helmimi

bulqiza.jpg
ad min16:32 | 24/10/2019

Policia ka mbyllur klasën ku ndodhi helmimi i nxënësve në Shupenzë të Bulqizës. Mësohet se Policia dhe Inspektoriati Shetëtror Shëndetësor kanë mbledhur provat për të zbuluar se çfarë solucioni është përdorur.

Prindërit kanë treguar se ngjarja ka ndodhur pas pushimit të gjatë dhe nxënësit kanë qëndruar në klasë për një orë, pavarësisht erës së rëndë.

Drejtori i Spitalit të Peshkopisë, Artan Bitri është shprehur se një prej nxënësve të helmuara është dërguar në Tiranë, ndërsa gjendja e nxënësve të tjerë është përmirësuar.

Nxënësja me iniciale G.Xh., 18 vjeç, ka mbërritur në QSUT me shenja helmimi dhe nën panik./abcnews.al

helmimi-bulqize-1280x704.jpg
nev ila14:05 | 24/10/2019

10 gjimnaziste të shkollës së Shupenzës përfunduan në spital për shkak se një bashkëmoshatar i tyre hodhi spraj me erë të rëndë në klasë. Policia shoqëroi djalin për ta marrë në pyetje ndërsa po kryhen ekzaminimet për të zbuluar llojin e sprajit që rrezikoi shëndetin e nxënësve.

Pas pushimit të gjatë kur u kthyen në klasë ndjenë aromën e rëndë të sprajit që ishte hedhur nga një gjimnazist i shkollës së mesme të Shupenzës. Njëra prej mësueseve hyri brenda dhe vijoi për rreth një orë mësimin.

Nxënësit e vitit të tretë filluan të kishin probleme me frymëmarrjen dhe marrje mendsh. Ata u gjetën në një gjendje të rënduar nga mësuesja tjetër. 10 prej tyre u transportuan në spitale. 6 morën ndihmën mjekësore në spitalin e Bulqizës dhe më pas u larguan në shtëpi, ndërsa 4 në Peshkopi.

Një nga vajzat, e cila nuk po shihte përmirësim u dërgua nga Peshkopia në Tiranë për një mjekim më të specializuar. Drejtori i spitalit të Peshkopisë Artan Bitri tha se rreziku për gjimazistët ka kaluar.

Prindërit dhe të afërmit e nxënësve nuk kuptojnë arsyen pse ka vazhduar mësimi. Policia ka shoqëruar për të marrë në pyetje djalin i cili duke luajtur hodhi sprajin me aromë në klasë.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor ka mbyllur klasën dhe ka mbledhur të gjitha provat e mundshme për të zbuluar llojin e sprajit që shkaktoi problemet shëndetësore tek gjimnazistët./ABC News Albania

6319255.jpg
ad min14:36 | 14/10/2019

Do të jenë ekspertë ndërkombëtarë ata që do të analizojnë mostrat e zarfeve me vota të ardhura nga Serbia, në Kosovë, në kuadër të zgjedhjeve të 6 Tetorit. Sipas drejtoreshës së klinikës infektive, kjo do të dojë të paktën 48 orë.

Presidenti Hashim Thaçi ka pritur në takim kryetaren e KQZ-së, kreun e AKI dhe kryeprokurorin e shtetit nga të cilët është njoftuar për procesin e hetimeve pas dyshimeve se zarfet e ardhura nga Serbia përmbajnë një materie helmuese.

Ekzaminimet e zarfeve do të bëhen bashkë me ekspertë ndërkombëtarë. Sipas një komunikate nga zyra e presidentit, Thaçi kërkoi nga institucionet shtetërore që rasti të hetohet deri në fund. KQZ-ja ka vendosur që të mos merren me numërimin e votave të ardhura nga Serbia deri në përfundim të hetimeve dhe pastaj do të dalin me një vendim.

Derisa rreth 15.500 zarfe me vota të tjera të diasporës janë dërguar gjatë ditës së sotme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Ndërkohë nga Klinika Infektive në QKUK bëjnë me dije se rezultatet e analizave të të helmuarve do të dalin pas 48 orësh, ndërsa 11 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në këtë klinikë në mesin e tyre dy shtatzëna.

Më herët nuk ka pasur raste të tilla që kanë ardhur në gjendje të njëjtë. Është diçka e re. Pacientët do të qëndrojnë në klinikë edhe më tutje.

Por juristi Vigan Qorrolli pa dashur të hyjë në çështjen e dyshimeve për helmime e ka quajtur antikushtetuese dhe antiligjore mënyrën se si votat janë sjellë përmes zyrës ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë e jo me postë sikurse ka ndodhur me shqiptarët e diasporës.

Dje gjatë procesit të numërimit të votave të ardhura nga Serbia komisionerët e KQZ-së kanë pasur reaksione alergjike dhe është ndërprerë procesi i numërimit të votave.

Disa prej tyre kanë kërkuar ndihmë mjekësore në qendrën më të afërt të mjekësisë familjare e disa të tjerë kanë përfunduar në Klinikën Infektive. Pa dëme kanë shpëtuar vëzhguesit të cilët nuk kanë pasur kontakt fizik me zarfet./ABC News Albania

OK-HELMIMI-NE-SHKODER-_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.36-1280x720.jpg
nev ila10:21 | 07/10/2019

Në spitalin rajonal të Shkodrës janë paraqitur gjatë fundjavës për të marrë ndihmë mjekësore rreth 60 nxënës të Postribës, të cilët u helmuan pasi konsumuan ushqime në një fas-food pranë shkollës. Aktualisht janë nën kujdesin e mjekëve 14 nxënës, 13 prej të cilëve ndodhen tek pediatria dhe një tjetër tek infektivi.

Ditën e sotme pritet të zhvillohet një takim në prefekturën e Shkodrës me përfaqësues të drejtorisë arsimore dhe të shëndetit publik për të diskutuar për rastin e helmimit të nxënësve të Postribës.

Ndërsa pritet përgjigja e Drejtorisë së Shëndetit Publik dhe e AKU-së për të zbuluar shkakun e helmimit të fëmijëve./ABC News Albania 24/7

kronike-postriba-helmimi.mp4_snapshot_00.16-1280x720.jpg
ent ela14:10 | 05/10/2019

Helmimi i nxënësve të shkollës së Postribës në Shkodër ka ndodhur pasditen e së enjtes. Në urgjencë u paraqitën më shumë se 50 raste, disa prej tyre në gjendje të rëndë për shëndetin. Por ende nuk ka dalë një rezultat që të tregojë çfarë e shkaktoi këtë intoksikim të fëmijëve. 

Fëmijët e helmuar në Postribë po mbahen në vëzhgim të rreptë këtu në spitalin e Shkodrës.

Kurse personeli në repartin e infektivit është më në gatishmëri se herët e tjera.

Në dy ditët e alarmit më shumë se 50 fëmijë u paraqitën në urgjencë me temperaturë, të vjella dhe dhimbje barku. Disa prej tyre u rikthyen në urgjencë.

Prindërit u qëndrojnë te koka fëmijëve të tyre. Ata besojnë se helmimi u ka ardhur nga ushqimet që përgatiten pranë shkollës. Ky burrë thotë se nuk është nga Postriba, por vajza e tij i kërkoi një hamburger kur ai po kalonte pranë shkollës.

Fast-foodi i cili ndodhet në oborrin e shkollës së mesme të bashkuar në Postribë është i mbyllur.

AKU i vendosi kyçin vetëm një natë pas ngjarjes.

Edhe uji i pijshëm u ndërpre në shkollë si një masë emergjente deri në daljen e rezultateve të analizave.

Situata e krijuar në Postribë është shoqëruar me enigma orë pas ore. Pritet përgjigja e Drejtorisë së Shëndetit Publik dhe e AKU sëbashku për të mësuar shkakun e helmimit të fëmijëve. Kurse prokuroria dhe policia ka nisur hetimet paralele.

Gazetar i ABC News, Shkodër:  Simon Shkreli

 

postriba.mp4_snapshot_00.04-1280x720.jpg
ent ela08:58 | 05/10/2019

Shtatë minorenë vazhdojnë të jenë akoma në spitalin e Shkodrës, njëri nga të cilët është paraqitur aty mëngjesin e sotëm, raporton gazetari i ABC News Simon Shkreli.

Shkak dyshohet të jetë ushqimi “fast food” e lëngjet, që nxënësit kanë konsumuar, në një pikë shitje pranë shkollës së tyre.

50 fëmijë të shkollës “Adem Haxhia” në Postribë u paraqitën dje në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës, me simptoma të forta helmimi, e në orët e mbrëmjes situata u rëndua.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa Drejtoria e Shëndetit Publik ka marre mostrat e ujit dhe të ushqimeve në fast-food për të zbuluar shkaqet e helmimit.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa Drejtoria e Shëndetit Publik ka marrë mostrat e ujit dhe të ushqimeve në fast-food për të zbuluar shkaqet e helmimit.

Ndjekim deklaratat që prindërit e fëmijëve kanë dhënë mbrëmë mbi këtë ngjarje:

 

 

/abcnews.al

OK-HELMIMI-NE-SHKODER-_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.36-1280x720.jpg
nev ila22:30 | 04/10/2019

Disa nxënës të helmuar që morën ndihmë gjatë ditës në spitalin e Shkodrës janë rikthyer prapë në spital pas përkeqësimit të situatës së tyre në orët e mbrëmjes.

Mësohet se 6 prej tyre janë shtruar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha.

Prindërit e tyre kanë treguar se fëmijët kanë shfaqur simptoma me dhimbje barku, të vjella ndërsa të helmuarit janë shprehur se dhimbjet u kanë nisur pas konsumimit të sanduiçëve në fast food.

Në 48 orët e fundit rreth 50 fëmijë të shkollës “Adem Haxhia” në Postribë të Shkodrës janë paraqitur në urgjencë për të marrë ndihmë.

Policia ka nisur hetimet ndërsa DSHP ka marrë mostrat e ujit dhe të ushqimeve në fast food për të zbuluar shkaqet e helmimit. /ABC News Albania 24/7

spitali-i-shkodres-1280x720.jpg
nev ila16:20 | 04/10/2019

Të tjera të dhëna bëhen të ditura nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor.

Pasditen e të enjtes në spitalin rajonal të Shkodrës sipas këtij Inspektoriati janë paraqitur 26 pacientë  me simptomat e helmimit, të vjella, temperaturë dhe shqetësime të tjera. 16 raste janë trajtuar në repartin infektiv dhe 10 raste në repartin e pediatrisë.

“Sot ne spitalin  e Shkodrës, thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat, – “po marrin shërbim shtatë persona, nga të cilët 5 janë në repartin infektiv dhe 2 në pediatri”.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor bën të ditur gjithashtu se bashkë me Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor po marrin mostra për të zbuluar shkakun e helmimit./ABC News Albania 24/7

OK-HELMIMI-NE-SHKODER-_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.36-1280x720.jpg
ent ela11:14 | 04/10/2019

Nxënës të shkollës së Postribës në Shkodër janë helmuar dhe janë dërguar për ndihmë në spitalin e Shkodrës. Ka dyshime që shkaku është uji i pijshëm por ndërkohë është mbyllur dhe një dyqan fast food pranë shkollës.

Njëri pas tjetrit 26 fëmijë nga Postriba u dërguan me urgjencë në spitalin e Shkodrës. Të gjithë nxënës shkolle, që u ankuan para prindërve dhe mjekëve për dhimbje koke dhe të vjella.    

Por këtu në Postribë alarmi është i madh dhe pse nuk dinë shkakun e kësaj ngjarjeje. Ndërprerja e ujit të pijshëm në shkollë, ishte akti i parë nga Drejtoria e Shëndetit Publik.

Dyshimet për ujin e pijshëm nuk i kanë pritur mirë disa banorë të zonës. As ky punonjës i  njësisë administrative.

Prindër të tjerë dyshojnë se fëmijët u janë helmuar nga ushqimi. Një fast food pranë shkollës u mbyll nga AKU menjëherë pas urgjencave.

Drejtoresha e Shkollës nuk e paraqet alarmante ngjarjen. Ajo po pret rezultatet e analizave për të mësuar çfarë i ndodhi nxënësve të shkollës që ajo drejton.

Situata u përcoll nga institucionet me pasaktësira përsa i përket numrit të nxënësve që shkuan në spital. Policia njoftoi për 12 fëmijë.

Kurse 20 orë më vonë, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, dega rajonale Shkodër përmes një shkrese zyrtare raportoi për 26 raste me simptoma intoksikimi darkën e së enjtes, 16 raste janë trajtuar në repartin infektiv dhe 10 raste në repartin e pediatrisë.

Kësaj të premte janë të hospitalizuar 7 persona që po marrin shërbim në Spitalin Rajonal Shkodër, nga të cilët 5 janë në repartin infektiv dhe 2 në pediatri./ABC News Albania 24/7

 

fde69212-2350-4301-8335-7c98e18ac119_w1023_r1_s.jpg
ent ela21:35 | 29/07/2019

Mjekja personale e kreut të opozitës ruse Aleksei Navalny thotë se ekziston mundësia që Navalny të jetë helmuar me lëndë kimike.

“Nuk mund të përjashtojmë që lëkura e tij të jetë ekspozuar ndaj një lënde helmuese dhe të jetë dëmtuar nga një palë e tretë me një substancë kimike të panjohur”, tha mjekja Anastassia Vassilieva pasi vizitoi zotin Navalny në spital.

Zoti Navalny po vuante një burgim 30-ditor kur u shtrua në spital mëngjesin e së dielës, pas asaj që autoritetet e përshkruan si një “reagim të rëndë alergjik”. Ai tashmë ka dalë nga spitali dhe është kthyer në burg.

Një zëdhënëse e Navalny-it tha se udhëheqësi i opozitës, një kundërshtar i rreptë i Kremlinit, erdhi në spital me “ënjtje të rënda të fytyrës dhe skuqje të lëkurës”. Ajo tha se Navalny nuk kishte patur “kurrë më parë ndonjë një reaksion alergjik.”

Të hënën, një përfaqësues i spitalit ku po trajtohej zoti Navalny u tha agjencive perëndimore të lajmeve se ai është në “gjendje të kënaqshme”. /VOA


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono