hapja e negociatave

ministrat-e-jashtem.jpg
nev ila12:11 | 18/06/2019

Që në fillim të takimit, ministrat e jashtëm janë shprehur se do të finalizojnë konkluzionet për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

“Ne duhet të aprovojmë konkluzionet për paketën e zgjerimit të prezantuar nga Komisioni Evropian. Rumania ka bërë shimë që prej fillimit. Mbetemi shumë të angazhuar për të punuar për rajonin, me rajonin dhe për të avancuar procesin e zgjerimit. Rumania, që ka presidencën e Bashkimit Evropian po përpiqet për arritjen e hartimit të një teksti që të jetë angazhues dhe konstruktiv dhe njëkohësisht të ruajë ekuilibrat strategjikë dhe rëndësinë strategjike të rajonit të Ballkanit Perëndimor për Bashkimin Evropian.  Të gjithë kemi folur për marrëveshjen e Prespës. Është shumë e rëndësishme që të nënvizohet rëndësia strategjike e rajonit të Ballkanit”, tha George Ciamba, ministër i Rumanisë për çështjet evropiane.

“Konkluzionet nuk arritën të aprovoheshin nga ambasadorët e përhershëm, por këtë gjë duhet ta bëjmë sot. Çështja është mbi të gjitha procedurale lidhur me votimin e Bundestagut pas verës dhe me procesin e hapjes së negociatave të anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, tha Enzo Moavero, ministër i jashtëm i Italisë.

Strategjia e zgjerimit mbetet për ne shumë specifike, pasi bëhet fjalë për një përgjegjësi të madhe për paqen dhe stabilitetin në gjirin e Evropës. Ne do të analizojmë raportet e Komisionit dhe në këtë kontekst, zhvillimet pozitive në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri. Një vit më parë, këtyre dy vendeve u dhamë detyra shtëpie, të cilat sipas mendimit tim tashmë janë kryer. Maqedonia e  Veriut ka arritur diçka historike me marrëveshjen e Prespës, e cila mund të shërbejë si shembull për rajonin lidhur me guximin dhe angazhimin e treguar për pajtim pas një konflikti prej gati tre dekadash. Ne duhet ta shpërblejmë këtë, përndryshe Bashkimi Evropian rrezikon të humbasë  një pjesë të besueshmërisë së tij. Qëndrimi ynë është që të vazhdojmë diskutimet në mënyrë që të hapim negociatat sa më shpejt që të jetë e mundur. Është vetëm fillimi i negociatave të gjata dhe të vështira dhe është një çështje e stabilizimit të demokracive, forcimit të shtetit ligjor dhe pluralizmit të opinionit në këto vende. Pa Bashkimin Evropian, kjo nuk do të funksiononte”, tha Michael Roth, ministër gjerman i shtetit për çështjet evropiane.

I pyetur lidhur me një dritë jeshile për Maqedoninë e Veriut, ministri Roth ka treguar qartë, se vendimi pritet në tetor.

 “Raportet e zgjerimit janë dorëzuar shumë vonë. Bundestagu nuk kishte kohë të mjaftueshme për të shqyrtuar raportet. Unë mund të kuptoj që ka kritika për këtë nga vende të tjera, por si përfaqësuesi i qeverisë gjermane unë jam i detyruar t’i jap më shumë kohë Bundestagut. Mendoj se në tetor do të gjejmë një marrëveshje”, tha ai.

Ministrat e jashtëm priten të aprovojnë konkluzionet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut para orës 15h30./ABC News Albania 24/7

ilir-meta-berlin.jpg
nev ila18:15 | 07/06/2019

Gjatë qëndrimit në Berlin, ku mori pjesë në takimin e 24 ndërkombëtar të Berlinit, Presidenti i Republikës Ilir Meta u takua edhe me përfaqësues të grupeve parlamentare kryesore në Bundestag, për të diskutuar lidhur me perspektivën evropiane të vendit, dhe veçanërisht për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian sa më parë.

Në takimin që pati me Nënkryetarin e Grupit Parlamentar CDU/CSU, z.Johann Wadephul dhe Raporterin për Shqipërinë për CDU/CSU në Komisionin e Jashtëm, z.Christian Schmidt, ku u diskutua mbi perspektivën e çeljes së negociatave të anëtarësimit, Presidenti Meta vlerësoi angazhimin e tyre si dhe gatishmërinë për të ndihmuar në kapërcimin e krizës dhe për rivendosjen urgjent të dialogut politik.

Presidenti Meta u takua gjithashtu me Zëdhënësin për Politikën e Jashtme të Grupit Parlamentar SPD në Komisionin e Politikës së Jashtme, z.Nils Schmid, të cilin e falënderoi për mbështetjen për çeljen e negociatave të anëtarësimit, dhe në tërësi për procesin e integrimit europian.

Kreu i Shtetit zhvilloi një takim të veçantë dhe me deputeten e CSU, Raportere për Shqipërinë në Komisionin e BE-së në Bundestag, znj.Katrin Staffler me të cilën gjithashtu bisedoi mbi perspektivën e çeljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE./abcnews.al

zaev.jpg
nev ila13:05 | 06/06/2019

Nëse nuk do të ketë një datë të caktuar për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin evropian, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Është kjo deklarata më e fundit e kryeministrit Zoran Zaev nga Brukseli

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, deklaroi nga Brukseli se anulimi i mundshëm i vendimit për një datë të caktuar, për hapjen e negociatave nga ana e Bashkimit Evropian, do të rrezikonte qeverinë. Sipas raportimeve të mediave në Maqedoninë e Veriut, Zaev ka paralajmëruar se nëse nuk do të ketë një datë , atëherë vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Për çdo vendim i cili ka të bëjë me zgjerimin e BE-së, i domosdoshëm është paraprakisht Bundestagu të japë dritën jeshile. Afati i ardhshëm për miratim të vendimit nga ana e Berlinit është 28 qershori, pas së cilës ministrat e BE-së mund ta përcaktojnë datën përfundimtare në gjysmën e dytë të korrikut, kur sërish do të takohen në Bruksel.

Zaev theksoi se raporti i Komisionit Evropian është më pozitivi deri tani për Maqedoninë e Veriut dhe se të gjithë pa përjashtim pajtohen se vendi duhet t’i fillojë negociatat për anëtarësim. Zaev shtoi gjithashtu se Qeveria e tij ka bërë përpjekje thelbësore dhe ka ndërmarrë rrezik të madh politik në procesin e miratimit të Marrëveshjes së Prespës, për të cilën duhej shumicë prej dy të tretave.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut shprehu shqetësimin se zhgënjimi që do të paraqitet te qytetarët nëse nuk do të ketë vendim pozitiv në Këshillin e BE-së do t’u japë shpresë forcave nacionaliste. Kjo sipas tij nënkupton se do të ketë qytetarë të cilët do të vendosin t’i mbështesin forcat radikale, nacionaliste, dhe kjo nuk është mirë për Maqedoninë e Veriut as për rajonin./ABC News Albania 24/7

rama-merkel.jpg
nev ila11:30 | 06/06/2019

Çfarë pret Shqipëria këtë kohë nga Bashkimi Evropian, investimet e rëndësishme që po i dedikohen vendit tonë kryesisht nga Gjermania janë temat që ka diskutuar Kryeministri Edi Rama në intervistën e dhënë për gazetën gjermane Die Welt.

Kryeministër i Shqipërisë që prej vitit 2013, Kryetar i Partisë Socialiste dhe ish-kryetar i Bashkisë së Tiranës, Rama veçohet për faktin se është gjithashtu një artist i konfirmuar.  Kështu e përshkruan Gazeta Gjermane Die Welt kryetarin e qeverisë të cilit i ka kushtuar një artikull të zgjeruar kryesisht për pritshmëritë që ka ai vetë dhe vendi ynë mbi hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Për kryeministrin Edi Rama tashmë i takon familjes së madhe evropiane të vendosë mbi fatin e Shqipërisë.

“Ky është një problem brenda familjes dhe parashikueshmëria është gjëja e fundit që mund të kërkojmë. Ndaj është e rëndësishme që pikë së pari kemi bërë detyrat tona të shtëpisë dhe se që prej vitit të kaluar, konsiderohemi nga Komisioni Evropian se jemi tanimë gati për hapjen e negociatave. Komisioni, në pikëpamjen time, është institucioni i vetëm që ka ekspertizën e duhur dhe njohurinë e plotë të detajeve e historikut të secilit vend. Thënë kjo, pjesa tjetër është thjesht politikë dhe asnjëherë nuk i dihet”. 

Kjo nuk e bën pesimist kryeministrin Edi Rama.

“Jo, në mënyrë gati tragjike unë kam qenë gjithmonë optimist. Jeta ime dhe historia jonë më tregojnë vazhdimisht se optimizmi tragjik është zgjidhja më e mirë.

Kjo është bukuria dhe çudia e këtij procesi, sepse ndërsa duhet ende të hapim negociatat, kemi realizuar gjëra që vendet negociuese duhet ende t’i realizojnë”. 

Një figurë shumëngjyrëshe ai vetë, në këtë intervistë Rama përshkruan bukurinë dhe çuditë e rrugës së Shqipërisë për arritjen e hapjes së negociatave të anëtarësimit dhe shpjegon përse Angela Merkel është shndërruar në kampionen numër një të këtij vendi- shkruan Die Welt.

“Nuk e di se ku do të ishte Europa sot nëse nuk do të kishte qenë Anxhela Merkel në kohën e krizës së refugjatëve. Edhe pse i është dashur të paguajë një çmim të lartë për këtë, gatishmëria e saj për ta paguar atë çmim e bën një lider edhe më të madh. Gjermania është shumë e drejtë dhe e qartë në përgjithësi, çka nuk mund të thuhet për të gjitha vendet”.

Nuk përjashton që ka një ide të gabuar për Shqipërinë dhe këtë ia faturon dembelizmit gazetaresk.

Dembelizmi gazetaresk është një karakteristikë e kohëve tona. Për një gazetar dembel nuk mund të presësh lajme të mira, por vetëm lajme të këqija, sepse pa dyshim ato shesin më shumë”.

Midis mbikëqyrjes së reformave historike, çmimeve ndërkombëtare për planet e tij të zhvillimit urban apo përgatitjes së Shqipërisë për hapjen e negociatave të anëtarësimit, sipas gazetës gjermane ai gjen gjithashtu kohën për të dizenjuar letrën e tij murale të zyrës, për të organizuar ekspozita dhe shpesh skicon skica shumëngjyrëshe, midis fletëve të axhendës së tij personale./ABC News Albania 24/7

Athina-flamuri.jpg
nev ila22:12 | 30/05/2019

Qeveria greke ka paralajmëruar se nuk do të japë konsensusin e saj për hapjen e negociatave për Shqipërinë, nëse vendi më parë nuk garanton të drejtat e minoriteteve dhe zgjidh çështjen e pronave për pakicat.

Një ditë pas rekomandimit nga Komisioni Europian, Athina zyrtare paralajmëron se mund të mos japë konsensusin e saj për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Athina thotë se perspektiva europiane e Shqipërisë lidhet drejtëpërdrejtë me respektimin e të drejtave të minoritetit dhe se kjo bëhet e qartë edhe në progres raportin e fundit.

“Kjo përbën pjesë të patjetërsueshme të pesë kritereve kryesore përmbushja e të cilave do të shqyrtohet ekskluzivisht nga Këshilli Europian”, nënvizohet në një deklaratë për shtyp të ministrisë së jashtme greke.

Në këtë kuadër, presim garantimin absolut të së drejtës së vetëpërcaktimit të minoritetit në gjithë territorin shqiptar, çka Shqipëria ishte angazhuar ta realizojë deri në maj 2018, si dhe zbatimin e ligjit për pronat, me qëllim që pjesëtarët e minoritetit të marrin titujt e pronësisë që u takojnë”, shtohet në deklaratën për shtyp.

Ministria e jashtme greke i referohet edhe bllokimit të kandidaturës së Fredi Belerit, duke theksuar se ky akt, “shkel të drejtën e pacenueshme të  përfaqësimit politik të minoritetit në zgjedhjet lokale në Himarë”.

“Greqia punon për përmirësimin e marrëdhënieve me Shqipërinë dhe mbështet në mënyrë konstante procesin e anëtarësimit të saj në BE, por me kushtin e njëmendtë që vlen për gjithë vendet kandidate, se do të përmbushë tërësinë e kërkesave përkatëse”, nënvizon ministria e jashtme greke, në deklaratën që u publikua në orët e vona të pasdites së të enjtes./ABC News Albania 24/7

mark-marku.jpg
nev ila21:25 | 29/05/2019

Mbrëmjen e sotme në Byro Politike me gazetaren Juli Xhokaxhi kanë qenë të ftuar:

Ervin Bushati, deputet i partisë socialiste dhe kreu i delegacionit shqiptar në asamblenë parlamentare të këshillit të europës;

Mark Marku analist, opinionist;

Alfred Peza sekretar për mediat në PS dhe gazetar;

Ralf Gjoni deputet i parlamentit të Shqipërisë.

Tema e diskutimit ka qenë progres-raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Drejtuesja e emisionit Juli Xhokaxhi i ka pyetur të ftuarit nëse shqiptarët duhet të ishin entuziastë kur flitet për prgres raportin e sotëm. Për Ervin Bushatin sot ishte një ditë ë rëndësishme për shqipërinë dhe duhej përshëndetur puna e bërë deri tani nga Shqipëria ndërsa për analistin Marku gjendja nuk është optimiste dhe se progres-raporti është i njëjtë në përmbajtje ashtu si edhe vitin e kaluar. Marku tha se këtë vit janë shtuar shtetet të cilat janë kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Ervin Bushati: Sot është ditë e mbarë për shqipërinë. Kemi marrë një rekomandim pa kushte në hapjen e negociatave. Puna që ka bërë shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë herkuliane dhe këto nuk janë fjalët e mia por janë zërat europian ditën e sotme. Ne e kemi bërë detyrën. Pas zgjedhjeve në parlamentin europian është treguar se shoqëritë europiane kanë votuar për zgjerim të europës dhe kjo është shenjë shumë e mirë. Ky është një moment shumë i përshtatshëm për shqipërinë, kemi probleme si të gjithë në europë por kemi vullnetin në masën 95 % për të qenë pjesë e europës.

Mark Marku: Është e njëjta gjë si vjet, madje më duket se nuk kanë punuar fare sepse kanë paraqitur të njëjtin raport si vitin e kaluar. Nuk ka gjë të re. Vjet na është thënë se u hapën negociatat dhe sivjet na thonë përsëri të njëjtën gjë, qeveria shqiptare ka mashtruar, kjo qeveri ka mungesë serioziteti. Sivjet janë bërë 5 shtete që janë kundër hapjes së negociatave për shqipërinë. Gjendja nuk është fare optimiste. Nëse vitin e kaluar ishte vetëm Franca principialisht kundër integrimit të shqipërisë tani janë shtuar edhe 4 shtete të tjera. Thelbi i asaj çfarë ka ndodhur është një diskutim shumë i madh se cila është europa? Unë shpresoj që ta marrim hapjen e negociatave por nuk besoj se do të ndodhë. Kjo çfarë ndodhi nuk është asgjë e re është deja vu’, ajo që mbetet për tu parë është cfarë do ndodhë në qershor.

Më tej diskutimi ka vijuar me Alfred Pezën i cili është shprehur se rekomandimi i Komisionit Europian ditën e sotme ishte për tu përshëndetur nga të gjithë palët politike. Peza tha se vetëm 3 grupe njerëzish nuk e përshëndetën rekomandimin e sotëm duke iu referuar kryesisht kreut të Partisë Demokratike Lulzim Bashës, i cili sipas Pezës ka kënduar këngë zie sot.

Alfred Peza: Për sa i përket rekomandimit të Komisionit Europian për tu celur hapja e negociatave sot të paktën ta përshëndesim të gjithë. Kanë qenë tri grupe që kanë kënduar këngë zie sot: Opozita jashtë parlamentit, Lulzim Basha i cili ishte në një lokal dasmash sot në Fier dhe këndoi këngën e mjelmës, bëri tersin e pojanit dhe sjellësin e fatkeqësive. Vetëm në shqipëri ndodh që kryetari që thërret për europën nuk e përshëndet rekomandimin. Gjithashtu Ilir Meta, kreu u shtetit nuk e ka përshëndetur. Ne kemi patur një pakt kombëtar ku kemi qenë në një zë për çështje kombëtare, pra kemi qenë bashkë. Kur ishte çështja e NATO, PS i la të gjitha pas dhe për hir të kësaj çështje madhore, u bënë të gjithë bashkë. Sot edhe komisioneri Hahn edhe Both kanë identifikuar opozitën si pjesa që pengon këtë proces. Është fatkeqësi për Shqipërinë që, të vijë ky moment, dhe palët nuk e përshëndesin. Në raport shkruhet se detyrat janë kryer.

Ndërsa Ralf Gjoni deputet i opozitës në parlamentin shqiptar tha se dita e sotme nuk ishte një ditë entuziazmi por një ditë reflektimi për tju përveshur punëve të shumta që Shqipëria ka për të bërë. Sipas Gjonit për raport-progresin e komisionit europian media ka dezinformuar në të kaluarën për cështjen e hapjes së negociatave sepse ajo është bërë palë me politikën. Më tej ai shtoi se rekomandimi i çeljes së negociatave nga Komisioni Europian është i vonuar në rastin e Shqipërisë.

Ralf Gjoni: Nuk mendoj se është ditë për entuziazëm por është ditë reflektimi, është abuzuar shumë me integrimin, mediat e kanë dezinformuar shoqërinë. Hapja e negociatave nuk është karamele që na hidhet nga Bashkimi Eurpian. Në opinionin tim është e vonuar rekomandimi për hapjen e negociatave. Unë mendoj që kur vjen puna te integrimi dhe hapja e negociatave, nuk ka pozitë dhe opozitë, por gjithë klasa politike duhet të fokusohen në detyrat që kanë. Në raport evidentohet problematika në sistemin e drejtësisë. Unë mendoj që nuk është ditë për tu festuar, edhe nga mazhoranca edhe nga ne, është koha të përveshim mëngët dhe ti futemi punës. Negociatat janë rekomanduar pa kushte edhe vitin e kaluar. Pse duhet të fshihemi pas fustanit të ndërkombëtarëve? Ne na interesojnë cfarë thonë qytetarët tanë./abcnews.al

parlamenti-europian1-1280x878.jpg
nev ila18:38 | 29/05/2019

Ditën e sotme Komisioni Europian ka dhënë për herë të dytë rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave pa kushte të Bashkimit Europian me Shqipërinë, vendim që do të merret muajin e ardhshëm në parlamentin europian nga vendet anëtare.

Sipas përfaqësueses së lartë të BE Federica Mogherini, Shqipëria i ka bërë detyrat e saj dhe tani është radha që BE të bëj punën e tij. Mbi këtë do të varet edhe besueshmëria dhe stabiliteti i unionit, theksoi Mogherini gjatë prezantimit të raportit.

Pas rekomandimit të Komisionit Europian se vendet anëtare të BE duhet të votojnë pro hapjes së negociatave me Shqipërinë ka ardhur dhe shenja e parë e mirë për rrugën e Shqipërisë drejt BE.

Ministria e jashtme Sllovene përmes një statusi në Twitter në faqen e saj zyrtare, ka njoftuar se ka mirëpritur rekomandimin e Komisionit Europian dhe se mbështet Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për hapjen e negociatave sipas rekomandimit të saj, duke lënë të kuptohet se vota e Sllovenisë do të jetë PRO Shqipërisë dhe Maqedonisë./abcnews.al

lul-basha-fier-1280x625.jpg
nev ila17:44 | 29/05/2019

Ditën e sotme kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar takimin e radhës në qytetin e Fierit. Kryedemokrati është pritur me entuziazëm nga simpatizantët e Partisë Demokratike të këtij qyteti. Në fjalën e mbajtur në këtë qytet, Basha tha se nuk do të ketë hapje të negociatave, me gjendjen aktuale të Shqipërisë. Këtë e dinë mirë të gjithë, tha ai, pasi partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë kanë informuar se nuk do të ketë hapje të negociatave në qershor.

Mirë se ju gjej vëllezër e motra, mirënjohje për këtë pritje kaq emocionuese këtu në zemër të Fierit. Pritje e jashtëzakonshme. Ju po e shihni vetë në këtë sallë, e patë vetë në Elbasan bashkimin tonë, protestat po rriten nga dita në ditë sepse ne luftojmë për çlirimin e Shqipërisë nga banda kriminale. Ne luftojmë jo vetëm të largojmë Edi Ramën por të shporrim të keqen dhe ti japim fund tranzicionit. Në tre vite radhazi Komisioni Europian rekomandon  hapjen e negociatave, ne kemi lobuar çdo ditë për këtë. Ka 3 vite që hapja e negociatave është refuzuar, vendet anëtare të BE kanë të gjithë raportet e tyre të agjensive të tyre, të shërbimeve të tyre sekrete të cilat raportojnë në mënyrë besnike për situatën në Shqiperi.

Sot Edi Rama duhet tu kërkonte falje shqiptarëve për gënjeshtrën e para 1 viti. E mbani mend se Edi Rama para 1 viti hapi shampanjën dhe tha se u hapën negociatat. Ja ku jemi dhe negociatat nuk u hapën. Më shumë kushte i janë shtuar Shqipërisë tashmë. I dinë të gjithë në Bruksel, edhe Edi Rama dhe partnerët ndërkombëtarë, se në gjendjen aktuale, në qershor, do të votohet për moshapjen e negociatave me Shqipërinë. Edi Rama e ka frikë hapjen e negociatave, e di fare mirë çfarë ka ndodhur në vendet ku janë hapur negociatat, pushtetarët kanë shkuar prapa hekurave. Ai po bën gjithçka që ta shtyj momentin e hyrjes së Shqipërisë në BE. Ka ardhur në pushtet me paratë e krimit dhe të drogës, një njeri që po bën gjithçka për mos hapjen e negociatave. Ne e bëjmë këtë betejë për vlera evropiane”, tha Basha./abcnews.al

FRANCEZI-NEGOCIATAT-MBULIM.mpg_snapshot_00.03-1280x720.jpg
ent ela23:16 | 17/05/2019

Kreu i republikanëve në Francë, Laurent Wauquiez ka paralajmëruar se nuk do të lejojë hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Në një bisedë televizive, Wauquiez ka kërkuar që Franca të vendosë veton, pasi e konsideron Shqipërinë një vend me nivel të lartë korrupsioni.

“Presidenti i Republikës ka propozuar hyrjen e Shqipërisë, por unë mendoj se do të ishte një gabim i madh pasi është një shtet që shquhet për korrupsion. Nëse në qershor vendoset që negociatat të hapen, atëherë ne do të kundërshtojmë me veton tonë”, ka deklaruar Wauquiez.

Kreu i partisë më të madhe të opozitës franceze, pjesë e të cilës ka qenë dikur edhe ish-presidenti Nikolas Sarkozi, është shprehur kundër edhe zgjerimit të BE-së në tërësi, duke marrë si shembull realitetet e ndryshme mes vendeve të Perëndimit dhe atyre të Lindjes që janë pjesë e Unionit.

“Realiteti është se standardet e jetesës, sistemet ekonomike dhe ato sociale janë aq të ndryshme, saqë nuk jemi në gjendje të harmonizohemi”, ka deklaruar Wauquiez. /ABC News Albania 24/7

politikani.jpg
Sej rie11:08 | 17/05/2019

“Emmanuel Macron është për zgjerimin e Evropës, ne jemi kundër “, tha Laurent Wauquiez  për franceinfo, mëngjesin e kësaj të premteje.

Kryetari i Partisë Republikane (LR) pohoi se” zgjerimi i Evropës”, tani e përbërë nga 28 vende, do ishte “një gabim i madh”.

“Unë mendoj se zgjerimi ka qenë një nga faktorët kryesorë në dobësimin e Bashkimit Evropian dhe ne duhet të mësojmë prej këtij gabimi”, tha Laurent Wauquiez, i cili e kishte mbështetur procesin kur ishte ministër i Çështjeve Evropiane në qeverinë e François Fillon në mes të 2010 dhe 2011.

“Pashë çfarë ndodhi. Realiteti është se kur ka shumë vende rreth tryezës, realiteti është se standardet e jetesës, sistemet ekonomike dhe sociale janë shumë të ndryshme dhe për këtë arsye ne nuk jemi në gjendje të harmonizohemi”, tha ai.

Por kreu i republikanëve është shprehur se partia e tij do të vëri veto kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë.

“Presidenti i Republikës propozon hyrjen e Shqipërisë në BE. Mendoj se është një gabim i madh. Është një shtet i mbytur nga korrupsioni. Bisedimet me Shqipërinë do të hapen në Qershor, ne do të kundërshtojmë dhe do vendosim veton ndaj Shqipërisë”.

BE është angazhuar në “bisedimet e pranimit” me Serbinë në vitin 2014 dhe me Malin e Zi në vitin 2012. Ajo ka rënë dakord të hapë negociata me Maqedoninë dhe Shqipërinë në qershori 2019 dhe po diskuton mënyrat për t’u integruar edhe Kosova dhe Bosnja.

Por shumë shtete anëtare po pengojnë lëvizjen për shkak të vështirësive që kanë më Poloninë, Hungarinë, Rumaninë dhe Kroacinë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono