hekurudhor

vlcsnap-error360-1280x720.jpg
us er12:11 | 07/12/2017

Në Bruksel u mbajt takimi i parë i Ministrave i Infrastrukturës dhe energjise të vendeve të Ballkanit Perëndimor. I pranishëm edhe Ministri Damian Gjiknuri, i cili bën të ditur se korridoret e transportit rrugor dhe hekurudhor, do të financohen të parat nga Bashkimi Evropian.

Ky takim i ministrave të transportit të rajonit në Bruksel është një hap tjetër në drejtim të integrimit të vendeve të ballkanit perëndimor në Bashkimin evropian. Në këtë përfundim ka arritur ministri Damian Gjiknuri.

Gjiknuri: “Ishte një takim që mblodhi ministrat e rajonit me rastin e themelimit të komunitetit të transportit, organizatë e ngjashme me Komunitetin e Energjisë që është tashmë në Vjenë. Ky organizim i Bashkimit Evropian tregon një hap tjetër më të rëndësishëm në drejtim të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Kjo organizatë do të përdoret si një urë bashkëpunimi, si një institucion i rëndësishëm për harmonizimin e projekteve, promovimin e vlerave të njëjta, harmonizimin e politikave të transportit mes shteteve dhe synimi final është padyshim integrimi i krejt rajonit në Bashkimin Evropian edhe sa i takon infrastrukturës e transportit”

Në vlerësimin e tij, përmes këtij organizimi do të mund të kordinohen vendet më mirë për projektet dhe për të thithur fonde të Bashkimit Evropian duke plotësuar hendekun që Ballkani Perëndimor ka sa i takon infrastrukturës.

Gjiknuri:  “Projektet prioritare që ka Ballkani Perëndimor do të zënë vend. Edhe këtu u konfirmua nga Komisioni Evropian, nga Komisionerja për Transportin dhe përfaqësues të Komisionerit për Zgjerimin, që projektet prioritare do të jenë në qendër të financimit. Qoftë kjo përsa i përket pjesës së fizibilitetit apo më vonë edhe fazës së zhvillimit. Do të theksoja këtu korridoret kryesore siç janë korridoret e transportit ku është dhe ai Jonian-Adriatik; projektet e rëndësishme hekurudhore siç janë ato mes Malit të Zi dhe Shqipërisë dhe zgjerimi i hekurudhës drejt Maqedonisë dhe Greqisë. Pra, këto korridore do të shikohen me prioritet përsa i takon financimeve të mëtejshme të Bashkimit Evropian dhe ky mekanizëm tashmë i krijuar do të kordinojë më mirë mes institucioneve financiare por edhe për të promovuar projektet prioritare që meritojnë financim nga institucionet ndërkombëtare”

Gjatë qëndrimit në Bruksel, ministri Gjiknuri zhvilloi takime me Komisioneren për Transportin Violeta Bulc dhe ministrat e transportit të Kosovës, Maqedonisë, Serbisë, Bosnje Hercegovinës dhe Malit të Zi.

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono