hetime

vlcsnap-error975-2-1280x720.jpg
ent ela13:34 | 19/02/2018

Ish- ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, u mor në pyetje për rreth 1 orë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, lidhur me procedurat e ndjekura në ndërtimin e rrugës Tiranë – Elbasan. Deri tani për këtë çështje janë në hetim ish-drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika dhe 2 ish-vartës të tij.

Hetimi i nisur ndaj tre ish-zyrtarëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar
për abuzime me fondet gjatë ndërtimit të rrugës Tiranë – Elbasan solli të hënën në Prokurorinë për Krimet e Rënda ish-ministrin e Transporteve, Edmond Haxhinasto.
Për gati një orë, ish-zyrtari i lartë dha shpjegime para prokurores, Elisabeta Imeraj, për procedurat e ndjekura gjatë ndërtimit të rrugës për kohën, kur ai drejtonte ministrinë që kishte në varësi ARRSH-në.
Haxhinasto, aktualisht deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim
ishte i vetëm në institucionin e akuzës.
Në dalje, ai rrëfeu se për cfarë u pyet, por nuk dha detaje në lidhje me përgjigjet e dhëna.

Deri më tani, Prokuroria për Krimet e Rënda ka tre ish-zyrtarë të Rrugëve nën hetim për këtë çështje, ish-kreun e ARRSH-së, Dashamir Xhika dhe dy ish-vartësit e tij, Albens Alite dhe Aksel Qurduaka. Ata po hetohen në masën e sigurisë “arrest në burg” për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” dhe “korrupsionit”. Sipas Prokurorisë, tre ish-zyrtarët përmes veprimeve dhe mosveprimeve kanë lejuar ndryshime të kontratave fillestare duke i shkatuar buxhetit të shtetit një dëm financiar që llogaritet në gati 37 milionë dollarë.

Në një prononcim të bërë disa ditë më parë, kur emri i tij u lakua si një nga personat që po verifikohej nga Prokuroria, Haxhinasto u shpreh se ishte i hapur për çdo hetim.
Në ditët në vijim në Prokurorinë për Krimet e Rënda pritet të pyeten të tjerë ish-zyrtarë të lartë të Ministrisë së Transporteve./abcnews.al

vlcsnap-error206-1280x720.jpg
ent ela14:36 | 15/02/2018

Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku ka bërë një deklaratë të fortë, gjatë analizës vjetore në prokurorinë e Tiranës lidhur me cilësinë e hetimeve.Shefja e akuzës, i cilësoi hetime prokurorisë se kryeqytetit pa cilësi, sporadike e me mungesë vizioni për t’u fokusuara në luftën kundër krimit. Sipas saj, prokurorët me kurajo dhe guxim duhet të fokusohen tek hetimi i çështjeve me karakter sensitiv dhe impakt në publik, si korrupsioni, lufta kundër drogës dhe grupeve kriminale që operojnë në qytetin e Tiranës. Në fund Kryeprokurorja deklaroi se duhet identifikim dhe hetim i personave me rekorde kriminale, me pasuri që nuk reflektojnë të ardhurat e tyre, duke krijuar kushtet për pastrim të parave në me disa aktivitete të dyshimta./abcnews.al

vlcsnap-error781-1280x720.jpg
ent ela13:13 | 13/02/2018

Nga Korça aty ku mori pjesë në analizen vjetore kryeprokuroria Arta Marku foli serish për drogën. Ajo tha se duhen hetime më të thelluara në luftën kundër drogës, pavaresisht asaj çfarë është arritur deri tani.

“Përkrahim hetime më të thelluara në luftën kundër drogës, ku megjithë suksesin e arritur, e bën të domosdoshme që prokuroria të mos mbetet vetëm me goditjen e shpërndarësve të lëndëve narkotike”- tha kryeprokurorja.

Sipas Markut, Prokuroria të mos mbetet vetëm me goditjen e shpërndarësve të lëndëve narkotike, por të identifikojë dhe vendosë përpara përgjegjësisë penale grosistët, grupet që financojnë dhe organizojnë kultivimin e lëndëve narkotike, trafikimin.

“Prokuroria të identifikojë dhe vendosë përpara përgjegjësisë penale grosistët, grupet që financojnë dhe organizojnë kultivimin e lëndëve narkotike, trafikimin etj.”-theksoi Marku./abcnews.al

vlcsnap-error117-1280x720.jpg
ent ela12:53 | 09/02/2018

Fieri dhe Vlora ishin këtë të premte destinacionet e takimeve të Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku, me vartësit e saj. Në Fier, ajo apeloi thellimin e hetimeve për evazion fiskal, ndërsa në Vlorë e drejtoi vëmendjen tek goditja e narkotrafikut.

Nga Vlora, Prokurorja e Përgjithshme tha se droga luftohet duke kapur krerët e organizatës dhe jo konsumatorë, apo shpërndarësit e vegjël.

Veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve nuk zhvillohet e vetme, pa mundësinë e korruptimit edhe të zyrtarëve publikë, në hallka kyçe të strukturave të shtetit, tha Marku gjatë analizës me vartësit e saj në qytetin bregdedar.

Për Markun s’ka dyshim që Vlora, tashmë prej kohësh, njihet si një vend prodhues i kanabisit, jo aq i drogave të tjera sintetike, por edhe si një vend i rëndësishëm tranziti për në vendet e Europës, specifikisht favorizuar nga linja e gjatë bregdetare.

Më herët, ajo ishte në Fier dhe aty, ku tha vartësve që në një zonë, ku operojnë kompanitë më të mëdha, ato të naftës dhe të gazit, hetimi për abuzuesit në tatim – taksa ka qenë i papërfillshëm.

“Në Fier operojnë në tregun privat një numër i madh kompanish duke përfshirë sektorin e naftës dhe gazit”, tha Kryeprokurorja në takim.

Por sipas saj, për vitin 2017 janë hetuar një numër jashtëzakonisht i papërfillshëm në fushën e tatim-taksave, ndërkohë sjelljet që cënojnë legjisalcionin tatimor janë të shumta dhe shpesh të ndëshkueshme penalisht.
Ajo la të kuptohet se aty ku edhe korrupsioni është më i madh, prokurorët nuk kanë treguar interes për të ndëshkuar autorët.

“Fshehja e të ardhurave, deklaroi kryeprokurorja Marku gjate takimit me prokuroret e Fierit, -nuk mund të realizohet nga subjektet tregtare pa patur ndihmën dhe bashkëpunimin e nëpunësve të administratës tatimore”.
“Shumë prej tyre, sipas shefes së organit te akuzes, shpeshherë misionin e tyre, atë të mbledhjes së të ardhurave për Buxhetin e Shtetit, e shkëmbejnë me përfitime personale./abcnews.al

vlcsnap-error777-1280x720.jpg
gra moz16:55 | 28/01/2018

Prokuroria kosovare nuk ka asgjë konkrete për zbardhjen e vrasjes së liderit serb Oliver Ivanoviç. Ndërkohë, partia e të ndjeri është ankuar për ngecjen e hetimeve.

Mediat kosovare shkruajnë se prokuroria nuk ka ende asgjë konkrete në zbardhjen e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviç. “Po punohet intensivisht në zbulimin e autorëve të kësaj vrasjeje. Kur të kemi rezultatet të reja, publiku do të njoftohet”, ka thënë për Televizionin KOha zëdhënësi i Prokurorisë së Shtetit, Ekrem Lutfiu.

“Kanë kaluar shumë ditë pas vrasjes së liderit të Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviç, opinioni, familja e kolegët e partisë së tij nuk kanë asnjë informatë se deri ku kanë shkuar hetimet”.

Kështu ka thënë zëvendëskryetarja e partisë SDP, Ksenija Bozhoviç, e cila shtoi se që nga dita e vrasjes e vetmja përgjigje deri më tani është se “hetimet po vazhdojnë”.

Ajo tregon për mediat serbe se është marrë në pyetje dhe i është kërkuar që të mos pengojë hetimet. Bozhoviç thekson se do të vazhdojë presionin ndaj policisë së Kosovës dhe gjykatave lidhur me zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ajo veçanërisht thekson se është e pakuptueshme ajo që askush nga bashkësia ndërkombëtare deri më tani nuk e ka trajtuar këtë rast.

“Përse hesht KFOR dhe EULEX, përse hesht Ambasada Amerikane për deklaratën e lëshuar para vrasjes”, shton zyrtarja e partisë së iniciativës qytetare SDP, e cila kërkon që të informohet populli se nga kush kërcënohet, çfarë janë kërcënimet dhe çfarë rreziku i kanoset./abcnews.al

vlcsnap-error130-3-1280x720.jpg
ent ela16:37 | 23/01/2018

Serbia kërkon me insistim që të përfshihet në hetimet për zbardhjen e vrasjes së Oliver Ivanoviç. Beogradi madje akuzon Prishtinën se po tenton të fshehë të dhëna.

Serbia ka marrë mbështetjen e Rusisë për të qenë pjesë e hetimeve në rastin e atentatit ndaj Oliver Ivanoviç.

Presidenti Aleksandër Vuçiç është takuar me ambasadorin rus pas vizitës në Kosovë duke vlerësuar vizitën e presidentit serb si një akt të guximshëm për unitetin e popullit.
Serbia vazhdon të akuzojë Kosovën për mosbashkëpunim dhe dëshirë për të fshehur hetimet.

Dushan Janjic, i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike, thotë se Vuçiç nga Kosova ka çuar porosi që do të jenë bazë për bisedime më vonë, por qytetarët nuk kanë shumë besim as tek Beogradi e as Prishtina. Hetimet duhet të jenë profesionale.

Dushan Janjiç, Forumi për Marrëdhënie Ndëretnike: “Duhet inkuadruar FBI-ja dhe Kosova duhet të dalë me rezultate të hetimeve serioze duke gjetur kanale bashkëpunimi dhe kontakti edhe me Vuçiç. Nëse hetimet e para tregojnë rezultat të dobët, ato do të diskreditohen dhe kjo mund të sjellë deri tek tensionet etnike dhe ngritja e barrikadave. Kosova ka rastin të tregoj që është shtet në praktikë dhe jo publikisht në një rast të tillë”.

Deputeti Milovan Dreçun thotë se Beogradi ka dyshime që autoritetet kosovare nuk duan të zbulojnë të gjitha faktet. Sipas tij, Serbia nuk e kërkon të udheq me hetimet, por të jetë pjesë me ekspertët e saj.

Milovan Dreçun, Këshilli për Kosovën dhe Metohinë, Kuvendi i Serbisë: “Ne duam ta vazhdojmë dialogun, por është e vështirë kur ndodh një atentat brutal pa e ditur cfarë motivesh e përgjegjësie ka. Vizita e Vuçiç ka qenë e karakterit edhe parandalues që të dekurajoj ata që kanë patur ide që këtë rast ta shfrytëzojnë për destabilitet të mundshëm dhe Vuçiç e arriti këtë”.

Kritika në adresë të Kosovës ka çuar edhe ministri i Brendshëm serb. Por, ka patur edhe kritika se Serbia është duke shfrytëzuar këtë rast për fushatë politike.

Idro Seferi, Gazetar i ABC News

vlcsnap-error087-1280x720.jpg
gra moz19:21 | 22/01/2018

Kosova i përgjigjet pozitivisht kërkesës së Serbisë për të hetuar bashkarisht vrasjen e Ivanoviç. Konfirmimi ka ardhur përmes një letre zyrtare, në të cilën Serbisë i kërkohet bashkëpunim ligjor për makinën e djegur, pas vrasjes së Ivanoviç. Por ministri i Jashtëm Daçiç ka deklaruar se pa mbërritur informacionet mbi hetimin, dialogu me Kosovën, nuk do rifillojë.

Kosova i ka ofruar bashkëpunim autoriteteve serbe në shkëmbimin e informacioneve lidhur me hetimet per vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviç. Këtë e ka konfirmuar qeveria e Serbisë, e cila njofton se ka marrë një letër zyrtare përmes EULEX-it nga Ministria e Drejtësisë e Kosovës.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti për Krime të Rënda, shpreh gatishmërinë që Prokurorisë për Krimin e Organizuar t’i ofrojë të gjitha të dhënat që do të ketë, në mënyrë që me koordinim të udhëhiqet hetimi lidhur më vrasjen e Oliver Ivanoviç, që sa më parë të zbardhen autorët e kësaj vepre penale”, thuhet në letrën e Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës, siç njofton Ministria e Drejtësisë së Serbisë.

Po sipas njoftimit të qeverisë së Beogradit, këto dëshmi do t’i dorëzohen prokurorisë, sapo të jenë mbledhur.

“Në përgjigje thuhet se raporti nga kqyrja e vendit të krimit, si dhe të dhënat e tjera të mbledhura, do t’i dorëzohen me urgjencë Prokurorisë për Krimin e Organizuar”, thuhet në reagimin e Ministrisë serbe te Drejtësisë.
Në njoftim sqarohet se Prokurorisë se Beogradit i është kërkuar bashkëpunim ligjor dhe dhënien e informacioneve lidhur me makinën e djegur te Ivanoviçit, të cilën e ka zbuluar njësia hetimore e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

Ministria serbe ka sqaruar se kërkesën e prokurorisë në Mitrovicë ia ka adresuar Prokurorisë për Krimin e Organizuar për procedurë të mëtejme.
Zv/kryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka deklaruar gjatë një dreke me ambasadorë të BE-së në Beograd, se dialogu me Prishtinën do rifillojë sapo Serbia të marrë informacionin konkret mbi vrasjen e Ivanoviç.

Ndërsa gjatë një interviste për televizionin publik të krahinës së Vojvodinës, Daçiç ka thënë se Serbia vazhdon të kërkojë të jetë pjesë e hetimeve për vrasjen e Oliver Ivanoviç pavarësisht se Prokuroria e Kosovës ka ofruar shkëmbimin e informacioneve me prokurorinë serbe.

Ai ka theksuar se Kosova nuk mund të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara në rast se ky nuk do të jetë qëndrim i Serbisë. Daçiç i ka quajtur përralla qëndrimet e zyrtarëve të BE-së se viti 2018 është më i rëndësishmi për të ardhmen e Kosovës, duke vlerësuar do të ishte e mrekullueshme të vihej deri tek zgjidhja përfundimtare, por sipas tij, kjo tani është joreale./abcnews.al

vlcsnap-error598-2-1280x720.jpg
gra moz21:21 | 18/01/2018

Qeveria e Kosovës nuk e pranon përfshirjen e Serbisë në hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviç. Sipas kryeministrit Haradinaj, të drejtën e hetimit për këtë ngjarje e kanë vetëm institucionet e vendit. Ndërsa, homologia Brnabiç është shprehur se Serbia do të bëjë vetë hetime për vrasjen nëse nuk lejohet të perfshihet në hetimin e nisur në Kosovë.

Qeveria e Kosovës nuk e pranon përfshirjen e organeve shtetërore të Serbisë në hetimet që po zhvillohen rreth vrasjes së Oliver Ivanoviçit.
Halil Matoshi nga kabineti i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se shteti i Serbisë nuk ka dërguar ndonjë kërkesë zyrtare për përfshirje në hetime.

Por, siç thotë ai, askush nuk ka të drejtë nga jashtë që të ndërhyjë në çështjet e brendshme të Republikës së Kosovës, përveç mekanizmave relevantë vendorë dhe ndërkombëtarë, që janë të autorizuar për të siguruar një ambient të sigurtë në Kosovë. Sipas tij, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ftuar eventualisht FBI-në që të jetë pjesë e hetimeve, për të hequr dilemat,- ka thënë Matoshi.

Vetë Haradinaj, ka bërë të ditur se shteti i Serbisë nuk ka dërguar ndonjë kërkesë zyrtare për përfshirje për hetime, por, sipas tij, është kërkuar shkëmbim i informatave, për çka edhe Kosova është e interesuar. Ai tha se të drejtën për hetime në Kosovë e kanë vetëm institucionet e Kosovës.

Ndërkohë, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, në emër të qeverisë së Serbisë ka thënë se ka një kërkesë që organet serbe të marrin pjesë në hetimet për vrasjen e Ivanoviçit, të cilat po udhëhiqen nga autoritetet e Kosovës. Ajo ka thënë se pret përgjigje nga misionet ndërkombëtare në Kosovë, përkatësisht nga administrata e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX.

“Nëse nuk lejohemi të marrim pjesë, hetimet për vrasjen do i bëjmë vetë”, ka thënë Brnabiç në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë. Por, misioni i EULEX-it në Kosovë, përmes një përgjigje me shkrim ka bërë të ditur se nuk kanë marrë kërkesë nga Serbia.

Autoritetet në Kosovë, ndërkaq, po i vazhdojnë hetimet për këtë rast. Ministria e Punëve të Brendshme, përmes një komunikate për media ka njoftuar se Policia e Kosovës ka identifikuar një numër të shasisë së veturës së djegur, e cila është gjetur në Veri të Mitrovicës dhe e cila besohet se është e involvuar në vrasjen e Oliver Ivanoviçit.

Në njoftim thuhet se si rezultat i bashkëpunimit me një shtet të BE-së, ka rezultuar se vetura në fjalë, që nga viti 2009 ka qenë në një adresë të caktuar në Serbi e po ashtu ka arritur të sigurojë se kujt i është shitur po e njëjta veturë në vitin 2017./abcnews.al

1150235845a5dbe5c12167825270547_v4big.jpg
ent ela15:06 | 17/01/2018

Në një kohë që Beogradi zyrtar ka krkuar që të përfshihet në hetimet për vrasjene politikanit serb oliver Ivanovic, Euelex bëri të ditur se do të jenë autoritetet kosovare që do të vendosin nëse do e lejojnë një gjë të tillë.

Serbia kërkoi zyrtarisht që të përfshihet në hetimet për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanovic I cili vra të martën dje nga persona ende të paidentifikuar. Për këtë arsye autoritetet serbe kanë dërguar një kërkesë zyrtare në zyrën e BE-së në Beograd. Kjo kërkesë tashmë ka mbërritur dhe në Ministrinë e Drejtësisë të Kosovës.

Ndërkohë EULEX bëri të ditur se janë autoritetet kosovare që duhet të vendosin.

Në një reagim për mediat kosovare, EULEX shton se nuk merr vendime të kësaj natyre, sepse kjo është detyrë e autoriteteve vendore kosovare.

Aktualisht hetimet po kryhen nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, nga një prokuror shqiptar dhe një serb.

Në konferencën e tij për media të martën, presidenti serb Vucic deklaroi se Serbia do t’i drejtohej zyrtarisht UNMIK-ut dhe EULEX-it që edhe organet serbe të përfshihen në hetime./abcnews.al

 

vlcsnap-error289-1280x720.jpg
us er14:20 | 07/01/2018

Prokuroria e Gjirokastrës nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve që çuan në rrëshqitjen e kodrës në lagjen “Punëtori” duke rrezikuar pallatin pesë katësh. Shkak i kësaj rrëshkitje dhe çarje të tokës dyshohet se janë punimet në kundërshtim me rregullat e ndërtimit, ndërsa rezulton se një subjekt aty pranë është pajisur me leje nga pushteti lokal. Për këtë arsye është kërkuar zyrtarisht informacion bashkisë dhe emergjencave civile. Ndërkohë, sipas policisë është bërë kallëzim për shtetasen M.K, 42vjeç, banuese në Gjirokastër, pasi dyshohet se në lagjen “Punëtore” në objektin në pronësi të saj, po kryente punime pa leje./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono