haki dyli

gjykate.jpg
G. P.13:24 | 13/07/2018

Polici Haki Dyli u la në burg nga gjykata e Durrësit. I njëjti vendim u dha edhe për avokatin Devis Qana. Ata akuzohen për përfshirje në akte korrupsioni, ku bënin pazare në këmbim të favoreve nga gjyqtarë të Gjykatës së Durrësit.

Në seancën e sigurimit personal të zhvilluar me dyer të mbyllura dy të arrestuarit nuk pranuan të japin shpjegime, por avokatët mohuan akuzat e prokurorise dhe pretenduan pafajësi.

Sipas prokurorit, përgjimet kanë vërtetuar se Devis Qana dhe Haki Dyli janë fajtorë. Gjatë bisedës së regjistruar më datë 14 Prill 2018, pretendohet se një prokurore ka kërkuar 2 mijë euro për të mbyllur një çështje dy të pandehurve.

Të dy personat u arrestuan të martën e kaluar ndërsa mbaheshin në hetim prej disa muajsh./abcnews.al

prokurori.jpg
G. P.17:52 | 11/07/2018

Hetimet për efektivin e policisë Haki Dyli, të përfshirë në akte korrupsioni, kishin nisur që në janar të këtij viti. Përgjimet e bisedave telefonike tregojnë shumë komunikime të tij me persona të tjerë, ku bëhen pazare, në këmbim të favoreve nga gjyqtarë të Gjykatës së Durrësit.

Efektivi i policisë Haki Dyli me detyrë trupë shërbimi në Gjykatën e Durrësit, i cili u prangos të martën nga uniformat blu, ishte nën hetim prej disa muajsh. Ai premtonte të ndërmjetësonte në emër të gjyqtarëve dhe prokurorëve për zgjidhjen e proceseve gjyqësore.

Shkak për fillimin e përgjimeve për Dylin ishte bërë një sinjalizim në polici i vetë kryetares së Gjykatës së Durrësit, Joana Qeleshi, më 30 Janar të këtij viti. Informacionet që kishin mbërritur tek ajo për implikimin e këtij efektive në këtë veprimtari korruptive, iu referuan policisë e më pas Prokurorisë së Durrësit që nisi hetimin.

Numri i telefonit të punonjësit të policisë u vu në përgjim si person në rolin e sekserit të mbetur në tentativë, ku sipas prokurorisë së Durrësit, doli edhe avokati Devis Qana.

Organi i akuzës thekson se Devis Qana dhe Haki Dyli zhvillojnë komunikime të shkurta e më pas takohen fizikisht për shkak së zyra e avokatit është pranë Gjykatës. Gjatë bisedës së regjistruar më datë 14 Prill 2018, pretendohet se një prokurore i ka kërkuar 2 mijë euro për të mbyllur një çështje.

B- Po Haki!

A- Hajde se kam një punë tepër urgjente!

B- Erdha erdha…

B- …ai ishte avokat apo sekser?!!

A- …mua më tha që do ja pushoj çështjen patjetër.

B- Mua më tha kështu…unë do ta mbyll çështjen brenda 2-3 vleftësim-ndalimi dhe caktimi masë sigurimi. Djalin do ta nxjerr të pafajshëm. Do t’u jap dhe një dokument që djali është i pafajshëm.

A – Kështu me tha dhe mua…

B- Donte 600 mijë lekë për vete dhe 2 mije euro Prokurorja…

Më herët më datë 7 Mars rreth orës 10 e 30 minuta, Haki Dyli zhvillon një bisedë telefonike me një person. Polici Dyli i kërkon bashkëfolësit 1 mijë euro, të cilat siç thotë ia kishte kërkuar djali i punonjësit të Gjykatës së Durrësit.

A – …erdhi sot urgjent ai zotëria.. tha pasnesër ke 1000 euro. Mirë i thashë dakord!

B – Erdhi sot urgjent eee?!

A – Po, ai i biri.

B – I biri?

A – E pra, nga Vlora.

B – Aaaa ku është aty?

A – Po erdhi e unë nuk e njofta fare i vajta i thash lëviz makinën që ktej, kur ai më tha mua nuk po më njeh!!…eee do vij pasnesër.

B – Ashtu tha?

A – Po…do vij vetë tha pasnesër e do të sjell tha gjysmat e lekëve, do ma bësh hallall tha se nuk kam pas mundësi e kam pas lakun në grykë tha…

Por në një rast tjetër, Haki Dyli tregohet më i kujdesshëm dhe flet me kode.

A – Përshëndetje

B – Përshëndetje, si je Haki mirë? Me kërkon ndonjëri aty te gjykata?

A – Jo të mora unë vete…..?

B – Po…

A – Tashi dëgjo mua se ndërmjetesit i kanë këto, kur bëhesh ndërmjetës…

B – Më thuaj….

A – I thuaj babit do t’i sjellë 150 unë dhe do t’ja vonoj një cikë atë qindëshen.

B – po mirë pa problem i them unë…”

Punonjësi i policisë Haki Dyli dhe avokati Devis Qana do të dalin të enjten për njohjen me masën e sigurisë në Gjykatën e Durrësit për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike e kryer në bashkëpunim”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono