Histori Shqiptare

PROVOKACIJA-ALMA-CUPI-PJ-3.mpg_snapshot_01.39-1280x720.jpg
ent ela23:09 | 18/01/2019

Gazetarja Alma Çupi ka rrëfyer copëza historie shqiptare në Provokacija. Përmes emisionit të saj Histori Shqiptare që nisi në ABC News dhe aktualisht transmetohet në TV Klan, gazetarja sjell një panoramë ndryshe të Shqipërisë.

Sipas saj Shqipëria që ajo sjell në emision ndryshon shumë nga jeta e Metropolit.

“Shqipëria ka mbetur në kohë në shumë zona të Shqipërisë. Në ato vende ku nuk ka ngecur koha është shkatërruar Shqipëria. Shumë fshatra kanë mbetur në kohë për shkak të mosrregullimit të rrugave. Psh. Thethi nëse nuk i bëhet rruga ai fshat do të dëmtohet shumë. Le të bëhet rruga, por kullat nuk duhet të ndryshohen”.

Alma Cupi shprehet se nuk kam dështuar kurrë gjatë emisioneve të saj, pasi sipas saj në terren është e pamundur të dështosh, ndërkohë që bën apel që gazetaria të investojë në njerëz.

“Gazetaria duhet të investojë te njerëzit te gazetarët e terrenit, është shumë i rëndësishëm për një TV se sjell një botë tjetër, që nuk është në Tiranë. Emisionet e terrenit janë më edukative. Kur del kamera jashtë është e pamundur të dështojë. Nuk kam dështuar kurrë”. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono