haradinaj

edi-rama123-1.jpg
G. P.14:52 | 12/09/2019

Edi Rama ndodhet në Pragë, në takimin e vendeve të Vishengradit. Kryeministri njoftoi se 4 vendet anëtare: Polonia, Hungaria, Çekia dhe Sllovakia kanë dhënë mbështetje totale për çeljen e negociatave të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian dhe kanë hartuar edhe një plan veprimi për të realizuar këtë objektiv strategjik.

Ndersa neser  në mëngjes, kryeministri Rama do të pritet në një takim nga Kancelarja Angela Merkel në kuadër të lobimit që qeveria po bën për të marrë një përgjigje pozitive nga Këshilli Europian.

Hapja e negociatave do të jetë tema kryesore, por mësohet se do të diskutohet edhe për zhvillimet në rajon dhe në vend.Deri më tani, sinjalet që vijnë nga Gjermania janë pozitive, për një votim pro çeljes së negociatave në Bundestag.

/ABC News Albania 24/7

HARADINAJ-PRAGA-MBULIM-ABCM5T2.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela20:33 | 11/09/2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka anuluar pjesëmarrjen në samitin e Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor që zhvillohet të enjten në Pragë. Lajmi konfirmohet për “ABC Neës” nga burime pranë qeverisë së Kosovës. Ditët në vijim, përfaqësues të këtij institucioni do të dalin me deklarate zyrtare ku edhe do te tregojnë arsyet e anulimit te pjesemarrjes se Haradinajt ne kete samit.

Burimet japin si shkak për këtë anulim angazhimet e kryeministrit. Por motivet reale të bojkotit dyshohet se janë bërë deklaratat e presidentit çek Milosh Zeman në Beograd, se do të shikonte mundësinë për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Ndërkohë, bojkoti është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e qeverisë çeke, e cituar nga mediat vendase. Gjatë vizitës së zhvilluar në Beograd, presidenti Zeman tha se i pëlqente shumë Serbia dhe aspak Kosova dhe shtoi se do të shikonte mënyrën për tërheqjen e njohjes së pavarësisë. /ABC News Albania 24/7

 

haradinaj-1280x720.jpeg
ent ela13:00 | 24/08/2019

Mediat serbe vijojnë të aludojnë rreth arsyes për ftesën që iu pak kohë më parë kryeministrit në detyrë të Kosovës Haradinaj nga gjykata special në Hagë. Haradinaj u shpreh se nuk do të lejonte asnjë mbetje të Serbisë në Kosovë.

Pas ftesës së Gjykatës Speciale për Ramush Haradinaj, mediat serbe në vazhdimësi kanë propaganduar rreth asrsyes së kësaj ftese për ish-komandanti i Zonës së Dukagjinit në Gjykatën Speciale.

Disa media raportojnë se Haradinaj është ftuar rreth rastit të “Shtëpisë së Verdhë”, ndërkohë politikani serb Millovan Dreçun shprehet se janë mbledhur ‘fakte’ të reja kundër Haradinaj të cilat janë dorëzuar në Hagë. Mediar në Kosovë citojnë ato serbe sipas të cilave ekziston një dëshmitar serb me emrin Dragoljub Stankovic, i cili do të dëshmojë në Gjykatën Speciale. Siç ka thënë Stankovic për serben ‘Politika’, “Haradinaj do të gjykohet për periudhën pas 30 shtatorit të 1998-ës”, raporton  Gazeta Express. Ai ka thënë se “ka dëshmi të shumta të cilat do ta shpallin fajtor Ramush Haradinaj”.

Lidhur me këto shkrime ka reaguar kryeministri në detryë i Kosovës dhe kreu i AAK’së, duke thënë se kjo ndodh nga mbetjet e Sllobodan Milloshevic. Haradinaj thotë se tashmë Kosova është shtet me ushtri, dhe se Serbia nuk do të ketë më asgjë në Kosovë.

“Mbetjet e Milloshevic nuk po ndalen! As unë nuk do të ndaloj që ta mbaj Serbinë jashtë Kosovës. Fuqizuam shtetin tonë me ushtri dhe përmes tarifave kemi mbrojtur tregun tonë. Kosova është shtet sovran në tërë territorin e saj dhe Serbia nuk do të ketë kurrë më punë këtu!”, shkruan Haradinaj në profilin e tij në Facebook. /ABC News Albania 24/7

BLERTA-HARADINAJ-TAKIMI_ABC-M4-T2.mpg_snapshot_00.40-1280x720.jpg
ent ela18:40 | 30/07/2019

Jo të gjithë anëtarët e koalicionit qeverisës në Kosovë, i janë përgjigjur ftesës së kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinaj për një takim të përbashkët konsultativ. Munguan përfaqësues të Partisë Demokratike, më e madhja e koalicionit.

Zv.kryeministrat Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli ishin të vetmit që iu përgjigjën ftesës së kryeministrit në dorëhqeje Ramush Haradinaj për një takim konsultativ të koalicionit të deritashëm.

Kreu i PDK-së njëherësh edhe kryetar i parlamentit Kadri Veseli ka refuzuar të marrë pjesë në këtë takim, ndërsa në mesditë ka takuar kryetarët e komunave që udhëhiqen nga PDK-ja, për tu mobilizuar për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Në takim nuk ka marrë pjesë as zv.kryeministri Enver Hoxhaj I cili është edhe nënkryetar I PDK-së.

Pas takimit që zv.kryeministri Fatmir Limaj  tha se javën e ardhshme duhet t’i jepet epilog situatës së krijuar.

“Është më mirë të mblidhen partitë politike dhe të caktohet data e zgjedhjeve,  natyrisht edhe presidenti të kryejë detyrën e vet .Pastaj duhet të caktohet një datë e zgjedhjeve sipas marrëveshjes së partive politike”.

Derisa Presidenti ende nuk I ka ftuar partitë e mëdha për konsultim, ai sot ka takuar përfaqësuesit e  partive të minoriteteve KDTP-së dhe ata të VAKAT me të cilët ka biseduar për zhvillimet politike pas dorëheqjes së kryeministrit.

Ndërkohë mbledhje sot ka mbajtur edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Raporti: Blerta Dalloshi Berisha

Kamera: Visar Kryeziu

 

 

haradinaj-1280x720.jpeg
ent ela09:30 | 26/07/2019

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk do të lejojë vakum qeverisës në Kosovë, dhe se do të vazhdojë të kryejë detyrat e tij qeverisëse.

Ai iu përgjigj kështu kritikave në rritje nga përfaqësuesit e opozitës, të cilët kanë thënë, se në momentin e dorëheqjes, ai nuk ka të drejtë më të marrë vendime.

Kritika ka pasur edhe për shkakun se sot (e premte) Haradinaj ka thirrur një mbledhje të qeverisë. Por, Haradinaj i ka ftuar të gjithë ata që kanë dyshime në ligjshmërinë e vendimeve të ardhshme të qeverisë, t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

Dëgjoj zëra se kryerja e detyrave qeverisëse pas dorëheqjes, është jo kushtetuese. Si Qeveri në dorëheqje, ashtu siç e kam cekur edhe në vendimin tim për dorëheqje, do t’i kryejë detyrat, se nuk guxoj të lë vakuum qeverisës, sepse Kosova nuk mund t’i bartë pasojat e vakuumit qeverisës. Me respekt për ta, palët që mendojnë ndryshe i ftoj t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, pas kthimit nga Haga në Kosovë.

Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje nga detyra e kryeministrit, të premten e kaluar, për shkak se është ftuar për tu intervistuar nga Gjykata speciale për krime të luftës në Kosovë, në cilësinë e të dyshuarit.

Pas intervistimit nga prokurorët në Hagë, Haradinaj ka thënë se nuk pret të ketë aktakuzë ndaj tij, dhe se është mbrojtur në heshtje./REL

ZGJEDHJET-NE-KOSOVE_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.39-1280x720.jpg
ent ela15:20 | 25/07/2019

Sot pritet të mbërrijë në Prishtinë kryeministri i dorëhequr Ramush Haradinaj. Ai përfundoi të mërkurën intervistimin nga prokurorët e Dhomave të Specializuara në Hagë. Ndërkohë Presidenti Thaçi nuk ka bërë asnjë hap për të drejtuar vendin në zgjedhje të parakohshme pas dorëheqjes së Haradinajt nga posti i kryeministrit.

Nesër bëhen një javë që kur Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i Kryeministrit pas ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

Ndonëse Haradinaj ka kryer obligimin e tij dje në Hagë dhe sot pritet të kthehet në Kosovë, ende nuk është ndërmarrë ndonjë hap konkret për krijimin e një qeverie teknike, apo shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Presidenti nuk i ka ftuar ende partitë politike për konsultim derisa këto të fundit janë deklaruar kundër një qeverie teknike dhe për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Sido që të jetë Haradinaj pas kthimit nga Haga ka thënë se do t’i kthehet jetës politike. Ai nuk ka përjashtuar mundësinë që të garoj sërish për postin e kryeministrit në zgjedhje të jashtëzakonshme. Ndërsa në Hagë ai ka zgjedhur heshtjen për t’u mbrojtur. Nuk dihet ende nëse do të ketë aktakuzë për të në të ardhmen nga Specialja. /ABC News Albania 24/7

haradinaj-2-1280x849.jpg
Sej rie13:00 | 24/07/2019

Kanë përfunduar intervistimet në Gjykatën Speciale në Hagë Kryeministri në dorëheqje  Ramush Haradinaj dhe ish zëdhënësi i UÇK-së Jakup Krasniqi.

Ramush Haradinaj ka zgjedhur heshtjen për tu mbrojtur , duke mos iu përgjigjur pyetjeve të prokurorëve të dhomave të specializuara në Hagë.

Haradinaj pas intervistimit tha se nuk ia lejon këshilla ligjore që të tregojë se për çfarë konkretisht është pyetur derisa ende nuk e di rolin e tij për çfarë është ftuar si i dyshuar.

“Kam pranuar këshillën ligjore që të mos i përgjigjem pyetjeve. Me këtë kam përfunduar detyrimet ligjore ndaj Gjykatës, nuk kam detyrime të tjera. Kjo është gjithçka që mund të them sot. Nuk ka një material, apo përmbajtje, se për çfarë bëhet fjalë dhe këshilla ligjore ka qenë që të mos hyj në diskutime tjera por të mbrohem në heshtje. Nuk e di për çfarë jam ftuar, kam kërkuar shpjegime, për rolin tim në UÇK po, por jo diçka konkrete”.

Për momentin prokuroria nuk ka paraqitur ndonjë detyrim tjetër ndaj Haradinaj ndërsa ky i fundit u shpreh se do të kthehej në Kosovë.

Haradinaj tha se dorëheqja e tij është një ndërhyrje e madhe për Kosovën.

“Është një ndërhyrje e madhe për Kosovën. Jemi detyruar në momentet kur është dashur të ruhet vëmendja në gjëra të tjera, që të japim dorëheqjen. Për fat të mirë në Kosovë ka qëndrueshmëri dhe është respektuar ligji dhe Kushtetuta. Partitë politike garojnë, nëse populli me jep besim e vazhdoj punën nëse jo u uroj fat të tjerëve”.

Intervistimin sot në Hagë e përfundoi edhe ish zëdhënësi i UCK-së Jakup Krasniqi. Ai nuk ka dashur të japë detaje për mediat se në çfarë cilësie është ftuar por vetëm ka thënë se e ka kryer detyrimin e tij ligjor./ABC News Albania 24/7

KRIZA-HARADINAJ.mpg_snapshot_00.54-1280x720.jpg
ent ela11:10 | 24/07/2019

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj dhe Jakup Krasniqi, ish-zëdhënës i UÇK-së kanë përfunduar marrjen në pyetje në Hagë, me ftesë të Gjykatës Speciale.

Pas marrjes në pyetje, Haradinaj u shpreh se kishte kryer detyrimet e tij ligjore dhe tashmë po kthehej në Kosovë për t’u përqendruar sërish tek jeta politike. Haradinaj tha se me këshillën e avokatëve të tij nuk i ishte përgjigjur asnjë pyetjeje, e që aktualisht nuk kishte më asnjë detyrim ndaj gjykatës speciale. Haradinaj theksoi se rikthehej në atdhe i palëkundur për vendimet e tij politike.

Ndërsa kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi nuk pranoi të jepte asnjë deklaratë për gazetarët pas daljes nga ndërtesa e gjykatës.

Ramush Haradinaj u dorëhoq pak ditë më poarë nga posti i kryeministrit, me qëllim që të shkonte pera Gjykatës së Hagës si qytetar i thjeshtë. /ABC News Albania 24/7

C7CAC999-150B-40ED-BD58-5BD8F21D5790_w1023_r1_s.jpg
ent ela09:00 | 24/07/2019

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, do të merret sot në pyetje nga Prokuroria Speciale për Krime Lufte në Kosovë.

Haradinaj udhëtoi drejt Hagës, ku edhe vepron Prokuroria, të martën, katër ditë pasi dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Kosovës, për shkak të, siç tha, ftesës për intervistim në cilësinë e të dyshuarit.

Prokuroria Speciale është një nga dy dhomat e Gjykatës Speciale që i trajton pretendimet për përfshirjen e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krime të luftës, në periudhën 1998-2000.

Haradinaj ka qenë komandant i UÇK-së dhe kjo është hera e dytë që ai jep dorëheqje nga pozita e kryeministrit për t’u përballur me drejtësinë në Hagë.

Hera e parë ka ndodhur në vitin 2005, kur është akuzuar për krime lufte nga Tribunali Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë.

Haradinaj është liruar dy herë nga akuzat që lidhen me luftën: në vitin 2008 dhe pastaj në rigjykim të pjesshëm, më 2012.

Duke shpallur vendimin për dorëheqje të pakthyeshme më 19 korrik, ai tha se “nuk do që të shkojë në Hagë si udhëheqës qeverie, por si qytetar i Kosovës”.

Prokuroria Speciale, nga janari i këtij viti, ka intervistuar dhjetëra ish-luftëtarë, por Haradinaj paraqet zyrtarin më të lartë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe të institucioneve të Kosovës që do të merret në pyetje nga hetuesit.

Ngjashëm është edhe rasti i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ish-zëdhënës i UÇK-së, i cili po ashtu do të intervistohet sot.

Ftesa për intervistim këto ditë morën edhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapi, ish-anëtari i këtij shtabi, Sokol Bashota, ish-shefi i një zone operative, Shukri Buja, e të tjerë.

Kuvendi i Kosovës e miratoi ligjin për formimin e Gjykatës Speciale në gusht të vitit 2015, ndërsa Gjykata u bë plotësisht funksionale në korrik të 2017-ës.

Gjykata është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por statutet e saj u lejojnë prokurorëve që t’i zhvendosin procedurat jashtë vendit.

Vendimi për themelimin e saj pasoi publikimin e një raporti nga Këshilli i Evropës në vitin 2011, në të cilin u tha se ka prova të mjaftueshme për të hetuar krimet që supozohet se i kanë kryer ish-pjesëtarë të UÇK-së kundër serbëve dhe disa shqiptarëve të dyshuar për bashkëpunim me regjimin e Beogradit, gjatë dhe para luftës së viteve 1998/99.

Formimi i Gjykatës nxiti pakënaqësi dhe çoi në protesta të veteranëve të UÇK-së. Në fund të vitit 2017, pas një peticioni me mbi 15 mijë nënshkrime, një grup i deputetëve të Kuvendit të Kosovës ndërmori një nismë për shfuqizimin e Gjykatës, por ajo dështoi pas disa javësh presion politik nga bashkësia ndërkombëtare.

Ekspertët e së drejtës penale ndërkombëtare thonë se pas intervistimeve në Prokurorinë Speciale, pritet të ngrihen edhe akuza.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 22 korrik, Haradinaj tha se ai “e ka dëshmuar pafajësinë e tij dy herë” dhe se ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit, të cilën e mbajti nga viti 2017, “për ta ruajtur nderin e shtetit dhe të kryetarit të qeverisë”.

Haradinaj, i cili udhëheq Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, po ashtu tha se Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, për të dalë nga gjendja në të cilën është.

Edhe partitë tjera, si në pushtet, ashtu edhe në opozitë, i shohin zgjedhjet si të pashmangshme, por presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka dalë ende me ndonjë vendim për to. /Radio Evropa e Lirë

methode_times_prod_web_bin_32adb3f2-53cc-11e9-a8f5-a9ee11ff7e6d.jpg
ent ela13:40 | 23/07/2019

Ramush Haradinaj është misur për në Hagë ku i është kërkuar të jetë i pranishëm në një seancë marrjesh në pyetje nga gjykata speciale. Pak para nisjes ai u shpreh se pavarësisht rrethanave, mbetej i palëkundur në vendimet e tij

Fiks në orën 12.00 kryeministri Ramush Haradinaj ka mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës për të udhëtuar për në Hagë, aty ku pritet të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit nga dhomat e specializuara.

Por ende nuk është bërë e ditur se për cilat raste konkretisht Haradinaj do të merret në pyetje. Haradinaj nuk ka preferuar të ndalet e të flasë për media.

Megjithatë para nisjes për në aeroport ai nëpërmjet një statusi në Facebook ka thënë se luftëtarët e lirisë gjithmonë ishin të rreshtuar me të drejtën.

“Tërësisht në të drejtën e Kosovës, i palëkundur për vendimet e mia jetësore dhe i patrazuar e ballëlartë. Kosova ka ecur përpara në rrugëtimin euro-atlantik dhe është më e fortë se kurrë, në rreshtin e paqes dhe miqësi të përhershme me ShBA-në. Kosova është e gatshme të dialogojë me Serbinë deri në arritjen e një marrëveshjeje finale ligjërisht obliguese, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues. Por, tregun e japim vetëm për njohje. Me nder kam mbrojtur të drejtën tonë, dje, sot dhe do ta mbrojë gjithmonë!”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj edhe dy herë më parë ishte përballur me Tribunalin e Hagës por në të dyja rastet është shpallur i pafajshëm.

Ndërsa njëherë ishte ndaluar në Francë me flet-arrest të Serbisë ku ka qëndruar për rreth 4 muaj për tu shpallur i lirë më pas nga Gjykata në Colmar të Francës.

Ramush Haradinaj të premten ka dhënë dorëheqje nga posti i Kryeministrit pasi është ftuar nga Gjykata Speciale për tu marrë në pyetje në cilësinë e të dyshuarit.

Haradinaj edhe në vitin 2005 kishte dhënë dorëheqje nga po i njëjti post pas 3 muajsh qeverisje për shkak të  ballafaqimit të tij me atëherë Tribunalin e Hagës./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono