hapja e negociatave

Presidenti_Ilir_META-1280x854.jpg
ent ela14:38 | 09/06/2018

Presidenti Ilir Meta në përgjigje të interesimit të gazetarëve lidhur me procesin e çeljes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian ka deklaruar se me rëndësi thelbësore është që të punojmë së bashku dhe të qëndrojmë larg frymës së konfliktit. Janë të gjitha mundësitë që vendi ynë të marrë një përgjigje pozitive për hapjen e negociatave – mësohet të ketë thënë presidenti Meta i cili ka refuzuar të komentojë lajmet për kampe luftëtarësh apo refugjatësh të parashikuara për në vendin tonë.

Deklaratat kreu i Shtetit i ka dhënë gjatë vizitës së tij në Bashkinë Pustec, ku i shoqëruar nga autoritetet më të larta vendore si dhe banorë të minoritetit maqedonas atje, ka uruar çeljen e sezonit turistik duke dhënë edhe premtimin se disa nga ditët e tij të pushimit do i kalojë në liqenin e mrekullueshëm të Prespës. /abcnews.al

basha-me-austriakun.jpg
ent ela12:31 | 08/06/2018

Kryedemokrati Lulzim Basha pas një takimi në ambientet e Kryesisë së Kuvendit me nje delegacion parlamentar austriak konfirmoi marrjen e mbështetjes së Austrise në votimin e pritshëm të këtij muaji për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Artikulimi i shqetësimit për trajtimin e çështjes “Xhafaj”  erdhi nga selia blu, por këtë herë nga kreu i Komisionit të Çështjeve Europiane, Reinhold Lopatka, njëkohësisht kryetar i Komisionit të jashtëm në parlamentin austriak.

“Kemi pasur mundësinë të shkëmbenim mendime me parlamentarë sit ë mazhorancës ashtu edhe opozitës dhe me kënaqësi konstatoj se hapja e negociatave mbështetet nga të dyja palët. Megjithatë duhet të theksoj se ne jemi të shqetësuar për çështjen Xhafaj. Rasti i ministrit Xhafaj duhet të hetohet në mënyrë të besueshme në mënyrë që të ndihmojë rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian”.

I shoqëruar nga Michael hammer, zv.kryetar i komisionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes në Austri, Reinhar Lopatka përcolli shqetësimin e qytetarëve që përfaqëson.

“Gjithashtu më duhet të përmend se qytetarët austriak janë të shqetësuar me rastet kriminale në Europë ku qytetarët shqiptarë janë të përfshirë.Lufta kundër elementëve të krimit të organizuar dhe bërja e gjithçkaje për fuqizimin e ksuhtetutës dhe shtetit ligjor janë tepër e rëndësishme për ne”.

Konferenca e përbashkët në selinë blu erdhi menjëherë pas takimit me dy funksionarët austrik në ambientet e kryesisë së Kuvendit, takim gjatë të cilit kryedemokrati njofton thirrjen e tij për mbështetjen e Shqipërisë me votën austriake në fund të muajit në Samitin i cili do të vendosë fatin e negociatave të Shqipërisë me unionin.

“Padyshim që ne jemi pro hapjes së negociatave në Këshillin Europian në fund të qershorit. Ky është një qëndrim i ndarë nga të gjitha partitë e Parlamentit Austriak”.

Kreu demokrat Basha theksoi qëndrimin e opozitës se hapja e negociatave nuk vjen përmes fshehjes së problemve në vend dhe angazhimin e demokratëve për çelja e diskutimeve për antarësim, që të ishin edhe një instrument kontrolli ndaj qeverisë me qëllim përparimin e Shqipërisë në luftën kundër narkotrafikut, korrupsionit dhe pro një drejtësie të pavarur. Mbështetjen e austrisë për hapjen e negociatave për antarësim me Shqipërinë e ka njoftuar edhe më parë kancelari austriak Sebastian Kurtz. /abcnews.al

RAMA-PER-ARD-1280x720.jpg
ent ela12:19 | 04/06/2018

Pavarësisht se shpreson për hapjen e negociatave, kryeministri Edi Rama shprehet se nuk e kupton se si Evropa mund të sfidojë objektivat e veta. Në një intervistë për median gjermane ARD, kreu i qeverisë uroi që qasja e Bashkimit Evropian ndaj Shqipërisë të mos jetë e padrejtë.

Kryeministri Edi Rama vazhdon të shprehë bindjen se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave. Këtë e ka e ka thënë edhe gjatë intervistës për televizionin gjerman ARD.

“Shqipëria e meriton hapjen e negociatave pasi kemi marrë një rekomandim shumë të qartë nga Komisioni”.

“Nuk e kuptoj se si kjo makineri që kushton miliarda për të hartuar raportet të imtësishme mund të sfidojë objektivat e veta. Sigurisht, e di që ka vende anëtare që kanë probleme të brendshme, por besoj fuqishëm në shpirtin e Europës. Dhe në shpirtin e Europës ka një qasje strikte dhe të drejtë, kështu që deri tani qasja ka qenë strikte dhe shpresoj të mos jetë e padrejtë”

Sa i përket samitit të fundit të Ballkanit Perëndimor në Sofje pritshmëritë nuk i kishte të larta kryeministri Edi Rama.

“Jo nuk prisja, sepse e dija çfarë kishim bërë dhe sa progres mund të bënim, kështu që e dija se nuk ishte koha për të kërkuar asgjë të tillë por se ishte një çast për të vazhduar dhe luftuar, pra ishte një takim i mirë sepse munda të luftoj”.

Kalimi i paligjshmëm i kufijve është një ndër temat që po shqetëson sot Bashkimin Evropian. Por kjo nuk do të thotë që duhet të ngrihen barrier në kufirin me Greqinë u shpreh kryeministri Rama.

“Nuk besoj në barrierat fizike, besoj në barrierën e bashkëpunimit mes shteteve dhe njerëzve. Pra nëse kjo barrierë është e ndërthurur mirë, atëherë çdo gjë është shumë mirë dhe nëse është e bërë siç duhet jo vetëm mbron kufijtë por respekton edhe dinjitetin e njerëzve”.

Statistikat e fundit zyrtare tregojnë se numri i refugjatëve që kalojnë kufirin nga Greqia drejt Shqipërisë dhe më pas drejt Europës Qendrore, është me 14 herë më i lart në raport me vitin e kaluar. /abcnews.al

DEPUTETI-GJERMIAN-1280x720.jpg
ent ela11:31 | 25/05/2018

Ndërsa vendi jonë është në pritje të hapjes së negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian, deputeti gjerman njëkohësisht dhe kryetar i komisionit për çështje europiane në Bundestag, Gunter Krishbaum, deklaroi se është ende herët për këtë hap.

Kryetari i Komisionit për çështje evropiane të Bundestagut, Gunther Krichbaum deputet nga radhët e CDU-së, me anë të një statusi në profilin e tij në Facebook ka shpërndarë intervistën e tij më të fundit për Velt, ku flet për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ai shprehet se është ende shumë herët që të hidhet ky hap dhe se Brenda koalicionit qeverisës gjerman duhet të merret një vendim unanim për Shqipërinë, para verës. Krishbaum thotë qartë se për momentin është kundër fillimit të negociatave të pranimit me Shqipërinë. Kricbaum shton se megjithëse Shqipëria ka nisur reforma të shumta, për shembull në gjyqësor, ato duhet të zbatohen tërësisht. Kjo vlen në veçanti në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, i cili shpesh arrin në qarqet më të larta të qeverisë, thekson ai.

Intervista e tij në prestigjozen gjermane është titulluar: Një pyetje e ndërlikuar për koalicionin e Merkelit, duke lënë të nënkuptohet se në rradhët e koalicionit qeverisës në Gjermani ka përçarje për sa i përket asaj nëse BE duhet të negociojë me Shqipërinë në muajin qershor. Krishbaum gjithashu është shprehur edhe kundër Maqedonisë. Ndërsa Majkëll Rot i socialdemokratëve gjermanë në një prononcim për edicionin e së dielës së “Di Velt” ishte shprehur se hapja e negociatave të pranimit në BE “do të ishte një sinjal inkurajues për njerëzit, veçanërisht për të rinjtë në Shqipëri dhe Maqedoni”.

Brenda kolaicionit të drejtuar nga Merkel, njëra palë mendon se para zgjedhjeve europiane në maj të 2019-ës, do të ishte mirë që europianët të pyeteshin nëse janë dakord me zgjerimin e mëtejshëm të Bashkimit Europian. Ndërsa pala tjetër mbështet idenë se Shqipërisë dhe Maqedonisë duhet t’i jepet një perspektivë. Dy palë të kundërta të cilat duhet të arrijnë sa më shpejt një qëndrim të përbashkët.

Kancelarja Merkel deri tani nuk ka dhënë një qëndrim zyrtar, edhe pse ka refuzuar zërat që sugjerojnë se Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia do të jenë vende anëtare deri në 2025-ën Merkel u shpreh se nuk kishte aspak besim te kjo datë. Qeveria gjermane është e vetëdijshme se Bashkimi Europian aktualisht është në pozicion mbrojtjeje për shkak të Brexit dhe qeverisë së re populiste të Italisë. Por janë të shumtë ata që ruajnë kujtime jo të mira nga anëtarësimi i shpejtë të Bullgarisë dhe Rumanisë. Mundësia më e madhe është ajo që negociatat të nisin pas zgjedhjeve europiane, përfundon artikulli. /abcnews.al

ERISA-ZYKA-DHE-JULIAN-ZYLA-1280x619.jpg
ent ela22:16 | 17/04/2018

Gazetarja e ABC News në Bruksel Erisa Zyka në një lidhje direkte me gazetaren e “Mbrëmje në ABC News” Mirela Milori ka komentuar progres raportin që rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë. Zyka tha se  fillimi i procesit të vettingut është pika kyçe për këtë rekomandim pozitiv të KE për hapjen e negociatave, pavarësisht problemeve si lufta kundër korrupsionit dhe mos arrestimi apo dënimi i peshqve të mëdhenj.

Ajo foli gjithashtu edhe për progres raportin për Kosovën.

Për këtë çështje ka folur në studion e Mbrëmje në ABC News edhe eksperti për çështjet ndërkombëtare Julian Zyla. Sipas tij kjo ishte prova e radhës dhe dakordësia që pritej. /abcnews.al

be-1280x607.jpg
G. P.11:06 | 17/04/2018

Eurokomisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn, pritet të paraqesë sot rekomandimet e Komisionit Europian për vendet e rajonit tonë, gjatë një konference shtypi në Bruksel në orën 15:30 minuta.

Para konferencës së shtypit në Bruksel, në Tiranë ambasadorja e delegacionit të BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin do të mbajë një deklaratë të shkurtër rreth orës 15:10. Ndërsa pas konferencës së shtypit në Bruksel, ambasadorja Vlahutin do të shkoë për të dorëzuar progresraportin në kryeministri, tek kreu i ekzekutivit Edi Rama rreth orës 16:30, në presidence tek kreu i shtetit Ilir Meta në orën 17.00 dhe në Kuvendin e Shqipërisë, tek kryetari Gramoz Ruçi në orën 17:30.

Ndërkohë, pasditen e sotme në Tiranë mbërrin në Tiranë përfaqësuesja e BE-së për politikë të jashtme, Federika Mogherini. Takimet zyrtare, ajo do t’i zhvillojë gjatë ditës së neserme, ku në orën 11:00, do të ketë një konferencë shtypi me kreun e qeverisë, Rama. Kryediplomatja e Komisionit Europian pritet të takojë në Tiranë edhe presidentin Meta si dhe kreun e opozitës Basha./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono