hekurudhe

hekurudhaa.png
ad min15:52 | 10/10/2018

Banorët në jug të vendit së shpejti do të qarkullojnë me trenin e linjës hekurudhore Fier- Vlorë. Në Fier kanë nisur punimet për rikonstruksionin e trasesë, kurse në Vlore po kryhen punime në godinën e stacionit të trenit .

Do të jetë linja hekurudhore Fier-Vlorë që do të shërbejë për pasagjerët, por edhe për transport mallrash e kryesisht transport nafte. Punimet për rikonstruksionin e saj kanë nisur nga Fieri. Kurse në Vlorë po bëhen punimet për godinën e isha statcionit të trenit.

Linja hekurudhore Fier-Vlorë, për më shumë se katër vjet ka qenë jashtë funksionit. E amortizuar plotësisht dhe pa asnjë investim çoi në mbylljen e saj. Aktualisht nuk ka ende një datë të saktë se kur banorët do të shohin trenin në qarkullim, por punimet për rikonstruksionin e trasesë po ecin me ritme të shpejta.

Kjo linjë do t’ua bëjë më të lehtë lëvizjen banorëve në jug të vendit, të cilët për më tepër duan të transportojmë mallrat./abcnews.al

ZJARRET-ne-vend-1280x720.jpg
ent ela22:29 | 26/09/2018

Pasditen e së mërkurës u shënuan katër raste zjarresh në të gjithë vendin. Era e fortë ndikoi në përhapjen e flakëve në sipërfaqe të madhe dhe riaktivizmin e vatrave që ishin fikur ditë më parë.

Kodrat e Levanit u përfshinë nga zjarri pasditen e së mërkurës.  Ullishtet dhe shkurret u shkrumbuan brenda pak minutave.

Era favorizoi flakët. Zjarrfikëset arritën në kohë në vendngjarje, por ndërhyrja u bë vetëm me mjete rrethanore për shkak të terrenit. Për këtë u kërkua edhe një helikopter nga ajri, i cili ndihmoi për vënien në kontroll të flakëve. Shkak për zjarrin mendohet të jetë bërë rënia e një peme në shtyllën e tensionit të lartë.

Një tjetër vatër zjarri u ndez pranë linjës hekurudhore Ishëm-Vorë. Kjo pezulloi trenin e mallrave, i cili udhëtonte nga Shkodra drejt Elbasanit. Për dy orë me radhë treni qëndroi pranë stacionit të Ishmit. Nga zjarri është dëmtuar afro dy km hekurudhë.

Një tjetër zjarr u shfaq në Zejmen. Flakët përfshinë edhe traversat e hekurudhës Lezhës- Laç. Vatra e zjarrit mori përmasa të mëdha nga era e fortë dhe rrezikoi dy biznese të zonës.

Ndërsa në Vlorë në një banesë në lagjen 29 nëntori ra një zjarr. Nuk pati të lënduar, vetëm dëme materiale. Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse bëri të mundur shmangien e shpërthimit të një bombole gazi në shtëpi. Shkak për zjarrin dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike. Në një hark të shkurtër kohor u regjistruan disa raste zjarresh. Megjithëse ditët e fundit janë shënuar ulje temperaturash, era e fortë ka ndikuar në përhapjen dhe riaktivizmin e vatrave të zjarrit. /abcnews.al

vlcsnap-2018-08-08-15h02m24s288-1280x721.png
ad min15:03 | 08/08/2018

Një zjarr i madh ka shpërthyer në Gjermani përgjatë një hekurudhe në Sajgburg pranë Bonit, duke shkaktuar të paktën 40 të plagosur, 6 nga të cilët në gjendje të rëndë. Lajmi është konfirmuar nga policia gjermane. 10 ndërtesa janë shkatërruar nga zjarri. Sipas autoriteteve vendore, zjarri u shkaktua nga shkëndijat e provokuara nga një tren në ecje, që fillimisht i vunë flakën pjesës së thatë të barit pranë binarëve./abcnews.al

durresa.jpg
ad min15:52 | 24/07/2018

Ndërtimi i linjës hekurudhore Tiranë Durrës do të nisi në janar të vitit 2019. Zbatimi i projektit do të bëhet i mundur pasi u miratua në parlament granti i fundit prej afro 90 milionë eurosh. Linja e re hekurudhore përfshin largimin përfundimtar të trenave me naftë dhe zëvendësimin e tyre me trena elektrikë.

90.6 milionë euro është granti që përmbyll faturën financiare të projektit për rehabilitimin e linjës ekzistuese Tiranë-Durrës me gjatësi 34.2 kilometra si dhe ndërtimin e linjës së re hekurudhore që lidh linjën kryesore me aeroportin e Rinasit, me gjatësi 4.7 km.

Këtu përfshihen edhe degëzimet shtesë në Tiranë dhe Durrës, me gjatësi 980 metra dhe 800 metra respektivisht, për të lidhur linjën e re me terminalin publik.

Projektigji i miratuar në seancën e fundit parlamentare parashikon që projekti të nisë zbatimin në Janarin e ardhshëm dhe të përfundojë më 31 Dhjetor të vitit 2020, pas sigurimit të fondeve nga qeveria shqiptare.

Sistemi ekzistues hekurudhor i Shqipërisë u zhvillua në mes të 1947 dhe 1986. I tërë rrjeti është një pistë e vetme, jo të elektrizuar, me kalime unazore në stacione.

Linja e re hekurudhore përfshin largimin përfundimtar të trenave me naftë dhe zëvendësimin e tyre me trena elektrikë në linjën Durrës-Rinas-Tiranë e anasjelltas.

Përfitimet që parashikon të sjellë ky projekt është reduktimi i kohës së lëvizjes, zvogëlimin e trafikut rrugor, komoditetin në lëvizje, reduktimin e ndotjes dhe zhvillimin e ekonomisë dhe punësimit./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono