histori

01-trump-flag.w700.h467.jpg
ad min23:15 | 04/07/2019

Shtetet e Bashkuara festojnë ditën e pavarësisë, me një festë të konsideruar nga presidenti Donald Trump si më e madhja në historinë e vendit. Por nga kampi demokrat nuk kanë munguar kritikat dhe akuzat se presidenti po e përdor festën kombëtare për qëllime politike.

Shtetet e Bashkuara festojnë të enjten ditën e Pavarësisë, e shoqëruar me një paradë të vogël tankesh dhe avionësh që fluturojnë në qiejtë e Uashingtonit dhe fishekzjarrë. Gjithçka është organizuar nga administrata e presidentit Donald Trump, i frymëzuar nga parada ushtarake e mbajtur ditën e pavarësisë në Francë, ku pak vite më parë ishte i pranishëm.

Vetë kreu i shtetit hodhi poshtë më herët shqetësimet e ngritura për shpenzimet e mjeteve ushtarake, që do të parakalojnë pranë memorialit Linkoln, simbol i unitetit kombëtar. Uashingtoni është mbushur me simpatizantë të Trump, që mbajnë veshur kapelet me shkrimin “Mejk Amerika Grejt Wgein”, por edhe me kundërshtarë të tij, që kanë sjellë balonën “Bejbi Tramp” dhe një baner me shkrimin “tradhtar”.

Nga ana e tyre, kritikët e presidentit e kanë quajtur organizimin e administratës së tij një përpjekje për të politizuar një festë të rëndësishme kombëtare. Ata e akuzojnë presidentin për inskenimin e një fushate elektorale të papërshtatshme, bazuar në fjalimin e tij. Dhe në fakt, Trump është i njohur për ndryshimin e rrjedhës së fjalimeve të tij, të cilave u ka dhënë tone politike dhe fyese edhe në ato raste kur eventi nuk ka qenë i tillë. “Njerëzit po mblidhen nga të gjitha anët për t’u bashkuar me ne sot, për atë që do të jetë festa më e madhe në historinë e vendit tonë”, tha Trump në Twitter më herët gjatë ditës./ABC News Albania 24/7

para-portofol.jpg
ad min18:32 | 16/06/2019

Ka marrë reagime pozitive historia e një punëtori shqiptar, i cili gjeti një portofol me para dhe e dorëzoi në polici.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, të premten një turiste gjermane ishte paraqitur në ambientet e një komisariati për të denoncuar humbjen e portofolit. Ajo ndodhej me pushime në Imperia të Italisë së bashku me bashkëshortin e saj, por gjatë një shëtitje në qendër kishte humbur portofolin.

Mbi të gjitha, turistja ishte e shqetësuar pasi kishte humbur të gjitha dokumentet e nevojshme që i duheshin për t’u kthyer në atdhe. Por fati i mirë ishte me të. Kjo pasi një shqiptar u paraqit disa orë më vonë në komisariat për të dorëzuar portofolin, të cilin e kishte gjetur në një rrugë.

Bëhet fjalë për një punëtor 56-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë publik. Pasi autoritetet bënë verifikimet e duhura, ia kthyen turistes portofolin. Në të ndodheshin të gjitha gjërat që ajo kishte pasur në momentin e humbjes; rreth 400 euro, të gjitha kartat e identiteti dhe dokumentet.

Në fund, turistja i kërkoi autoriteteve që ta vinin në kontak me shqiptarin, për ta falënderuar personalisht për gjestin./abcnews.al

ERMIR-HOXHA-PER-HISTORINE-E-ARTIT-SHQIPTAR-_ABC-M1-T1.mpg_snapshot_00.50-1280x720.jpg
ent ela16:28 | 12/06/2019

Studiuesi i artit shqiptar Ermir Hoxha, pas 10 vitesh punë kërkimore realizon historinë e artit shqiptar e para-pas viteve ‘90-të. Hoxha në një intervistë për ABC News jep detaje rreth autorëve dhe 5 periudhave të ndara prej tij nga viti 1858-  2000.

Pas 10 vitesh studiuesi dhe pedagogu i Historisë së Artit Shqiptar Ermir Hoxha ia del që të përmbledhë në një botim historinë e artit pamor shqiptar në 150 vite.

Në ballin e stampuar qëndron portreti melankolik i realizuar nga Vangjush Mio, arsyet e kësaj përzgjedhje janë këto.

Studiuesi e ka ndarë në 5 periudha për orientim, por duke mos vendosur kufij të prerë, pasi ata interferojnë tek njëri – tjetri, marrin dhe japin.

Pjesa e dytë i dedikohet industrializimit, ku fillesat e shtetit shqiptar deri pas luftës së dytë botërore. ku dominojnë imazhet orientale dhe shqiptarët e veshur alla frënga .

Periudha e tretë është ajo e ideologjisë komuniste, ku artistët duhet të krijojnë në bazë të steriotipeve, në shërbim të sistemit. Në këtë fazë artistët të cilët vijnë nga shkollat e Perëndimit u duhet t’i shërbejnë ideologjisë së kohës.

Periudha e 4  vitete 1985-1990 “Pranverë në art”.

Dhe përmbyllet me periudhën 1990-2000 “Në kërkim të kohës së humbur“ huazuar nga vepra e Marsel Prust ku shfaqen edhe instalacionet e para dhe piktura e çliruar,  shpjegon Hoxha.

Ermir Hoxha me këtë vepër bën një ftesë të hapur për dialog në artet pamore.

Kjo histori arti e para pas viteve ‘90 , përmbyllet me një cikël fotografish të artistëve shqiptarë të cilët në vitin 2000 bëhen pjesë e arenës ndërkombëtare me pjesëmarrjen e tyre të parë në bienalen e Venecias./ABC news Albania 24/7

STUDIUESIT-PER-RRENJET-SHQIPTARE-1280x720.jpg
ent ela15:44 | 10/05/2019

Studiues nga hapësira mbarëshqiptare dhe fusha të ndryshme bëhen bashkë me qëllim kthimin tek rrënjët. Domosdoshmëri sipas tyre është kthimi i vemendjes tek vlerat etnokulturore përmes fakteve dhe artefakteve. Sipas studiuesve, kultura dhe vlerat e saj janë një armë e fortë për anëtarësimin në Europë. 

90 studiues shqiptarë dhe të huaj janë bërë bashkë në Kuvendin ndërkombëtar “Rrënjet tona”.  Organizatori Sazan Guri thotë se qëllim kryesor është parashtrimi i fakteve historike, gjuhësore etnokulturore që vërtetojnë lidhjen e shqipes së sotme me gjuhët antike përmes fakteve.

Studiuesi Primo Shllaku e sheh si emergjencë kthimin te rrënjët kulturore, të cilat janë lëkundur ndjeshëm në tranzicionin e gjatë.

Ndërsa një artefakt i rrallë për koleksionisten dhe studiuesen Linda Spahiu është xhubleta shqiptare  e cila daton 4000 vjet më parë.

Qëllimi kryesor i këtij Kuvendit është sjellja e në vëmendje  e vlerave  dhe artefakteve historike, gjuhësore e etnokulturore si pasuri e aseteve kombëtare. /ABC News Albania 24/7

 

 

 

lenjani-1280x618.jpg
ent ela19:30 | 08/04/2019

Nga rekordi i Lenjanit tek ofendimet e Sadikut. Shqiptarët ishin protagonistë këtë fundjavë në Superligën e Zvicrës.

Ermir Lenjani shënon golin më të shpejtë në histori, në Superligën e Zvicrës. Pret kthimin në kombëtare.

Nuk u desh të pritej shumë.

Ermir Lenjani realizoi për vetëm 10 sekonda në Zvicër, duke vendosur një rekord.

Në të vërtetë, ky ishte barazimi i rekordit të mëparshëm, arritur nga një tjetër lojtar i Sionit, Musa Konate në vitin 2015.

Në ndeshjen Sion-Lucern, që përfundoi 2-2, futbollisti shqiptar dha edhe asistin për golin e dytë të skuadrës së tij.

Po kaloj një formë shumë të mirë, më në fund kam lënë pas vështirësitë dhe po jap përsëri maksimumin”, deklaroi ai për kamerat pas ndeshjes.

Lenjani reagoi edhe në rrjetet sociale.

“Shumë i lumtur që jam futur në historinë e futbollit zviceran për golin më të shpejtë, falenderimi i takon Zotit!”, shkruajti ai në FB.

Lenjani shënoi dy gola në një ndeshje, pak ditë më parë, dhe shpreson të kthehet në kombëtaren shqiptare, tani që Kristian Panuçi është larguar.

Shqiptari i Kosovës kishte deklaruar publikisht se nuk do të pranonte ftesë sa kohë që në stol të ishte italiani.

Duke u kthyer në Zvicër, duhet thënë se ishte fundjava e shqiptarëve.

Armando Sadiku po ashtu u bë lajm, dhe jo vetëm sepse shënoi gol.

Menjëherë pasi kaloi në epërsi Luganon në fushën e Bazelit, sulmuesi i kombëtares shqiptare shpërtheu me të shara.

Besohet se e kishte me trajnerin e tij, i cili e kishte lënë në stol, dhe e aktivizoi vetëm në fillim të pjesës së dytë.

“I shava nga pak të gjithë, unë i tillë jam, isha i zemëruar me të gjithë, edhe me veten time, pasi pretendoj më shumë”, deklaroi Sadiku pas ndeshjes.

Trajneri Çelestini nuk e bëri dramë, duke deklaruar se:

“Nëse Sadiku zemërohet me mua dhe më shan, por ama shënon, atëherë jam shumë i lumtur”.

Lugano mori një pikë të rëndësishme në fushën e Bazelit, me barazimin 1-1, dhe shpreson mbijetesën në Superligën e Zvicrës./abcnews.al

divorci-bezos-1280x593.jpg
ent ela11:21 | 05/04/2019

Jeff Bezos do të mbetet aksioneri më i madh i Amazon, edhe pas divorcit të tij të kushtueshëm me bashkëshorten, duke mbajtur 75 % të aksioneve.

Pjesa e aksioneve, dhuruar bashkëshortes së tij, për një proces të qetë dhe të butë divorci, shkon në rreth 36 miliardë dollarë.

Bashkëshortja e Bezos  do të jetë aksionerja e tretë e “Amazon” si dhe do të renditet e 4-ta në listën e grave më të pasura të botës.

Divorci i miliarderit me pasuri 232,8 miliardë dollarë, ka shënuar kështu rekord, duke qenë më i kushtueshmi në histori.

Bashkëshortja e tij, Mekkenzi, do t’i kalojë themeluesit të gjigandit të shitjeve online edhe aksionet e saj në Uashington Post e Blue Origin, dy kompani në pronësi të Bezos.

Marrëveshja për këtë divorc, që mund të finalizohet brenda 3 muajsh, largoi frikën për një tërmet në kompaninë më të madhe të shitjeve në internet “Amazon”.

Në një postim në rrjetet sociale, njeriu më i pasur i botës, Xhef Bezos shprehet se, gruaja e tij ishte një nënë dhe një bashkëshorte e shkëlqyer dhe gjithmonë do të ketë diçka për të mësuar prej saj.

Çifti ka 4 fëmijë dhe shkak për ndarjen e tyre mund të jetë bërë një lidhje e miliarderit me një prezantuese televizive./abcnews.al

 

 

OBAMA-REKORD-1280x720.jpg
ent ela11:59 | 27/03/2019

Me më shumë se 10 milion kopje të shitura, biografia e ish-zonjës së parë amerikane Mishel Obama, po thyen rekorde të reja, por njëkohësisht po i sjell ish familjes presidenciale dhe të ardhura të mëdha

Libri i Mishel Obama “Becoming” është në garë për tu bërë, autobiografia me më sukses në historinë e publikimeve, pasi ka shitur deri tani më shumë se 10 milion kopje.

Lajmi konfirmohet nga Bertelsmann, shoqëria që drejton shtëpinë botuese “Penguin Random House”. Administratori i deleguar i shoqërisë u shpreh se, autobiografia e ish-zonjës së parë amerikane mund të bëhet më e suksesshmja në historinë e biografive.

Parashikimi bëhet në të njëjtën kohë me publikimin e rezultateve vjetore të shoqërisë Bertelsmann, e cila e ka mbyllur vitin 2018 me 17.7 miliard euro fitim, niveli më i lartë që nga viti 2007, pikërisht falë librit ‘Becoming’./abcnews.al

ss-1280x613.jpg
ent ela16:29 | 21/01/2019

Studentëve në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në protestë këtë të hënë i janë bashkuar edhe pedagogët. Këta kërkojnë shfuqizimin e Ligjit të Arsimit të Lartë. Ndërkohë në Fakultetin e Drejtesisë përplasja mes studentëve pro bojkotit dhe atyre pro mësimit ka shkuar në kufijtë e një përplasje fizike.

Këtë të hënë në protestë bashkë me studentët në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë dolën edhe pedagogët.

Ervin Goci: “Unë jam deklaruar në mbështetje të protestës studentore dhe për pasojë nuk mund të shkoj në auditor dhe të marr mungesa sikundër bëjnë disa. Është komplet jashtë çdo morali derisa ti deklarohësh në mbështetje”.

Pedagogët shohin me shqetësim vendimet e qeverisë në fundin e Dhjetorit të vitit të shkuar dhe kërkojnë shfuqizimin e Ligjit për Arsimin e Lartë.

Ky ligj sipas tyre është përgjegjës për situtatën e krijuar në institucionet e arsimit të lartë në vend dhe shkel autonominë universitare në disa pika.

 Dhurata Shehri: “Një nga urdhërat duket se urdhëri 183 që flet për ngritjen e një grupi pune në të cilin praktikisht do të vendoset edhe literatura e huaj që do të përkthehet, ç’ka është absurde që Ministria e Arsimit të vendosë”.

Ervin Goci: “Kjo puna e statusve tip shkelje të autonomisë tonë sepse në fund fare është sërish universiteti që përcakton se si duhet të vetërregullohet”.

Për rikthimin e normalitetit në mjediset universitare pedagogët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë sugjerojnë ngritjen e një komiteti emergjencash.

Mark Marku: “Të krijohet një komitet emergjencash të cilin e ka propozuar profesor Fuga dhe e ka mbështetur pjesa më e madhe.  Kriza është shumë e dhe janë shumë aktorë të përfshirë në të. Të krijohet një komunitet i zgjidhjes së krizës me përfaqësues të të gjitha grupeve të të gjitha palëve”.

Në mbeshtetje të kërkesave të studentëve më herët ka dalë dhe Asambleja e Personelit Akademik në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe ajo në Fakultetin e  Drejtësisë.

Ndërkohë tek Drejtësia mëngjesin e së hënës përplasja e studentëve ka shkuar në kufijtë e një konlikti fizik.

“Një pjesë e studentëve që duan mësim erdhën dhe u përballën me studentët që ishin brenda dhe dera nuk u hap. Çfarë ndodhi është se erdhën edhe forcat e policisë, por duke qenë se nuk ka një urdhër nga lart pra nga dekani apo nga Rektorati nuk mund të ndërhyjnë”.

Ndërkohë dekani i këtij fakulteti ka kërkuar zgjidhje të situatës që duhet t’ia japin  vetë studentët./abcnews.al

gjermaniu.jpg
ad min10:36 | 26/12/2018

Ambiciet për sukses do t’i kushtojnë shtrenjtë një gazetari të prestigjozes gjermane “Der Spiegel”. Pasi bënte për vete audiencën, 33-vjeçari u kërkonte lexuesve donacione për artikuj të tjerë, të cilët i shpikte pasi kishte marrë paratë.

Një gazetar gjerman i fiksuar pas suksesit dhe fitues i çmimeve të shumta ndër vite tani po përballet me drejtësinë, pasi akuzohet për përvetësim të ardhurash nga lexuesit e tij. Ka qenë vetë media për të cilën ai punonte, revista “Der Spiegel”, që ka denoncuar tek autoritetet Klas Relotius, i cili u kërkonte para lexuesve me argumentin se do të bënte një artikull për fëmijët sirianë të mbetur jetimë nga lufta.

E përjavshmja gjermane ka deklaruar se, jo vetëm që reporteri 33-vjeçar ka sajuar historitë e tij, por ka përfituar donacione në llogarinë bankare personale. Megjithatë, “Der Spiegel” ka nënvizuar se asokohe nuk ishte në dijeni të shkeljeve që Relotius bënte dhe për shumat që përfitonte. Lajmi për të cilin gazetari akuzohet se ka shpikur u publikua në korrik të vitit 2016 dhe tregonte historinë e fëmijëve sirianë dhe jetën e vështirë në rrugët e Turqisë.

Një fotograf turk që punonte me 33-vjeçarin ka deklaruar se shumë pjesë të artikullit ishin trillime të imagjinatës së autorit. Detajet e bëmave të tij u zbuluan javën e kaluar, pasi Relotius dha dorëheqjen nga “Der Spiegel” pas 7 vjet punë. Përpara punëdhënësve ai pranoi se kishte sajuar shumicën e historive të tij dhe rrëfeu se një gjë të tillë e kishte bërë nga ambicja për sukses dhe frika e dështimit./abcnews.al

MEDIAT-VARREZA-NE-KORCE-1280x669.jpg
ent ela12:17 | 03/10/2018

Zbulimi i një varreze të lashtë në Turan të Korçës ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. NYTimes ka publikuar një artikull që është shpërndarë edhe nga Associated Press, në të cilin shkruhet se “puna për ndërtimin e një tubacioni gazi u ka ofruar arkeologëve një mundësi unike për të parë në brendësi të 5 mijë viteve histori”. Agjencia prestigjoze ndërkombëtare nënvizon se gërmimet në fshatin Turan kanë zbuluar një nga varrezat më të mëdha të lashta në Shqipëri, me rreth 1000 varre të shtresuara, disa prej të cilave te dekoruara me stoli. Dhe nën shtresën e poshtme janë gjurmët e një vendbanimi të rrallë neolitik.

“Ny Times” dhe “Associated Press” thekson se shumë vendbanime të tilla janë zbuluar në vendin tonë.

 “Më shumë se 20 vende neolitike janë gjetur në Shqipëri, që datojnë përafërsisht nga shekulli i 7-të deri në shekullin e tretë Përpara Erës Sonë, të cilat janë disa prej vendbanimeve më të hershme bujqësore në Evropë”, shkruhet në artikullin e medias prestigjioze.

Ndërkohë, duke cituar profesoreshën e fakultetit te Historisë në Universitetin e Tiranës, Iris Pojani shkrimi thekson se në varrezën e lashtë të Turanit në Korçë janë zbuluar stoli si: unaza, vëthë, byzylykë, rruaza qelqi, monedha floriri dhe shumë qypa. Këto sende i përkasin shekullit 11 dhe 10 para lindjes së Krishtit. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono