helmim

spitali-i-bulqizes.jpg
G. P.21:10 | 04/05/2019

Rreth 30 persona janë paraqitur në spitalin e Bulqizës me shenja helmimi. Të helmuarit janë të grupmoshave të ndryshme ,dhe që të gjithë janë banorë të lagjes së vjetër të Bulqizës.

Mjekët e Bulqizës thonë se rastet e para janë paraqitur në spital gjatë natës së mbrëmshme dhe të tjerë kanë vijuar të paraqiten gjatë gjithë ditës. Pas marrjes së ndihmës mjekësore të sëmurët kanë lënë spitalin dhe janë larguar në banesat e tyre në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas mjekëve të spitalit dyshohet se banorët janë helmuar nga uji kontaminuar, i cili buron nga minierat e Bulqizës. Grupi hetimor po heton shkaqet e helmimit masiv, dhe marrjen e masave për eliminimin e ngjarjeve të rënda./ABC News Albania 24/7

bulqize-1280x796.jpg
ent ela11:11 | 20/03/2019

11 nxënës në Bulqizë përfunduan në spital me shenja helmimi. Sipas të dhënave të para, ata ishin në laboratorin e kimisë. Ndërkohë pritet të mësohen shkaqet e helmimit te nxënësve të klasës së gjashtë.

Në fund të orës së mësimit nga një laborator përfunduan këtu në spital.

Janë 11 nxënës nga 15 që ka gjithsej klasa e gjashtë e shkollës 9-vjçare Shfqet Tançi në Bulqizë.

Ata thonë se eksperimentonin për formimin e objekteve, duke përdorur sapun të dikurshëm. Por nuk ka vonuar dhe po ndjeheshim mire

Mjeku Pediatër në spitalin e Bulqizës Elton Keta tha se fëmijët u paraqitën me dhimbje barku e të vjella. Do t’i nënshtrohen analizave për të vërtetuar shkaqet e vërteta të helmimit.

Fëmijët i ka vizituar edhe nënprefekti Avni Muliu.

Fëmijët morën mjekim për disa orë dhe pasi gjendja e tyre shëndetësore u normalizua ata u larguan për në shtëpi. Por ende nuk dihet nëse ka qenë shkak një sapun apo diçka tjetër ajo që u shkaktoi shenjat e toksikimit të vegjëlve./abcnews.al

spital.jpg
G. P.13:28 | 19/09/2018

Disa banorë të Zharrëzës në Fier të cilët kërkuan ndihmë në spital pretendojnë se janë helmuar nga ndotja e përroit të tyre ku shkarkojnë kompanitë e naftës. Por mjekët në spital presin përgjigjen përfundimtare të analizave për të dalë në një konkulzion.

Shtatë banorë të Zharrëzës perfunduan gjatë natës në spitalin e Fierit me shenjat e intoksimit.

Ata u thanë mjekëve të urgjencës se ishin helmuar nga gazrat e përroit të Zharrëzës aty ku shkarkohet naftë bruto.

“Unë isha brenda në lokal, po punoja se kam një lokal me qera, ngjitur me urën. Edhe eri një erë shumë e fortë. Kujtuam se është një nga ato botet që kalojnë gjithmonë, por zgjati gjysmë ore. Kur vajtëm te vendi i ngjarjes po bënin shkarkimet. Pastaj morëm ambulancën se edhe çunat nuk ndiheshin mirë se u bllokuan nga koka. Erdhën dy ambulanca dhe na morën”, tha një nga të helmuarit.

Por kjo duket nuk i ka bindur akoma mjekët e spitalit, të cilët dyshojnë se burrat mund të jenë helmuar edhe nga alkooli që kanë konsumuar në lokal.

ABC News kërkoi një deklaratë zyrtare nga autoritetet e spitalit, por askush nuk pranoi të flasë me pretendimin që presin analizat përfundimtare.

Jashtë kamerave, mjeku i urgjencës tha se nga analizat e para nuk janë gjetur gjurmë që helmimi të ketë ndodhur nga gazi.

skynews-pussy-riot-pyotr-verzilov_4419083.jpg
G. P.22:48 | 14/09/2018

Piot Verzilov, aktivist dhe bashkëshorti i një prej këngëtareve të Pussy Riot, një grup muzikor anti Putin, është shtruar në gjendje kritike për jetën në repartin e Toksikologjisë në një spital në Moskë. Lajmi është konfirmuar për mediat nga një nga vajzat e grupit. Sipas bashkëshortes së tij, ai është helmuar me qëllim. Verzilov dhe tre nga vajzat e grupit hynë në fushën e futbollit të veshur si agjentë policie gjatë ndeshjes finale të botërorit Rusi 2018./abcnews.al

SKRIPAL-BRITANIA.mpg_snapshot_00.05.jpg
G. P.14:17 | 05/09/2018

Janë identifikuar dy shtetasit rusë të cilët akuzohen se janë përpjekur të helmojnë në muajin mars në Britaninë e Madhe ish-spiunin rus Sergei Skripal dhe vajzën e tij Julia. Por Londra ende nuk ka zyrtarizuar kërkesën për ekstradimine tyre, ndërsa Moska i ka quajtur të kota këto të dhëna.

Policia britanike është e bindur se ka mbledhur prova të mjaftueshme për të lëshuar një mandat arresti ndërkombëtar për dy shtetas rusë që akuzohen për vrasje të mbetur në tentativë në muajin mars me anë të helmimit të ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia. Lajmi u konfirmua për mediat britanike nga numri dy i Skotland Jard, Neil Basu, i cili bëri publik dhe emrat e dy shtatesave rusë: Aleksander Petrov e Ruslan Boshirov.

Por ai shtoi se të dy të dyshuarit mund të jenë duke përdorur një identitet të rremë. Por Londra zyratre ende s’ka pranuar të bëjë një kërkesë zyrtare për ekstradimin e tyre. Nga ana e saj Moska reagoi duke thënë se emrat e dy shtetasve rusë nuk nënkuptojnë asgjë, ashtu si dhe dy fotografitë e publikuara nga mediat britanike të dy të dyshuarve./abcnews.al

vlcsnap-2018-08-23-14h18m52s456-1280x725.png
G. P.14:24 | 23/08/2018

Shumë pushues në Durrës konsumojnë produkte që u ofrohen nga ambulatorët. Por ato nuk kanë asnjë siguri dhe kanë ndodhur jo pak raste helmimesh deri në dërgimin e të sëmurëve në spital.

Nëse vendos të konsumosh një produkt ushqimor nga këto shitës ambulantë mund të përfundosh edhe në spital. Mjaft pushues që frekuentojnë plazhin e Durrësit marrin këtë lloj shërbimi që nuk ka siguri. Tregëtimi i produkteve, kryesisht i akulloreve bëhet jashtë çdo standarti. Ndërsa kontrolli institucional mungon.

Pushuesi 1:“Absolutisht jo, vetëm këtu për çdo kohë, se ku prodhohen ato nuk e dimë, për arsye se duhet të bëhet edhe inspektimi dhe kualiteti i tyre, për arsye se shumë lehtë ata janë produkte të cilat vijnë deri tek helmimi i të gjithëve.

Pushuesi 2: “Jo se kam merak, por nuk jam i sigurtë.”

Pushuesi3: “Shkojmë në shtëpi dhe si konsumojmë, kemi merak më thënë të drejtën.”

Pushuesi 4: “Me frikë, të gjithë me frikë, por diçka po duhet me hëngër.”

Në qendrën shëndetësore të plazhit janë paraqitur disa raste të pacientëve që kanë pësuar helmim ushqimi. Përballë kësaj situate mjekët apelojne të mos konsumohen ushqime të pakontrolluara pasi janë shumë të rrezikshme për shëndetin e tyre.

Ndue Marku, mjek: “Apeli im si mjek është që të mos marrin akullore tek ambulatorët në asnjë mënyrë, akulloret vetëm aty ku prodhohen.”

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kontrollon vazhdimisht restorantet apo edhe aktivitete e tjera që shërbejën për pushuesit në zonat turistike, por nuk mund të bëjë asgjë për ambulantët që shëtisin në brezin e rërës. Në këto kushte pushuesit duhet të kujdesen vetë për shëndetin e tyre dhe ndoshta kanë fat./abcnews.al

100701285_skripal_comp-1.jpg
G. P.10:44 | 19/07/2018

Policia britanike ka identifikuar autorët, të cilët dyshohen se kanë kryer sulmin me substancë kimike ndaj ish-spiunit rus në Salisbury. Duke cituar burime pranë hetimeve, mediat shkruajnë se ata janë shtetas rusë që kishin hyrë kohëve të fundit në Mbretëri të Bashkuar.

Policia britanike beson se ka identifikuar të dyshuarit përgjegjës për sulmin e Marsit ndaj ish-spiunit rus, Sergei Skripal, 66 vjeç dhe vajzës së tij Julia, 33 vjeç, të helmuar nga agjenti nervor Novichok në Salisbury, ku ata banonin. Një burim anonim pranë hetimit i tha agjencisë britanike të lajmeve Press Association se policia identifikoi autorët e dyshuar të sulmit përmes imazheve të kamerave të sigurisë të instaluara në zonën e helmimit, përpara qendrës tregtare ku ata u gjetën të pavetëdijshëm në një stol.

Hetuesit, shkruan The Guardian, besojnë se shumë qytetarë rusë janë të përfshirë në përpjekjen për helmim. Pas kryerjes së kontrolleve të kryqëzuara me listën e njerëzve që hynë në vend në atë kohë, u konfirmuan identitetet e të dyshuarve. Hetuesit thonë se janë “të sigurtë” se janë pikërisht shtetas rusë. Lajmi vjen pak para hapjes së një hetimi për 44-vjeçarin Dawn Sturgess, i cili vdiq muajin e kaluar tetë ditë pasi ra në kontakt me substancën kimike Novichok. Policia beson se helmi vjen nga e njëjta enë e përdorur në rastin e Skripaleve. Charlie Rowley, 45 vjeç, partneri Sturgess, ishte gjithashtu i kontaminuar nga agjenti nervor, duke pësuar dëme të rënda.

Ekspozimi i Sturgess ishte 10 herë më i lartë se Skripalët raportoi Press Association ndoshta për shkak të faktit se Sturgess gjeti shishe të braktisura të lëngshme dhe duke besuar se ishte një parfum,e aplikoi direkt në lëkurën e tij. Policia Metropolitane, përgjegjëse për hetimin, ka kryer kërkime mbi agresorët që nga Marsi. Nuk u publikua asnjë koment për identitetet e autorëve të supozuar./abcnews.al

britania.jpg
G. P.19:24 | 09/07/2018

Autoritetet në Angli kanë arritur në përfundimin se çifti i bashkëshortëtve që u helmuan me agjent nervor kanë rënë në kontakt me një dozë të fortë të substancës Noviçok. Ndërkohë, lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Rusia, që ka shprehur shqetësimin e saj.

Çifti që u prek nga agjenti nervor Noviçok në jug të Anglisë dyshohet të ketë rënë në kontakt me një dozë të lartë të substancës. Kështu deklarojnë autoritetet britanike, një ditë pasi 44-vjeçarja Daun Stërxhs, nënë e tre fëmijëve, ndërroi jetë në spital. Ndërsa bashkëshorti i saj, Çarli Rouli, 45 vjeç, vazhdon të jetë në gjendje kritike.

Policia ndërkohë po vazhdon kërkimet për objektin nga i cili është lëshuar substanca, i cili mendohet të ketë qenë në duart e çiftit. Gjithashtu, mbi vdekjen e zonjës Stërxhs është hapur një hetim penal dhe pritet të kryhet autopsia. Ministri i Brendshëm, Sajid Xhavid ka kryesuar ndërkohë një takim me krerët e komisionit të emergjencave Kobra dhe pritet të raportojë tek kryeministrja May.

Deri tani, hetuesit kanë gjetur një furgon të kuq me të cilin 45-vjeçari Rouli kishte udhëtuar me tre persona të tjerë para se të sëmurej. Mjeti është dërguar në laboratorin ushtarak të qeverisë britanike, Porton Daun. Neill Basu, nëndrejtor i agjencisë së anti-terrorit, i cili po udhëheq hetimet ka deklaruar se nuk mund të konfirmojë që ngjarja të jetë e lidhur me atë të ish-spiunit Sergei Skripal dhe së bijës më 4 Mars.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar të hënën edhe Moska. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov ka shprehur shqetësimin e tij duke deklaruar se situata në Angli përbën rrezik për të gjithë Europën. Peskov ka nënvizuar se nuk është në dijeni për akuza të Londrës ndaj Rusisë, të cilat sipas tij do të ishin “absurde”./abcnews.al

skripal.jpg
G. P.22:21 | 24/05/2018

Yulia Skripal, vajza e ish-spiunit rus që bashkë me të atin u helmuan me armë kimike, ka deklaruar në intervistën e parë pas rekuperimit shëndetësor se dëshiron të kthehet në Rusi. Por në një reagim zyrtar, Kremlini ka bërë te ditur se nuk i beson fjalëve të saj.

Yulia Skripal, vajza e ish-spiunit rus që i mbijetoi sulmit me armë kimike, ka deklaruar se dëshiron të kthehet në vendlindje pavarësisht akuzave se mbrapa tentativës për vrasje qëndron Rusia.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Reuters”, e para pas rekuperimit shëndetësor, Yulia ka deklaruar se ka përjetuar një eksperiencë shumë të vështirë.

“Fakti që ndaj meje u përdor një agjent kimik është tronditës. Jeta ime është kthyer përmbys”, ka thënë zonjusha Skripal.

33-vjeçarja dhe i ati Sergei Skripal, ish-kolonel i shërbimit sekret ushtarak që u dorëzoi britanikëve agjentët rusë në Angli, u gjetën pa ndjenja në një stol në parkun e qytetit Salisburi më 4 Mars. Ajo qëndroi në koma për 20 ditë.

“U zgjova me lajmin se të dy ne ishim helmuar. Jemi me fat që i kemi mbijetuar këtij sulmi. Rekuperimi ynë ka qenë i ngadaltë dhe i dhimbshëm”, ka treguar Yulia.

Vajza e ish-spiunit i është përgjigjur pyetjeve të “Reuters” me shkrim dhe ia ka dorëzuar letrën agjencisë përmes policisë britanike. Aktualisht ajo ndodhet në një lokalitet sekret në Londër, nën mbrojtjen e shtetit anglez.

Duke reaguar ndaj intervistës së saj, Kremlini e ka cilësuar të dyshimtë dëshirën e 33-vjeçares për t’u kthyer në vendlindje. Autoritetet në Moskë, që mohojnë përfshirjen në helmimmin me agjent kimik, ngrenë dyshime nëse vajza e spiunit ka folur me dëshirën e saj.

“Nuk kemi asnjë bazë për ta marrë të mirëqënë këtë deklaratë dhe për t’i besuar”, ka deklaruar zëdhënësi Dmitry Peskov./abcnews.al

vlcsnap-error627-1280x720.jpg
us er11:28 | 16/11/2017

Në Kurbin shumë banorë kanë përfunduar në spital me shenjat e helmimit.Paraprakisht dyshohet se kjo ka ndodhur nga ndotja e ujit të pijshëm. Për këtë arsye Shëndeti Publik lokal ka kërkuar ndihmën e Tiranës për analizat e ujit

Banorë të shumtë të Kurbinit kanë kërkuar ndihmë në urgjencë. Me shenjat e një helmimi njëri pas tjetrit u shtruan në spital.  Mjekët e Kurbinit ngrenë alarmin dhe dyshojnë për helmim masiv nga uji i pijshëm.

Pacientët banonin në të njëjtën lagje, kurse  pjesa më e madhe e tyre ishin banore të të njëjtit pallat. Shtrimet kanë nisur që të premten e kaluar. Deri tani janë regjistruar 20 persona të helmuar.

Drejtori i Shëndetit Publik, Gazmir Dervishi, tha se pasi janë njohur me situatën kanë marrë kampionët dhe i kanë dërguar për analiza në Tiranë. Ai thotë se nga analizat paraprake të kryera në Laç, ka rezultuar se uji i depozitave që përdoreshin nga banorët e pallatit, por edhe të disa banesave përreth, është i ndotur.

Ne Laç rrjeti i ujësjellës-kanalizimeve është i dëmtuar prej kohësh. Jo në pak raste ujërat e zeza janë përzjerë me ujërat e bardha. Banorët kanë vendosur depozita me idenë për të patur ujë me tepër, por në këto kushte ato mund të jenë dhe shkaku u ndotjes së ujit./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono