hakeri

vlcsnap-error988-1-1280x720.jpg
ent ela15:38 | 14/02/2018

Mbi 1 mijë karta krediti ka arritur të klonojë në vendin tonë hakeri fierak Aldo Ymeraj, i vënë në pranga dy ditë më parë. Grupi hetimor thekson se 25-vjeçari ka arritur t’i bëjë qytetarëve dhe biznesmenëve një dëm prej 1.5 milionë euro, nëpërmjet transaksioneve bankare dhe blerjet online.

Hakeri më i famshëm shqiptar Aldo Ymeraj që kërkohet me ngulm të ekstradohet drejt SHBA-s kishte arritur të shtrinte aktivitetin e tij kriminal në fushën e kibernetikër edhe në vendin tonë.

Grupi hetimor jep detaje lidhur me nurmin e kartave të kreditit si edhe ato të debitit të dubluara nga 25-vjecari fierak. Në periudhën 2016-2017, Ymeraj kishte arritur nëpërmjet pajisjes “Skimmer”të klononte në shqipëri rreth 1000 karta, llogari bankare si edhe transnksione on line.

Gjithashtu shuma që kanë arritur të përfitjnë në këtë mënyrë të kundraligjshme, sipas denoncimeve të qytetarëve dhe biznesmenëve është rreth 1.5 milion euro. Kjo vlerë monetare sipas grupit hetimor nuk është përfituar e gjitha në para kesh. Hakerat bënin transferime të mallrave dhe llogarive bankare tek anëtarët e tjerë të grupit, duke i shitur on line me çmim disa herë më të lire se sa vlera reale e tyre në treg.

Gjithashtu hetimet e deri tanishme pohojnë se Ymeraj ka pasur si bashkëpunëtor 3 persona nga kosova e dy të tjerë nga Bullgaria. Këta të fundit u prangosën në tetor në vendin tonë pas, shumë denoncimeve të nënpunësve shqiptar, pasi llogaritë e tyre ishin të boshatisura.

Në jetën virtuale Aldo Ymeraj kishte pesudonimin ose “nickname” “Kubanezi”, ku ishte pjesë e një rrjeti hakerash prej 11 mijë anëtarësh në të gjithë botën. 25-vjeçari u prangos teksa po pinte kafe në një lokal në Tiranë për llogari të një flete arresti të lëshuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që drejtuan në të njëjtën kohë një operacion disa shtetësh për të goditur hakeruesit që besohet se kryenin krime kompjuterike që prej 2010 .

Grupi ku Aldo Ymeraj ishte pjesë ka mundur të vjedhë 530 milionë dollarë, që përvetësoheshin përmes shitjes së të dhënave të vjedhura të kartave të kreditit./abcnews.al

 

vlcsnap-error360-1280x720.jpg
ent ela15:19 | 13/02/2018

25-vjecari Fierak, i konsideruar nga amerikanët si hakeri më i mirë shqiptar, kishte arritur të klononte së bashku me 36 anëtarët e tjerë të grupit rreth 3.4 milionë karta kredi. Gjithashtu, dëmi nga blerjet e stimuluara në internet të shkaktuar qytetarëve në të gjithë botën sipas policisë së shtetit është rreth 530 milionë dollarë.

Aldo Ymeraj, 25-vjeçari që shikoni në foto, me origjinë nga qytetit i Fierit nuk do ta ketë të lehtë t’ia hedhë drejtësisë, ashtu siç bëri 3 vite më parë, kur u arrestua për klonime të kartave të kreditit në kryeqytet.

Për prangosjen e të riut fierak këtë here u inicua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët kërkojnë edhe ekstradimin e tij përtej atlantikut, si pjestar I një rrjeti shumë të rrezikshëm hakerash. ABC Neës ka mësuar nga grupi hetimor se Ymeraj bashkë me 36 anëtarët e tjerët të grupit kriminal kishin arritur të klononin mbi 3.4 milionë karta krediti në të gjithë botën. Dëmi ishte kolosal tek qytetarët pagamarrës në bankat e nivelit të dytë. Policia shqiptare dhe partnerët e saj amerikanë theksojnë se nga vitit 2010 e në vijim hakerat kanë arritur të përfitojnë në mënyrë të jashtëligjshme rreth 530 milionë dollarë. Koka e grupit ishte 34-vjeçari nga Ukrahina, Svyatoslav Bondarenko. Ai ishte kujdesur që anëtarët e grupit në total që po hetohen janë 11 mijë pjesëmarrës të mos kishin njohje me njëri tjetrin, duke ngritur kështu në rrjetin më të madh të hakerave në të gjithë botën. Operacioni për kapjen e 13 personave i koduar “Infraud”u zhvillua në disa shtete, si Shqipëri, Kosovë, SHBA, Francë, Britani e Madhe Itali, Austri dhe Serbi.

Ndërkohë Aldo Ymeraj ishte prangosur edhe më herët për të njëjtën akuzë nga uniformat blu së bashku me 3 persona të tjerë si pjesëtar i grupit “Albanian Hackers Group” . Në shtator të 2013 Ymeraj u arrestua gjatë operacionit të koduar “Dark web”, duke u akuzuar për klonime kartash krediti, si edhe kishin arritur të thyenin kodet e sigurisë nga kompani ndërkombëtare të shërbimeve në Internet si, “PayPal”, “Gmail” “Facebook”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono