hakerat

fier.jpg
G. P.15:15 | 18/07/2018

Turistët e huaj kryesisht ata të Evropës Lindore nuk zgjedhin Shqipërinë vetëm për rivierën e bukur që ajo ka, por shumë prej tyre vijnë në vendin tonë pasi është lehtësisht i ekspozuar nga mashtrimet online. Rusët mbajnë vendin e parë që arrin të mashtrojnë operatorët turistikë në Shqipëri pasi arrijnë të hakerojnë kartat bankare duke kryer pushime në resortet luksoze.

Kur jemi në kulmin e sezonit veror, rastet e mashtimeve online nëpërmjet rezervimeve në hotelet dhe resortet në Shqipëri ka ardhur gjithnjë e në rritje.

Rasti konkret është denoncuar në prokurorinë e Tiranës, thekson shefi i Seksionit për Krimin Kumpjuterik, Artan Dashi, ku turistët e huaj, pasi kishin klonuar kartat bankare, kryen pushimet dhe u larguan pa paguar asgjë.

“Një haker ka marrë një kartë bankare të klonuar dha ia ka dhënë X hoteli, duke i dhënë autorizimin sikurse është pronar i vërtetë i asaj karte. Ai ka pronotuar një javë pushime në Tiranë dhe shuma e shpenzuar është e konsiderueshme. Nga verifikimi të dhënave të kartës nga banka kanë rezultuar të klonuara. Në këtë rast pronari i hotelit ka humbur një shumë prej dy mijë eurosh”.

Ndërkohë operatorët turistikë duhet të jenë më të vëmendshëm në këtë drejtim. Sipas Dashit, ata duhet të mos pranojnë pronotime nëpërmjet faqeve ruse të internetit, pasi një pjesë e mirë e tyre janë lehtësisht të hakerueshme.

“Operatorët duhet të kërkojnë numra telefoni dhe adresa e-mail shtesë dhe të mos pronotojnë nëpërmjet faqe online, por në mënyrë të drejtpërdrejtë. Personat më të dyshimtë për ta bërë këtë mashtrim janë ata që vijnë nga Europa Lindore sidomos shtetasit rus”.

Edhe pse ka më shumë se 3 vite që bëhet apel për të mos blerë automjete online përsëri shqiptarët i shpërfillinin këto njoftime.

Nga viti 2015 e deri në gjashtë mujorin e parë të 2018 mbi 200 qytetar janë mashtruar nga blerjet e automjeteve nga faqet e internet, ndërsa dëmi llogaritit në rreth 300 mijë euro./abcnews.al

mashtrimee.jpg
G. P.15:30 | 06/07/2018

Hakerat po gjejnë një shtrirje gjithmonë e më të gjerë në vendin tonë. 500 mijë euro iu është vjedhur qytetarëve dhe subjekteve private nga të dhënë e tyre bankare gjatë shtatë muajve të parë të 2018-s.

53 qytetarë dhe biznesmenë nga Tirana kanë rënë pre e vjedhjeve online gjatë 7 muajve të parë të 2018-s. Ndërsa shuma që kanë përfituar hakerat përllogaritet deri në 500 mijë euro.

Edhe pse këto denoncime janë bërë në polici përsëri gjetja e keqbërësve është tepër e vështirë, pasi ata nuk figurojnë brenda territorit shqiptar, por operojnë kryesisht nga vendet e Europës Lindore.

Hetimi për Krimet Kompjuterike në Policinë e Shtetit thekson se rastet e mashtimeve online janë shtuar nga viti në vit, duke i bërë apel qytetarëve dhe subjekteve private të bëjnë kujdes përsa i përket ekspozimit të të dhënave bankare për pagesë në llogari online.

Sulmet më të zakoshme janë ato që ndodhin nëpërmjet klonimit të kartave të kreditit ose atyre të debitit. Vetëm një vit më parë nëpërmjet një pajisje të quajtur “Skimmer”, një shtetas bullgar arrinte të klononte në vendin tonë 2000 karta, duke i shkaktuar një dëm prej 300 mijë euro rrogamarrësve në bankant e nivelit të dytë.

Por mashtrimet online si edhe fshehjet e të ardhurave nga aktivitete kriminale kanë gjetur një përhapje të gjerë javën e fundit në kryeqytet.

Dy persona janë prangosur, një italian dhe një shqiptar, pasi kishin arritur të fshihnin të ardhurat nëpërmjet veprimtarisë fiktive në vlerën e 2.5 milionë eurove. Stefano Lorenzi operonte në fushën e ndërtimit dhe për një periudhë të shkurtër kohore kishte përfituar 1.5 milionë euro, të cilat i ka transferuar nga Hong Kongu, Kina dhe Italia. Dyshimet e prokurorisë janë se ato para vijnë nga aktivitete kriminale, duke kërkuar edhe sekuestrimin e tyre me vendim gjykate.

Ndërsa Klodian Ciruna, kishte përfituar 1 milion euro, pasi i kishte premtuar tre personave leje ndërtimi. 41-vjeçari kishte falsifikuar email-in e një studio avoktatie në Milano, duke arritur të bënte edhe kontrata noterie fiktive për shtitjen e dyqaneve dhe apartamenteve të reja./abcnews.al

vlcsnap-error294-1-1280x720.jpg
ent ela14:15 | 13/02/2018

25 vjeçari Aldo Ymeraj i cili u arrestua nga policia shqiptare, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SHBA, në fushën e krimeve kibernetike, jetonte me nënën e tij në Fier. Ai kishte studiuar për pikturë dhe nuk njihej shumë në qytet.

Këto shkallë i ka përshkuar që nga fëmijëria. Por banorët e lagjes “Konferenca e Pezës” në Fier, Aldo Ymerajn thuajse nuk e njohin.

Përkundër kësaj, emri i 25 vjeçarit fierak ndodhet në mes 36 personave nga vende të ndryshme të botës të kërkuar nga SHBA për krime kibernetike. Ndaj ata pak fqinj, jashtë kamerave thonë ishte djalë i urtë.

Nga policia e Fierit tregojne se 25 vjeçari u arrestua në kryeqytet. Ai jetonte kohët e fundit mes Fierit, Tiranës dhe Vlorës.

Bazën e kishte në vendlindje, aty ku policia pas arrestimit po ushtron kontroll.

Nuk dihet nëse do të bëhej piktor i mirë përderisa studjoi pikturë për 4 vjet në shkollën artistike “Jakov Xoxa”, por Aldo Ymeraj rezulton një gjeni në fushën e kibernetikës.

Me prindër të divorcuar, djali i pronarit të një shtypshkronje në Fier, Ymeraj punonte herë pas herë në biznesin e të atit.

Nuk është e qartë se si përfundoi mes grupit të shumëkërkuar nga FBI që akuzohen se kanë përvetësuar nëpërmjet marifeteve të internetit 530 miljonë dollarë.  I riu  nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit.

Hetimi për 36 persona të organizuar nën moton “in fraud Ëe trust në mashtrim ne besojmë”, ka nisur nga SHBA .

Grupi i hakerave akuzohet se merrnin pjesë në një rrjet të krimit kibernetik qe drejtonte një skemë të sofistikuar duke blerë dhe shitur numrat e sigurimeve shoqërore dhe vjedhur të dhënat personale.

Nga ky aktivitet i themeluar në vitin 2010 prej një shtetasi ukrainas janë shkaktuar 530 molionë dollarë humbje për konsumatorë biznese dhe banka.

Anëtarët e rrjetit nuk ishin takuar me njëri-tjetrin. Ata identifikonin njëri-tjetrin me nofka ne internet./abcnews.al

theresa-may-brexit-means-brexit.jpg
us er15:05 | 15/11/2017

Mediat britanike theksojnë se 419 llogari Twitter të kontrolluara nga haker rus, të dyshuar për lidhje me Kremlinin kanë ndikuar në rezulatatet e referendumit per “Brexit”. Dyshime të tilla kishin dalë edhe më herët por Londra gjithmonë i ka mohuar, vetë Ministri i Jashtëm Boris Johnson nuk ka pranuar asnjëherë te ketë pasur ndërhurje të tilla që kanë ndikuar në rezultate. Kryeministrja Britanike Theresa May në një repikë të fundit me Presidentin Vladimir Putin, ku e akuzonte për ndërhyrje në proceset demokratike elektorale të shteteve Perëndimore asnjëherë nuk ju referua rastit konkret të Brexit. Theguardian, i lidhë 419 llogarit Twitter me një Agjenci Kërkimi me qëndër San Pieterburgun, e përmendur edhe nga media të tjera si fabrikë hakerimi. Zhvillimet në fjalë kanë ndikuar në reagimet e konservatorëve dhe laburisteve./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono