himare

borsh.jpg
ad min12:10 | 16/08/2019

Policia e Sarandës ka arrestuar pronarin e lokalit i cili u konfliktua me disa turistë spanjollë. Sipas njoftimit në pranga është vendosur 51-vjeçari nga Saranda.

Në lokalin e tij Bar-Restorant në Porto Palermo të Himarës, sipas policisë, 51-vjeçari për motive të dobëta ka kanosur me fjalë një grup turistësh spanjollë dhe më pas ka dëmtuar mjetin e transportit privat të tyre dhe është konfliktuar fizikisht me ta duke u shkaktuar dëme në trup.

Më shumë është dëmtuar shtetësja spanjolle K.R. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”./ABC News Albania 24/7

policia-3.jpg
ad min08:52 | 15/08/2019

Policia e Himarës në bashkëpunim me Policinë e Sarandës pas kontrolleve të ushtruara në plazhin e Krorësit në Shën Vasil, Himarë, ka konstatuar 3 subjekte tregtare, të cilat zhvillonin aktivitetet e tyre tregtare në mënyrë të paligjshme.

Policia ka sekuestruar rreth 200 komplete shezlongë dhe çadra, të cilat shfrytëzoheshin nga ana e secilit pa kasë fiskale dhe pa leje nga Bashkia Himarë. Policia ka proceduar penalisht 3 pronarët e këtyre subjekteve: A.L., N.V., dhe A.D.

Operacioni ka vijuar edhe në Durrës, ku Policia në bashkëpunim me task forcën e ngritur nga prefekti i qarkut në bashkëpunim me Policinë Bashkiake në zonën e Katundit të Ri, në pjesën e plazhit, ka liruar rreth 1000 m2 plazh, i zaptuar në mënyrë të paligjshme nga dy pronarë subjektesh, si dhe ka sekuestruar rreth 270 komplete shezlongë e çadra.

Në përfundim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit  D.D. e SH.P.,  për veprat penale  “Pushtimi i tokës ” dhe  “Fshehja e të ardhurave”./abcnews.al

plazhilire-1280x690.jpg
ad min08:30 | 09/08/2019

Më shumë se 3600 metra katror plazh i zaptuar është liruar gjate operacionit “Plazhi I lirë”në Himarë, Pogradec, Durrës. Në të njëjtën kohë katër zyrtarë bashkie dhe 5 administratorë janë në hetim. Hapësira e liruar ishte në zonën e mbrojtur në Plazhin e Gjipesë – Himarë, e cila shkon deri në 3000 m2, si dhe rreth 600 metra në Potam e Qeparo.

Janë sekuestruar rreth 200 shezlongë dhe 100 çadra plazhi, të vendosura në mënyrë të paligjshme në hapësirat publike. Kurse zyrtaret janë, Drejtor i Drejtorisë së Tatim Taksave pranë Bashkisë Himarë i cili  dyshohet se ka lejuar dy nga këto subjekte tregtare të ushtrojë aktivitetin në plazh pa u pajisur me kontratë qiraje në Bashki dhe pa kupon tatimorë, në Pogradec tre inspektorë të Drejtorisë së Tatim Taksave në Pogradec, pasi nuk kanë ushtruar kontrollin e nevojshëm në disa subjekte private të cilat kishin lëshuar me qira më shumë shezlongë, sesa iu kishte miratuar me leje Bashkia Pogradec, duke zënë hapësira publike në zonën e plazhit./ABC News Albania 24/7

shpella-1280x746.jpg
ad min20:00 | 03/08/2019

Edicioni Veror ka udhëtuar drejt zonës së Himarës për të parë nga afër një monument kulture sikundër është Shpella e Spilesë ose siç njihet nga banorët e zonës si Shpella e Ciklopit.

Në një intervistë për ABC News Profesoreshë Enkelejda Panajota Neranxi ka folur për historikun e kësaj shpelle që është një atraksion i vërtetë turistik.

“Jemi para Shpënës së Spilesë edhe kjo zonë është shpallur monument kulturor nga shteti shqiptar që në vitin 1963. Gërmimet e para në këtë shpellë janë bërë që në vitin 1939 dhe arkeologët e asaj kohë kanë thënë se kjo shpellë është banuar që në Epokën e Neolitit të Ri. Kurdse në vitin 2002 dhe 2003 u bë një gërmim i dytë dhe na thanë se banimi i saj është bërë në Epokën e Mezolitit”, shprehet ajo.

Ndër të tjera ajo tha se kjo shpellë është lënë në harresë pasi nuk është punuar mjaftueshëm për të njohur pasurinë historike që ajo mbart./abcnews.al

MBULIM-BASHA-NE-HIMARE.mpg_snapshot_00.06-1280x720.jpg
ent ela12:40 | 26/07/2019

Të gjitha sondazhet e nxjerrin forcë fituese Partinë Demokratike, e nxjerrin opozitën shumicë qeverisëse. Kështu është shprehur kreu demokrat gjatë një takimi që ka zhvilluar me strukturat e partisë në Himarë.

Sondazhi më i rëndësishëm ishte ai i 30 qershorit- është shprehur Lulzim Basha sipas të cilit  85 % e qytetarëve e refuzuan në mënyrë masive regjimin e Kryeministrit Rama.

Gjatë turit të takimeve në jug të vendit shefi opozitës ka nënvizuar se në praninë e OSBE/ODIHR-it u faktua se Edi Rama është i paaftë të organizojë zgjedhje të lira. Kryedemokrati tha se fundi i pandëshkueshmërisë së politikanëve do të jetë fillimi i ndryshimit dhe drita jeshile drejt Bashkimit Evropian. /ABC News Albania 24/7

kalaja-e-himares-1280x702.jpg
ad min18:00 | 14/07/2019

Ministria e Kulturës në bashkëpunim me drejtorinë rajonale të Kulturës në Vlorë ka fshirë disa parulla greke ne kalanë e Himarës. Në parullat antishqiptare shkruhej “Himara është Greqi”, si dhe “Kacifas dhe Guma, nuk vdesin kurrë”.

Brahim Xhebro mirëmbajtësi i monumentit të kulturës së kalasë së Himarës thotë se të tilla parulla shkruhen nga fëmijë, ose banorë të zonës të paguar për të bërë të tilla gjeste anti-shqiptare.

Aktualisht po merren masa për shtimin e sigurisë në Kalanë e Himarës, në mënyrë që askush të mos dëmtojë trashëgiminë kombëtare./ABC News Albania 24/7

cifti-ne-himare.jpg
nev ila16:00 | 07/07/2019

Të moshuarit që u grabitën në Vuno të Himarës para dy ditësh, Kolo dhe Efigjeni Proto 85 dhe 80-vjeç kanë treguar se u dhunuan dhe lidhën me çarçaf nga grabitësit.  85-vjeçari tha se grabitësit i qëlluan me hekur ndërsa më pas i lidhën për t’u marrë 800 euro dhe një shumë lekësh.

Ai thotë se hajdutët në momentin që ishin futur në banesë u thanë që të mos tremben se ishin policë dhe se kishin ardhur për të bërë një kontroll, por kur bënë rezistencë u goditën me çelës dhe çekiç. Kolo Proto tha se iu lut autorëve të mos i torturonin por më mirë t’i vrisnin.

Policia e Himarës është vënë në ndjekje të të dyshuarve por ende nuk ka të arrestuar. Në Vuno ka patur shumë vjedhje dhe grabitje dhe dyshohet se aty vepron si një grup hajdutësh nga fshatrat fqinjë./ABC News Albania 24/7

SINKRON-RAMA-I-PERGJIGJET-METES.mpg_snapshot_00.40-1280x720.jpg
ent ela12:00 | 28/06/2019

Kryeministri Edi Rama letrës së Presidentit të Republikës Ilir Meta iu përgjigj nga Himara ku ndali fushatën elektorale. Shefi i qeverisë theksoi se letra iu shkrua pas djegies së KZAZ në Vaun e Dejës si për t’i dhënë mesazhin; reflekto se e sheh çfarë ndodh. Pavarësisht kësaj kryeministri theksoi se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor dhe këtë nuk e ndalon asgjë.

Dashuri me kod. Kështu e ka lexuar kryeministri Edi Rama letren qe i shkroi Presidenti i Republikes Ilir Meta të enjten mbrëma.

“Më kishte çuar edhe një letër dashurie mbrëmë që ma çoi pasi u dogj KAZAZ në Vaun e Dejës dashuri me kod: Reflekto Edi se e shikon se ç’po ndodh”.

Rama iu përgjigj Metës  që i kujtoi Ramiz Alinë dhe shtyrjen e zgjedhjeve në vitin 1991 nga Himara ku ndali fushatën elektorale.

“Ramiz Alia i shtyu zgjedhjet, por Ramiz Alia e kishte gjithë popullin në rrugë. Ishte gjithë shqiptaria e ngritur për të ndryshuar sistemin. Kështu si erdhi puna edhe Bujar Nishani na del si Xhefersoni dhe Ramiz Alia na del në burrë shteti që shtyu zgjedhjet për të evituar që ta merrnin e ta hidhnin atë dhe byronë në fund të detit”.

Shtyrja e zgjedhjeve vendore tha Rama tashme nuk kerkohet nga populli.

“Cili popull është ngritur për të shtyrë zgjedhjet?, populli i atyre familjarëve të kreut të bashkisë së Vaut të Dejës apo i punonjësve bashkiakë që i mori në qafë një hileqar e i pabesë, një burrë që nuk e meriton të quhet i tillë që vetë pi raki dhe njerëzit e tij i çon në burg”.

Kryeministri  i dha dhe një përgjigje opozitës, e cila u distancua nga zjarrvënia në Komisionin Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve në Vaun e Dejës dhe e konsideroi atë një skenar të qeverisë.

“Gjejnë njerëz të sinqertë, besnikë, të vendosur, por edhe budallenj që u besojnë këtyre dhe kthehen në mish për top për këta, për Zef Hilën që vetëm burrë nuk mund të quhet me atë që bëri dje dhe meriton përbuzjen qytetare të gjithë Shqipërisë, sikurse ata që dalin më mbrapa që nga Lulzimi deri te fallxhorja e thonë se KAZAZ e Vaut të Dejës e sulmuan Rama me Lleshajn”.

Pavarësisht dekretit të tretë të kryetarit të shtetit, shefi i qeverisë thotë se 30 qershorin se luan as topi dhe kjo sipas Ramës, se qytetarët duhet të japin një mesazh.

“30 qershori është dita e ndëshkimit përfundimtar të kësaj politike maskaradë të këtyre karnavaleve”.

Ndërsa vetë kryeministri mesazhin e tij ja çoi Presidentit, ndërsa i tha se negociatat me Bashkimin Europina do të hapen dhe vendi do të duhet të provoje se drejtësia funksionon.

“Presidentët në Francë kanë qenë e janë në hetim dhe i nënshtrohen drejtësisë. Drejtësia nuk pyet nëse je apo nuk je kryeministër”.

Ndërkohë Kryeministri përsëriti se ata që prishin procesin zgjedhor do të dënohen e do të ngujohen brenda vendit sipas legjilacionit në fuqi.

/ABC News Albania 24/7

policia-vlore.jpg
nev ila14:35 | 22/06/2019

Vendoset sekuestro preventive mbi një hotel ne Himare dhe truallin ku po ndërtohet objekti.

Leja është dhënë nga Bashkia e Himarës një vit më parë për një sipërfaqe trualli 700 m2, e ndodhur në Spile, Himarë.

Vlera financiare e hotelit dhe truallit kap shifrën rreth 500.000 euro.

Objekti u sekuestrua me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë  pasi dyshohet se leja është siguruar me dokumente të falsifikuara./ABC News Albania 24/7

klosi-1280x711.jpg
ad min16:00 | 12/06/2019

Mblidhet Task Forca e Turizmit në Himarë. Ministri Blendi Klosi u kërkoi kryetarëve të bashkive që për shkak të fushatës elektorale të mos lënë pas dore përgatitjet për sezonin turistik.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi kritikon kryetarët e bashkive në zonat bregdetare pasi sipas tij kanë mbetur mbrapa me përgatitjet e sezonit turistik. Fushata elektorale tërheq vëmendjen ministri nuk duhet të largojë vëmendjen nga kushtet dhe siguria që plazhet duhet të ofrojnë për turistët.

 “Jemi shumë mbrapa në kuadër të përgatitjeve të sezonit të ri turistik. Është e pafalshme që ne duke menduar gjithë kohën për fushatën elektorale, sidomos bashkitë që mbase është edhe e natyrshme pothuajse kemi lënë pas dore përgatitjet për sezonin turistik. Akoma nuk kemi të sistemuar ndarjen e plazheve nga bashkitë. Sipas kërkesës së Këshillit të Ministrave, kjo duhet të kishte ndodhur që në fillim të muajit Maj. Jemi në Qershor dhe akoma plazhet nuk janë ndarë. Vendosja e bovave të lundrimit dhe të kontrollit të kufizimit të mjeteve të shpejtësisë, vitin e kaluar ka qenë në perfeksion. Në vend që të shkojmë duke progresuar mbi detyrat që i kemi vënë vetes për të realizuar një shërbim më cilësor dhe jetë më të sigurt për pushuesit në plazhet tona, shkojmë mbrapsht!”

Ministri Klosi pranon se me gjithë angazhimin e qeverisë e cila nxori një vendim të veçantë sa i përket stacioneve të plazheve dhe ndryshoi Kodin Penal për të dënuar  subjektet që abuzojnë me nivelin e  muzikës bashkitë janë ende larg zbatimit të tyre në terren./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono