hidrocentrali

RIKTHEHET-SKAVICA-ABC-M-4-T-2-HD.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela22:36 | 01/02/2019

Hidrocentrali i Skavicës do të ndërtohet nga shteti. Pas tenativës së dhënies me koncesion për kompanitë private, është vendosur që do të jetë korporata elektroenergjitike ajo që do të realizojë këtë vepër të projektuar që në vitet 70’.

Pas dështimit të dhënies me koncesion hidrocentrali i Skavicës do të ndërtohet nga Korporata Elektroenergjitike dhe do të prodhojë energji për konsumatorët fundorë.

Mësohet se KESH ka nisur punën për të hartuar një projekt të ri fizibiliteti, i cili do të japë përfundimisht zgjidhjen nëse Skavica do të ndahet në dy hece: Katundi i ri dhe Skavica, apo do të jetë një i vetëm me një fuqi më të madhe të insatalimi dhe prodhimi.

Grupi i konsulentëve ka nisur punën për të bërë vlerësimin e ndikimit social dhe mjedisor të kësaj vepre, e cila më pas do t’i hapë rrugë ndërtimit të saj.

Skavica ishte hidrocentrali i parë që parashikohej të ndërtohej në kaskadën e Drinit, pjesë e tre hidrocentraleve të lumit Drin: Fierza, Komani dhe Vau i Dejës. Projekti nisi që në vitet 70’, por mbeti vetëm në letër.

5 vjet më parë ishin dy kompani turke “Suzer” dhe “Nurol Holding” të cilat shprehen interes për ndërtimin e kësaj vepre, por pasi qeveria miratoi ofertën e pakërkuar dhe i shpërbleu kompanitë me bonus të pikëve në garë, dy kompanitë u tërhoqën nga projekti.

Projekti në vlerësimin e parë të fizibilitetit kushton rreth 350 milion euro ndërsa mendohet të gjenerojë 650 milion kilovat orë energji në vit./abcnews.al

 

Vdekjeok-838x445.jpg
us er21:13 | 05/12/2017

Emisioni “STOP” ka siguruar pamjet e një aksidenti me pasojë vdekjen e Xhanije Vladit, në ambientet e hidrocentralit të Lurës. Bashkëshorti i saj, Hasan Vladi tregon sesi ia vranë për herë të dytë bashkëshorten me hetimet skandaloze të Prokurorisë dhe aktin e ekspertimit.

Prokuroria e Dibrës pushoi çështjen me arsyetimin se kushtet teknike ishin në rregull, por e ndjera nuk duhej të afrohej në derën që kishte dalë nga shinat. Ndaj Hasani ankimoi rastin, por në akt-ekspertimin e dytë është pasqyruar gjendja aktuale e masave të sigurisë, të rregulluara pas aksidentit.

Prokurori i çështjes, Rifat Kojku pranon defektin e portës, por fajëson viktimën që iu afrua. Për rastin kanë hartuar raport edhe inxhinierët Isa Istrefi dhe Elmir Isaku dhe sipas këtij të fundit, dera ishte me një shinë, gjë që tregon se një ditë do të binte.

“Unë jam Hasan Vladi nga Lura, Dibër. Unë, për vdekjen e bashkëshortes sime, nuk gjeta drejtësi dhe iu drejtova “STOP”. Unë dhe bashkëshortja ime kemi qenë të punësuar si roje te hidrocentrali “Erdat Lura”. Unë dorëzova turnin e tretë, erdhi bashkëshortja dhe mori turnin e parë. Shkon djali për t’i çuar bukë dhe ujë dhe vjen duke bërtitur në shtëpi. Unë isha afër shtëpisë, bërtasin te shtëpia të gjithë fëmijët dhe ikin për të baseni. Shkoj dhe unë, kur shoh porta kishte zënë bashkëshorten. Me zor kemi çuar portën dhe e kemi nxjerrë të vdekur, por unë me fëmijët e mi e çuam në shtëpi.”

Hasan Vladi tregon se dera e ka zënë poshtë bashkëshorten e tij sepse nuk ka patur kolonë mbështetëse, bazament, por ka patur vetëm dy rrula dhe një shufër hekuri në fund, çka është shkruajtur edhe në procesverbalin e mbajtur nga policia.

“Ajo portë, po t’i kishin vënë materialet, që ia vunë pas aksidentit, unë sot do të kisha bashkëshorten dhe fëmijët e mi nënën e tyre!”

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër ka pushuar çështjen e aksidentit me pasojë vdekjen në basenin e hidrocentralit “Lura 2”, pasi nuk provohej vepër penale dhe mungesa e kushteve teknike në punë. Hasan Vladi u ankimua pranë Gjykatës Peshkopi, e cila vendosi që të bëhej një akt-ekspertimi teknik, që u krye nga inxhinierët Isa Istrefi dhe Elmir Isaku. Por inxhienierët bënë akt-ekspertimin e gjendjes aktuale të portës që i mori jetën Xhanije Vladit, jo në momentin kur ka ndodhur aksidenti, duke mos iu referuar procesverbalit dhe pamjeve filmike.

Ndaj gazetari i emisionit “STOP” iu drejtua Prokurorisë për të komunikuar me prokurorin e çështjes, Rifat Kojkun.

Çështja është në Gjykatë. Ata janë inxhinierë të fushës përkatëse dhe kanë shkuar së bashku me oficeren e policisë gjyqësore në vendngjarje. I janë referuar, domethënë ata thonë i jemi referuar kësaj, kësaj… Zotëria e ka ankimuar vendimin e pushimit dhe ne jemi në gjykatë. Tani të vendosi gjykata …”

Ai fajëson viktimin që i është afruar portës duke thënë: ”Ajo nuk duhej të afrohej fare te porta. Roja ka konstatuar që porta ka dalë nga shinat, si rezultat i erës, ne këtë nuk e mohojmë. Kjo duhej të shkonte aty sepse kjo ka shkuar që ta fusë në shina dhe është rrëzuar. Duhet të njoftosh jo të shkosh ta fusësh se ti nuk je mekanik”.

Inxhinieri i çështjes, Isa Istrefi tregon se shkaku i daljes së portës nga shinat është era dhe pranon se ka shkuar kur është rregulluar, jo kur ishte e rrëzuar.

Gazetari komunikon dhe me inxhinierin tjetër, Elmir Isakun, i cili thotë: “Me thënë të drejtën nuk e mbaj mend, por përderisa ishte me një shinë, ajo çdo moment mund të binte o këtej, o andej, varet se si … O del pak prej shine, ajo derë është. Ka qenë me një shinë, a kupton? S’ka qenë me dy shina dera!”/ tvklan.al

 

vlcsnap-error819-1280x720.jpg
us er16:28 | 03/12/2017

Prurjet në lumin Mat kanë qënë të konsiderueshme duke detyruar Korporatën Energjetike që të hapë portat e hidrocentralit të Shkopetit. Sipas informacioneve nga Shtabi i Emergjencave Civile në Prefekturën e Lezhës shkarkimet së bashku me prodhimin e energjisë nga hidrocentrali i Shkopetit janë 700 metër kub në sekond. Këto shkarkime vlersohen normale dhe brenda paramentrave pasi lumi Mat vijon të mbetet në kuota normale dhe pa asnjë rrezik për zonat e bashkisë Lezhë pranë të cilave kalon ky lum. Rreziku mund të rritet nëse këto shkarkime arrijnë në nivelin e 1500 metrave kub për sekondë. Përsa i takon situatës në Qarkun e Lezhës, Shtabi i Emergjencave Civile ka bërë të ditur se të gjithë lumenjtë që përshkojnë këtë rajon janë në kuota normale dhe për momentin nuk përbëjnë asnjë rrezik për përmbytje./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono