hajdute

banesa-1280x654.jpg
ad min16:18 | 28/02/2018

Banesa e një çifti emigrantësh nga Korça u sulmua nga grabitësit. Fillimisht, ata hynë në magazinën, që ndodhej pas shtëpisë dhe prej aty çanë murin. Edhe pse autorët kanë përdorur mjete të forta për të shkatërruar murin e shtëpisë, që ndodhet në katin e parë të një pallati në lagjen 15 të qytetit, askush prej banorëve nuk është shqetësuar nga zhurmat dhe nuk ka reaguar. Perveç pajisjeve elektroshtëpiake, grabitësit kanë marrë edhe sende personale të pronarëve, të cilët kanë emigruar prej vitesh. Policia, e cila po heton ngjarjen, bëri të ditur, se vjedhësit kanë ndjekur prej kohësh lëvizjet e familjarëve, të cilët kujdeseshin për banesën,duke shfrytëzuar kohën, kur banesa nuk mbikëqyrej nga askush./abcncews.al

shtepia-1280x580.jpg
ad min20:52 | 21/02/2018

Një tregtar u grabit në banesën e tij, që ndodhet në rrugën “Fran Ivanaj” të qytetit të Lezhës. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, kur tre persona të maskuar dhe me armë hynë në shtëpinë e Arben Isakut .
Në banesë ndodhej e gjithë familja, madje dy fëmijët 10 dhe 5 vjeç kanë parë të gjithë terrorin si edhe dhunën e ushtruar nga grabitësit ndaj kryefamiljarit. Mësohet se hajdutët e kanë qëlluar me qytën e armës në kokë të zotin e shtëpisë duke i kërkuar paratë.
Tre personat, pasi morën një sasi lekësh dhe bizhuteri, janë larguar në këmbë. Njërit prej tyre i ka rënë kapuçi në tokë, i cili është gjetur nga policia dhe është sekuestruar si provë, por uniformat blu ende nuk kanë identifikuar autorët. /abcnews.al

 

vlcsnap-error759-1280x720.jpg
ad min12:25 | 13/11/2017

Tre hajdutë që ishin kthyer shqetësim serioz për qytetin e Vlorës përfunduan në pranga. Ata janë Arnold Tosku, 18 vjeç,  Eraldi  Hamzallari, 30 vjeç dhe Xh.H., 14 vjeç. Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin vidhnin sende të ndryshme hidraulike e elektrike, dhe i shisnin ato në treg me qëllim përfitimi vlerash monetare. Policia i ka sekuestruar ato ne cilesine e proves materiale. Policia beson se ky grup ka kryer edhe vjedhje të tjera që ende nuk janë zbardhur./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono