Haki Çako

Cako-zjarret-1280x830.jpg
G. P.13:41 | 25/03/2019

Stina e pranverës si asnjëherë më parë është hasur me një situatë të pazakontë sa i përket fenomenit të zjarreve, ku gjatë javëve të fundit janë shënuar disa vatra. Duke marrë shkas nga kjo, Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Haki Çako doli në një deklaratë ku theksoi se:

Prej datës 3 Mars e deri më sot, janë konstatuar 69 vatra zjarri, të cilat kanë djegur  169 hektarë. Për 22 ditë janë djegur sipërfaqe me kullota, pemëtari dhe pyje, të konsideruara si zona të mbrojtura duke sjellë pasoja shumë të mëdha si në ekonomi ashtu edhe në mjedis”.

Ndër të tjera kreu i Emergjencave Civile theksoi se zjarret janë të qëllimshme, duke iu bërë apel edhe drejtuesve vendorë që të marrin masa dhe të respektojnë ligjin.

“Sipas analizës së EC kjo situatë është e qëllimshme. Të gjitha vatrat e zjarrit janë ndezur nga dora e njeriut. Me keqardhje vërejmë se autoritetet vendore mjaftohen vetëm me konstatimin e problemit apo kërkesat për ndërhyrje nga ajri. Për të gjithë ata drejtues vendorë të cilët bëjnë veshin shurdh ju rikujtoj ligjin për “Për emergjencat civile” , “Ligjin për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimi”, si dhe të gjitha akteve të tjera ligjore dhe nënligjore. Pushteti vendor është përgjegjësi direkt për organizimin e masave parandaluese, ruajtjen e sipërfaqeve pyjore dhe kullotave dhe identifikimin e vatrës fillestare dhe autorëve me përgjegjshmëri maksimale”, tha Çako .

Haki Çako deklaroi gjithashtu se qytetarët dhe banorët e zonave të prekura nga zjarret, duhet të sensibilizohen dhe të njoftojnë menjëherë instancat përkatëse kur konstatojnë vatra zjarri./abcnews.al

haki-cako.jpg
G. P.17:40 | 10/01/2019

Rruga e Kombit është inspektuar nga kreu i përgjithshëm i Emergjencave Civile, Haki Çako, i cili tha për mediat se ky aks rrugor është i qarkullueshëm, por duhet treguar kujdes. Ai deklaroi se është në kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e kompanisë kontraktuese për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit.

“Ne jemi në bashkëpunim dhe në koordinim të ngushtë me prefekturën, me Bashkinë e Rrëshenit kemi qenë në kontakte të vazhdueshme. Inspektuam Rrugën e Kombit për nevojën e zhbllokimit e situatës së lëvizjes së automjeteve. Rruga është e hapur. Duhet lëvizur me kujdes pasi ka lagështirë dhe ngrica në zona të caktuara, por gjithsesi të gjitha institucionet dhe njerëzit janë në dispozicion dhe në krye të detyrës ashtu sikurse janë edhe Forcat e Armatosura në dispozicion për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve për çdo nevojë me të gjitha mjetet dhe teknikën”, u shpreh Çako./abcnews.al

arrsh123.jpg
G. P.16:31 | 09/01/2019

Kreu i ARRSH-së, Afrim Qendro dhe Drejtori i Emergjencave, Haki Çako, inspektuan rrugët nacionale për situatën nga bora. Ata u bënë apel drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes sepse situata do të vështirësohet.

Afrim Qendro: “Jemi në një situatë të vështirë dëbore, pothuajse në të gjithë Shqipërinë, por më të përqëndruara në jug dhe në zonën e Librazhd-Korçës. Të gjitha akset për momentin nuk i kemi të bllokuara. Kompanitë janë në terren duke punuar. Dua të bëj thirrje për drejtuesit e mjeteve. Drejtuesit e mjeteve duhet të zbatojnë të gjithë udhëzimet e Autoritetit Rrugor dhe Policisë Rrugore, sepse kur themi që për të lëvizur duhen goma dimri dhe zinxhirë, duhen vënë zinxhirët dhe gomat e dimrit”.

Taulant Balla: “Reshjet janë të një intensiteti që rrallë herë na ka rënë rasti t’i shohim. Është punuar gjatë natës, po punohet dhe megjithatë ajo që doja t’u thoja atyre që duan të përdorin aksin rrugor nga Elbasani deri në Qafë-Thanë apo deri në Kapshticë është deri në rast se nuk ka ndonjë urgjencë mirë është të mos udhëtojnë sepse pavarësisht punës ende ka segmenete në vështirësi. Aty ku është malore pavarësisht se është hedhur kripë dhe rrë, përsëri ka vështirësi”.

Haki Çako: “Jemi në kontakt me Ministrinë e Mbrojtjes që të gjitha Forcat e Armatosura të jenë në gatishmëri të plotë për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve kudo qofshin ata, me të gjitha format, forcat dhe teknikën që ka në dispozicion, por gjithashtu kemi kontaktuar dhe jemi në kontakt me prefektët, të cilët kanë organizuar takimet dhe kanë shtabet e ngritura. Do të arrimë ta menaxhojmë këtë situatë e cila kuptohet ka vështirësitë e veta, kryesisht në zonat e thella malore, ku edhe rrugët rurale janë në pamundësi reale për t’u zhbllokuar shpejt”./abcnews.al

CAKO-TERMETI-DEMET-MBULIM.mpg_snapshot_00.07-1280x720.jpg
ent ela18:26 | 05/01/2019

Drejtori i emergjencave civile Haki Çako ka inspektuar gjatë ditës së sotme banesat dhe shkollën e dëmtuar nga tërmeti në fshatin Kuç të Vlorës.

Ai ka deklaruar se së bashku me pushtetin vendor do të bëhet një vlerësim i të gjithë shtëpive të dëmtuara dhe më pas do të dëmshpërblehen familjet.

Emergjencat civile dhe forcat e armatosura janë në gatishmëri për t’i ardhur në ndihmë banorëve. /abcnews.al

EMERGJENCAT-GJIROKASTER-MBULIM_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.27-1280x720.jpg
G. P.15:23 | 18/10/2018

Drejtorit të Përgjithshëm të Emergjencave Civile, Haki Çako mblodhi Shtabin e Emergjencave në Gjirokastër. Në mbledhjen e organizuar në Prefekturë, ku morën pjesë prefekti Astrit Aliaj dhe kryetarja e bashkisë Zamira Rami, u fol për masat e para për përballimin e stinës së dimrit. Çako e cilësoi Gjirokastrën si një zonë e rrezikshme e vendosur në hartën e Emergjencave Civile me të kuqe, kryesisht për shkarjet masive. Nga ana tjetër prefekti Aliaj dhe bashkiakja Rami paraqitën zonat e më me rrezik nga përmbytjet dhe shkarjet./abcnews.al

CAKO-TERMETI-SHTEPITE-1280x720.jpg
ent ela20:48 | 15/08/2018

Tërmeti i të shtunës dëmtoi disa shtëpi në qarkun Dibër dhe Lezhë, por 15 prej tyre janë shkatërruar totalisht. Drejtori i Përgjithshëm i emergjencave Civile Haki Çako tha se të gjitha familjet e  prekura janë strehuar në çadra, ndërsa grupet e vlerësimit të dëmeve ndodhen ende në terren.

15 shtëpi janë të pabanueshme në dy qarqet Dibër dhe Lezhë pas tërmetit të 11 gushtit. Ky është konkluzioni i arritur nga grupet e punës në terren, por ky numër mund të rritet.

“Mbi bazën e verifikimeve rezultojnë rreth 15 banesa në të dyja qarqet kryesore, ku ka pasur efekt tërmeti në qarkun e Dibrës dhe Lezhës”.

Familjet më në nevojë që janë prekur nga tërmeti do t’u ofrohen edhe ndihma të tjera përveç çadrës gjatë kësaj periudhe.

“Jemi të angazhuar totalisht për t’i ndihmuar, jo vetëm me çadra, por edhe çdo gjë tjetër që do t’u vijë në ndihmë atyre”.

Drejtori i Përgjithshëm i emergjencave Civile, Haki Çako i shoqëruar nga Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu inspektuan dëmet e shkaktuara në disa familje në fshatin Vinjall të bashkisë së Matit. /abcnews.al

TERMETI-CAKO.mpg_snapshot_01.12-1280x720.jpg
G. P.16:04 | 12/08/2018

Në materialin e përgatitur paraqitet një nga shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti i të shtunës në Macukull të Matit. Por jo e vetmja. Aktualisht në bashkitë: Mat, Bulqizë dhe Klos jane raportuar 176 banesa të dëmtuara. Ndërkohë, shtabet e Emergjencave Civile nuk kanë përfunduar ende verifikimin.

Veç dëmeve materiale, lëkndjet e tokës kanë lënë pas frikën. Banorët tregojnë se e kanë kaluar natën jashtë.

Banori: “Jashtë kam fjetur. Ku të flesh, mund të shembet prapë. Shtëpiat janë shembur, çatia, suvatimi, tavani, krejt kanë rënë për tokë.”

Për të parë situatën në zonën më të prekur nga tërmeti, fshatin Macukull të Matit, ishte Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Haki Çako. Familjeve të cilave shtëpitë iu janë kthyer në të pabanueshme, iu tha se do t’ju shpërndahen çadra.

Haki Çako, drejtor i Përgjithshëm i Emergjencave Civile: “Ka banesa të cilat nuk rekomandohet që të banojnë dhe me ta kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi në komunikim. Janë siguruar nëpërmjet rezervave të shtetit çadra për të sistemuar dhe rregulluar banorët të cilët nuk do të duhet të hyjnë më nëpër banesat, të cilat janë dëmtuar masivisht.”

Tërmeti me magnitudë 5.4 i shkallës rihter me epiqendrën në Bulqizë, eshte tërmeti i dytë i forte brenda disa javësh, pas atij me epiqendër në Gjirin e Lalzit. Ndërsa dhe gjatë natës deri mëngjesin e sotëm, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka regjistruar 10 lëkundje të tjera me intenstiet më të ulët./abcnews.al

vlcsnap-error783-1280x720.jpg
us er14:40 | 08/01/2018

Lirohet nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako. Vendimi është firmosur nga Kryeministri Edi Rama pas propozimit të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Në vendin e Çakos në postin e drejtorit është komanduar Rebani Jaupi.

Pas më shumë se 30 muajve në krye të policisë së shtetit, Haki Çako u lirua nga kjo detyrë.

Me propozim të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Këshilli i Ministrave miratoi lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Ne njoftimin e ministrisë se brendshme nuk sqarohet motivacioni i lirimit të ish-kreut të policisë Çako, por theksohet se duhet një lidership i ri, me energjitë të reja për të motivuar dhe çuar përpara punën e Policisë së Shtetit.

“Realizimi i objektivave të këtij mandati qeverisës, në fushën e rendit dhe sigurisë publike, sfidat që e presin Policinë e Shtetit, kërkojnë një ritëm më të shpejtë dhe dinamikë të madhe pune. Për këtë arsye është i domosdoshëm një lidership i ri, me energjitë të reja për të motivuar dhe çuar përpara punën e Policisë së Shtetit”.

Çako pas takimit me ministrin e Brendshëm, nuk kishte koment, por thjesht dërgoi një urim nëpërmjet mediave të shumta që ishin vendosur poshtë zyrës së tij.

Përkohësisht në krye të kupolës së policisë së Shtetit, u komandua, Rebani Jaupaj. Më herët 45-vjeçari ka mbajtur postin e zv.drejtorit të përgjithshëm në Policisë e Shtetit si edhe nëndrejtor në Policinë e Tiranës, kur drejtohej nga Ardian Çipa.

Haki Çako ka një karrierë prej 30 vitesh në Polici. Përpara se t’u emëronte në krye të policisë së shtetit më 16 prill të 2015, Çako mbanta postin e zv.drejtorit për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda.  Ndërkohë në tetor 2013 – Shtator 2014 ishte Drejtor në Drejtorinë e Policisë Qarkut Gjirokastër./abcnews.al

download-3.jpg
us er19:10 | 11/12/2017

Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka zhvilluar një mbledhje me strukturat drejtuese të policisë së Lezhës pasditen e së hënës. Në këtë takim u diskutua për hetimet rreth vrasjes së Aleksandër Ndokës, vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka. Mësohet nga burime të ABC News, se kreu i policisë së shtetit ka kërkuar nga policia e Lezhës një analizë të hollësishme për atentatin ndaj Ndokës. Por ende nuk ka një pistë konkrete për shkakun e ngjarjes dhe cilët autorë fshihen pas vrasjes së 48 vjeçarit. Aleksandër Ndoka u vra me breshëri kallshnikovi orët e para të së shtunës në hyrje të shtëpisë. Atentatorët, duke përfituar nga errësira dhe mungesa e ndriçimit në rrugë u larguan pa lënë gjurmë. Kurse trupi i viktimës u gjet i pajetë brenda në makinë nga familjarët e tij./abcnews.al

cakiu-1280x853.jpg
us er19:22 | 06/12/2017

Policia e Tiranës solidarizohet me banorët që u përmbytën nga rreshjet e fundit në zonat Fier, Vlorë , Fushë Krujë, Tiranë etj.

Nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, gjatë ditës së sotme me iniciativën dhe me financat e tyre, janë blerë dhe grumbulluar qindra mijra kilogramë ushqime për t’ua shpërndarë banorëve të përmbytur ditët e fundit nga rreshjet e shiut.

Gjatë grumbullimit të ndihmave ushqimore, punonjësit e policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, janë vizituar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki Çako.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues Ardi Veliu, ka falënderuar punonjësit e Policisë të Komisariateve të Policisë dhe të Drejtorisë, për humanizmin dhe solideritetin e treguar sot me këtë veprim.

Veliu:”Gjendemi këtu së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm, për t’iu përgjigjur iniciativës nga shumë punonjës policie të kësaj Drejtorie në lidhje me solidaritetin që ne, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, duhet të tregojmë me qytetarët që janë në nevojë si rrjedhojë e përmbytjes së shkaktuar javën e fundit.

Unë, në emër të Drejtorisë Vendore Tiranë, dua t’ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen, për solidaritetin që treguat dhe për ndihmën që po jepni të gjithë.

Për këtë dua të falënderoj edhe në emrin tuaj, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë që gjendet këtu mes nesh, për të na mbështetur në këtë iniciativë”.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako, gjatë bashkëbisedimit me efektivat e Policisë ka theksuar se nisur nga shumë sms e telefonata nga punonjës policie të të gjitha niveleve, për të kontribuuar me financat e tyre në grumbullimin e ushqimeve. Kjo tregon që nuk është kjo Policia që përbaltet çdo ditë, por është një Polici me fytyrë sociale, humane dhe në shërbim të ligjit dhe qytetarit.

Çako:“Në fakt për të qenë mëse i sinqertë, kjo nismë ose iniciativë ka ardhur mbi bazën e disa mesazheve të ardhura në telefonin tim nga një sërë punonjësish policie të të gjitha niveleve të cilët kanë shprehur gatishmërinë dhe kontributin e tyre për të ndihmuar në kompesimin ekonomik me të gjitha mundësitë e veta, të dëmeve që u janë shkaktuar familjarëve të përmbytur në ditët e para të muajit dhjetor në zona të ndryshme.

Përcjell një falenderim për të gjithë punonjësit e policisë të cilët kanë qenë të angazhuar gjatë ditëve të gatishmërisë, por edhe në angazhimin e drejtpërdrejtë, në shpëtimin e jetëve, por edhe të ndihmës që i është dhënë të gjitha familjeve që kanë pasur nevojë për të qenë prezent Policia e Shtetit.

Ky kontribut, është një shembull shumë i mirë i solidaritetit të Policisë së Shtetit në të gjitha rastet dhe në mënyrë të veçantë, kur ka fatkeqësi të tilla natyrore.

Jam i bindur së iniciativa, por edhe gatishmëria e oficerëve dhe punonjësve të Policisë të Drejtorisë Vendore Tiranë, ka filluar të pasohet nga të gjitha Drejtoritë Vendore dhe strukturat e tjera të Policisë së Shtetit. Ju falënderoj të gjithëve”.

Deri në këto momente nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë janë grumbulluar 4 630 kg ushqime, 150 koli biskota, 35 pako me produkte të ndryshme, 366 koli me ujë e pije freskuese.

Grumbullimi i ndihmave në ushqime po vijon nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Kjo inicitaivë tashmë ka filluar në të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono