hamburg

Liverpool-2.jpg
Igli Nikolli12:51 | 20/01/2020

Liverpool ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe Jurgen Klopp po ia del për mrekulli të drejtojë ekipin drejt lojës së bukur, fitoreve dhe trofeve. “The Reds” janë skuadra më e fortë në planet për momentin, por jo vetëm kaq.

CIES Football ka bërë një studim rreth skuadrave më të buta në 25 kampionate europiane. Përveç dominimit në Premier dhe Europë, Liverpool është edhe skuadra që ka bërë më pak faulle se të tjerat.

Vetëm 8.14 faulle për ndeshje kryejnë kampionët e Europës dhe botës. Tre ekipe angleze renditen në dhjetëshen e parë dhe fakti që arbitrat në ishull nuk preferojnë të ndalojnë shpeshherë ndeshjen (20.4 ndalesa mesatarisht për ndeshje krahasuar me 27.2 në kampionat e tjera), ka efektin e vet.

Danezët e Silkeborg dhe gjermanët e Hamburger plotësojnë treshen e parë, ndërsa në dhjetëshe ka edhe emra si Bayern Munchen, Celtic dhe PSV. Në Serie A është Napoli ekipi që shkakton më pak faulle me një mesatare prej 11.89 për ndeshje. /abcnews.al

9df302485972d8bb9d015799dd62f67d_735x513_1564740489018.jpg
ent ela12:42 | 02/08/2019

Autoritetet doganore të Hamburgut kanë sekuestruar 4 ton e gjysmë kokainë, me vlerw rreth një miliardë euro. Droga kishte mbwrritur nw portin e qytetit Hanseatic pwrmes njw kontenieri.

Autoritetet thanw se ky është sekuestrimi më i madh i drogës i bërë ndonjëherë në Gjermani. Ngarkesa u zbulua rreth dy javë më parë gjatë një kontrolli, tha zyra doganore e Hamburgut. /abcnews.al

pf.jpg
ent ela21:53 | 10/02/2019

Shumë infermierë nga Shqipëria janë të punësuar nëpër shtëpi të moshuarish në Hamburg të Gjermanisë. Vitin e kaluar në qendrën e të moshuarve “Elim Seniorencentrum” të Gjermanisë kishte 100 në 120 vende bosh pune nëpër shtëpitë e pleqve. “Por vetëm 25 vende pune tashmë janë ende të lira”, thotë Stefan Warnke, anëtar i bordit të Kishës së Lirë Protestante të Fondacionit në Gjermaninë Veriore (FeGN).

Për këtë arsye, qendra punësoi infermierë të kualifikuar nga Shqipëria.

“Kualifikimi është shumë i lartë, sepse infermieria është një kurs i shkallës së lartë në  Shqipëri”, thotë Warnke. Por për shkak se popullsisë është shumë të re, Shqipëria po i trajonon për  nevojat. “Por, kjo ishte shumë e rëndësishme për ne”, thotë Reinhard Spincke, CEO i Fondacionit: “Ne duam të sjellim personel të kualifikuar infermieror një shtet që ka nevojë urgjente për këta profesionistë.”

Kujdestarët nga Shqipëria kanë përfunduar një kurs gjermanishtje të nivelit B2, kështu që ata mund të komunikojnë mirë. Ata janë gjithashtu të përgatitur për tregun e punës nga një degë e Prüfgesellschaft Dekra. “Ne paguajmë për këto pjesë të trajnimit”, thotë Spincke. Me stafin e Shqipërisë, Fondacioni i Kishës nuk hyn në një territor krejtësisht të ri: “Ne ishim në kontakt me institucionet e tjera që tashmë kanëpërvoja të mira me të”. Prandaj Spincke është i bindur: “Ky është vetëm fillimi.Pagat nuk janë aq të ulëta”.

Por stresi fizik dhe mendor është i lartë, sidomos stafi infermieror po përballet gjithnjë e më shumë me njerëz që vuajnë nga shëndeti mendor, gjë që i shton kërkesat edhe më shumë. “Mbi të gjitha, ka një mungesë të vlerësimit publik për këtë profesion”, thotë Spincke./abcnews.al

ebay.png
ad min17:06 | 04/01/2019

Të shesësh bashkëshortin për 18 euro në eBay. Është kjo ideja e një gruaje gjermane nga Hamburgu e cila në ofertën e saj bën të ditur se çmimi është i negociueshëm, ndërsa në momentin që e blejnë, askush nuk mund ta kthejë sërish.

Një grua 40-vjeçare nga Hamburg, në Gjermani, e lodhur nga bashkëshorti i saj, vendosi ta nxjerrë në shitje në eBay. Lajmi është konfirmuar nga “Berliner Morgenpost”. “Bashkëshort i përdorur”, ishte ky titulli i lajmërimit që më pas vazhdonte: “Kam kuptuar se nuk përputhemi dhe do e lija me kënaqësi. Dorëzimi është i mundshëm dhe sot, kështu që mund ta provoni menjëherë, por nuk mund ta ktheni. Çmimi? 18 euro, të negociueshëm”.

Për të përditshmen “Berliner Morgenpost”, gruaja tregoi se pas shtatë vitesh martesë, ajo nuk e dëshironte më dhe kishte vendosur ta shiste. Sipas saj lajmërimi kishte shkuar shumë mirë duke i sjellë shumë oferta. Por lajmërimi i saj u fshi nga eBay, ditën e nesërme pas publikimit./abcnews.al

mavraj-1280x656.jpg
ad min15:42 | 28/03/2018

Mërgim Mavraj nuk është më pjesë e skuadrës së Hamburgut në Bundesligën gjermane. Mbrojtësi i kombëtares është lënë jashtë nga trajneri dhe duket se duhet të gjejë ekip tjetër.

Do t’i duhet të lutet për kohë më të mira. Lajmet ishin të këqija për Mërgim Mavrajn me t’u kthyer në Gjermani, pas detyrës së kryer me kombëtaren.

Shqiptari 31-vjeçar i Kosovës, që vazhdimisht quhej shefi i mbrojtjes, mori vesh se ishte lënë jashtë skuadrës së parë të Hamburgut nga trajneri Kristian Tic.

Që tani e tutje, ai do të duhet të stërvitet me ekipin U21 të klubit të Gjermanisë Veriore, me gjasë derisa të gjejë sistemim diku tjetër.
Mavraj, një lojtar me karrierë të spikatur në Bundesligë me Bohumin, Këlnin dhe Hamburgun, por duket se po ndikohet nga një humbje e përkohëshme e formës, si dhe nga kriza e skuadrës.

“Stafi teknik i Hamburgut ka vendosur të heqë dorë nga Mavraj për arsye sportive”, u shpreh drejtori sportiv i klubit, Bernhard Peters.

Trajneri Tic më herët largoi edhe dy lojtarë të tjerë shumë të njohur të mbrojtjes si Papadhopulos dhe Uollas. Hamburgu është një emër i famshëm në futbollin gjerman, si i vetmi ekip që ka marrë pjesë në çdo edicion të Bundesligës dhe që njëkohësisht nuk ka zbritur kurrë në kategorinë e dytë, por këtë herë ky rekord do të prishet.

Ekipi i Mavrajt është në vendin e fundit, plot 7 pikë nga zona e play off, ndërsa duhen edhe 7 javë deri në përfundim të kampionatit.
Sezonin e kaluar, Hamburgu shpëtoi për mrekulli nga rënia, vetëm 3 minuta përpara mbylljes së ndeshjes së fundit, veçse për Mavrajn, ky nuk pritet të jetë veçse një kujtim i bukur.

Shpresa është që një nga kapitenët e kombëtares ta vazhdojë karrierën në një skuadër tjetër, për të qenë sërish në nivel të lartë dhe për të ndihmuar ekipin përfaqësues./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono