hakera

dash.jpg
G. P.09:17 | 17/11/2018

Agjencitë amerikane të inteligjencës kanë dhënë alarmin se hakerat rusë kanë rinisur ofensivat kundër institucioneve amerikane, rreth 1 javë pas zgjedhjeve të mesmandatit. Ajo çfarë ka shqetësuar autoritetet në Uashington është vjedhja e identiteteve të zyrtarëve të Departamentit të Shtetit.

Hakera të lidhur me qeverinë ruse kanë nisur një ofensivë të re për të infektuar me viruse sistemet elektronike të institucioneve amerikane, por edhe ato të bizneseve dhe kompanive përgjegjëse për sigurinë kibernetike. Sipas agjencive amerikane të inteligjencës, hakerat kanë vjedhur dhe kanë keqpërdorur identitetet e zyrtarëve të Departamentit amerikan të Shtetit për të shpërndarë email-e të infektuara tek punonjësit e thjeshtë.

Përdorimi i identitetit të shefave të seksioneve të ndryshme të Departamentit të Shtetit ka shtyrë punonjësit të hapin email-et dhe të shkarkojnë dokumente të infektuara me viruse. Më pas, hakerat kanë instaluar softuerë që u kanë mundësuar atyre një akses më të gjerë në sistemin e informacioneve të institucioneve amerikane.

Autoritetet e inteligjencës kanë deklaruar se sulmi i ri ka nisur të mërkurën, rreth një javë pas zgjedhjeve të mesmandatit që i dhanë demokratëve kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve. Deri tani, mes identiteteve VIP të keqpërdorura rezultojnë ai i Suzan Stivenson, specialiste për marrëdhëniet publike në Departamentin e Shtetit, si dhe Hedher Nojert, zëdhënëse e Departamentit, që presidenti Trump ka deklaruar se do ta emërojë ambasadore në OKB.

Deri tani sulmet informatike kanë prekur 20 agjenci të forcave të armatosura, organeve ligjzbatuese, kontraktorëve ushtarakë dhe kompanive farmaceutike. Hakerat janë pjesë e një grupi të njohur si “APT 29”, që sipas shërbimeve holandeze të inteligjencës punojnë për shërbimin sekret rus që vepron jashtë vendit, SVR./abcnews.al

konferenca.png
ent ela23:09 | 23/10/2018

Hakerët kanë sulmuar ueb faqen e konferencës ndërkombëtare të investimeve, e cila mbahet në Arabinë Saudite, nën organizim të princit të kurorës, Mohammed bin Salman.

Ky i fundit shfaqet në një imazh duke qëndruar në këmbë me një shpatë në duar, ndërkohë që para tij qëndron gazetari i vrarë, Jamal Khashoggi. Pamjet nga ueb faqja e hakuar, shfaqin mesazhin: “Regjimi saudit është njëri nga burimet e financimit të terrorizmit në botë”. Gjithashtu apelohet për sanksione ndaj regjimit saudit.

“Regjimi, i përafruar me SHBA-të, duhet të mbahet përgjegjës për veprimet barbare dhe jonjerëzore, siç është vrasja e qytetarit të saj Jamal Khashoggi dhe mijëra njerëzve të pafajshëm në Jemen”, përfundon mesazhi. Ndërkohë konferenca në Arabi është bojkotuar nga shumë kompani dhe liderë botëror për shkak të vrasjes së gazetarit. /abcnews.al

pentagon.png
G. P.20:53 | 13/10/2018

Sulm kibernetik në Pentagon, ku janë vjedhur të dhënat e më shumë se 30 mijë nënpunësve civilë dhe ushtarakë të departamentit amerikan të Mbrojtjes. Për momentin nuk dihen ende përgjegjësit, por sipas mediave amerikane sulmi është kryer disa muaj më parë dhe pse u bë publik vetëm tani.

Informacione për udhëtimet e më shumë se 30 mijë nëpunësve të Pentagonit janë marrë pas një sulmi kibernetik. Lajmi ëhstë konfirmuar nga një burim i brendshëm i organizatës, sipas të cilit numri i personave të hakeruar ëshët dhe më i madh.

Piratët informatikë kanë arritur të hyjnë në sistemet e një furnizuesi të jashtëm të Pentagonit, të cilit i kanë marrë identitetin, të dhënat e kartës së kreditit dhe informacione të udhëtimeve të civilëve dhe ushtarakëve që punojnë në organizatë.

Pavarësisht se ende nuk dihen detajet teknike është e mundur që sulmi të jetë kryer disa muaj më parë. Përgjegjësit informatikë të Pentagonit, ku ndodhet selia e departamentit amerikan të Mbrojtjes, informuar eprorët e tyre në 4 Tetor.

Lajmi vjen pak ditë pas publikimit të një raporti që paralajmëron për brishtësinë informatike të disa sistemeve të armëve ushtrisë amerikane. Aty thuhej se disa sistemë raketorë janë shumë të ekspozuar ndaj një sulmi të mundshëm iknformatik.

Një sulm i ngjashëm informatik ishte dhe ai i vitit 2015 kur të dhënat e 21 milionë nëpunësve qeveritarë u morën nga agjencia federale për menaxhimin e personelit. Sulmi, për të cilin u akuzua qeveria kineze, shkaktoi dorëheqjen e drejtorit të agjencisë./abcnews.al

singg.jpg
G. P.09:14 | 21/07/2018

Piratët informatikë kanë kryer një vjedhje rekord në atë që njihet si vendi më i pasur dhe më i sigurt i botës, Singapor. Sipas mediave ndërkombëtare, hakerat kanë vënë në shënjestër sistemin shëndetësor, duke vjedhur të dhënat personale të 1.5 milionë njerëzve, ose çerekut të popullsisë.

Të dhënat u përkasin pacientëve që u janë nënshtruar mjekimeve nga 1 Maji 2015 deri në 4 Korrik të këtij viti dhe përveç emrave e adresave, atyre u janë marrë edhe recetat e ilaçeve.

Mes tyre janë edhe ato të kryeministrit Li Sien Long, që prej kohësh kurohet për shkak të kancerit. Sistemet qeveritare të Singaporit janë kthyer shpesh në objektiv të sulmeve kibernetike, edhe pse në shumicën e rasteve agjencitë e sigurisë kanë arritur t’i neutralizojnë.

Vitin e kaluar pre e sulmeve kibernetike ra Ministria e Mbrojtjes, por hakerat arritën të merrnin vetëm informacione ushtarake të dorës së dytë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono