heroinë

bishana.jpg
G. P.09:00 | 23/05/2019

Policia e Fierit ka finalizuar një operacion antidrogë, gjate të cilit u sekuestruan kokainë dhe heroinë, ndërsa e gjithë familja përfundoi në pranga.

E gjithë familja me biznesin e drogës. Secili pjesëtar kishte rolin e tij, që nga blerja me sasi të mëdha të kokainës dhe heroinë, deri tek shpërndarësit në doza nëpër qytet.

Kjo u zbulua gjatë operacionit “Shënjestra, ku u sekuestruan një kilogram kokainë dhe 1. 4 kilogramë heroinë. Në pranga përfunduan tre pjesëtarët e një familje dhe një i katërt është në kërkim.

Sipas policisë lokale droga u gjet në banesën e të arrestuarve dhe një pjesë e heroinës ishte ndarë në doza të vogla gati për shitje.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe 1 armë gjahu pa leje. Të njëjtat burime konfirmojnë se në pranga u vendosën babë e bir, Ilir Tafa dhe Griselt Tafa, përkatësisht 47 vjeç dhe 22 vjeç nga Bishanaku i Fierit.

Po policia ka arrestuar dhe kunatën e 42-vjeçarit, një 51-vjecare Tefta Tafa nga Bishanaku, megjithatë nuk dihet roli i saj. Policia ka proceduar penalisht në gjendje të lirë 2 persona të tjerë dhe ka shpallur në kërkim vëllain e Ilir Tafës, 55 vjeç, i cili është dhe burri gruas së arrestuar.

Njëri nga të arrestuarit, Ilir Tafa, ka qenë i dënuar më parë për grabitje me dhune. Kjo familje akuzohet për prodhim, trafikim dhe shpërndarje të kokainës dhe të heroinës./ABC News Albania 24/7

kokaine.jpg
G. P.13:22 | 29/04/2019

Katër persona u arrestuan dhe 10 të tjerë po hetohen në gjendje të lire nga Policia e Tiranës, pasi akuzohen se shpërndanin lëndë narkotike në doza të vogla, në afërsi të shkollave të kryeqytetit.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar doza kokainë, kanabis, shiringa me lëndë narkotike heroinë, peshore elektronike e sende të tjera, që shërbenin për shitje në doza të vogla të drogave të forta.

Policia thekson se grupi u zbulua gjatë kontrolleve të fundit, të kryera në lokale, automjete dhe ambiente të ndryshme në  kryeqytet, ku fokusi kryesor ishin monitorimi i shkollave 9-vjeçare dhe të mesme./abcnews.al

policia-e-durresit.jpg
G. P.21:09 | 27/03/2019

Dy kilogramë e 160 gramë heroinë është sekuestruar mbrëmjen e sotme në portin e Durrësit. Në njoftimin zyrtar të policisë lokale thuhet se lënda narkotike ishte fshehur në trupin e drejtuesit të një kamioni, i cili do të udhëtonte drejt Italisë.

Droga ishte e paketuar në disa qese dhe u bllokua gjatë kontrollit të detajuar në port. Aksioni u krye nga Policia Kufitare në bashkëpunim me Policinë e Durrësit. Drejtuesi i kamionit, shtetasi me inicialet E.D është vënë në pranga, ndërsa janë shoqëruar në komisariat dy persona të tjerë për t’u marrë në pyetje në lidhje me këtë trafik droge.  /abcnews.al

KRONIKE-LABORATORI-HEROINA-HAS-ABC-M5-T1.mpg_snapshot_00.05-1280x720.jpg
G. P.15:02 | 04/02/2019

Gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë për Krime të Rënda duke vendosur masën e sigurimit personal pasuror dhe sekuestros preventive për pasuritë e paluajtshme të shtetasit nën hetim Admir Hoxha.

Pasuritë janë:

-Bar – Restorant -Hotel “ Resort Ador” sipërfaqe 3320 m2, me katër kate bar restorant, parking dhe hotel , në Rinas Tiranë, si dhe bllokimin e aseteve.

-Automjeti tip Audi  me targe  AA111MP .

Kërkesën e parashtruan prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi mbështetur në bazën e neneve 274, 275, 276, të Kodit Penal dhe nenit 36 të  Kodit të Procedurës Penale.

Prokuroria për Krime të Rënda ka regjistruar procedimin penal të vitit 2016, për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i narkotikëve“, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale  nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 283, 283/a, 333/a dhe 334 i K.Penal, procedim penal i regjistruar mbi bazën e akteve të referuar nga Komisariati i Policisë Kavajë.

Nga aktet e administruara rezulton se Prokuroria Kavajë me datë 14.11.2016 ka regjistruar procedimin penal për veprën penale  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i K.Penal.

Nga aktet e referuara nga Shërbimi i Policisë Gjyqësore të Komisariatit të Policisë Kavajë kanë rezultuar të dhëna për një grup personash të paidentifikuar, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohej se trafikonin lëndë narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë, si dhe trafikonin lëndë narkotike të llojit heroinë nga vendet e Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Në këto rrethana, nga  Prokuroria për Krime të Rënda ka pranuar aktet dhe regjistroi procedimit penal 2016 për veprën penale parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.

Gjatë hetimit nga organi procedues është urdhëruar regjistrimi i veprave penale të parashikuara nga nenet 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Hetimet treguan se një grup personash, banorë në qytetet të ndryshme të vendit, vepronin në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, me qëllim kryerjen e veprave penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, trafikimit të narkotikëve, si dhe dispononin pasuri të paluajtshme, të cilat dyshohet se janë produkt i  veprave penale.

Gjatë hetimit po ashtu ka rezultuar se pjesëtar të këtij grupi kriminal kryenin edhe vepra penale të tjera, si korrupsioni në sektorë të publik të ndryshëm, si hipotekë, polici, bashki dhe në institucione të tjera të administratës shtetërore.

Pasuritë e shtetasit Admir Hoxha dyshohet se janë vendosur nga të ardhurat e krijuara nga aktiviteti  kriminal dhe bazuar në nenet 274, 275, 276, të Kodit Penal dhe neni 36 të   Kodit të Procedurës Penale.nenin  11 të ligjit Nr.10192 datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit dhe Korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.

policia-1.jpg
G. P.14:20 | 27/10/2018

Policia greke zbuloi dhe arrestoi një grup prej 11 personash që merreshin me trafik ndërkombëtar droge. Mes tyre kishte dhe shtetas shqiptarë, dy prej tyre vëllezër. Mediat greke raportojnë se banda trafikonte drogë nga Shqipëria në Greqi. Sipas hetimeve grupi kishte trafikuar në 10 muajit e fundit 8 kilogramë heroinë, 3 kilogramë kanabis dhe 30 gramë kokainë./abcnews.al

droga-2-e1540051769393.png
G. P.18:20 | 20/10/2018

Laboratori i prodhimit të heroinës në Has nuk është i pari i këtij lloji në Shqipëri. Gjatë tre viteve të fundit Policia e Shtetit në bashkëpunim me partnerët ka goditur raste të tjera, ku spikat laboratori i kokainës në Xibrakë.

Laboratori i heroinës në Has nuk është i pari rast i zbulimit të një baze përpunimi dhe prodhimit të drogave të forta në Shqipëri. Në Janar të vitit 2015, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda dhe autoritetet gjermane të drejtësisë zbuluan një laborator të mirëfilltë të prodhimit të kokainës në Xibrakë në aksin Elbasan-Librazhd. Laboratori ishte ngritur në brendi të një kapanoni që ndodhej 50 metra larg rrugës nacionale.

Droga mbërrinte në laborator e tretur në rroba fëmijës dhe më tej, përmes kimikateve dhe një procesi të specializuar ajo ekstraktohej dhe shndërrohej në formën e saj përfundimtare, atë të miellit të bardhë. Për këtë rast u proceduan nëntë persona, mes të cilëve edhe Ermal Hoxha, nipi i diktatorit, Erver Hoxha, si edhe dy shtetas kolumbianë. Por edhe pse ishte nën vëzhgim, Genci Xhixha, i dyshuar i prokurorisë si një nga organizatorët e grupit mundi t’i shpëtojë arrestimit. Të pandehurit e kësaj dosjeje janë shpallur fajtorë me vendim të formës së prerë dhe disa prej tyre e kanë përfunduar dënimin.

Ndërkohë, një tjetër laborator droge u zbulua në Tiranë nga operacioni i koduar “Sintetiku” në Shtator të vitit 2018. Bëhet fjalë për një ambient në kryeqytet të përshtatur si laborator të prodhimit të drogave sintetike. Në 21 Shtator policia arrestoi amerikanin Vincent DeCaro dhe shqiptaro-amerikanin Arbër Isaku, teksa po kalonin pikëkalimin kufitar Shqipëri-Kosovë. Ata u prangosën bazuar në informacionin e përcjellë me letër-porosi nga autoritetet amerikane të drejtësisë./abcnews.al

MBULIM-LABORATORI-I-DROGES-NE-HAS.mpg_snapshot_00.11-1280x687.jpg
G. P.13:09 | 19/10/2018

Objekti që mendohet se përdorej si laborator droge, ndodhej në një zonë periferike të fshatit. Një banor i fshatit i tha ABC Neës se ndërtesa gjendet pranë baneses së një çifti të moshuar dhe gjithçka është e rrethuar me një gardh.

Në pamjet që ABC News ka mundur të fiksojë nga jashtë rrethimit, duken dy banesa një katëshe, njëra prej të cilave shërbente si laborator për prodhimin e drogës.

Nga burimet e ABC News mësohet se, gjatë operacionit të uniformave blu, në laborator u sekuestrua një sasi e konsiderueshme heroine si dhe lënde të tjera që shërbejnë për prodhimin e saj. Pesha ekzakte e lëndës narkotike së sekuestruar nuk dihet ende.

Po ashtu burimet bënë të ditur se ka dhe disa persona të arrestuar, ndërsa operacioni vijon ende.

Sipas burimeve të “ABC News” mësohet se laboratori ishte prej disa kohësh nën survejim pas dyshimeve për aktivitetin e dyshimtë që kryhej në të.

Organizatorët  kryesorë të këtij aktiviteti mësohet se kanë mundur t’i shpëtojnë arrestimit. Kjo, sipas burimeve, ka krijuar edhe dyshime se operacioni mund të jetë dekonspiruar./abcnews.al

 

 

heroina-shqiptari.jpg
G. P.15:10 | 18/09/2018

Një shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet italiane. Ai akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Shqiptari, 35 vjeç, u arrestua të hënën në periferi të Milanos. Mediat nuk e kanë bërë publik identitetin e tij.

Në momentin e ndalimit, ai kishte një kilogram heroinë në një mikser, ku do të përziente lëndën narkotike.

Më pas, gjatë një kontrolli në banesën e tij u zbuluan 2.5 kilogramë heroinë në total, 6 kilogramë përzierës si dhe 8 mijë euro.

Ai ishte vetëm në momentin e arrestimit. Gjithashtu mediat kanë bërë të ditur se ishte nën vëzhgim që nga Korriku, kur policia intensifikoi kontrollet në zonë.

Atëherë ai nuk u ndalua, për shkak se policia nuk i gjeti drogë me vete./abcnews.al

trafiii.jpg
G. P.10:33 | 18/09/2018

Policia e Beratit ka realizuar një operacion natën në lagjen “13 Shtatori”. U sekuestrua drogë dhe municione, por poseduesi nuk u kap.

Në këtë lagje të Beratit policia zbuloi një banesë të mbushur me drogë dhe municione.

Pronari i saj është Landi Bixheku, një emër i njohur për policinë lokale dhe personazh me lidhje të ngushta me të fortët e qyteteve të tjera.

Bixheku, 47 vjeç, nuk u kap gjatë operacionit “Kalaja”. Ai ka mundur të largohet në kohë para se forcat speciale të zbarkonin në lagjen “13 Shtatori”.

Siç edhe shikoni nga pamjet e policise, për fshehjen e drogës dhe të municioneve jane hapur tunele dhe anekse të fshehta brenda në shtëpi.

441 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa e përpunuar në formën e çokollatës, 2.5 kilogramë heroinë dhe pak kokainë u zbuluan në ambientet e brendshme.

Por në një tjetër hapësire të nëndheshme u zbuluan edhe 35 granata ofensive dhe 40 difensive e peshore elektronike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” “Mbajtja e armëve dhe municioneve ushtarake”./abcnews.al

DROGA-TIRANE-MBULIM.mpg_snapshot_00.20-1280x720.jpg
G. P.09:27 | 04/09/2018

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi dyshohen për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike, në bashkëpunim. Sipas policisë, në pranga janë vënë shtetasit Luan Çela 44 vjeç dhe Romeo Ramadani 32 vjeç, të dy banues në Tiranë. Po ashtu një 41 vjeçar është shpallur në kërkim.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e drejtuar nga Luan Çela në rrugën “Kujtim Laro”, janë gjetur 5 pako të mbështjella me natriban. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve Luan Çela dhe Romeo Ramadani janë gjetur një sasi e dyshuar lënde narkotike dhe municion luftarak. Në total është sekuestruar 2,5 kg heroinë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono