur. Asgjë nuk është zgjidhur”.

Ndërsa për jetën e re të nisur në Montaban thotë. “Fëmijët e mi po shkojnë në shkollë. Ata tashmë janë francezë. Ata nuk dinë të flasin shqip. Dhe unë, kam gjithë forcën time për të mësuar frëngjishten. Këtu jemi të sigurt. I lutem Zotit të qëndrojmë”./abcnews.al

kote-1280x707.jpg
ent ela12:00 | 12/06/2019

Policia e Vlorës ka vendosur në pranga autorët e ngjarjes ku mbeti i vrarë kryeadministratori i Kotës Argjil Gjoka. Ata janë tre kushërinjtë Bejtaj dhe sipas hetimeve të deritanishme, Gjoka u vra aksidentalisht gjatë sherrit të autorëve me dy vëllezër. 

Tre persona u arrestuan për vrasjen e kryetarit të Njësisë së Administrative të Kotës Argjil Gjoka.

Sipas policisë ata janë Arif Bejtaj 19 – vjeçar i cili mbeti i plagosur gjatë konfliktiti, Jaçe dhe Namik Bejtaj përkatësisht 22 vjeç dhe 30 vjeç.

Të tre këta  janë me banim në fshatin Mavrovë. Gjithashtu u shpall në kërkim Mersin Bejtaj 32 vjeç nga Vlora.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin kushërinjtë Bejtaj tentuan të vrasin me pistoletë dy vëllezërit Fatmir Osmenajn dhe Arif Osmenajn 70 dhe 65 vjeç.

Por pas ndërhyrjes për të shuar konfliktin humbi jetën Kryetari i Njësisë Administrative Kotë, Argjil Gjoka.

Debati nisi fillimisht me fadromistin që po punonte në rrugën e fshatit dhe ishte Mersin Bejtaj ai që ka nxjerrë armën dhe shtiu pa kontroll.

Dy plumba prekën Gjokën, i cili ndërroi jetë në spital dhe kushëririn e autorit, 19 vjeçarin Arif Bejtaj, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Një vit më parë në këtë Njësi u vra parardhësi i tij 63-vjeçari Fatmir Hodo.

Për ngjarjen në atë kohë u arrestua 44-vjeçari Admir Delaj nga fshati Gumenicë. Ai e qëlloi Hodon me armë gjahu pas një bisede të tensionuar për çështje pronësie, në hyrje të një lokali ndërsa të dy kishin konsumuar pije alkoolike se bashku.

Pas vrasjes së Fatmir Hodos, vendin e tij e zuri Argjil Gjoka i cili u qëllua sërish pas një konflikti pavarësisht se ai nuk ishte objektivi./ABC News Albania 24/7

kosova-1.jpg
ad min18:25 | 11/06/2019

Në ditën kur Kosova kujton 20 vjetorin e përfundimit të bombardimeve të NATO-s janë të shumtë ata që i kanë të freskëta plagët e asaj periudhe. Por dhe zyrtarë ushtarakë ndërkombëtarë në vend risjellin në mend një situatë trishtimi dhe frike.

Blerim Krasniqi gjatë luftës në Kosovë kishte qëndruar në shtëpinë e tij në lagjen “Tasligje”. Për tre muaj sa kanë zgjatur bombardimet ai ka qëndruar i vetëm në shtëpi, ndërsa pjesa tjetër e familjes në një lagje më në qendër. Edhe pas 20 vjetësh Krasniqi ende i ka të freskëta kujtimet kur kanë hyrë trupat e NATO-s në Prishtinë.

Për nder të kësaj dite KFOR-i gjatë ditës së sotme ka mbajtur një ceremoni solemne. Për komandantin e KFOR-it , Kosova pas 20 vjetësh është më ndryshe.

“Kur mendoj Prishtinën e vitit 1999 më kujtohet ndjenja e dëshpërimit dhe frikës, por edhe ndjenjës që më e keqja kishte mbaruar pas atyre muajve shkatërrimtarë të luftës civile . Shumë njerëz ishin zhvendosur kishte mungesë të sigurisë dhe shërbimeve themelore. Ishim pjesë e një grumbullimi të paprecedent të Kombeve të Bashkuara një forcë e fuqishme në përkushtimin e saj për të intervenuar në terren për të bërë një ndryshim, përkundër të gjitha sfidave”.

“Në 20 vjetorin e KFOR-it, i inkurajoj të gjithë të reflektojnë. Po është koha të kujtojmë, por edhe të ecim përpara. Po iu them prapë që KFOR-i mbetet në Kosovë sot si forcë që garanton një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet”.

Nën komandën e trupave aleate për reagim të shpejtë në vitin 1999 rreth 5000 ushtarë nga 39 vende erdhën në Kosovë nga e tëra bota./ABC News Albania 24/7

xhufii-1280x713.jpg
ad min21:15 | 24/05/2019

Historia Pëllumb Xhufi i ftuar në “Provokacija”, ka komentuar idenë e krijuar tek qytetarët, ku ekziston një ndarje; ku veriorët janë përkrahës të njërës parti dhe jugorët të një partie tjetër. Historiani tha se kjo ndarje deri në vitin ’97 nuk ekzistonte. Ai është shprehu se Berisha dhe Basha janë me origjinë nga Veriu i vendit, por sipas tij nuk janë nga ata malësorët reflektivë, por janë persona reaktivë.

Mustafa Nano: “Më thoshte një ambasador i huaj me të cilin pata një takim para dy tre ditësh, që Shqipëria në Ballkan në ndryshim nga vendet e tjera, ka një avantazh të natyrës historike sepse ka një homogjenitet etnik. Mirëpo këtu konflikti është a thua se Shqipëria është e ndarë në dy etni dhe po ndeshen”.

Pëllumb Xhufi: “E thash unë ka qenë djalli në shishe, për këtë të ndarjeve Veri-Jug; Lindje – Perëndim. Mund të shpikësh çfarë të duash, myslimanë, katolikë, ortodoksë etj… Tani kanë dalë sheshit sepse shishen e hap politika, për fat të keq. Në ’97 u pah, ndarja e Veri nuk ekzistonte, nuk ekzistonte në konceptin tonë. Në jemi rritur në atë kohë para viteve ’90, nuk kemi pas neve ndarje.”

Mustafa Nano: “Nuk e di nëse e keni pyetur ndonjëherë veten, nuk të shkon mëndja se nuk ka një pajtueshmëri midis Shqipërisë dhe demokracisë? Nuk shkojnë bashkë të dyja këto?”

Pëllumb Xhufi: “Unë nuk e mendoj sepse nuk është as në kulturën e shqiptarit…. Unë bëj çudi që ne kemi lider sot që vijnë nga zona për shembull nga malësia. Zoti Barisha është nga malësia. Unë i njoh mirë malësorët, qoftë të malësisë së Tropojës, qoftë të Malësisë së mbi Shkodrës, brenda dhe jashtë kufirit. Janë me virtyte të jashtëzakonshme. Këto janë përjashtime. Po dibranët që është zoti Basha, ne i mbajmë në Shqipëri si njerëz të urtë që e peshojnë fjalën, ku pinë tre cigare dhe pastaj thonë një fjalë. Mendojnë dhe janë reflektivë. Ne na kanë ardhur njerëz reaktivë, jo reflektivë që fjalën e fundit e thonë të parën. Prishin muhabetin, e prishin me njëri-tjetrin, me partnerin, me kundërshtarin dhe e prishin edhe me të huajit”./abcnews.al

djmissrosekanjemesazhperty5maj-933x445.png
ad min18:10 | 05/05/2019

Partnerë në jetë dhe “rivalë” në skenë. Erida ka mësuar të luajë muzikë nga bashkëshorti i saj Arbër. Tani që të dy janë DJ profesionistë por “nxënësja” ka ardhur të sfidojë “mësuesin” e saj.

“Gjithçka nisi më 7 Maj 2010 në një lokal nate kur jemi parë për herë të parë me Arbrin. Jemi një çift që nga dita e parë nuk ja kemi prishur për asgjë njëri-tjetrit, jemi të dy kokëkrisur. Pas 20 ditësh që u njohëm vendosëm të bëjmë fejesën. Sot habitem me veten, por gjërat nuk kanë një formulë. Unë isha studente në master në vitin e parë,njëkohësisht sportiste dhe mësuese anglishte. Bashkëshorti im është Dj Stone,ndërsa unë kampione e Shqipërisë në ping pong për pesë vite. Duke qenë bashkë vendosa ta shoqëroja kudo ku ai shkonte të performonte dhe e shijoja. Ai shkon në tualet dhe unë futem të miksoj një këngë, kur kthehet më shikon dhe nuk i pëlqeu shumë. Më lindi dëshira të isha edhe unë DJ, por vazhdova të mbaja çantën e tij me CD për disa kohë. Gjatë verës shkuam në Rodos, Greqi të punonim si artistë dhe atje provova dhe miksoja disa këngë teksa isha edhe prezantuese. Pas 2 muajsh lidhje, erdhi celebrimi dhe në 1 Prill mësova se do të bëhesha nënë e një vajze, por askush nuk më besonte. Sot kam vajzën e madhe Beatris 7 vjeçe dhe djalin e vogël 1 vjeç, Rajan. Gjithmonë e më shumë më pëlqente të isha DJ dhe një mëngjes pas një darke ku unë miksova disa këngë më shkruan dhe më thotë a do të bëhesh DJ? Erdhi në shtëpi dhe nga ajo ditë fillova të luaj rregullisht çdo ditë derisa tani kam arritur dhe performoj në klubet e natës në kryeqytet. Emrin artistik e zgjodha për shkak të trëndafilave që janë të preferuarit e mi.”, tregon Erida.

Sot ajo ka thirrur në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty”, Arbrin në një sfidë bashkëshortore mes DJ. Në fillimet e historisë së tyre në një lojë ping pongu ajo i ka lënë të fitojë një set, por ai e quan si arritjen e tij dhe thotë se e ka mundur, sot sfida është e hapur që Erida ta mundë në fushën e tij.

Ata nuk performojnë bashkë dhe tani kanë ndërruar rolet sepse është Arbri ai që mban çantën e Eridës. Në studion e të Dielës Shqiptare nis sfida mes DJ Miss Rose dhe DJ Stone, por që në fund mbyllet me një barazim. /tvklan.al

cortez.jpg
ad min17:30 | 01/05/2019

Nga një bariste në një restorant në Nju Jork, në deputeten më të re në moshë të kongresit amerikan. Gjiganti Netflix ka zgjedhur pikërisht 29-vjeçaren Alexandria Ocasio-Cortez si personazhin kryesor të dokumentarit më të fundit.

Duhej humbja e një deputeti demokrat me peshë si Joe Crowley, anëtar i dhomës së përfaqësuesve për shtetin e Nju Jork nga 1999 deri në 2019-n, që të realizohej ëndrra amerikane e Alexandria Ocasio-Cortez.

Kështu nga një bariste e drejt në politikë, ngritja në skenë e të resë së lindur në Bronx befasoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tërhoqi vëmendjen e Netflix. Një dokumentar i publikuar në 1 Maj me titull “Knock Down the House”– “Rrëzo Dhomën e Deputetëve”, përshkruan jetën e 29-vjeçares.

Dokumentari hedh dritë në prapaskenat e rritjes politike të gruas që është bërë parlamentarja më e re në moshë e zgjedhur në Kongresin amerikan. Një super yll i fortë dhe me personalitet të madh, e katapultuar papritur mes më të mëdhenjve të politikës.

Pasi mundi deputetin Crowley, jeta e saj ka ndryshuar rrënjësisht. Vetëm dy vjet më parë, përditshmëria tipike e Ocasio-Cortez ishte mbledhja e firmave për kandidaturën e saj në kolegjin e Nju Jork, para se të shkonte në punën e saj, si bariste në një  restorant.

Vetë ajo shprehet se puna me njerëz në atë restorant e kishte përgatitur për garën në politikë. Kjo sepse është mësuar të qëndrojë në këmbë 18 orë në ditë, të bisedojë hapur dhe të mësohet me njerëzit që synojnë ta bëjnë të ndihet keq./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono