hap

britanikja-1280x717.jpg
Sej rie19:00 | 13/07/2019

Rreth tre mijë persona morën pjesë në hapjen tradicionale të festivalit të arteve skenike “Vera e Ohrit” në amfiteatrin antik. Ylli muzikor britanik Vanesa Mej, e interpretoi me grupin e saj por edhe me një pjesë të muzikantëve nga Filharmonia e Maqedonisë së Veriut. Tradicionalisht festivalin e hapi presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, i cili në fjalimin e tij bëri thirrje jo vetëm për ruajtjen e vlerave kulturore, por edhe të trashëgimisë natyrore.

Me efekte luksoze në skenë dhe me virtuozitetin e saj në violinë, Vanesa Mej mbrëmë solli një pjesë të kulturës botërore, në hapjen e një nga festivalet më të begatë të kulturës në vend – Edicioni i 59-të i festivalit “Vera e Ohrit”. Në 40 ditët e ardhshme muzikantë vendas dhe të huaj, artistë dramatikë dhe të tjerë do të interpretojnë në skenat atraktive, kryesisht në pjesën e vjetër të qytetit, para publikut i cili planet e verës zakonisht i bën në përputhje me programin e festivalit. Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, mbrëmë bëri thirrje të ndërtojmë kulturë e cila do të pasqyrojë pasurinë dhe traditat e ndryshme në Maqedoninë e Veriut, por edhe respektin dhe përgjegjësinë ndaj natyrës, e cila na është dhuruar në besim.

Stevo Pendarovski Presidenti i RMV: “Duhet të bëjmë gjithçka brenda fuqive tona që të ruajmë statusin e Ohrit si qytet në UNESKO. Të lëmë hapësirë për të tjerët brenda nesh dhe të synojmë drejt një pajtueshmërie qytetare të vërtetë, përmes drejtësisë dhe faljes. Duke ndërtuar një shoqëri për të gjithë, të rikujtojmë se në i përkasim njëri-tjetrit dhe të gjithë së bashku i përkasim hapësirës së gjerë kulturore dhe civilizuese evropiane”. 

Festivali “Vera e Ohrit” sipas ministrit të kulturës Husni Ismaili është ambasadori më i madh i kulturës dhe artit i Maqedonisë në botë. Seleksionuesi i pjesës teatrale të programit të “Verës së Ohrit”, regjisori Aleksandar Popovski, përmes një teksti nga drama “Mish i egër”, nga Goran Stefanovski sugjeroi në sfidat aktuale me të cilat përballet Ohri, me qëllim që të ruajë statusin e trashëgimisë botërore në listën e UNESKO-s, ndërtimet e egra për të cilat pushteti lokal paralajmëroi rrënimin, por në opinion ekzistojnë dyshime se kjo do të ndodhë./ABC News Albania 24/7

kqz-hap-kutite-1280x720.jpg
nev ila21:08 | 11/07/2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar të numërohen 11 kuti votimi në Bashkinë e Lezhës. Ankimimi i kandidatit për kryebashkiak Eduart Ndocaj është përkrahur edhe nga përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste në këtë komision.

Atë që nuk e bëri dot Astrit Patozi, e bëri Eduard Ndocaj.
Kutitë e votimit të 30 qeshorit, do të hapen.

Ky subjekt ndryshe nga Bindja Demokratike e bindi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të numërohen 11 kuti votimi.

 Edhe Partia Socialiste reagon ndryshe nga rasti i Bindjes Demokratike duke thënë se kandidati i Partisë “Kombëtare Konservatore Albania” kishte qendra konkrete me dyshime.

Dorëlëshuar duken socialistët në këtë mbledhje, jo vetëm pranojnë hapje të kutive por paralajmërojnë se do të bëjnë kallëzim penal ndaj komisionerëve të tyre nëse kanë kryer falsifikime gjatë procesit zgjedhor.

Dy vota mjaftojnë që kutitë të hapen. I surprizuar nuk u gjet as kryetari i KQZ-së.

Numërimi i kutive do të nisë të premten në orën 10./ABC News Albania 24/7

66752030_2500608956656937_2865048305203675136_o-1280x853.jpg
Sej rie10:20 | 10/07/2019

Lulzim Basha shprehet i vendosur për të vazhduar betejën e nisur për rrëzimin e qeverisë. Në një postim në Facebook, Basha thotë se qeveria e re që do të dalë nga zgjedhjet e ndershme, do të japë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Sipas kryedemokratit, ekonomia e lirë dhe konkurrenca e ndershme do të nxjerrin vendin nga varfëria.

Lulzim Basha: Shumica absolute e shqiptarëve të vendosur dhe mendjendarë në betejën për largimin e Edi Ramës dhe regjimit të tij, duhet ta dijë se Partia Demokratike, opozita e bashkuar e ka dëgjuar dhe do ti prijë aspiratës tuaj për ndryshim. Ky ndryshim nuk mund të jetë dhe nuk do të jetë çështje fjalësh, por veprash dhe garancish.

Së bashku ne do ta kthejmë këtë mazhorancë absolute të refuzimit të regjimit, mazhorancën absolute “Rama ik”, në mazhorancën kombëtare të ndryshimit të madh për çdo shqiptar.

Zgjedhjet e lira e të ndershme do t’i hapin rrugën transformimit politik dhe ekonomik që ka nevojë Shqipëria, ndryshimit që kërkojnë shqiptarët.

Qeveria që do të dalë nga zgjedhjet e lira, do të hapë menjëherë negociatat me Bashkimin Europian, do ta fusë vendin në rrugën e përparimit dhe zhvillimit.

Rruga e përparimit, kërkon një ekonomi të lirë dhe konkurencë të ndershme. Lufta kundër monopolove, lufta kundër klientelizmit, lufta kundër kapjes së ekonomisë, lufta kundër varfërisë do të jetë sfida jonë më e vështirë.

Shqipëria ka aq shumë pasuri dhe mundësi natyrore, sa shqiptarët mund të jetojnë të gjithë në kamje. Ata duan vetëm lirinë, vetëm konkurencën e ndershme, që të prodhojnë dhe krijojnë me mundin dhe aftësinë e tyre.

Ne do t’i hapim tregjet. Do të garantojmë konkurencën e lirë. Do të krijojmë një mjedis, ku të lulëzojë sipërmarrja private. Liria ekonomike do të sjellë punë. Liria ekonomike do të sjellë mirëqenie.

Ne do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa!/abcnews.al

qershia-1280x696.jpg
Sej rie19:45 | 01/06/2019

Në Dibër është organizuar panairi i qershisë ku u promovuan prodhimet e zonës. Ky aktivitet shënoi edhe çeljen e sezonin turistik.

Dibra e hapi sezonin turistik me panairin e qershisë.

Një nga pesë festat lokale që organizohen në këtë zonë.

Mё shumё se 40 pjesëmarrjes fermerë morën pjesa nё këtë aktivitet ku u prezantuan  varietete tё ndryshme qershie, gatime tradicionale, artizanë lokalë dhe prodhues mjalti.

Fermerët shpresojnë për një vit të mbarë.

Dibra zё vendin e parё nё Shqipёri pёr prodhimin e qershisë, ku janë më shumë se 385 ha me pemëtore qershie dhe me njё prodhim mesatar vjetor rreth 2400 ton.

Pas këtij panairi gjatw sezonit turistik do tw organizohet Festa e Drinit, festa e Bjeshkёs, Oda Dibrane, dhe mbyllet me Festen e tё Vjelave./ABC News Albania 24/7

5568.jpg
Sej rie14:10 | 15/05/2019

“Të vdekurit nuk vdesin” ka hapur edicionin e 72 të festivalit francez në Kanë. Në tapetin e kuq kanë parakaluar Selena Gomez, Klo Sevinji përkrah Bill Murrej dhe Adam Drajvër.

Është hapur sipari në Festivalin e Kanës. Sharlot Geinsburg dhe Havier Bardem kanë qenë protagonistët e ceremonisë së hapjes së edicionit të 72 që do të përmbyllet në 25 maj, me dorëzimin e Palmës së Artë nga ana e jurisë së drejtuar nga regjisori meksikan Inaritu. Pas hapjes gala, u projektua filmi pjesëmarrës në garë “Të vdekurit nuk vdesin” i Xhim Jarmush me Bill Murrej, Adam Drajvër, Tilda Suinton dhe Selena Gomez.

Regjisori meksikan Alehandro Gonzales, emocionoi platen e Teatrit të madh Lumjer duke theksuar lodhjen, përgjegjësinë dhe impenjimin që duhet për të gjykuar filmat e të tjerëve. Por ai falenderoi amëtarët e tjerë të jurisë duke thënë ishte një privilegj të përballej me kolegë kaq të ndryshëm.

Në fillim  të ceremonisë u bënë homazhe për Agnes Varda, regjisorja franceze e ndarë nga jeta në mars të këtij viti, fotografia e hershme e të cilës ishte dhe simboli I këtij edicioni të 72.

Zombit protagonist në filmin e hapjes “Të vdekurit nuk vdesin” i Xhim Jarmush nuk janë shumë të ndryshëm nga njerëzit e gjallë. Sapo rikthehen në tokë kanë të njëjtat pasione si gjithmonë: telefon të teknologjisë së fundit, Xaaks kundër panikut dhe Shardone për të pirë. Komedia horror ka një kast yjesh.

Historia flet për një qytezë të qetë në Sentërvill, një provincë e thellë amerikane, një rajon policie, disa shtëpi dhe shumë pak gjëra të tjera. Por në ajër ndihet diçka ndryshe. Kafshët fillojnë të sillen çuditshëm, janë agresivë dhe zhduken. Gjithçka nis kur policia fillon hetimet në fermën e zonës, atëherë zombit kthehen në tokë për tu ushqyer me të gjallët.

Gara do të ndizet kur të projektohen dhe krijime të tjera si “Të mjerët” e Ledi Li, I pari film francez që zbret në arenë dhe që ndez reflektorët mbi aktualitetin./ABC News Albania 24/7

HIMARA-SEZONI-TURISTIK-MBULIM_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
Sej rie15:40 | 27/04/2019

Bashkia e Himarës ka çelur sezonin turistik për vitin 2019.  Shume aktivitete artistike dhe sportive u organizuan ne Borsh, aktivitete të cilat do të zgjasin për tre ditë me radhë.

Sipas kryetarit të Bashkisë së Himarës Jorgo Goro për këtë sezon pritet të vijnë më shumë se 30 mijë pushues.

Nga pushuesit e huaj, polakët janë  ata që zënë vendin e parë në Himarë.

Gjatë këtyre tre ditëve festive janë programuar 40 aktivitete përfshi dhe sportet ekstreme./abcnews.al

blendi-klosii-1.jpg
G. P.15:30 | 09/04/2019

Polet turistike në Shqipëri janë shumëfishuar dhe tashmë sipas Ministrit të Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi lind nevoja për administrimin e tyre me qëllim për të prodhuar punësim dhe të ardhura.

Turistët në Shqipëri nuk po vijnë vetëm për detin. Të huajt që zgjedhin të vizitojnë vendin tonë tërheqës gjejnë dhe malet.

Ministri i Mjedisit Blendi Klosi, ishte në Valbonë nga ku u shpreh se falë investimeve e traditës është shënuar një hap i rëndësishme në turizmin malor në vend.

 “Ne na duhet që të kuptojmë se çfarë duan operatorët e zonës. Në sondazhet që kemi realizuar me turistët e ardhur në Shqipëri, që kemi kategori të caktuara turistësh, të cilët nuk e duan detin shqiptar, kanë det në vendet e tyre, por ama e gjithë zona e Evropës nga ku vijnë turistët dominon zonën malore. Vijnë në Shqipëri për të parë bukuritë e maleve, për të parë malin e Korabit, për të shkuar në Tomorr, për të ndjekur zonën e Currajve të epërm, turistët çekë, zonën e mbi Shkodrës, pra kemi shumë pole, të cilat na duhen që t’i administrojmë më mirë, pasi realisht prodhohet më shumë ekonomi dhe më shumë punësim

Ministri Klosi inspektoi edhe punimet që kanë nisur për ndërtimin e një hoteli me 5 yje në zonë. Investim i cili pritet të shtojë kapacitetet mikpritëse në Valbonë.

Ky është një hotel që vjen në standardet e hoteleve me 5 yje, që ofron 80 dhoma dhe një sërë aksesorësh të tjerë, që është kaq i nevojshëm për zonat alpine. Ajo që na duhet të diskutojmë me ju është sesa të përgatitur jemi ne për të siguruar shërbim, kamarierë, kuzhinierë, njerëz që ofrojnë shërbime brenda bujtinave, guesthouse-ve dhe një hoteli të vërtetë brenda bujtinave, guesthouse-ve dhe një hoteli të vërtetë me 5 yje në zonën e Valbonës

Ka ardhur koha, vuri në dukje Ministri i Turizmit, që dhe guidat të kryhen nga njerëz profesionist. Arsye kjo që për herë të parë ka nisur dhe çertifikimi i udhërrëfyesve turistike./abcnews.al

 

 

 

 

 

teatri-bylis.jpg
ent ela19:17 | 27/03/2019

Ka përfunduar rikonstruksioni i teatrit “Bylis” në Fier. Në fillim të muajit Prill pritet të rinisë aktivimi artistik, i pezulluar prej muajsh për shkak të rikonstruksionit të godinës. Prej muajsh në rikonstruksion, Teatri Bylis së shpejti ngre siparin e shfaqjeve.

Lajmi bëhet i ditur në ditën botërore të teatrit. Drejtori Astrit Hasani njoftoi se faza e parë e punimeve është mbyllur. Një godinë e re për një teatër me eksperiencë dhe reputacion, i bën drejtuesit e Teatrit Bylis të kërkojnë pa ngurruar prurje të reja aktorësh.

Astrit Hasani iu drejtohet aktorëve të rinj fierakë, me thirrjen për të filluar karrierën në skenën e teatrit Bylis. Në vend që të presin një shans në kryeqytet, në vendlindje kanë gati, një skenë moderne dhe publik elitar. Me një sallë prej 374 vendesh, Teatri Bylis pritet të nisë shfaqjet në fillim të Prillit./abcnews.al

123-1280x710.jpg
ent ela17:40 | 07/02/2019

Fatlum Doçi prezantohet para publikut kryeqytetas me një cikël pikturash dhe një instalacion, në ekspozitën “Prania e Mungesës”. Artisti përmes këtyre punimeve përpiqet të sjell humbjen e shpirtërores dhe triumfin e konsumit tek njeriu, thekson kuratori  Edison Ceraj.

Mungesa është prania më e pushtetshme. Ajo eklipson çdo lloj pranie të rrokshme nga shqisat, çdo gjë që na rrethon. Piktura e Fatlum Doçit sipas kuartorit Edison Ceraj na kujton një botë që po zbehet brenda dhe jashtë qenies.

Ftalum Doçi, humbjen e njerëzores e deshifron me gjuhën e pikturës dhe instalacionit, duke u nisur nga uni i tij sipas kuartorit. Instalacioni me kunguj sipas Edison Cerajt është një zgjatim i pikturës rreth kontekstit të mungesës. Piktura e Fatlum Doçit të fton edhe për të refletuar, për të mos humbur shpirtëroren.

Mungesa lidhet edhe me vëmendjen më të madhe ndja artistëve në shoqëri. Artisti mjaftohet me veten e e tij për të krijuar. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për 20 ditë në galerinë Tulla Center./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono